Perputhen

Njihuni me Rrushen, konkurrentja që ‘trazoi ujërat’ sapo hyri në ‘Përputhen’

Në këtë natë të “Për’puthen” konkurrentë të rinj i janë bashkuar programit dhe disa prej tyre kanë shkaktuar reagime të forta.

Tre djem i janë bashkuar “Për’puthen” dhe ata janë Baki Salliu, Kristo Sinani dhe Aldis Nikaj. I pari ka bërë një hyrje “të zhur mshme” dhe madje ka marrë për kërcim edhe Florjanën.

Po ashtu, “Për’puthen” iu bashkua edhe vajza e parë nga Kosova. Ajo quhet Rrushe Zyba dhe mori menjëherë vëmendjen e djemve e sidomos të Erjonit, me të cilin me sa duket njiheshin, por të dy ata hezituan të flisnin për të dhënë shpjegime.

Ajo tregoi se është volejbolliste, por merret gjithashtu edhe me modeling, ndërsa Erjoni i uroi mirëseardhjen dhe tha se është vajzë shumë e bukur.

Ndërkohë, Kristo ka shprehur pëlqimin për Efin. aty ka ndërhyrë menjëherë Bruno i cili i ka thënë Kristos se “ka shije”, duke e shfaqur hapur xhelozinë.

Aldis nga ana tjetër ka treguar se ka luajtur si futbollist dhe në fund të muajt fiton shumë para,ndërsa tregoi gjithashtu se jeton me prindërit.

Njihuni me Rrushen, konkurrentja që ‘trazoi ujërat’ sapo hyri në ‘Përputhen’ Read More »

Përp lasje fizike mes vajzave në Përputhen: Hiqe dorën nga fytyra ime!

Miklea dhe Alvisa kanë pasur një diskutim puntatën e sotme të “Për’puthen”, madje nuk kanë shmangur dot as ngritjen e to neve.

Deklarata e Mikelës se në “për’puthen” janë krijuar grupe solli reagimin e Alvisës dhe një pjese të djemve. Ajo e quajti Albin zar të Bashkimit dhe Alvisës, ndërsa kjo e fundit ndërhyripër të përgënjeshtruar deklaratën e Mikelës.

Mikela-Alvisës: Kur nuk je e larë mos shko te të tjerët.

Alvisa: Unë jam shumë e larë.

Mikela: Me çfarë je larë?

Alvisa: Me shampo me balsam, me të gjitha.

Mikela: Uroj që pasi të lahesh të shplahesh.

Alvisa: Kam kuptuar që kur njerëzit dredhin muhabetet dhe nuk japin asnjëherë asnjë përgjigje, janë të zhytur.

Mikela: Më pëlqen shumë që jeni bërë grupe këtu dhe t’ju shohim se sa do ju rrojnë këto grupe kur të dilni.

Albi: Kush i ka grupet dhe se kush i krijoi grupet Mikela e dimë të gjithë.

Mikela: Ti mos fol fare njëherë se ti je bërë zar i këtyre.

Alvisa: Avash njëçikë me zarin ti.

Mikela: Hiqe dorën nga fytyra ime.

Përp lasje fizike mes vajzave në Përputhen: Hiqe dorën nga fytyra ime! Read More »

Olsa publikon video të Borës nga spitali, ja si është gjendja shëndetësore e saj

Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” ka publikuar një video nga spitali ku gjendet e shtr irë moderatorja Bora Zemani.
Olsa tregon se gjendja e Borës është e mirë, çka e konfirmon edhe kjo e fundit.

Autorja e emisionit gjithashtu tregoi se Bora do të jetë prezente në puntatën e nesërme të programit të dashurisë.

Ende nuk e dimë se për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë , por duket të jetë diçka e lehtë.

Olsa publikon video të Borës nga spitali, ja si është gjendja shëndetësore e saj Read More »

Njihuni me konkurrenten e re të PërPuthen/ Kush janë dy djemtë që ajo pëlqen në program?

Programit “Për’puthen” mbrëmjen e sotme i është bashkuar edhe një tjetër konkurrente vajzë. Ajo quhet Ana, vjen nga qyteti i Shkodrë, por prej tetë vitesh jeton në Tiranë.

Profesioni i saj është makeup artiste. Që në fillim të hyrjes së saj djemtë duket se shprehën interes, ndërsa pyetja e Endrit i dha fund dilemave.

Ana tregoi se ka pëlqim për dy djem dhe ata janë Bruno dhe Erjoni. Kjo përgjigje e saj irritoi paksa Endrin i cili e pyeti se përse vajzat që hyjnë më vonë shprehin pëlqim vetëm për djemtë që kanë marrë famë.

Njihuni me konkurrenten e re të PërPuthen/ Kush janë dy djemtë që ajo pëlqen në program? Read More »

E papritur/ Moderatorja Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti pritet t’i japin fund aventurës së tyre në emisionin Për’Puthen

Moderatorja Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti pritet t’i japin fund aventurës së tyre në emisionin Për’Puthen.
Kjo gjë po përflitet prej kohësh në rrjet, gjë që pritet të ndodhë pas sezonit të tretë.

Olsa u shpreh më herët se kishte nevojë të largohej paska nga ekrani dhe të bënte një pushim të gjatë, ndërsa rrjedhimisht me Olsën do të largohet edhe moderatorja Bora Zemani.

Bora, një ndër vajzat më të komentuara të publikut gjatë muajit të fundit, s’ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat lidhur me largimin e saj.

Megjithatë, lart e poshtë flitet se Olsa dhe Bora mund të zëvendësohen nga Luana Vjollca, e cila e ka gjithmonë derën të hapur në “Top Channel”.

Madje, Luana tregoi më herët se ishte në punë e sipër për një emision ‘dating’, ndaj emisioni i ri mund të mos mbajë fare as emrin “Përputhen”.

Mendohet që Luana do të jetë si autore, ashtu edhe moderatore e këtij emisioni pas “Përputhen”, por ka edhe një pistë tjetër “dyshimesh”.

Thuhet se dy emra të tjerë që mund të zëvendësojnë Borën mund të jenë Zefina Hasani dhe Klea Huta. Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel si “The Voice”, “Hell’s Kitchen”, “Pasdite” etj, ndërsa Klea aktualisht drejton “Këngë moj” në “Vizion plus”.

Megjithatë, duhet të presim ende për këto ndryshime drastike të “Për’puthen”./albeu.com/

E papritur/ Moderatorja Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti pritet t’i japin fund aventurës së tyre në emisionin Për’Puthen Read More »

Çfarë ndodhi në takimin mes Bashkimit dhe Alvisës?

Në takimin me Alvisën, Bashkimi rrëfeu vështirësitë e jetës së tij kur babai i tij shkoi në emigrim.
Pasi e pyeti për momentin më të vështirë, Bashkimi tha: “Kam qenë nëntori i vitit të kaluar. Se në Amerikë jetojmë në një shtëpi dy familje, me xhaxhain dhe ka pësuar sulm në zemër. Aty e kam kuptuar rëndësinë e jetës. Më ka marrë malli të jem në një dhomë e të jem i parëndësishëm.”

Alvisa iu afrua që ta përqafonte dhe pasi po konsumonin verë, Bashkimi e këshilloi që të mos pinte shumë. Ajo i tha se e zë shpejt, por e kontrollon veten.

Por në fakt, ajo që dëshiron Bashkimi është të mos e kontrollojë veten dhe të shohë se si është Alvisa në vepra. Megjithëse ishin shumë afër me njëri-tjetrit, nuk ndodhi puthja e shumëpritur.

Çfarë ndodhi në takimin mes Bashkimit dhe Alvisës? Read More »

Bashkimi kapet mat me një vajzë, ja si reagon Alvisa

Për’puthen – Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” u transmetua një video ku Bashkimi shfaqej pranë një vajze misterioze në klub.

Lidhur me këtë video, konkurrenti sqaroi: “Ka qenë një club në Tiranë. Në tavolinën ngjitur ishin disa goca që e ndiqnin “Përputhen” e më pyetën rreth programit e gjëra. Kjo ishte në fund të natës, para se të ikte një puthje në faqe ia kam dhënë po kaq. As nuk e njoh, as nuk kam lidhje me të”.

Por si ka reaguar Alvisa kur e ka parë videon? Pasi ajo u rikthye në program duke thënë se kishte pëlqim të fortë për Bashkimin. Ajo tha se ndjekësit ia kanë dërguar në “Instagram” dhe është habitur nga ajo që ka parë si dhe është mërzitur njëkohësisht.
Fanse ka qenë, një puthje në faqe, u bë nami, kaq. Nuk kam asgjë me atë person”, ia ktheu Bashkimi./Gazeta Shqip

Bashkimi kapet mat me një vajzë, ja si reagon Alvisa Read More »

Bashkimi ‘kapet mat’ duke u puthur me një vajzë tjetër

Bashkimi dhe Alvisa kanë qenë dy nga konkurrentët që kanë treguar më së shumti afrimitet në këtë edicion të Për’puthen. Ata kanë dalë në disa takime me njëri-tjetrin dhe kanë bërë deklarata mjaft të forta.Pak kohë më parë, kur u rikthye në Për’puthen Prime pas skandalit me ish-të dashurin e saj, Alvisa deklaroi se ishte kthyer vetëm për Bashkimin. Ajo madje deklaroi në prapaskenë se është e gatshme t’i dalë plumbit para për të nëse do jenë bashkë.

Madje në mbrëmjen e kaluar të Për’puthen Prime, Bashkimi pati një debat të fortë me Efin, e cila e pyeti nëse kishte fjetur me Alvisën.

Por e gjithë marrëdhënia e tyre duket se është vetëm para kamerave, pasi përtej syve të publikut, Bashkimi është puthur me një vajzë tjetër, që nuk është Alvisa. Në një video që po qarkullon së fundi, Bashkimi duket me një vajzë misterioze.

Afterparty.al ka publikuar videon, ku Bashkimi duket mjaft i afërt me vajzën në fjalë edhe pse në të njëjtën kohë është shumë afër deklarimit për Alvisën në Për’puthen.

Nuk dihet ende nëse konkurrenti është në një lidhje jashtë programit, por këto imazhe ngrenë dyshime të shumta se gjithçka që po ndodh është e përgatitur me skenar.

Bashkimi ‘kapet mat’ duke u puthur me një vajzë tjetër Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com