Politike

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste

Kryetari i larguar i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka reaguar sërish për vendimin për të djegur mandatin aktual në Parlamentin Shqiptar dhe atë të qeverisë pasardhëse nëse rezulton fitues.

Në një deklartë për Mediat, Doshi u shpreh i bindur se PSD në Qarkun e Shkodrës ka siguruar 2 mandate, ndërsa shtoi se objektivi i tyre është të marrin edhe dy mandate në Tiranë.

I pyetur nëse do të të ishte i gatshëm të bënte një koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.

Sa mandate synoni të merrni në Shkodër?

Tom Doshi: 2, të sigurta.

Po në të gjithë Shqipërinë?

Tom Doshi: Mendojmë edhe dy mandate në Tiranë.

A do të bënit koalicion me Ramën?

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.

Po nëse do të kishit ftesë nga Basha?

Tom Doshi: Jo, në asnjë mënyrë.

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste Read More »

Surprizuese,prezantuesja e njohur lë pas Berishën, dë shtojnë 2 risitë e Ramës

Gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në ZAZ 40 në njësinë nr. 10 në Tiranë u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli mëngjesin e sotëm në orën 08:00.
Në këto zgjedhje u votua përpos partisë edhe për kandidatët, ku rezultati që doli në këtë njësi të kishte shumë surpriza.

Ndërkohë në listën e PD-së, nuk është Lulzim Basha më i votuari, por Agron Shehaj me 525 vota, që lë pas liderin e PD-së me 492.
Surprizë është edhe Orjela Nebijaj që ka marrë 469 vota duke lënë pas liderin historik Sali Berisha që mori vetëm 238 vota.

Në listën e PS-së, padyshim që surpriza e madhe ishte Fatmir Xhafaj 2795 vota. Pandeli Majko dhe Kodheli, dy emra të njohur që ishin poshtë në listë kanë marrë shumë pak, ndërsa larg pritshmërive janë edhe dy risitë në krye të listës, Luljeta Bozo me vetëm 195 vota dhe Najada Çomo me 67 vota. megjithatë kjo është vetëm një njësi në Tiranë.

Por përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179.

Surprizuese,prezantuesja e njohur lë pas Berishën, dë shtojnë 2 risitë e Ramës Read More »

Gazetarë e pyesin për rezultatin e zgjedhjeve, ja si përgjigjet Rama…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste.

Gazetarët e kanë pyetur Ramën për të komentuar rezultatet e deritanishme të votimeve.

Por, ai nuk ka preferuar të komentojë gjatë, duke thënë se do të ketë komunikim më vonë gjatë ditës.

“Flasim më vonë”, është shprehur shkurt Rama.

Aktualisht sipas KQZ-së, nga rezultatet preliminare, PS është duke prirë me 49.8 për qind, e ndjekur nga PD me 38.53 për qind.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /NOA.al

Gazetarë e pyesin për rezultatin e zgjedhjeve, ja si përgjigjet Rama… Read More »

Tom Doshi: ‘Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë’

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka reaguar për herë të pasi vendosi të japë dorëheqjen e parevokueshme nga mandati aktual në Parlament, por edhe ai pasardhës që do të dalë nga këto zgjedhje.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Doshi saktëson se ka hequr dorë nga mandati, por jo nga PSD dhe angazhimi i tij politik.

Ai rendit si një nga arsyet e mospranimit të mandatit të ardhshëm dhe djegies së mandatit aktual, akuzat që janë ngriutr së fundmi ndaj tij.

Letra e plotë:

Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq, Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet. Ma së pari asht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik. Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

-Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

-Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

-Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

-Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

-Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

Të dashtun Miq, Politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte nji politikë shterpë, nëse prej parlamentit nuk do të kthehej prap tek ju për me dhanë frutet e veta.

Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nuk du që votat tueja të kenë asnji pengesë, së bashku me deputetet tanë në parlament do ta çojmë nalt zanin tuej dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjiherë.

Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerzore që me keni dhanë, ju na dhatë votën tuej e ne ju dhamë fitoren, tashti së bashku do të ndërtojmë në parlament dhe kudo të ardhmen tonë.

Me respekt

Tom Doshi
/NOA.al

Tom Doshi: ‘Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë’ Read More »

Basha: Fitorja është e padiskutueshme!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat nga selia e PD ku foli për hum bje të PS dhe një rritje të votave për Partinë Demokratike.

“Së pari dua tju falënderoj të gjitha mediave që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që favorizojnë partinë në pushtet. PS ka hu mbur thellë numrin e votave kudo ku janë hapur këto kuti që ishin shënuar.

Kemi të bëjmë me një hu mbje të thellë të PS dhe me një rritje të votave për PD dhe koalicionin për ndryshim. Ky është fillim, pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, në zonën 10 PD rritje prej 30% apo në zonën e Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku janë ndëshkuar nga qytetarët do vijë dhe radha e kutive të tjera”, tha Basha.

“Ata e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale që i pret në kutitë e tjera. Ata kanë bllokuar numërimin në Durrës, Paskuqan dhe Kamëz.

Thirrja ime është të vazhdohet puna sipas ligjit, me seriozitet, vullneti i popullit është në ato kuti. Jam i bindur si në ato që janë th yer në vendet që do i konsideronin bastione. Fitorja është e padiskutueshme!”, tha kreu i PD./NOA.al

Basha: Fitorja është e padiskutueshme! Read More »

Në disa qarqe numëruesit po pushojnë/ Soreca: Procesi të rifillojë pa vonesa

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë.

Soreca në një komunikim për mediat inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën, ndërsa apeloi që të mos ketë ndërprerje nga ana e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa u shpreh se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.

“Është shumë re rëndësishme që të vazhdohet puna. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit, po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Theksoj që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa”, tha Soreca./NOA.al

Në disa qarqe numëruesit po pushojnë/ Soreca: Procesi të rifillojë pa vonesa Read More »

‘Vota shqiptare po tregon që refuzuan opozitën’

Edmond Arizaj
30 përqind numërim…

Do të duhej të ishte sipas historisë zgjedhore, një votë refuzuese ndaj partisë në pushtet, korrupsionit, arr ogancës dhe lodhjes a fytyrave të konsumuara.

Vota shqiptare po tregon që refuzuan opozitën, mbështetësit e tyre të çdo lloji dhe se fillimisht kërkojnë ndryshimin e saj, përpara se t’u japin besimin për ndryshimin e madh në vend.

Me pak fjalë, nëse sjellim një thënie të vjetër nga zgjedhjet amerikane: Edi Rama fitoi se përballë kishte Lul Bashën, do kishte hu mbur sikur të ishte i vetëm në zgjedhje.

A mund ta gjykojmë fituesin?! Nëse ky trend vazhdon dhe përfundon kështu, cili përveç kundërshtarëve patologjikë në studio televizive do ta bënte?!

Nuk mundet të blihen kaq vota. Nuk mundet të manipulohen kaq njerëz. Nuk mund të tre mben kaq shumë votues.

Të vetmen shkelje që mund ta nxjerrim në pah, edhe ajo ligjore madje, ishte ndalimi i votuesve nga Greqia me formën e karantinimit për shkak të Kovidit, që besoj nuk do ta vinin fare në dyshim mandatin e Vangjel Tavos në Gjirokastër, që gjithsesi uroj ta fitojë.

Lulzim Basha, duhet të marrë gjithë përgjegjësitë, si politikan dhe si burrë shteti. Nuk duhet të bëhet litari i dytë rreth qafës së PD-së.

Besoj, duhet të sillet si politikan, minimumi në lartësinë e Tom Doshit, lëvizja me dorëheqje e të cilit ishte,me një huazim shahu: shah-sheh-torre- mat.

Partia Demokratike duhet menjëherë të mendojë për reformimin, apo dhe riformimin, duke çliruar qafën, madje dhe këmbët nga litari-Berisha.

Agron Shehaj, më duket një emër mjaft intrigues. Nuk e njoh pothuajse fare, por është i vetmi që ka bërë gjeste politike dhe mediatike me të cilat njerëzit krijuan empati.

Kjo është në dorën e demokratëve. Gjithsesi rre zikojnë shumë, nëse do vazhdojnë me të vjetrën. Zgjedhjet e tjera janë vetëm dy vjet më pas.

‘Vota shqiptare po tregon që refuzuan opozitën’ Read More »

Të dhënat e fundit nga KQZ/ Si radhiten partitë

Ndërsa vijon numërimi i votave thuajse në të gjithë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e deritanishme për të gjitha forcat politike.

Kështu, rezulton se deri në orën 12.30, në të gjithë vendin janë numëruar 2042 kuti votimi nga 5199 që janë në total.

Nga numërimi i këtyre kutive, rezulton se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang vendi, e pasuar nga Partia Demokratike, LSI e PSD.

PS- 49.38%

PD-AN- 38.86%

LSI- 7.09 %

PSD-1.99% /NOA.al

Të dhënat e fundit nga KQZ/ Si radhiten partitë Read More »