Rama: ‘Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet’
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek rritja e çmimeve gjatë takimit me fermerët për paketën e rezistencës sociale.
Rama theksoi se rrogat nuk mund të rriten në mënyrë të menjëhershme, pasi kjo ka procedurat e saj dhe se nëse do të ndodhte ashtu siç kërkohet atëherë do të ketë edhe rritje taksash.
Ne mund të rrisim rrogat edhe pensionet, por duhet të bëjmë një ndryshim të politikës, duhet të rrisim taksat. Se kush më thotë mua na mbytën me taksa nuk e di për çfarë flet . Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet. Taksën mbi pagën e kemi më të ulët, e çuam zero për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë. Sa për shtëpinë, gjithë bota ka taksën e shtëpisë, se ne themi bota , bota…Ka taksë shtëpia, zona e fshatit nuk paguan, edhe toka ka taksë kudo, uji për vaditje paguhet, këtu nuk paguan.
E kemi bërë për t’i dhënë mundësi njerëzve që çfarë fitojnë ta mbajnë , për t’i dhënë mundësi të rriten. Tani thonë që ne jemi me oligarkët. Oligarkë këtu nuk ka njëherë. Por, biznesmenë, ata që kanë kompani ndërtimi sot paguajnë 8 %… Ne do t’i rrisim në qershor, po kjo gradualisht. Nëse ne rrisim sigurime shoqërore patjetër që do rrisim pensione…por ata që ankohen për pensionistët janë gati të paguajnë sigurime shoqërore me shumë?
Jo nuk janë gati, e tha bukur një nga ata sharlatanët, duam liri për fjalën, por nuk jo të punojmë,. Tani këta duan t’i bëjë shteti të gjitha…Po hajde kthehemi në komu nizëm…dhe iki unë, se kom unistët i kemi gjallë akoma… I marrim vendosim kom unizëm këtu dhe i bën të gjitha shteti, dhe s’ka nevojë as për taksa e asgjë…”, tha Rama
Rama: ‘Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet’ Read More »