Politike

Rama: ‘5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe investon për turizmin’

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një pikat e planit të Partisë Socialiste për zhvillimin e turizmit.

Rama deklaroi sot nga Belshi se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit, duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.

“Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve të vogla që hapen për të kuptuar se jemi në rrugën e duhur për Belshin”, tha Rama.

“Këtu si kudo ka plot që jetojnë në emigracion. Është koha për t’u dhënë atyre jo vetëm mesazhin por edhe shtytjen që kursimet atje t’i investojnë tek shtëpitë që kanë lënë këtu, për t’i kthyer në bujtina në agro-turizëm dhe për të fituar nga shtëpitë e transformuara shumë më tepër se fitojnë atje jashtë shtetit”, deklaroi Rama.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do t’iu japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit”.

Kryeministri foli edhe për njjë amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre.
/NOA.al

Rama: ‘5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe investon për turizmin’ Read More »

Rama: Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Vlora duke thënë se shkatërrojnë sa herë marrin një gjë në dorë dhe tregoi planet e PS për ndërtimin e portit turistik të Vlorës dhe aeroportit në këtë qytet.

Rama: Leskos i pëlqen ai moli atje, i kohës së qepës, por atyre tërë jetën, sa herë kanë marrë një gjë në dorë, iu pëlqen kur kanë mundësi të prishin, të shka tërrojnë, të bl lokojnë. Po iu the hajde ndërto, nuk dinë të ndërtojnë. Dhe një vepër e vetme që mund të konsiderohet është ajo rruga e Kombit që e bënë rrapa zhgrapa. Tani, ka kohë Vlora të kthehet mbrapa në këtë farë feje e të merret me Leskon dhe aku zat absurde të Leskos që vjen nga tradita e një b ande të paparë në shtet ndonjëherë sic ishte KLSH-ja e Leskos, një bandë e politizuar llogaritarësh që rrinin me metra në xhep për t’ju matur kokën gjithë dynjasë për raportet që shkruanin dhe tani me demek paskan çuar në SPAK edhe portin e ri tregtar. Pse peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det, të presin të zgjohet Luli nga gjumi që të kapin sardele?

Tek triporti do e ndërtojmë dhe portin e peshkimit dhe të mallrave dhe pikën e mbërritjes së pasagjerëve dhe portin aktual do ta kthejmë në një port turistik që do gjenerojë një tjetër nivel ekonomie për gjithë zonën, që do sjellë turistët me shumë lekë, që do shpenzojë këtu e do bëjë që të ngrihet komplet niveli i çmimeve për të huajt që do vijnë për turizëm dhe vetvetiu do ngrihet edhe niveli i pagave.

Aeroporti ka qenë një sfidë e madhe, por jo të gjitha shkojnë sic i planifikon. Sot ka mbaruar gara, jemi në fazën e nënshkrimit të kontratës. Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës. Do i japim Vlorës tunelin e Llogarasë. Nuk është vonesë nga ne se gara u kthye nga e para sepse ofertat nuk ishin të rregullta.

Nuk dua asnjë votë për veten time, por numri 12 që përcakton 4 vite, 3 mandate.

Rama: Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës Read More »

Rama ironizon Metën: Është kandidat zyrtar i LSI në Vlorë, do dekorojë edhe floktoret

Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar së fundmi prësidentin Ilir Meta, lidhur me dekorimet që presidenti ka bërë kohët e fundit. Ai gjithashtu tha se Meta është kandidat i LSI në Vlorë.
“Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, I shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit. Ka në plan rimarrjen në duar të drejtësisë. Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktore në Vlorë. Në rast se parukieret nuk do dekorohet sot, thuaj nga ana ime të mos mërzitet se dekoratat janë teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë t’i diskutojmë. Presidenti premton nxjerrjen nga b urgu. Do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’i dhënë dërrmën këtyre forcave”, tha Rama.

Në fjalën e tij kryeministri foli edhe për fushatën e vaksinimit. “Lajmi i mirë është që fasha ulet në +65 në pak ditë. Ditën e hënë ulet në +60. Po bëjmë maksimumin të gjithë së bashku. Vaksinimi ka nevojë për distancimin. Nëse vaksinojmë dhe nuk jemi në numrat kritik të imunizimit, çdo shkelje sjell rritje të infektimeve. Për fat të keq kemi një energji infektuese në dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe pushtetit mbi shëndetin e njerëzve. Ne lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme pasi këto që po ndodhin çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar do sjellin rritje të numrit të infektimeve. Shpresojmë të mos jetë rritje e madhe”, tha ai.

Rama ironizon Metën: Është kandidat zyrtar i LSI në Vlorë, do dekorojë edhe floktoret Read More »

Kryeministri Rama për herë të parë jep një datë konkrete për ujë 24 orë në gjithë vendin

Bashkia e Delvinës iu shtua zonave me furnizim 24 orë ujë të pijshëm, pas dekadash jo vetëm të mungesës së ujit, por edhe të ndotjes së tij nga një rrjet totalisht i amortizuar.

Investimi për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit ka realizuar 24 kilometra rrjet shpërndarës, së bashku me lidhjet e reja për familjet.

“Ka patur vetëm 5 deri në 6 orë në ditë. Kjo është faza e parë që mbulon 75 % të bashkisë, mbetet edhe një pjesë shumë e vogël. Është vetëm një lagje në periferi të qytetit për të cilën e kemi gati projektin”, – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, gjatë vizitës që Kryeministri Rama bëri në ujësjellësin e ri.

“Depoja prej 900 metër kub është e ndarë në dy dhoma, për furnizimin 24 orë të popullatës. Kemi ndërhyrë me rehabilitim rrjeti dhe lidhje të reja familjare. Projekti mbulon nevojat për rreth 10, 000 banorëve të qytetit të Delvinës,” – shpjegoi inxhinieri i zbatimit të projektit, ndërsa shtoi se në qytet kishte mbi 50 vjet që nuk ishte ndërhyrë në përmirësimin e rrjetit të furnizimit.

Kryeministri Rama tha se jo vetëm në Delvinë, por furnizimi me ujë 24 orë do të zgjidhet përfundimisht në të gjitha bashkitë e vendit, brenda vitit 2022. Kështu Rama doli me një datë konkrete për ujë 24 orë në vend, pasi në fillim të fushatës kishte thënë brenda mandatit të mundshëm deri në 2025.

“Kjo ishte një torturë shumëdekadash që tashmë mori fund. Këtu dhe në shumë pika të tjera kemi 24 orë ujë, kemi rreth 120 kantiere në punë, drejt përfundimit ose në proces. Brenda 2022, do kemi ujë 24 orë për të gjitha zonat e banuara urbane dhe gjithë fshatrat me intensitet banimi. Do jetë një çështje plotësisht e mbyllur, nuk do jetë më temë debatesh dhe fushatash dhe kjo është një arritje domethënëse”, – u shpreh Kryeministri.
/noa.al

Kryeministri Rama për herë të parë jep një datë konkrete për ujë 24 orë në gjithë vendin Read More »

Basha: ‘Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte’

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.

Basha tha se në këto vite kryeministri në ikje nuk ka bërë asgjë për artin dhe artistin.

“Në këtë shesh u thanë shumë. Nuk më ka mbetur gjë tjetër vetëm të theksoj vullnetin e palëkundur. Unë vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë. E kam thënë se zgjedhjet e 25 prilli janë vendimtare sepse këto ditë po lu ftojmë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje ngrihet pyetja nëse do të vazhdojmë në rrugën e shkatërrimit, largimit nga Europa apo do të zgjedhim ndryshimin një të ardhme më të mirë duke u bërë pjesë e BE që do të prekë dhe përmirësojë jetët e të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Lideri i opozitës premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

“Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte. Ne angazhohemi ta bëjmë artin dhe kulturën të aksesueshem për të gjithë. Është një faktor themelor për një shoqëri të shëndetshme”, tha ai./NOA.al

Basha: ‘Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte’ Read More »

Rama në telefon me Evis Kushin, ministrja: Ata të LSI kanë kaluar ca nga ne dhe ca nga PD

Të kthyer tashmë në një rutinë të përditshme bisedat ne telefon me kandidatët, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook bashkëbisedimin me ministren e Arsimit Evis Kushin, e cila kandidon në Elbasan.

Gjatë bisedës Rama kërkon të informohet nga Kushi për situatën në terren. Kjo e fundit ndër të tjera thotë se sipas saj situata është shumë mirë dhe se ka optimizëm nga qytetarët.

E pyetur ng Rama se çfarë po ndodh me të LSI-së, Kushi thotë se një pjesë u janë bashkuar atyre dhe një pjesë kanë shkuar te PD
Megjithatë, kryeministri nuk heziton t’i japë një këshillë: “Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë”.

Biseda:

Edi Rama: O zusha ku je se ngela duke i ra telefonit.

Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.

Edi Rama: Si shkojnë punët?

Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.

Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.

Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët tro kasim dhe na e hapin derën.

Edi Rama: Çfarë thonë?

Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutpjmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rre zikun.

Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.

Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.

Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?

Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.

Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë rekrutuar me vende pune.

Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.

Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet h ajduti kape haj dutin. ‘Do u pre sin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.

Rama në telefon me Evis Kushin, ministrja: Ata të LSI kanë kaluar ca nga ne dhe ca nga PD Read More »

Kryemadhi feston ditëlindjen, Basha dhe bashkëshortja e tij i bëjnë dhuratën e veçantë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, teksa lulet për të kanë qenë të shumta si nga miqtë e politikës ashtu dhe ata jashtë saj.

Një tufë me lule kanë ardhur për Kryemadhin edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela.
“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura, Aurela dhe Luli”, shkruhet në urimin e tyre.
Përveç marrëdhënies si opozitarë me Bashën, Kryemadhi ka një raport miqësor dhe me bashkëshorten e tij, pasi disa herë janë parë bashkë.

Kryemadhi feston ditëlindjen, Basha dhe bashkëshortja e tij i bëjnë dhuratën e veçantë Read More »