Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kreut të PD. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se është i vendosur që të ndihmojë në çdo mënyrë ringritjen dhe bashkimin e demokratëve, duke qëndruar sërish deputet dhe pjesë e rëndësishme e PD-së.
Lidhur me këtë vendim ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste. Deputeti Erion Braçe ka publikuar një video ku shkruan:
Ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë “foltoren” e rradhës me shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi.
Foltorja do të mbahet nëpërmjet një lidhje “skype” në orën 12:00 sot. Ende nuk dihet tematika e këtij takimi online por mendohet se lidhet me situatën ekonomike të vështirë që po kalon vendi ynë dhe sigurisht edhe me zhvillimet e brendshme brenda partisë Demokratike.
Lidhur me zhvillimet brenda PD, aktualisht pjesa më e madhe e deputetëve kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndërsa gjykata e Tiranës, publikoi vendimin e njohjes së ndryshimeve të bëra në statutin e PD të cilat u miratuan në kuvendin e mbajtur në korrik të vitit të kaluar.
Adriatik Lapaj i bëri thirrje protestuesve të mos ndalin protestat të mbajnë nën presion qeverinë për të plotësuar kërkesat dinjitoze që barazojnë jetësën e shqiptarëve me vendet fqinje të rajonit. ”Ky bashkim i madh i ka sjell në axhendën tonë. Eja ti mbajmë në presion për të plotësuar kërkesat tona” u tha Lapaj protestuesve.
Lapaj renditi fitoret që kishte arritur kjo pro testë por dhe që duhej të arrinte më shumë. ”Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë 700 lekët e karburantit dhe as 300 lekët që ende do ta ulin, por është krijimi i vetëdijes qytetare dhe i bindjes se ne mund ti ndalim dhe ata nuk mund të tallen, ndaj secili nga ju të shohë atë që ka në krah si qëndrestar dhe dinjitoz.
Kërkesat
1- Ulje e qëndrueshme të çmimit të karburanteve me vendet e rajonit
2- Përafrimi i çmimeve me vendet fqinje
3- Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës. Pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit me qëllim afrimin e karburantit me vendet e rajonit Zerimi i përkohshëm i TVSh e produkteve të shportës dhe ulja e masës me 10% në vijim dhe mbikqyrje rigoroze e tregut. Pika tre që ka të bëjë me marzhin e fitimit të hidrokarbureve është fituar Pezullimin e përkohshëm të koncesionit të markimit, të skanimit, dhe të kontrollit të pompave bazuar në klauzolën në kontratën përkatëse dhe mbrojtjen e interesit publik
4- He tim dhe mbikqyrje në vjim të operatorëve ekonomikë të importit dhe tregtimit me shumicë që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.
5 – Mbikqyrje dhe raportim publik 3 mujor në kuvendin e Shqipërisë të Autoritet të Konkurrencës së të gjithë përqëndrimeve në treg dhe transparencë të plotë të zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar apo zotërojnë mbi 25% të vlerës së sektorit përkatës nga institucionet përgjegjëse.
6- Rishikimi i buxhetit të shtetit për 2022 pë shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të adminsitratës shtetërore.
7- Masa mbështetëse e subvencione
8- Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimunit jetik si bazë për mbështetje financiare të shtresave në nevojë, persona me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik
9-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Është realizuar pjesërisht dhe ne kërkojmë më shumë
Lapaj tha se vetë nuk do të hiqte dorë nga pr otesta deri në ditën e fundit. “Shpesh këto ditë kam dëgjuar mos e lini pro testën. Mos ia jepni këtë tagër askujt. Pro testën nuk e lë dot Adriatiku se e mbani ju. Ju takon juve vendimi. Kjo është për demokraci reale. I takon sheshit vendimi për të ndejtur këtu apo për të ikur. Është vendimi juaj. Unë di të them që bashkë me kolegët jemi munduar të organizojmë dhe do të bëjmë maksimumin. Ne do të ikim të fundit”
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek rritja e çmimeve gjatë takimit me fermerët për paketën e rezistencës sociale.
Rama theksoi se rrogat nuk mund të rriten në mënyrë të menjëhershme, pasi kjo ka procedurat e saj dhe se nëse do të ndodhte ashtu siç kërkohet atëherë do të ketë edhe rritje taksash.
Ne mund të rrisim rrogat edhe pensionet, por duhet të bëjmë një ndryshim të politikës, duhet të rrisim taksat. Se kush më thotë mua na mbytën me taksa nuk e di për çfarë flet . Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet. Taksën mbi pagën e kemi më të ulët, e çuam zero për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë. Sa për shtëpinë, gjithë bota ka taksën e shtëpisë, se ne themi bota , bota…Ka taksë shtëpia, zona e fshatit nuk paguan, edhe toka ka taksë kudo, uji për vaditje paguhet, këtu nuk paguan.
E kemi bërë për t’i dhënë mundësi njerëzve që çfarë fitojnë ta mbajnë , për t’i dhënë mundësi të rriten. Tani thonë që ne jemi me oligarkët. Oligarkë këtu nuk ka njëherë. Por, biznesmenë, ata që kanë kompani ndërtimi sot paguajnë 8 %… Ne do t’i rrisim në qershor, po kjo gradualisht. Nëse ne rrisim sigurime shoqërore patjetër që do rrisim pensione…por ata që ankohen për pensionistët janë gati të paguajnë sigurime shoqërore me shumë?
Jo nuk janë gati, e tha bukur një nga ata sharlatanët, duam liri për fjalën, por nuk jo të punojmë,. Tani këta duan t’i bëjë shteti të gjitha…Po hajde kthehemi në komu nizëm…dhe iki unë, se kom unistët i kemi gjallë akoma… I marrim vendosim kom unizëm këtu dhe i bën të gjitha shteti, dhe s’ka nevojë as për taksa e asgjë…”, tha Rama
Kantautori Gjergj Leka i konsideron të tu rpshme të gjitha reagimet që janë bërë në vendin tonë për arr estimin e këngëtares Elsa Lila në Itali, e cila aku zohet si pjesë e një grupi të tra fikimit të dr ogës.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” Leka u shpreh se Elsa Lila ka pasur një jetë të vështirë në Itali. Ai theksoi se nëse ka gabuar do të vu ajë pasojat, por shtoi se artistë të mëdhenj kanë bërë gabime të mëdha.
“Është e tu rpshme. Pa ia dhënë sentencat Italia, ia dhamë neve. Më bëri përshtypje mll efi. Një njeri që gabim do paguajë konseguencat. Të he dhësh baltë te një njeri…Nuk e kam pasur mike. Kam pritur reagimin e kolegëve të mi që kanë punuar me Elsa Lilën, institucione që e kanë shfry tëzuar emrin e Elsa Lilës, ku janë këto njerëz. Ndonjë prej atyre edhe ka reaguar keq, ‘nuk e prisja nga Elsa’! Dikush nxjerr lekët, ar mët në klipe, ato nuk i arre ston kush, ato duhen dë nuar me l igj. Më flasin ca që i kanë provuar të gjitha, ko kainë, h eroinë, ha shash…Unë s’e besoj kurrë me aq sa e kam njohur Elsa Lilën, këtë ‘llogaritaren e rre zikshme’, apo që ka kohë se merret me këtë gjë.
Një njeri që merret për një kohë të gjatë do vinte në evente në Shqipëri?! Në grevën e urisë, te Voice, kishte nevojë për lekë prandaj erdhi?! Ato që e shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr. Fëmijën ia kanë marrë qendrat sociale. Por edhe nëse dë nohet, kaq të gëzuar do jemi ne pse dë nohet një artiste me kaq vlera. Unë e kam bindje që ai që ka talent, gabon më shumë se i patalentuari, e ka treguar koha. Kjo vërsu lja pse? Ta vlerësojmë për artisten që është dhe të presim çfarë do ndodhë”.
Mund të jetë mpleksur me ndonjë djalë çapkën dhe për dashuri gabohet. Nëse ka gabuar do vu ajë konseguencat. Por ne na takon të jemi gjy katës të një personi publik që na ka dhuruar muzikë të bukur. Kaq pa zemër paskemi qenë ne! Kaq kritikë, të merremi me të tjerët. Elsa në Romë me sa di unë s’ia kalonte edhe aq mirë. Mendoj që kanë ndikuar problemet familjare që ka pasur Elsa. Artisti nëse s’ka në rregull zemrën, nuk mund të… Ajo që shikoj me dhi mbje është çfarë do ndodhi me Elsa Lilën pas kësaj ngjarje. Sepse eksperienca ka treguar që kur ndodhin gjëra të tilla karriera shuhet përgjithmonë dhe kjo s’më vjen mirë.”, u shpreh ai.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat u pyet li dhur me deklaratën e saj, se me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i va rfër.
Ajo tha se ajo i është përgjigjur një pyetje për një tregues statistikor.
“Sot jemi për të folur për kri zën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.”, tha ajo.
Kujtojmë se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në emisionin ‘Opinion’ se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.
Ibrahimaj tha se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro.
“Ne kemi një përllogaritje të familjes mesatare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, ka thënë më herët Ibrahimaj.
Gazetarja Aida Shtino ka dalë me një reagim të re voltuar pas deklaratës që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Ministrja Ibrahimaj u shpreh se për të mos u konsideruar i v arfër, sot një person duhet të fitojë diku tek 130-140 Euro në muaj në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Ja dhe gjeraqina e rradhes..
Ku jeton kjo mor aman , tundeni pak qe te ftillohet se e ka hu mbur fillin….Ah mjere ne per keto….te ngelesh ne doren e ketyre….pupu eshte per tia mare me oi…
Ku jane ata trus hkulurit qe vene votojne keto ku????
Si nuk e kuptojne qe po vene ne krye injorantet….po nuk u ngo pet me Lenka Cukon o te mj ere e gjithe ata duduket qe udhehoqen popullin per 50 vjet dhe e cuan popullin tek tolloni….kaq shume ju pelqen tolloni dhe ska mja….?
Sinqerisht nuk ju kuptoj me…..
Ketu kam nje fjale me opoziten e hu mbur por “qe nuk hu mb” :
Turp tiu vije qe e late kete vend ne doren e ketyre qe nuk ja kane haberin jetes se popullit ! Turpi ju ngelet juve jo atyre, sepse ata gjejne e prandaj bejne…
Ketu jo pr otesta , por ketu duhet rev olucion mendor kur degjon keto
gjeraqina si flasin dhe kur shikon si jeton populli i shkrete qe i voton se mendon se do tiu he dhin nje kafshate….sinqerisht eshte per te qare me oi……
Gazetari Arian Çani thotë se më shumë se kujtdo tjetër në opozitë, kryeministri i fr ikësohet Berishës.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se zgjedhjet e fundit treguan forcën e Berishës.
“Ne sot është e thjeshtë të flasim për rikthimin e Berishës.
Ai nuk po rikthehet, këtu ka qenë. Luli ka qenë atje që ai thjesht të qetësohej pas humbjes. 6 marsi na e vërtetoi këtë. Ajo është partia e Berishës.
Ai është më i vjetër në moshë, por është këtu sërish pasi e kryq ëzuan. Mendoj se Edi Rama ka më shumë f rikë atë se cilindo tjetër”, tha Çani.