“Nga nje aeroport ne tjetrin. Gabarone – Lubumbashi – Adis Abeba” – ka qene statusi me i fundit ne facebook i moderatorit te mirenjohur Blendi Fevziu, e shoqeruar kjo me nje foto kembe mbi kembe, e te hedhura mbi valixhet personale. Kaq ka mjaftuar per gazetaren e mirenjohur nga Dukati Laureta Petoshati per te bere nje reagim ndaj gazetarit Blendi Fevziu.
Nga Laureta Petoshati:
Për Blendi Fevziun e kam: Blendi i nderuar, botës i ke rënë aq shumë kryq e tërthor sa ke dalë shumë dhe jashtë orbite. Njerëzit u trembën shumë kur dhe lajmin se kishe shpëtuar paq nga krokodili. Unë nuk u tremba se e dija që krokodilët nuk i hanë të ngjajshmit e vet.
Kujdes nga ndonjë mizë kali se ti rri shumë afër kalorësve. Bëj dhe ndonjë bamirësi se ka shumë të varfër ky vend, por më të varfër janë ata që janë zbrazur nga ndjenjat. Have a nice trip Blendi!
Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka qenë i ftuar sot në “Zonë e Lirë” ku ka folur për këtë mision të radhës që ka ndërmarrë.
Mirëpo duke e marrë të mirëqenë se mund të bëhet kryetar partie, ai është pyetur nga Çani i cili citoi qytetarët, se “si mund ta mun di Ramën kaq i vogël sa është”?
“Po të ishte nde shje fizike do e kisha të vështirë, në politikë e mu nd”, tha Shehaj.
Gjithashtu ai pohoi zërat që dolën nga PD, se mes tij dhe kreut aktual Lulzim Basha ka pasur një ftohje para dhe pas 25 prillit 2021.
Çani: Ka disa njerëz në politikë, ata që e shohin politikën si spektakël dhe argëtohen, që nuk e shohin si diçka serioze, ata thotë ore Rama është 2 metra, si mund ta mundi një si Agron Shehaj që është i vogël, i imët, elegant, si i përgjigjesh këtyre zërave?
Shehaj: Po të ishte një ndeshje mundjeje do e kisha të vështirë, po në politikë nuk shoh asgjë të vështirë apo të pamundur. Besoj se mund ta mund, kam ide, vullnet dhe vizionin. Kam besueshmërinë dhe dëshirën për ta ndryshuar PD-në.
Çani: E kuptoj. E ke pasur këtë ambicie dhe si ka mundësi që nuk e kemi kuptuar?
Shehaj: S’kishe nga ta kuptoje se nuk e kam pasur ambicien deri para disa ditësh.
Çani: Është e vërtetë që mes teje dhe Bashës ka pasur një ftohje para, por dhe pas 25 prillit?
Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka thënë se qeveria e ardhshme e Edi Ramës, do të jetë e përbërë vetëm nga gra dhe një burrë.
“Qeveria tjetër do të ketë vetëm femra dhe një mashkull. Jo Arben Ahmetaj, do të jetë një mashkull tjetër.
Bëhet lajm i madh ndërkombëtar ky. Një njeri që po godet kundërshtarët me duart e amerikanëve, nuk kam parë. Më gjej një kryemnistër që po ele minon kundërshtarët me duart e amerikanëve, po ma gjete ma thuaj. Ky e arriti“, tha Çani.
Li dhur me shkarkimin e Presidentit, që pritet të ndodhë në qershor, Çani tha se kjo është vepër e Edi Ramës, por me “duart e amerikanëve”.
“Dy janë njerëzit që deri tani kanë qenë kockë e fortë për establishmentin që të ecë përpara. Berisha që u godit nga vendimi i amerikanëve dhe tani pritet Meta.
Gjithçka po shohim, është një film që nuk po e sheh publiku, është i painteresuar. Publiku e tha fjalën në 25 prill. I tha i lirë, i blerë apo shatanzhuar ka pak rëndësi sepse u mbyll.
Duhen dhënë prova që sistemi nuk mund të kërc ënohet në të ardhmen dhe nuk mund të ketë Metë apo Berishë më, që i del kundër amerikanëve dhe të frenojë planet afatmesme dhe afatgjata të amerikanëve në Ballkan.
Me sa duket janë investuar shumë në këtë anë të globit. Nuk e dimë se ku do të mbarojë filmi dhe si mbaron filmi. Një gjë dihet, Berisha dhe Meta duhet të go diten. Për Ramën nuk ka rëndësi a e ka seriozisht, ai nuk është më vetëm, ka amerikanët mbrapa. Situata po na tregon se as Meta dhe as Berisha nuk kanë punuar në këtë ditë, për t’u mrbojtur. Kanë qëndruar pasivë.
Meta që është edhe President, pavarësisht akuzave, kishte mundësi të lobonte edhe ai, siç lobon kundërshtari politik, në Washington, në Bruksel me të gjitha mjetet. Historia na ka mësuar që pushteti nuk është një gjë që po e fitove, të mbetet, por duhet të luftosh çdo ditë. Meta ka bërë gabim të madh, sepse nuk ka ditur ose dashur të luftojë, për të ruajtur pushtetin e tij dhe familjes së tij politike. Ai është i destinuar të god itet dhe ta mbyllë karrierën e tij në këtë mënyrë.
Edi Rama e mposhti dhe do ta mposhtë me duart e amerikanëve, me duart e per andorisë!
Rama po të kishte nevojë do ta merrte sërish në koalicion. Rama është politikan i ftohtë, që me punën e tij, duke lobuar, që është punë e vështirë, fiton në fund. Ja ku jemi sot, cfarë ka në dorë Meta për t’u mbrojtur? Asgjë”, tha Çani. /TPZ.al/
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta miratoi këtë të premte raportin përfundimtar me shkeljet e pretenduara nga ana e kreut të shtetit.
Raporti u lexua nga kryetari i këtij komisioni, Alket Hyseni, dhe në të thuhet se Presidenti Meta ka shkelur parimin kushtetues për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar.
“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i pr esë dorën, thirrje lu ftarake, vetëgj yqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit.
Kjo n xitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë Presidentin Meta të ndalojë këtë fushatë. Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie, që nuk gjendjen askund”, lexoi Hyseni.
Presidenca ka reaguar me anë të Këshilltarit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili në rrjetet sociale tha se nuk ka asnjë shq etësim për vendimet nul të këtij komisioni.
“Asnjë koment dhe zero shqe tësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antili gjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dës hpërim të shmangë vëmendjen nga de bati publik për kri met e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tu torët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit.
Raporti pritet të kalojë në Parlament për votim ku duhen 94 vota, por do jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që do thotë fjalën e fundit. /noa.al/
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse duhet të jepte dorëh eqjen Lulzim Basha pas h umbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, “ia ka lënë topin” në dorë kreut të PD. Sipas Berishës, ai vetë e ka dhënë kur hu mbi në 2013.
“Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëhe qjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys dr oga, kr imi dhe p azaret me te rritoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë na rko-shtet dhe qendër të kr imit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para”, është shprehur Berisha dje në “PolitikOn”.
Ndërkohë, për garën në PD ai tha se nuk mbështet asnjë kandidat.
“Unë nuk preferoj asnjë kandidat dhe u bëj thirrje demokratëve që të bëjnë gjithçka për dinjitetin e kësaj gare sepse është në interesin më të mirë të PD-së që të dalë faqebardhë. Unë nuk ndërhyj për asnjë kandidat”,shtoi ish-kryeministri.
Kryetari demokrat Lulzim Basha shpreh shqe tësim për deklarata e njëpasnjëshme të ish presidentit Bujar Nishani dhe paralajmëron përjashtimin e tij nga PD kur thotë se limiti është kaluar.
Basha pranon se e ka nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalin më të fortë dhe më të bashkuar.
Ndërsa evidenton se ka refuzuar reagimet që n xisin pë rçarje edhe pse çdo ditë ndaj tij janë hedhur su lme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta.
Por çdo gjë e ka një limit, thotë Basha duke theksuar se hedh poshtë me neveri shpi fjen e ulët të Bujar Nishanit. Këtu Basha iu referua deklaratës së Nishanit të enjten se kreu demokrat e dinte që më parë se Berisha ishte duke u shpallur person non grata në SHBA.
Më tej vjen paralajmërimi: “Inati e mll efi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka pr ekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpi fje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përç ajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbëmjen e sotme shpalljen “non grata” nga DASH, ku tha se nuk pret asgjë tjetër nga gjykata e Francës përveçse rikthimin e dinjitetit të tij.
Ai u shpreh në “Politik On” se avokati i tij po përgatiti dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken.
Pyetje: Si shkuat tek avokati?
Berisha: Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e ze zë mbi të bardhë, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shp ifjeve për të cilat është përgjegjës para li gjeve. Miqtë e mi më rekomanduan, unë se kisha njohur kurrë. Kjo është hera e parë që për pak muaj bëj 77 vjeç dhe i drejtohem gjy katës për një njeri. Avokati është optimist, por kjo v aret nga gjyk atësi. Unë nuk pres asgjë, përveç dinjitetit tim. Unë kam qenë mjek i apasionuar dhe nuk kam qenë i per sekutuar asnjë ditë.
Pyetje: A ka një “truk” për zgjidhjen e Francës?
Berisha: Jo, nuk ka. Une nuk kam ndermend t’u bashkohem anti-amerikanëve. Unë këtë akt dhe vendim absurd, nuk mundem ta marr si simbol të SHBA, por e marr si do bësi. Sepse të marësh një vendim të tillë dhe të thuash se u bazova në mediet që kontrollon Rama dhe dosjet e tij…Sorosi ka ndikimet e tij, është njeriu më i fuqishëm i botës, jashtë funksioneve zyrtare politike.
Kryeministri Rama e gjen “fajin” te punët e brendshme të Bashkimit Europian që Shqipëria nuk po avancon me procesin integrues.
Në konferencë me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kreu i Qeverisë tha se një tjetër pr oblem ka dalë në horizont, ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Konferenca e parë ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur duket se ka një prirje më pozitive se asnjëherë tjetër, të brendshme, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike dhe përreth, që lidhet me ngë rçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Nuk mundem veçse të përsërisja të njëjtën gjë që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese”, tha Rama.
Duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si oborrin e brendshëm të Europës, ministri Roth tha se ka ardhur koha për të ecur përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./noa.al/