Opinione

Arian Çani bën paralajmërimin e fortë: ‘Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet…’

Gazetari Arian Çani tha se ajo që do të ndodhë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës është politike. Ai u shpreh në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Fredi Beleri do të dënohet me burg dhe s’ka për t’u betuar kurrë.

Sipas gazetarit, si Greqia ashtu dhe Rama në një raport forcash, nuk do të bëjnë hapa mbrapa.

“Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet. Nuk e lejon sepse nuk bën hapa mbrapa, sepse është dhe raport forcash. Po bëri një hap mbrapa tregon që është humbje. Ai Rama mendon që ka mbështetjen e njerëzve që thonë ‘Beleri në burg’, ‘Beleri në litar’. Rama do të sundojë edhe për 50 vitet e ardhshme, s’kam folur ndonjëherë për demokracinë në këtë vend,” – u shpreh Çani.

Arian Çani bën paralajmërimin e fortë: ‘Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet…’ Read More »

71 policë në rreth të kuq, kush do arrestohet? Gazetari: Shefat po…

Në ditët në vijim pritet që të ketë arrestime të bujshme në nivele të larta të policisë së shtetit. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” gazetari Sokol Dema. Ai tha se janë mbi 70 punonjës policie në hetim dhe disa shefa komisariatesh kanë dhënë dorëheqjen.

“Në total janë zyrtarisht diku 71 punonjës policie që po hetohen nga SPAK-u. Arrestimet janë deri në nivele drejtuese dhe arrestimet do të vijë kohë pas kohe. Në vijim do të ketë surpriza. E kam të sigurt, që ka disa shefa që janë larguar, janë zëvendësuar, e kanë lënë detyrën. Ka emra shumë të rëndësishëm” tha ai.

71 policë në rreth të kuq, kush do arrestohet? Gazetari: Shefat po… Read More »

Ylli Manjani zbulon të fshehtat e Sky dhe EnchroChat, si nisej mesazhi i koduar

Juristi Ylli Manjani ka shpjeguar në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se si nisen mesazhet aq të sigurta nëpërmjet Sky Ecc dhe EnchroChat.

Ai tha se bëhet fjalë për programe të koduara që fizikisht janë si WhatsApp, Viber, Telegram apo Signal, programe të tjera komunikimi me mesazhe të enkriptuara.

Por ndryshe nga aplikacionet e tjera, Sky ofron dhe telefona që ndihmojnë sigurinë e përdoruesit. Mesazhet janë të koduara dhe mund ta lexojë vetëm marrësi. Pra, siç sqaroi Manjani nuk bëhet fjalë për abonentë, por për kode.

“Kodi im dhe kodi jot njihen në platformën e shërbimit me njëri-tjetrin,” – tha ai.

Ndërkohë, në Sky mesazhet që dërgohen fshihen për 90 sekonda dhe as kompania që i ka shitur telefonat nuk i ruan dot mesazhet .

Sidoqoftë, Manjani bëri të qartë se me ligj përdoruesit e Sky nuk kanë pse dënohen pa pasur prova të forta, pasi i tillë aplikacion nuk është i dënueshëm apo i ndaluar me ligj.

Ylli Manjani zbulon të fshehtat e Sky dhe EnchroChat, si nisej mesazhi i koduar Read More »

Berisha: ‘Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Rama…’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim në fundjavë në Lezhë, ku është shprehur se, demokratët nuk kanë pasur kurrë përballë tyre, një armik më të egër se Edi Rama. Berisha deklaroi se, Rama shprehet se ‘ju se nuk jeni demokratë, njëlloj si nazistët që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin një numër.

Dhe do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep’. “Vij në këtë takim në një moment kritik të ekzistencës të demokracisë shqiptare, në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare, por në një moment vendimtar të misionit të saj, të shpëtimit të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë. Këtu kam marrë një fjalim të shkruar, por unë do flas me ju me fjalët e zemrës dhe jo të letrës. Kemi 10 vite të pamerituara, nuk themi me këtë se nuk e merituam të dalim në opozitë, jo. Qeverisëm 8 vite, sovrani mendoi se ne duhet të kalojmë në opozitë.

E nderuam vendimin e sovranit dhe u angazhuam në përputhje me idealet tona si një pushtet moral i vendit për të bërë një opozitë. Dorëzuam pushtetin, në disa aspekte me arritje epokale. Në kuptimin që nga qytetarët më fukarenj, më të varfër të Ballkanit, nga kombi në grupin e kombeve me të ardhura më të ulëta në botë, dolëm midis kombeve me të ardhura të mesme të larta. U rreshtuam në Ballkan si qytetarët me rrogat më të larta.

Dhe një seri transformimesh shumë të rëndësishme u realizuan në ato vite. Shqipëria u anëtarësua në NATO. Shqipëria transformoi infrastrukturën, mori rekomandimin e Komisionit për statusin e vendit kandidat. Pra, ne demokratët, kur dolëm në opozitë, dolëm duke dëshmuar me vepra se i shërbyem vendit. Dolëm me qëllimin për t’i shërbyer përsëri si opozitarë. 10 vite kanë qenë vite të rraskapitjes më të madhe tuajën, të popullit opozitar. 10 vite, rregullat bazë të demokracisë, ku pushteti dhe opozita rivalizojnë në kushte normale me alternativat e tyre, u zhdukën.

Kur Edi Rama erdhi në pushtet, i them në parlament: zotëri, lidhjet tua me krimin i njeh e gjithë bota, janë universalisht të njohura, por shqiptarët të amnistuan sepse të votuan. Dhe tani çdo gjë do përcaktohet fati i vendit, i demokracisë, se çfarë do të bësh ti me këto lidhje. Do i presësh ato me gërshërët e ligjit, vendi do të ecë. Shqipëria do ecë përpara”, tha Berisha.

Berisha: ‘Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Rama…’ Read More »

‘Breçani kërkoi që në seancë të ishte edhe kreu i SPAK’, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e forta

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me Erzen Breçanin, i cili ndodhet në burg së bashku me të birin dhe disa të tjerë për përfshirje të trafikut të drogës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lala theksoi se Breçani në seancën gjyqësore synonte që të vinte dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

Sipas Lalës, avokatët e Breçanit pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova pasi asnjëherë nuk e ka pasur telefonin e Breçanit.

“Breçani insistonte që në seancë gjyqësore të vinte kreu i SPAK. Pra Prokurori ishte Vladimir Bara dhe drejtues i hetimit ishte Altin Dumani. Ai ka pretenduar se ishte në burg prej të birit. Avokatët janë duke synuar që të mos e konsiderojnë provë të dhënat e marra prej “Sky”. Prokuroria nuk e ka një provë të tillë, për shembull si marrja e celularit.

‘Breçani kërkoi që në seancë të ishte edhe kreu i SPAK’, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e forta Read More »

Eliona Pitarka shpërthen ndaj Zhaklinës

Gazetarja, Zhaklina Lekatari habiti jo pak me një postim që bëri në rrjetin social “Instagram”, pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, ka shkruar Zhaklina në postimin e saj.

Të shumtë kanë qenë reagimet ndaj Zhaklinës, ndërsa më i fundit është i aktores së njohur, Eliona Pitarka.

Ajo ka “shpërthyer” ndaj opinionistes, duke e quajtur të neveritshme dhe të shëmtuar gjestin e saj.

Postimi i plotë:

“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”.

Eliona Pitarka shpërthen ndaj Zhaklinës Read More »

‘Po merr më qafë familjen’, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri

Ish-ministri Ylli Manjani i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke i thënë se ‘ndoshta me veprimet e tij politike po merr në qafë edhe familjen e tij’, duke iu referuar arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Berisha i është përgjigjur Manjanit duke i thënë se sulmet politike ndaj familjes së tij janë motivim për të dhe ‘ushqim’ për betejë.

Ai shtoi se edhe vetë Malltezi ka qenë i përfshirë ndaj denoncimit të aferave korruptive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga diskutimi në studio:

Manjani: Që të gjitha këto lëvizje janë politike, kjo nuk ka diskutim. Pushteti, padiskutim që sulmi është ndaj jush dhe drejtësia brenda ligjeve ka bërë maksimumin, pasi po të ishit 69 vjeç megjithë keqardhje do të them se me këtë klimë do të kishin fut brenda. Por kanë bërë maksimumin. Të marrësh një masë shtrënguese, pa një çështje, është politike, vjen erë kjo gjë. Ajo që është edhe më anormale është se ndëshkohen familjarë të tutë. Malltezi aq ditë burg sa bëri i ka bërë për shkakun tuaj, edhe ju e pranoni. Doktor si zgjidhet kjo gjë, mos po merrni në qafë familjen? Dhe sa ndikon kjo te politika se ky është muhabeti.

Berisha: Jo ata janë njerëz që kanë jetuar me politikën. Malltezi është dhëndri im, por ju e dini se vetëm për djegësat ai ka të publikuar 293 statuse. Ka shumë statuse për pallatin e Linda Ramës, për sarajet e Surrelit. E kanë me mua s’ka diskutim, por kjo është zgjedhja jonë, i jemi përkushtuar një linje politike të caktuar. Kjo më motivon edhe më shumë mua, është ushqim për betejë.

‘Po merr më qafë familjen’, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri Read More »

Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani

Gazetari investigativ Artan Hoxha ndërsa ka dhënë detaje të reja nga dosja “Metamorfoza 2”, e cila pas përgjimeve të dala pas zbërthimit të SKY ECC çuan pas hekura ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanin, shefin e komisariatit numër 6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin dhe Bujar Gërmizin, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin mata.

Ndërsa ka folur për rolin e Erzen Breçanit në përgjime, Hoxha tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se ai ka qenë një personazh mjaft i rëndësishëm në Tiranë, për shkak të të shkuarës së tij në forcat speciale.

Sipas Hoxhës në kohën kur të gjithë kishin frikë nga ERvis MArtinaj dhe terrorizoheshin prej tij, ky i fundit kishte frikë nga Erzen Breçani.

Ai tha se Martinaj nuk u hakmor ndaj Ervin Matës, pasi ky i fundit kishte lidhje krushqie me Erzen Breçanin.

“Ka qenë një kohë kur lokalet në Bllok tmerroheshin kur hynte Vis Martinaj. Por vetëm në lkalet që ruheshin nga breçani nuk hynte Martinaj, se pse këtë nuk e di unë. Ju e mbani mend përplasjen e viti 2018-të në Bllok. Vis Martinaj nuk ka marrë asnjë hap për të marrë hak ndaj Ervin Matës, pasi ai sapo ishtë bërë krushk i Erzen Breçanit. E gjithë kjo shistori tregon se Ervis martinaj me erzen breçanin i qendronte larg dhe ja kishte frikën, edhe pse MArtinaj kishte lidhje të ngushta me familjen Berisha”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani Read More »