Politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani kundër Lulzim Bashës: Po mban p eng PD-në, duhet të largohet

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dalë hapur kundër kryetarit të Partisë Demokratike pas humbjes në këto zgjedhje.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Nishani shkruan se z. Basha po tenton të mbajë peng Partinë Demokratike, në kushtet ku kur ka humbur katër herë radhazi.

Thotë se partia nuk është pronë e një personi, por shtëpia e lirisë e shumë shqiptarëve.

Mesazhi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dës hpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e ko rruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dë shtimeve !

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 hu mbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë pe ng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal!

Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dë shtimit të tij personal prej 8 vitesh !

Sot Edi Rama mban p eng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë pe ng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

Askush nuk do të mundet ta marrë atë pe ng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !

#MakePDGreatAgain. /noa.al/

Ish-Presidenti Bujar Nishani kundër Lulzim Bashës: Po mban p eng PD-në, duhet të largohet Read More »

‘Edi Rama ka mbajtur një fjalim që zëvendëson një program elektoral’

Edi Rama ka mbajtur një fjalim që zëvendëson një program elektoral. Në ditën që mbaroi lu ftën për mandatin e tretë, ai kërkoi paqe me Partinë Demokratike, opozitën më të madhe të konsoliduar në vend, e cila nuk është tamam një ftesë për bashkëqeverisje, por një ftesë për bashkëpërgjegjësi për çështje të mëdha të vendit, si dhe një qasje të re opozitare.

Të njëjtën ftesë ja ka përsëritur disa herë në fushatë, çka shumë vetë e interpretonin si diversion. Në të vërtetë, ajo është një ftesë për një politikë të re qeverisje, që kërkon përgjegjësi dhe nga pala tjetër. Dhe është një gjë që i shkon mandatit të tretë, i cili duhet të shmangë frymën e dëshpërimit pa fund të opozitarëve, që besojnë se politika e konfliktit të Berishës është sukses.

Nuk është sukses dhe këtë e di dhe Berisha. Politika e konfliktit vlen kur e di që hu mbet dhe kërkon të formosh një pakicë besnike. Kur do që të fitosh, duhet të bindësh qytetarët në paqe. Vetë Berisha, kur deshi të vinte në pushtet më 2005, e nisi paqen me Fatos Nanon, qysh më 2002. Dhe më lehtë e kishe të shaje Topallin apo Boden tek zyra e Berishës, se sa Fatos Nanon.

Ftesa e Edi Ramës është ftesë nga pozitat e të fortit, dhe jo nga dikush që kërkon mëshirë. Ai ka i vetëm 75 mandate, dhe plot të tjerë të gatshëm që mund t’i bashkohen, por që nuk i duhen.

Ai nuk ka më nevojë për numra, por për reforma për të transformuar shoqërinë tonë, nga një shoqëri politike primitive dhe konfliktuale, në një shoqëri normale, ku politika të në marrë vetëm një muaj në katër vjet, dhe jo katër vjet për të na bërë trima që vrasim një muaj.

Sot më shumë se kurrë, kjo ftesë nuk është më për Lulzim Bashën, pasi ai nuk e ka më të qartë fatin e tij në parti.

Ikën apo rri ai, ajo ftesë vlen për Partinë Demokratike, vlen për kulturën e re opozitare që ka nevojë Shqipëria, dhe mbi të gjitha, vlen për të kuptuar arsyen përse kanë hu mbur.

Shikoj njerëz të familjes Berisha, zëdhënës të tyre në sht yp, dhe shërbëtorë të tyre, që po nxisin Lulzim Bashën të mos njohë zgjedhjet dhe të dalë në rrugë etj broçkulla.

Janë të njëjtët që e morën më qafë duke e nxitur të djegë mandatet e të braktis zgjedhjet lokale. Janë të njëjtët që pasi e lanë rrugëve, i kërkonin llogari pse nuk fiton.

E pashë të rrethuar nga hu mbës që deklarohen si fitimtarë, nga Xhelal Mziu, që në Dibër për 200 vota humbiste mandatin, nga Gazmend Bardhi që për 70 vota mund t’i kishte dhënë PS-së 9 mandate etj. Kjo është të gënjesh veten, nëse shkon me mendtë e tyre.

Mund t’i dëgjojë përsëri, por është problem i tij, jo i shqiptarëve. Shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre, se nuk ndodh asgjë nëse ai vazhdon shkollën e Berishës së viteve ‘90. Thjeshtë në zgjedhjet e tjera s’do gjejë dot as komisionerë.

Ndoshta fitorja e Edi Ramës, nuk do ishte kaq e pastër, sikur PD të mos kishte trembur shqiptarët duke ua kujtuar këtë tip sjellje politike, sikur të mos kishin vrarë në Elbasan dhe pastaj të kërcënonin përmes Xhelal Mziut me vrasje “si në Elbasan”, cilindo që mendonin se duhej vr arë.

Nëse ende nuk e kuptojnë që shqiptarët kanë bërë diferencën pikërisht për frikën që ata ngjallin si të tillë, atëhere do t’ia bëjnë më të lehtë Edi Ramës dhe mandate të tjera përtej këtij. Por demokratët nuk ua kanë borxh.

Ftesa e Edi Ramës është ftesë për të ndryshuar opozitën në raport me fatet e vendit, dhe jo liderin e saj. Liderin e dimë që e ndryshon Berisha. Kur të zgjidhet vetë, do të jetë dita e re për PD.

‘Edi Rama ka mbajtur një fjalim që zëvendëson një program elektoral’ Read More »

PS fitoi bindshëm në Vlorë/ A është Rama socialisti më i votuar

Teksa ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga qarku i Vlorës, pasi është rikthyer vonë se nuk korrespondojnë të dhënat në KZAZ me numërimin në KQZ, socialistët kryesojnë me 59023 vota.

Mirëëpo, kurioziteti i madh është më shumë brenda partisë, pasi për këtë qark kandidon edhe kryeministri Edi Rama.
Nga rezultatet e deritanishme vihet re që PS ka fituar 8 mandate dhe më i votuari me 2300 vota është vetë Rama.

Ai ndiqet nga drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri me 1327 vota.

Kujtojmë që ky i fundit përmes një deklarate të bërë ditën e sotme u shpreh se Rama do të vazhdojë të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit dhe nuk do të zhvendoset në Durrës.

PS fitoi bindshëm në Vlorë/ A është Rama socialisti më i votuar Read More »

Kadilli: Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re

Në Shqipëri, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka nxitur reagimet e para nga brenda saj.

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkoi sot largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e kryetarit Lulzim Bashës.

Ai i bëri thirrje kryesisë së partisë që të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, ndërsa shpalli dhe kandidimin e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një bisedë më Zërin e Amerikës ai flet për nevojën e një opozite të re, e cila shkon përtej PD dhe shtrihet në të gjithë shoqërinë shqiptare për një lëvizje të gjerë popullore.

Cilat janë arsyet që iu shtyjnë të kërkoni dorëheqjen e z. Basha?

Kadilli: Së pari, janë arsye politike. U provua që është një projekt i pasuksesshëm, nuk prodhoi sukses për demokratët, nuk arriti t’i shpërblejë demokratët për mbështetjen e pakursyer e të përhershme në këto 8 vjet, ndaj të marrë përgjegjësitë si kryetar. Është kryetari që ka marrë mbështetje të pakursyer nga demokratët.

Së dyti, arsye etike. Në politikë ne jemi për një kauzë, një për projekt. Nëse ky projekt nuk realizohet, duhet që brenda etikës normale të politikës, por edhe shoqërisë, të mbajë përgjegjësi kryetari.

Kemi dhe një standard në PD, ish-kryetari i PD, z. Berisha, pas h umbjes, hapi procesin e zgjedhjes, për të krijuar një lidership të ri. Është një detyrim jetik, që vendi të ketë opozitë. Dhe ne kemi detyrën si PD të krijojmë opozitën e re. Nuk mund të h umbim kohë të presim sa kohë do të marrë reflektimi i kryetarit ekzistues, apo i forumeve të tjera. Kem traditën e para katër vitesh, që menjëherë pas zgjedhjeve, kemi shkuar brenda mandatit të kryetarit në zgjedhjet për kryetarin e ri. Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re.

Çfarë nënkuptoni kur thoni ‘një opozitë të re’?

Kadilli: Një opozitë e re, e cila mobilizon të gjitha energjitë dhe nuk lë jashtë mobilizimit asnjë individë, e jo më fraksione, që e kapërcen PD dhe që shkon përtej, në gjithë shoqërinë shqiptare. Një lëvizje e gjerë popullore që të shndërrojë pakënaqësinë në energji ndryshimi. Ne nuk e bëmë dot në këto 8 vjet. Ne nuk mund të fshihemi duke anatemuar vetëm kundërshtarin. Kundërshtarin nuk e zgjedhim. Ne duhet të punojmë fort.

Ju keni shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të PD, sa të vështirë e shihni këtë?

Kadilli: Çdo ringritje është e vështirë dhe kam bindjen që do të gjej mirëkuptimin e demokratëve, së pari për një proces të gjerë konsultimi, bashkëbisedimi, për ta ringritur PD, jo thjesht si një forcë që synon me kalkulime për të ardhur në pushtet, por si forca më e votuar në vend, që të marrë përgjegjësitë e qeverisjes. Kjo forcë duhet t’i rikthehet asaj kulture opozitare që mobilizon cdo individ, cdo shtresë të shoqërisë dhe që siguron qeverisje të mirë, me integritet, larg cdo vesi të politikës së deri më sotme./VOA

Kadilli: Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re Read More »

Basha: ‘Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit ishin një ma sakër elektorale.

Basha fajësoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka përdorur para të pi sta për fushatë.

Basha tha nga selia e PD-së se formacioni që drejton është më i vendosur se kurrë që të vazhdojnë bet ejën.

“Këtë herë kjo nuk mjaftoi. Zgjedhjet nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në beteje jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që njëri gjithçka që të shkatërronte garën. Th yen kushtetutën. Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Duke shk atërruar vullnetin e njerëzve. Përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat e qytetarëve, kë rcënuan administratën. Bënë edhe më të madhe mas akrën elektorale. Edi Rama vazhdon që të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të Kri mit, si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë. Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë për betejën. Mision ynë është më i madh se të gjithë.”, tha Basha.

Basha: ‘Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë’ Read More »

Rama: Fitorja me e madhe dhe më e bukur!

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në shesh ashtu siç pati njoftuar në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij, Rama shprehet se kjo është fitorja më e madhe dhe më e bukur.

Rama shprehet se pavarësisht, se pati shumë fleta të pavlefshme, Partia Socialiste ka thyer rekordin e vet.

“Fitorja me e madhe dhe më e bukur.

Edhe pse pati shumë fleta të pavlefshme, ne kemi thyer rekordin tonë.

Ky është rekord historik i kësaj skuadre të madhe”, shprehet Rama.

Kryeministri ka thënë më tej:

“Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u angazhua si patronazhistë, koordinatorë, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi. Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësi e vendosmëri, vendosën me votën e tyre në një moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Rama./noa.al/

Rama: Fitorja me e madhe dhe më e bukur! Read More »

‘Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme’

Teksa foli nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama kujtoi të ndjerin Bashkim Fino, që hu mbi jetën gjatë fushatës elektorale nga koronavirusi.

Rama tha se e imagjinon “këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme”.

“Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme.

Por, u desh të ikte nga kjo botë, Bashkimi ynë i dashur, që të gjithë të bashkoheshin e të kujtoheshin se vd iq një shqiptar i mirë.

Ma llkimi i së shkuarës nuk na ka lejuar kurrë që në skenën e politikës të jemi bashkë në të gjallë”, tha Rama.

‘Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme’ Read More »

Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe/ Çfarë po ndodh?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe/ Çfarë po ndodh? Read More »