Presidenti Ilir Meta sot nga Vlora ka folur për të nd jerin Arjan Sala i cili humbi jetën në një nga magazinat e Casa Italia pas rënies së zja rrit, ku tha se duhet të ngrinte zërin presidenti që të gjendej tr upi i tij.
Sipas Metës nuk po bëhej asnjë përpjekje për të gjetur trupin e tij, pasi nuk kishin mjete.
Ndërkohë krahas kësaj, Meta bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se “para Shqipërisë le të sh uhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit”.
Meta: Arjan Sala e la jetim fëmijën 4 vjeç që të mos linte jetim nja 20 të tjerë. Pse duhet të dilte presidenti të ulë riste sepse nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të gjendej. Dalin dhe thonë që nuk kemi mjete, por si e keni bërë ju Tiranën, nuk keni si të keni mjete. Pse nuk më morën në telefon dhe të njoftoja të sillnin mjete nga Italia.
Pyetje: Ju politikanët bëheni gjithmonë bashkë ndonjëherë?
Meta: Ilir Meta nuk është bashkë me askënd, as me Monika Kryemadhin. Para Shqipërisë le të sh uhen dhe fëmijët e Metës si ata të Adem Jasharit. Ilir Meta ka një model, nuk është si Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Përrenjas, ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarë të kësaj zone. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, pasi sipas tij, vetëm kështu Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe do të ngjitet në një nivel tjetër.
Ndër të tjera, kryeministri foli dhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria, duke thënë se nuk është mëkat që ata ikin, por është shumë e rëndësishme që kur largohen, ata të kenë edhe shkollim, në mënyrë që të gjejnë punë atje.
Për këtë arsye, ai kujtoi reformën në arsim, ku tha se nuk ka pasur asnjë ankesë, dhe ku sipas tij, investimi që bëjnë prindërit për fëmijët e tyre nuk shkon më dëm.
Pjesë nga fjala e Ramës: Unë besoj që dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj, por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Ne po kalojmë më në fund hendekun e madh që hapi mes nesh dhe shqiptarëve tërmeti dhe pandemia, është koha të besojmë jo duke parë ëndrra në gjumë, por duke parë realitetin e fakteve, kantiere, që tregojnë se shqiptarët do të fuqizohen së bashku.
Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe do të ngjitet në një nivel tjetër. Dje një gazetar më thoshte se janë shumë 4 aeroporte, janë tepër, janë kot, për madhësinë dhe popullsinë që ka Shqipëria. Në fakt kjo është e pavërtetë. Kroacia ka 9 aeroporte me 4 milionë banorë. Të jeni të bindur miqtë e mi se ndarja është shumë e qartë, mes atyre që tjetër thonë e tjetër bëjnë, dhe atyre që bëjnë atë që thonë dhe thonë atë që bëjnë. Këta të fundit jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë. Çdo njeri duhet ta di sot se ndërkohë që tjerët flasin për BE, si një destinacion, bujqësia jonë, sektori i prodhimit, i përpunimit, i grumbullimit, brenda gjithë sektorit të bujqësisë, janë tanimë pjesë e angazhimit me BE. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 milionë të investuara në fshat për pika grumbullimi e përpunimi. Të gjitha këto janë bërë me qeverinë shqiptare.
Në mandatin e tretë, pa asnjë dyshim, do të shkojnë mbi 1 miliard eksportet bujqësore, sepse e kemi shtruar rrugën, duhet vetëm të vazhdojmë. Dua t’iu them të gjithë atyre që merren me një biznes të vogël, se sot ata kanë hyrë në vitin e parë të historisë së këtij vendi, qysh se u njoh e drejta e pronës dhe aktivitetit privat, pa taksa. E kanë taksën dhe TVSH zero dhe kështu do ta kenë deri në vitin 2029 me PS.
Nëse bien pre e sirenave joshëse të jetës fushë me lule, kanë shumë për të humbur. I kemi parë me bori, makina, këngë e valle, Sudet, Vebitë, dhe më pas pamë atë që mos e paftë kurrë më asnjë familje, pamë sesi ajo rruga e shkurtër na nxori jo vetëm gjatë, por në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t’u ringritëm. Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se përderisa ne ja dolëm me forcën e besimit, të durimit, që të ringrihemi më të fortë, ne jemi ata që së bashku mund t’ia dalim që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, vendin ku ekonomia rritet me punë, me këmbëngulje, për të gjithë.
Unë dua një rritje ekonomike të fuqishme jo vetëm për ekonominë, por për çdo familje. Investimet më të mëdha që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë janë gati. Është një infrastrukturë e tërë e re, moderne, transformuese, që në thelb është një infrastrukturë e rritjes së punësimit, vendeve të punës të paguara më mirë. Të gjithë prindërit bëjnë mirë ta mendojnë se sot investimet për fëmijët e tyre nuk shkojnë më dëm, siç shkonin disa vite më parë, kur diploma që fëmijët e tyre merrnin ishte pa asnjë vlerë.
Unë e kuptoj shumë mirë sa e rëndësishme është të vazhdojmë me arsimin profesional. Nuk është mëkat që një vajzë apo një djalë të largohet, por unë dua që kur ata largohen, të kenë një zanat me vete, të kenë atje një vend pune, për të mos rënë pre e trafikantëve. S’ka qenë kurrë e lehtë. 25 prilli është një provë force e karakterit shqiptar. Deri dje hyrja në universitet ishte një Pazar i madh. Sot, me reformën tonë dhe me sistemin e ri të hyrjes në universitet, nuk ka më asnjë ankesë./NOA.al
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, pasi sipas tij, vetëm kështu Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe do të ngjitet në një nivel tjetër.
Nga Përrenjasi ku zhvilloi një takim elektoral me qytetarë të kësaj zone, kreu i qeverisë tha se këtë ndryshim mund ta bëjë vetëm PS dhe njerzit e saj.
Kryeministri Rama akuzoi edhe opozitën se kërkon që ta kthejë vendin pas, duke u shprehur se Shqiptarët më 25 Prill duhet t’i besojnë punës dhe jo gjumit.
Fjala e plotë
Faleminderit për këtë mikpritje, edhe pse mbetem i shqetësuar për të gjithë ata atje, sepse nuk është mirë që, pavarësisht nevojës dhe pavarësisht dëshirës për të qenë të gjithë së bashku, të harrojmë se nuk jemi ende jashtë tunelit të pandemisë. Drita që po shohim në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar, është e vërtetë, por akoma nuk kemi dalë nga tuneli. Paralelisht me vaksinimin masiv duhet të vazhdojmë të kemi parasysh distancimin.
Sot është një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë dhe unë përfitoj nga rasti që edhe drejtpërdrejt t’ju uroj me gjithë zemër që të kenë një Muaj të Madhërueshëm të Ramazanit, me një agjërim të pranuar. Përpara se të vija këtu vizitova Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Një perlë e trashëgimisë sonë kulturore që pas një pune disa vjeçare, milimetër për milimetër, është kthyer në shkëlqimin e dikurshëm dhe janë zbuluar të gjitha ato që fshiheshin nga shtresat e kohës.
Përkon për bukuri ky moment i fillimit të këtij muaji me këtë moment të jetës sonë të përditshme. Kujt i shkonte mendja se jo më larg se dy muaj më parë që ne do të ndjeheshim shumë më të lehtësuar dhe sot, kur të tjerët rreth e rrotull nesh po mbyllen, ne shtymë edhe orën. Tani kemi mundësinë ta shikojmë me shumë më tepër optimizëm të nesërmen, duke filluar nga sezoni turistik, i cili do të jetë shumë më i lehtë, me shumë më tepër të ardhura dhe shumë më tepër punë për njerëzit dhe për vendin tonë.
Unë nuk dua të zgjatem këtu me “kemi bërë”, se dua t’ju them që arsyeja pse unë jam këtu sot, arsyeja pse unë jam në këtë përballje dhe arsyeja pse unë këmbëngul që ne duhet të vazhdojmë përpara është se unë besoj që dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj, nuk është i bukur vetëm për një pjesë, por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Sepse tani, ne po kalojmë më në fund hendekun e madh që hapi mes nesh dhe të ardhmes, goditja e tmerrshme e tërmetit në fillim dhe pastaj e pandemisë.
Është koha për të besuar jo duke parë ëndrra në gjumë, por për të besuar duke parë realitetin e fakteve, duke parë kantieret e hapura, duke parë projektet që po fillojmë, se shqiptarët do të fuqizohen ekonomikisht së ashku dhe secili. Është koha për të parë se sa shumë ka akoma për të bërë dhe sa shumë ka akoma për të fituar duke vazhduar të bëjmë gjënë e duhur, por edhe për të parë edhe sa shumë ka për të humbur. Është koha që gjithsecili ta kthejë për një moment kokën pas dhe të shikojë nga jemi nisur, për të kuptuar ku jemi dhe njëkohësisht për të besuar shumë fort se rruga që kemi bërë nuk është e mjaftueshme për t’u ndalur, por është një garanci se është rruga e drejtë dhe se është një rrugë ku duhet të vazhdojmë së bashku për të arritur aty ku duhet, aty ku duam dhe aty ku do të arrijmë së bashku.
E në këtë moment kur shkojmë në zgjedhje, secili ka një përgjegjësi që shkon përtej vetes, që shkon përtej pragut të vet të shtëpisë. Ka një përgjegjësi të shohë se ku është Shqipëria sot dhe se sa shumë Shqipëria sot është më e gatshme për t’u ngjitur shumë më lart. Është koha që secili të shohë se, nëse Shqipëria nuk ngjitet më lart, atëherë edhe jeta e secilit nuk mund të përmirësohet më shumë. Përmirësimi i mëtejshëm i jetës së secilit lidhet me ngjitjen më lart të vendit. Lidhet me punët e mëdha që kemi nisur dhe me punët e mëdha që do nisim. Lidhet me të gjithë atë paketë investimesh të mëdha, të huaja e vendase, private dhe publike, që tanimë pret vetëm kohën për t’u kthyer në një realitet të prekshëm për të gjithë shqiptarët. Në një realitet ku Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe do të ngjitet në një nivel tjetër.
Shumë njerëz thonë “ç’na duhen aeroportet”. Dje isha me një gazetare që më thoshte “janë tepër, janë kot 4 aeroporte për madhësinë dhe popullsinë që ka Shqipëria”.
Në fakt, kjo është krejt e pavërtetë. Shikoni Kroacinë. 9 aeroporte me 4 milionë banorë.
Për të mos folur për Greqinë, për Turqinë.
Aeroportet, portet, investimet e mëdha që ne kemi nisur dhe do të vazhdojmë e që përbëjnë volumin më të madh të investimeve të bëra ndonjëherë në harkun e një 4-5-vjeçari në historinë tonë, sjellin shumë më tepër lëvizje dhe lëvizja sjell shumë më tepër punë për të gjithë. Sjell shumë më tepër angazhime për të ofruar shërbime, për të vazhduar të bëjmë investime.
Të jeni të bindur miqtë e mi, se në ndërkohë ju dëgjoni gjëra që nuk janë të reja, që i keni dëgjuar dhe më parë. Ndarja është shumë e qartë, jo mes atyre që themi, por mes atyre që tjetër thonë e tjetër bëjnë dhe atyre që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë.
Ata që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë, jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë.
Çdo njeri që i ka kushtuar pasionin, i kushton kohën, i kushton jetën e tij dhe të familjes së vet, tokës dhe punës me bujqësinë e blegtorinë, punës me prodhimin nga toka, jetës dhe fitimit përmes prodhimit duhet ta dinë jo duke më dëgjuar mua, por duke parë çfarë ka ndodhur në Shqipërinë e këtyre viteve, se ndërkohë që tjerët flasin për BE-në si një destinacion, i cili është destinacioni ynë i patjetërsueshëm, bujqësia jonë, sektori i prodhimit, sektor i përpunimit, sektori i grumbullimit brenda gjithë sektorit të bujqësisë, janë tanimë pjesë e angazhimit me BE-në. Vetëm në 2 vitet e fundit janë 120 milionë të investuara në fshat për pika grumbullimi e përpunimi dhe të gjitha këto janë bërë me financimet e BE-së dhe me financimet e qeverisë shqiptare.
Një tjetër paketë e madhe është gati për të filluar të lëvrohet në vijim, e aprovuar përpara ca ditësh e që ambasadori i BE-së e anunçoi. Ndërkohë një tjetër masë e rëndësishme financiare bashkë me të do të vihet në dispozicion të të gjithë atyre që duan të vazhdojnë të prodhojnë, të rrisin fitimet, të rrisin eksportet. Ne e nisëm me eksporte bujqësore që ishin rreth 100 milionë dollarë në vit. Sot jemi në 400 milionë.
Në mandatin e tretë, pa asnjë dyshim do të shkojmë mbi 1 miliardë eksportet bujqësore, sepse e kemi shtruar rrugën dhe tani duhet vetëm të vazhdojmë, duhet të këmbëngulim, në mënyrë që rritja ekonomike e vendit të përkthehet në rritje ekonomike për çdonjërin, për çdo familje, në fshat apo në qytet.
Dua t’iu them të gjithë atyre që merren me një biznes të vogël se sot, ata kanë hyrë në vitin e parë të historisë së këtij vendi, qyshse u njoh e drejta e pronës dhe aktivitetit privat, pa taksa. E kanë taksën zero, e kanë TVSH-në zero. Kështu do ta kenë deri në vitin 2029, me Partinë Socialiste.
E pra, edhe atyre u them se ka ende shumë për të bërë, për ta përmirësuar mjedisin përreth, mjedisin ekonomik, mjedisin social, në mënyrë që konsumi të vazhdojë të rritet dhe ata të fitojnë më shumë. Por ama ka shumë për të humbur, nëse biem pre e sirenave joshëse të jetës fushë me lule. E sirenave joshëse që vijnë vërdallë me bori e makina, me flamuj e dy gishta dhe ndalojnë për të thënë do t’i japim 1000 euro këtij, 5000 euro atij, 20000 euro këtyre e 30000 euro atyre. I kemi parë, me buri, me makina, me këngë e me valle, Xhaferrët, me Sudet dhe bijtë! Dhe çfarë pamë më pas?
Pamë atë që mos e paftë kurrë më asnjë familje e asnjë fëmijë i këtij vendi! Pamë se si ajo fjala që thotë populli “rruga e shkurtër të nxjerrë gjatë”, na nxori jo vetëm gjatë, po na nxori në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t’u ringritur.
Sot, ne jemi duke e tejkaluar hendekun që hapi mes nesh dhe të nesërmes tërmeti katastrofik, po edhe pandemia që gjunjëzoi botën. Kemi të gjitha arsyet për të besuar se përderisa ne ia dolëm me forcën e besimit, me forcën e durimit, me forcën e karakterit, që të ringrihemi më të fortë dhe më të fortë të ringrihen të gjitha familjet që sot po kthehen nëpër shtëpi, përderisa po ia dolëm që të dalim hap pas hapi nga tuneli i pandemisë, atëherë ne jemi ata që së bashku mund t’ia dalim që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, që ta bëjmë Shqipërinë vendin ku ekonomia, rritet me punë, rritet me këmbëngulje, rritet me durim, rritet për të gjithë.
Unë dua një rritje ekonomike të fuqishme, jo vetëm për Shqipërinë në tërësi, po për çdo familje, çdo komunitet dhe kjo është e plotësisht e mundur. Fola për aeroportet, por edhe për portet, investimet më të mëdha që ndonjëherë mund të kemi imagjinuar, sot janë gati. Investimi në Portin e madh turistik të Durrësit mbi 2 miliardë; Investimi për Portin turistik të Vlorës; Investimi në Portin e ri turistik të Sarandës që ka nisur nga puna, Porti tjetër në Shëngjin.
Është një infrastrukturë e tërë, e re modern, transformuese, që nuk është vetëm për disa, por është për të gjithë. Është infrastrukturë ekonomike, është një infrastrukture e rritjes së të ardhurave, është një infrastrukturë e rritjes se punësimit dhe jo vetëm e rritjes së punësimit, por e krijimit të vendeve të punës të paguara më mirë. Çka është edhe shqetësimi më i madh i shumëkujt, sidomos i të rejave dhe të rinjve.
E ne ndërkohë, të gjithë prindërit bëjnë mirë ta mendojnë se sot investimet e tyre për shkollimin dhe për studimin e fëmijëve nuk shkojnë më dëm. Siç shkonin deri disa vite më parë , kur prindërit çdo kursim e vinin në dispozicion të vajzës dhe djalit që të bënte studimet në universitet dhe në fund diploma ishe pa asnjë vlerë. Universitete që i rripnin nga lekët familjet e zakonshme shqiptare, e që në fund rrisnin vetëm radhët e të rinjve pa punë. Duke iu krijuar iluzionin se do bëheshin të gjithë juristë, se të gjithë do shkonin do punonin nëpër zyra dhe shumica dërrmuese mbeteshin në kafene, e detyrimisht shtyheshin për të marrë rrugën e për të ikur fare.
E kuptoj shumë mirë se sa e rëndësishme është të vazhdojmë me arsimin profesional, me kolegjet profesionale, sepse nuk është mëkat për një vajzë e për një djalë që largohet në një vend diku tjetër, për të krijuar një perspektivë për vete, një shans për veten, dua që edhe kur të largohen të rinjtë të kenë një zanat, të jenë të armatosur me dije dhe me aftësi dhe të kenë atje një vend të denjë në tregun e punës dhe mos të bien pre e trafikantëve që edhe një herë nga e para rrjepin familjet e tyre, për t’i lënë pastaj rrugëve pre e rrjeteve kriminale.
Nuk është e lehtë e s’ka qenë kurrë e lehtë dhe ato vende që ne i shohim me aq adhurim, kanë ardhur këtu ku janë me shumë punë, me shumë durim, me shumë besim, me shumë këmbëngulje. Janë ngjitur edhe kur lodhja u ka thënë ndalo. Kanë vazhduar edhe kur lodhja u ka thënë pusho, janë rrëzuar, por prapë janë kanë dalë edhe kur lodhja u ka thënë të kthehen mbrapa.
25 prilli është një provë e karakterit shqiptar, e karakterit për të cilin flasim e flasim e për të cilin i admirojmë këngët, e karakterit të cilin e dëgjojmë vazhdimisht në familje që fëmijë, nga prindërit, nga gjyshërit, e karakterit që duhet ta provojmë, se e kemi dhe jemi të gatshëm ta vejmë në dispozicion të këtij vendi në 25 prill.
Prindërit sot nuk kanë nevojë të kenë një mbiemër të njohur, të jenë të pasur apo të kenë lidhje krushqie me politikane, për t’i çuar fëmijët në universitet aty ku të gjithë e meritojnë, sipas rezultateve që ka falë mundimit që ka bërë. Deri dje, hyrja në universitet ishte një pazar i madh dhe vendet kryesore në fakultetet më të kërkuara i zinin ata që kishin një mbiemër të njohur, ata që kishin prindër të pasur, ata që kishin lidhje me politikën.
Sot, me reformën tonë dhe me sistemin e ri e hyrjes në universitet nuk ka më asnjë ankesë, por s’ka më edhe asnjë mundësi që fëmijën e një çobani në mal, që e meriton, ta parakalojë fëmija e një deputeti që nuk e meriton. Të gjithë hyjnë sot në universitet sipas meritës. Ndërkohë për të gjithë po transformojmë të gjithë infrastrukturën e konvikteve, universiteteve, por sërish nuk është mjaft. Ne do të bëjmë çmos në vitet që kemi përpara, për të sjellë universitetet e huaja në Shqipëri, për t’i integruar me universitetet tonë, për të bërë të mundur që të rinjtë e këtij vendi mos të kenë nevojë të shkojnë në një universitet të huaj, por ta gjejnë atë universitet këtu e të studiojnë këtu me programet e atij universiteti dhe të marrin një diplomë nga ai universitet. Kjo është plotësisht e mundur dhe do ta bëjmë së bashku.
Prandaj prindërit e fëmijëve, vajzat e djemtë që duan të studiojnë këtu, në nivelet më të larta të studimeve të shkollimit me cilësi më të mirë, në 25 prill nuk duhet të thonë “varja se këta janë të gjithë njësoj”. Po të ishim të gjithë njësoj, edhe Shqipëria sot do të ishte njësoj, edhe Përrenjasi do të ishte po njësoj, do ishte si kur vinim para disa vitesh e ku nuk dinim ku të ndalonim se në çdo hap kishte nga një gropë. Natyrisht që sot, Përrenjasi është më i mirë se dje, por Përrenjasi nesër patjetër që duhet të jetë më mirë se sot, prandaj jemi këtu dhe prandaj duhet të vazhdojmë sëbashku.
Kemi bërë shumë, ka shumë për të bërë , por mos harroni se ka edhe shumë për të humbur. Për ata që me të drejtë presin më shumë duhet të garantojnë se çfarë kemi bërë nuk do ta marrë lumi, të garantojnë që të këqijat nuk do të kthehen më në jetën tonë, të garantojmë që rindërtimi i shtëpive, i lagjeve të reja do të mbarojë në kohë, duhet të garantojmë që vaksinimi masiv të mbarojë në kohë, por krejt koha përpara të jetë një kohë që ne së bashku mundemi dhe ne sëbashku do t’ia dalim. Të jetë një kohë që ky vend të mos jetë i mrekullueshëm për turistët dhe vetëm për ata që kanë më shumë, por dielli i këtij vendi të ngrohë këdo, duke qenë ekonomia e këtij vendi në funksion të gjithësecilit.
Ne nuk jemi partia dhe qeveria që rrit taksa për ata që kanë më pak. Ne jemi ata që rrisim taksat për ata që kanë më shumë. Ndërkohë që ata të cilët kërkojnë të rikthehen pasi s’kanë bërë asnjë ndryshim, asnjë reflektim dhe janë po ata, përveçse këtë herë kanë vendosur përpara dikë që bën rolin e dhëndrit, por që kontrollohet nga ata të cilët i rrinë pas.
Thonë që do rikthejnë Taksën e sheshtë. Atëherë unë i them sipërmarrësve të vegjël, si ka mundësi, taksën e keni sot zero, TVSH-në e keni sot zero, doni Taksën e sheshtë 9%? Për çfarë?
Jeni demokratë, nuk po ju them të bëheni socialistë, po ju them që në 25 prill të mendoni si shqiptarë, si familjarë, si njerëz që interesin e vendit dhe interesin e tyre e bëjnë bashkë dhe nuk bien pre e interesave të politikës të njërit apo tjetrit.
Kjo që po bëj unë nuk është politikë, por thjesht dhe vetëm thirrja për t’i lënë mënjanë ndasitë, për t’i lënë mënjanë tifozllëkun dhe përçarjen dhe për të menduar si ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë ku fëmijët të mos jenë krenarë vetëm për historinë, për bukuritë e natyrës, për traditën familjare, për mikpritjen, për nënën dhe për babën, po të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë.
Kjo jo vetëm është e mundur, por është e gjitha në dorën tonë. Prandaj mos ta lejojmë fatin tonë, fatin e këtij vendi, fatin e fëmijëve tanë që të kthehet në mish për top në duart e atyre që kanë dalë nëpër Shqipëri dhe thonë “para 8 vjetësh ndodhi një aksident”. D.m.th, para 8 vjetësh, populli lajthiti dhe i largoi ata nga zyra dhe tani i kërkojnë popullit të korrigjojnë gabimin e para 8 viteve. Çka do të thotë që ata do të përsërisin të njëjtën gjë. I keni provuar dy herë dhe populli thotë të përsërisësh të njëjtën gjë duke pritur rezultate të tjera, do të thotë të jesh budalla.
Miqtë e mi, motra dhe vëllezër, duhet ta mbyll këtë takim duke ju lënë një porosi. Ne ju kemi sjellë këtu një vajzë, e cila nuk ka nevojë për prezantim. Një vajzë, e cila mishëron gjithçka të virtytshme dhe gjithçka që e bën këtë komunitet njerëzish, një komunitet njerëzish dinjitoz. Ju kemi sjellë një vajzë dinjitoze, që jo thjesht ka një histori të dhimbshme në familjen e vet, por që është pasuese e bindur dhe besimplotë e amanetit të të atit.
Dhe që është një nga shembujt, besoj unë, kuptimplotë të vullnetit tonë për ta çuar deri në fund luftën për drejtësi. Lufta për drejtësi, po të ishte aq e lehtë dhe reforma në drejtësi po të ishte thjesht një fjalë goje apo thjesht një miratim aktesh ligjore, jo ne, por shumë vende të ngjashme me ne do ishin bërë sa hap e mbyll sytë. Prandaj mos e harroni që Gjermania, Franca, Italia, Greqia po të doni, nuk janë bërë as për 3, 4 e as për 7 vjet dhe deri para 7 vjetësh nuk jetonin në errësirë sepse vidhnin dritat e njëri-tjetrit, nuk jetonin në etje sepse shpërdoronin ujin e njëri-tjetrit.
Lajmi i mirë është që ne jetojmë në një kohë që nuk na duhen dekada dhe shekuj për të arritur aty ku duam. Na duhet vetëm një pasion iI madh atdhetar, na duhet vetëm një këmbëngulje e madhe qytetare dhe na duhet vetëm një bashkim i madh njerëzish që duan t’ia dalin dhe duan të arrijnë aty ku duhet sepse është koha e teknologjisë.
Koha kur shteti po transformohet i gjithi nga një mal zyrash e sportelesh që po t’i mbledhësh bashkë bëhen sa Himalajet, në një sistem që është në telefonin tuaj, është në kompjuterin tuaj, është ende për t’u ndërtuar deri në fund. Por nuk duhen dekada, duhen edhe pak vite që përfundimisht çdo qytetar shqiptar ta ketë shtetin në xhep, ta ketë hipotekën në xhep, ta ketë çdo shërbim që merr nëpër sportele në xhep dhe që mos të ketë nevojë që të lëvizë fare nga shtëpia, por thjesht dhe vetëm aplikon dhe merr mbrapa atë që kërkon si shërbim./NOA.al
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht numrin 9 më 25 prill, që sipas tij, të vijë ndryshimi në Shqipëri.
Në një video-mesazh nga makina, rrugës për në takimin e radhës elektoral, Basha theksoi se ai ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa tha se do nxjerr të ardhurat nga xhepi i oligarkëve për t’i çuar te xhepat e shqiptarëve.
“Ky është një muaj sprove i dyfishtë, për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për sakrificën e agjërimit. Ekonomia është tema kryesore që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve e javëve. Ne kemi një plan konkret, i cili do të zbatohet dhe do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare të fillojë të lëvizë përsëri, ta marrë veten. Ju e dini që plani ynë godet gabimet dhe dështimet e keqmenaxhimit të këtyre 8 viteve.
Devijimi i të ardhurave nga xhepat e oligarkëve, te xhepat e njerëzve, duke nisur nga rritja e pagave, pensioneve. Pensionistët shqiptarë sot janë më të mjeruarit në Ballkan. Po kështu edhe hapa të tjerë që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësitë e jetës, mirëqenien, sipërmarrjen e vogël, biznesin prodhues, të gjithë që do ta gjejnë veten te paketa jonë fiskale, që është vetëm hapi i parë drejt rritjes ekonomike. Ju e dini që kundërshtari politik nuk përgjigjet nëse i ka mbajtur premtimet, pasi në të vërtetë ai nuk ka bërë asgjë. Ne kemi punuar për të ardhur te ju me një program realist. I njohim, i prekim, i ndjejmë problemet tuaja. Prandaj në këtë fushatë nuk kemi ardhur me premtime, por me zotime.
Ndryshimin që të gjithë kërkoni e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni atë realitet. Unë e di që ju jeni të etur për ndryshim, pasi gjendja ekonomike është shumë e keqe, pavarësisht ku jetoni, në qytet, apo në fshat. Ju them se tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim, pra secili të marrë përgjegjësinë me votë për të ndryshuar fatin e vet dhe të familjes së vet. 25 prilli nuk bëhet për mua, as për Ramën, por për ju qytetarë. A do të kemi edhe 4 vite të tjera të ngecur, ku fëmijët tuaj të mbeten pa shkollim.
Duhet një qeveri që është në krahun tuaj, një politikë me fytyrë njerëzore. Për këtë, duhet të përgjigjeni ju me votë më 25 prill. Vetëm ju keni mundësinë të ndryshoni Shqipërinë dhe fatin e saj. Ndaj ju kërkoj ta shndërroni në një votë masive 25 prillin, duke votuar numrin 9, në mënyrë pas 26 prillit të përveshim mëngët dhe t’i futemi punës për ta bërë Shqipërinë evropiane”, tha Basha./NOA.al
PAK VARGJE PËR ENVERIN
( P o e m ë )
———
Kam dash shumë herët për ty ENVER
ta shkruaja një poemë
As sot, s’di pse kthehesha mbas
duke e lenë ,për një herë tjetër
Mendoja se isha krejt i pa aftë,
fundja kish më të fortë në penë
Ata,që gdhendënin si Da Vinçi
madhështinë tënde në bojë e letër.
—-
Të më falësh Enver, për ty nuk shkruajta
as me më të thjeshtat fjalë
Jam tjetër soj ,…..e si lab,ne këngët i thurim
për ata, që më, nuk i kemi
Historia paska vërtet njerz, që ajo një herë i lind,
bile tepër rrallë
Kur bëjnë epokë… – “nuk i bën më nëna” !
Në gjuhën tonë e themi.
—–
Por unë sot, nuk i kuptoj ata që për ty
gurmazin e bënë me kallo
Ata ,që më ngrinin vërtik në këmbë
me brohorimat – ” Parti-Enver” !
Tashmë, ata trokasin gotat me shampanjë
e përdridhen në ballo
Bile më keq ! Me hundë, shijojnë
bythët e Evropës.. që qelbin erë !
——
Po po..janë ata, që dikur unë me shokë,
i shihnim nëpër albume
Kush mund ta mendonte, se këta ishin
servilët e ” shtetit proletar”?!..
Ata, që për marksizmin mbanin konferenca,
ngjitur sipër në podiume
Ata, që më drejtoheshin:- Po ti aty …
Pse s’mban shënime mor djalë ?
——
Tradhëtinë e hapur, gjithë jetën tënde
Ti e luftove pa mëshirë
Dhe atëherë, kur ajo fshihej mbas shqipes
në flamur e qëndisur
“Baballarët e Kombit” nën çizmen pushtuese
çirreshin, se ishin të lirë
” Shqipëri etnike” projektuar në Romë e Berlin
prej dy njerzve të krisur
—-
Ka sot nga ata, që kudo ku ti kaloje,
të hidhnin lule e buqeta plot
Bile dhe letra dërgonin, kur shkelej
apo rrezikohej, vija e Partisë
Tashmë ata”disidenta”, që në ditën e zisë
për ty derdhën rrëke me lot
Betohen se paskëshin qënë me kohë
apolegjët e demokracisë !
—–
Ehhh Enver ! Nga ta dije se prej asaj Partie
që ne deshëm shumë !
Do të lindnin ballistë, e jo si ata të hershmit
e Mit’hat “Lumo” beut…
Të parët ikën me gjermanin,dihet,
se punë e tyre vajti e shkoi për lumë
Të dytët ,u shtuan, sa dhe të vjetrit
habitën, e u ngritën prej dheut .
——
Me ty “sa keq” paskëshim qenë në Evropë,
me të “egrën diktaturë”
S’na le të bënim si të donim, “të lirë”
e të bridhnim, nëpër kabare
“Demokracinë”, Ti për gjysëm shekulli
nuk arrite ta kuptoje kurrë
Ja shikoje vet ! Ku nuk gjendemi
gjysma e jonë… ngelur pa Atdhe!
——–
Sa ishe gjallë, më thuaj : Shqipen
kush mendoi ta nxirrte në pazar ?
Apo të guxonte dorën e tradhëtisë
ndaj saj, ta ngrinte sadopak ?
Sot Shqipëria me “Ballistët modernë”
por më të shumtit ,zuzarë
Në bixhoz, me fatet e saj ngrejnë
dolli me gota qelqi a bardhak.
—–
Kur ike Ti, në krye na erdhi ai….
që burrë nuk ish,bile as grua !
Me zërin e hollë prej hoxhe : Perpara !-tha
Në rrugën e vazhdimsisë !
Unë mendoj Enver, se tradhëtar i lindur ish
Ti çmendim ke, a s’ma thua ?
Apo mendon se tradhetar më i madh se ai
nuk gjendej në historinë Partisë ?
——
Ti Enver… ,nuk e di, se na vodhën keq,
na vranë bijtë, e i sakatuan
Ndërkohë martirja Kosovë për liri e flamur
ndezej e tëra, flakë e zjarr
Agallarët shisnin armë, e me naftën e luftës
nga larg ngrohnin duart
“Grek-ideja” projektonte jugun, teksa
flamurin ngritën në Himarë.
——-
Po Enver ! Kanë kaluar kaq e kaq vite
e na thanë se ish koha për ndryshim
Shkallmuan me themel vorreza heronjsh
e si të çmendur prishën lapidarë
Nuk e kisha parë kurrë aq keq me lot në sy
qante me ulërimë vendi im
Teksa rivarrosnin të rënët, e ngrinin në këmbë
tradhëtinë në bulevardin”Zogu i parë”
——-
Ti Enver “kishe diktaturë ” bile
dhe brenda vet Kuvendit Popullor
Askush nuk guxonte të ish i lirë
në marrëzitë e pafundme të tija
Sot ,gjithë parlamentin e kemi të mbushur
tejë e fund me desh përçorë
Ka rënë në kopenë e deputetve jo “plasja”
por vet “dep.kurvëria”!
—–
Ti kokën Shqipes në flamur e ngrite aq lart
si kurrë ndonjëherë
Dhe sa të kishim në këmbë me yll në ballë
niste fluturimin po aq krenare
Shqipe mali ti ,bashkë me shqiponjat në
stuhitë e fuqishme plot erë
Tashmë të mjerës shqipe.. tradhëtia
dhe pendët, ia nxorri në pazare!
——-
Nëse do të ishe gjallë apo të paktën
të ngriheshe vetëm disa ditë
Të ngriheshe, vërtetë por dhe zoti,
këtë që s’bën dot….ai, e di mirë
E gjithë qënëria me soj e sorollop
si gjatë lufte do merrte arratitë
Apo zvarrë do tërhiqnin hekurat
në guroret e fatit pa mëshirë.
——
Enver ! Unë e di se Ti ligështohesh keq
ndaj deomos që dhe nuk beson
Po mirë të na bëhet ! Vjen një ditë që çdo popull
paguan vet dhe kur gabon !
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin e radhës në Gramsh, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama theksoi se oferta e opozitës është si recetat e Sudes, duke shtuar se këto zgjedhje janë sprovë karakteri për shqiptarët, për të bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë përmes punës.
“Data 25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët, ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë. Nuk mund të besojmë tek recetat e Sudes. Asgjë nuk ngrihet nga toka përveç se me djersë dhe sakrifica. Ata vende që janë ngritur janë ngritur nga puna dhe sakrifica. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëve, kjo botë është e guximtarëve. Nuk ka sukses të lehtë.
Që të kemi sukses më shumë, duhet të punojmë më shumë. Mos u ktheni pas, për të emëruar njerëz me parti e ku partia bën gjithçka. E ardhmja nuk vjen vetë, me premtime me fushë me lule. Përpara ka rrugë përpjetë, që duhet ta ngjisim se nuk bën. Ata i ranë shkurt, duke parë vetëm klanin e tyre, familjen e tyre. Nuk e dua pushtetin për veten time. Nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë. Jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për të kapur atë majë. Jemi partia, e atyre që zgjohen në mëngjes dhe shkojnë në punë për të fituar paratë për të jetuar sa më mirë. ndryshimin e sjell vetëm puna e pasioni për t’ia dalë”, tha Rama.
Edi Rama vlerësoi se qeveria e tij ka bërë një lu ftë të pandërprerë për të rregulluar pasojat e tërmetit dhe për të luftuar pandeminë.
“Shqiptarët kanë shkuar pas haxhi Qamilit, pas Sudes e Xhaferrit dhe e paguan shumë shtrenjtë. Ne kemi vendosur që të përballemi, për të reformuar sistemin e drejtësisë, kemi vendosur që të përballemi me varfërinë, për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë, vjedhjes së ujit, duke i dhënë fund grabitjeve dhe zaptimeve të pronave. Ne iu shkojmë në rrënjë problemeve. Vetëm përmes punës mund të arrijmë shumë. Sfidat fitohen vetëm duke u përballur me to. Ne iu dhamë strehë atyre që u dëmtuan nga tërmeti.
Ne po dalim më të fortë pas go ditjes së tërmetit. Na ndodhi edhe tërmeti i pandemisë së padukshme, por ditëm ta përballojmë. Ne nuk pamë kush është demokrat e kush socialist, por pamë secilin si gjyshin e gjyshen tonë. Ne jemi në mes të lu ftës për pandeminë. Shqipëria, ndër të parat vende që do ta lë pas tunelin e pandemisë. Këtë lu ftë do ta fitojë kjo shumicë qeverisëse. Pa politikën, Shqipëria nuk mund të bëhet e ardhmja jonë”, u shpreh Rama./NOA.al
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar sot nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vj edhjen e të dhënave të qytetarëve.
Meta foli nga Pogradeci nga ku ngriti akuza ndaj PS-së për një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.
Meta tha se koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë.
“Drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdorimit dhe të vj edhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik”.
“Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicion vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qytetarëve shqiptarë. Koha kur shqiptarët kishin fr ikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi”, deklaroi Presidenti Meta.
Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh po ashtu se demokracia në vendin tonë nuk ka për t’u bërë ku rban.
Meta theksoi se Vlora ia ka bërë Ramës gati dhomën e psikiatrisë.
“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrr egullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet ku rban.
“25 prilli do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill”, u shpreh Meta.
/NOA.al
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të hënë është takuar me gratë e njësisë Dajt, ku ka diskutuar në lidhje me vështirësitë që ndodhet shtresa e mesme e qytetarëve.
Basha tha se fasoneria është një nga kategoritë që do të ketë një vëmendje të shtuar nga qeveria e tij, pasi është dhe sektori që ka shumë të punësuar.
Në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit, kryedemokrati ka theksuar se me uljen e taksave, të çmimit të naftës dhe të energjisë edhe sipërmarrësit do të jenë në gjendje që të paguajnë punonjësit.
Ai ka premtuar se nuk do të ketë paga poshtë 300 eurosh në muaj në vendin tonë.
“Unë e kam ndjek ecurinë e fasonerisë që është futur në krizën më të thellë të këtyre 8 viteve dhe kjo për shkak se është rritur çmimi i naftës”.
“Këto para shteti ja ka marrë. Gjithashtu rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte një tjetër masë që ndikoi tek fasoneria. Kur erdhi pandemia ne kërkua m që të mbyllnin fasoneritë dhe të paguanin punonjësit sepse ishte si një bombë por nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe në Fush-Krujë”, theksoi Basha.
Me ardhjen në pushtet të PD-së, Basha shtoi se “kemi për qëllim që me garantimin e një ambienti miqësor ne duam që me uljen e taksave të ndihmojmë të gjithë sipërmarrësit shqiptarë. Ju e dini se në planin tonë ekonomik ne kemi vënë pagën 360 mijë lekë të vjetra si një objektiv”.
“Por pasi ka parë programin tonë kryeministri si një kopjac i keq thotë se do të rrisë pagat, ndërkohë që për 8 vite nuk bëri asgjë. Me rritjen e pagës do të rritet kontributi shoqëror, mënyra që ne i përqasemi tregon dhe ndryshimin e madh që ne kemi me njëri tjetrin”, – u shpreh Lulzim Basha.
Lidhur me shqetësimet që ngritën qytetarët, Basha u shpreh:
“Prekët një sërë çështjesh që lidhen me fatin e gruas. Shkurtimisht po ju them që politikat tona për fuqizimin e familjes, duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa për 5 mijë çifte të reja në muaj, për bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë në muaj, tekstet falas për të gjithë sistemin parauniversitar janë ndihmë direkte për të gjithë familjet shqiptare”.
Kreu demokrat foli edhe për reformimin e sistemit arsimor.
“Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër, duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin”.
“Ne do të zgjasim orarin deri në 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve, sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë këtë opsion. Shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë veçanërisht në fushat e kompjuterit, TIK-ut, gjuhëve të huaja, sportit dhe artit”.
Duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh të cilësia e mësimdhënies, – tha Basha, – “siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj ne do të bëjmë të mundur që fëmijët shqiptarë të përfitojnë një drekë falas nga buxheti i shtetit”.
/NOA.al