Politike

Pse mandati i tretë për Ramën do të jetë pozitiv për vendin?

Mandati i tretë i Partisë Socialiste do të jetë pozitiv për vendin, thotë analisti Plator Nesturi, duke vlerësuar edhe se Reforma në Drejtësi do ta detyrojë mazhorancën që të jetë korrekte.

Ai sugjeron se dy mandatet e mëparshme janë kufizuar edhe për arsye të opozitës, e cila bojkotoi parlamentin.

“Gjatë mandatit të dytë, një pjesë e madhe e energjive u morën për shkak të situatës politike, daljes nga parlamenti”, u shpreh z. Nesturi, duke shtuar se pikërisht prej këtyre akteve, Partia Demokratike nuk arriti të ketë besueshmëri në zgjedhjet e 25 prillit.

Analisti Nesturi duke analizuar situatën në Euronews thotë se Reforma në Drejtësi ka prodhuar institucione të reja në lu ftën ndaj korr upsionit, institucione të cilat sipas tij janë më të fuqishme se politika, ndaj edhe qeveria nuk ka rrugë tjetër, veçse t’i ndjekë.

“Më përpara pro kurorë dhe gj ykatës kishin fr ikë nga drejtësia, por tani me ligj janë shumë më të fuqishëm se politika”, theksoi z. Nesturi.

Jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita duhet të përkrahë Reformën e Drejtësisë, sipas z. Nesturi.

Plator Nesturi tha se kjo reformë ka sipas tij fuqi aq të mëdha ligjore, sa fuqia e prokurorëve dhe gjykatësve mund të bëhet pro blematike në të ardhmen. Mirëpo për analistin, rëndësi ka që si fillim të lu ftohet korr upsioni.

Pse mandati i tretë për Ramën do të jetë pozitiv për vendin? Read More »

Publikohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ri Kombëtar të PD

Partia Demokratike ditën e shtunë do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, por edhe kryetarin e këtij institucioni, që do të zëvendësojë ish-Presidentin Bujar Nishani.

Këshilli i ri Kombëtar i PD-së do të ketë 300 anëtarë. Nga anëtarët e rinj që do të zgjidhen, jo më pak se 30% do të jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç.

Në listë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së janë disa emra të njohur si moderatorja Oriela Nebiaj, e cila nuk arriti që të hynte në parlament, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, ish-lojtari i kombëtares Andi Lila, por edhe të rikthyerit Gazment Oketa dhe edhe deputetja Fatjona Dhimitri, e cila theu vendimin e kryetarit Basha duke hyrë në parlament.

Pavarësisht rivalitetit për postin e kryetarit të PD-së në listë është edhe Edith Harxhi dhe kritiku Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së.

Po garda e vjetër?

Statuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetrarët e PD-së, që një anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive, gjithmonë ata që janë nën siglën e PD-së.

Por si do të zgjidhet kryetari i Këshillit të ri Kombëtar?

“ABC” mëson se në momentin që do të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit do të ketë dy kandidatura që do të votohen për të zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit. Ndërkohë që e gjithë kupola e re e PD-së do të zgjidhet brenda korrikut.

LISTA E PLOTË

LISTA E PLOTË

Publikohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ri Kombëtar të PD Read More »

Rama në Greqi: ‘Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë’

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.

Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.

“Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

Rama në Greqi: ‘Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë’ Read More »

Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush…

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, feston sot ditën e tij të lindjes, përkatësish 57-vjetorin. Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë. Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim, ai ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.

Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush… Read More »

Vajza e Bashkim Finos merr p ostin e rëndësishëm në qeveri

Vajza e ish-deputetit Bashkim Finos, Megi Fino është emëruar zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

Për herë të parë Megi Fino u shfaq në publik krah socialistëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 12 qershor, ku dhe mbajti një fjalim pr ekës për të atin e saj, Bashkim Finon.

Ky i fundit u nd a nga jeta disa muaj më parë pasi nuk e fitoi dot bet ejën me Covid-19

Vajza e Bashkim Finos merr p ostin e rëndësishëm në qeveri Read More »

Ngjarjet e rë nda në vend/ Rama reagon për herë të parë, zbulon ve ndimin që ka marrë

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një komunikim me gazetarët lidhur me kr imet që kanë ndodhur ditët e fundit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në vijën bregdetare të lirojnë metrat e plazhit që kanë zënë pa leje. Rama tha se P olicia do të konfiskojë të gjithë bazën materiale të subjekteve që operojnë në mënyrë të paligjshme, përfshirë çadra dhe shezlonë.

“Dua t’ju bëj thirrje subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin, të largohen nga sipërfaqet që nuk ju takojnë me ligj dhe rregull. Po licia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çadra e shezlonë që nuki përputhen me bazën dokumentare të subjektit.

Plazhet janë të popullit dhe qytetarëve dhe subjektet i kanë të tyre atje ku përgjegjësia njihet ligjërisht. Është e qartë financiarisht se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, krahas bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Përveç disa rasteve që janë bërë publike, baza është pozitive.

Në ditët në vijim, kjo bazë pozitive duhet të konsolidohet që korriku dhe gushti të jenë të garantuar në këtë aspekt. Dua të përsëris, subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur me teorinë e faktit të kryer duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin bazën materiale që kanë siguruar pasi do t’ju merret dhe nuk do t’ju jepet mbrapsht.”, shprehet Rama.

Ngjarjet e rë nda në vend/ Rama reagon për herë të parë, zbulon ve ndimin që ka marrë Read More »

Reagon sërish Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli: ‘Nuk e kuptoj këmbënguljen për të krijuar mizanskena në teatër’

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli reagoi sërish pas ten sioneve të krijuara për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Pas anulimit të mbledhjes, Leli shprehet se nuk e kupton pse këshilltarët duan të krijojnë mizanskena.

“I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.

E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!

Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.

Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!

Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.

Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!” shkruan Leli në rrjetet sociale.

Reagon sërish Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli: ‘Nuk e kuptoj këmbënguljen për të krijuar mizanskena në teatër’ Read More »

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të kryetarit të bashkisë Dritan Lelit

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të anëtarëve dhe kryetarit të bashkisë në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në datën 30 qershor, ora 10:00.

Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Këshillit bashkiak.

Në rend dite është parashikuar:

Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021
Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin maj 2021.
P/V për “ Miratimin e listës për fëmijët e familjeve me pro bleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë”
P/V për “ Miratimin e listës së familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë”
Miratimi i P/V për “ Një ndryshim në VKB nr.94. dt. 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Vlorë, për vitin 2021”
Transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pe ngimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjet e parashikuara për t’u zhvilluar më datën 15 dhe 22 qershor 2021.
Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj. si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të kryetarit të bashkisë Dritan Lelit Read More »