Opinione

 Klodiana Lala p las skandalin e radhës

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se shteti shqiptar ka një gjy q tjetër në arbitrazh me një kompani që Këshilli i Ministrave i bllokoi aktivitetin pasi kishte ndërtuar një landfill në Durrës.

Lala bëri të ditur se kompania kërkon miliona euro nga shteti shqiptar, ndërsa thekson se një kontratë të ngjashme si kompania që u bllokua e ka marrë kompania që ka ndërtuar inceneratorët.

“Kemi një gj yq të ri në arbitrazh ne. Para se të fillonte historia e inceneratorëve ka patur një landfill në zonën e Durrësit, një kompani italiane me administrator shqiptar. Për arsye të paqarta kjo kompani pasi është ndërtuar landfilli është bllokuar nga Këshilli i Ministrave dhe kompania kërkon miliona euro që më pas e njëjta kontratë me të njëjta terma pak a shumë i është dhënë një prej inceneratorëve. Ajo kompani e ka çuar shtetin shqiptar në arbitrazh”,-tha Lala.

 Klodiana Lala p las skandalin e radhës Read More »

Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës, i publikon foton dhe e ‘thumbon’

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës edhe pse ai dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.
E rreshtuar në krah të Berishës, Kokalari ka ironizuar veprimin më të fundit të Bashës.

Ajo ka publikuar pamje nga zyrat e reja të Bashës.

“Çdo mëngjes zgjohem me këtë pamje – zyrat e Bashës. #TorreDrin”, shkruan Kokalari.

Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës, i publikon foton dhe e ‘thumbon’ Read More »

Agim Doçi: ‘Belinda edhe kur ecën rrugës bën s*ks, prandaj vlonjatët shajnë të bëfsha udhën’

Agim Doçi, poeti i njohur dhe autori i shumë teksteve këngësh ka qenë i ftuar në një emision televiziv.

Doçi ka folur me ironi në “Expuls” edhe për femrat në politikë. Sipas tij politikanet e Ramës janë shumë të bukura dhe ep shndjellëse dhe kur i sheh në Parlament, nuk i dëgjon çfarë thonë por vetëm çfarë bëjnë.

Doçi është shprehur:

Për nder janë shumë të bukura mo burr, është Belinda iher,. Ajo është fantastike sepse edhe kur ecën rrugës bën s*ks, prandaj vlonjatët shajnë të bëfsha udhën.

Agim Doçi: ‘Belinda edhe kur ecën rrugës bën s*ks, prandaj vlonjatët shajnë të bëfsha udhën’ Read More »

‘Turpi ju mbuloftë’, gazetarja Klodiana Lala ka reaguar e rev oltuar

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar e rev oltuar në li dhje me ngjarjen e rën dë që ndodhi mbrëmjen e djeshëm ne kom isariatin e Kamzës, ku si pasojë e një zja rri hu mbi jetën edhe një 26-vjeçar.
Postimi ne Facebook i gazetares Klodiana Lala:

“Nje i ri vd iq nga zj arri ne ko misariat. Asnje reagim. Zero. Turpi ju mbuloftë”

‘Turpi ju mbuloftë’, gazetarja Klodiana Lala ka reaguar e rev oltuar Read More »

A do të rikthehet në PD dhe a do kandidojë për kreun e partisë? Përgjigjet Jozefina Topalli

Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milori në Klan News, ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka kujtuar një frazë të saj të thënë më herët që “kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehet në PD”, gjë që e ka konfirmuar dhe në “Milori Live”. Topalli po ashtu, u shpreh se nuk ka ambicie për të qenë kryetare e kësaj partie, pasi sipas saj PD-ja e ka treguar se është e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berishës.

Mirela Milori: Ju do t’i bashkoheshit situatës së PD-së që është tani nëse do të kishit një ftesë nga Berisha? Ju keni gjithë autoritetin tuaj dhe nuk ka forcë që ju ndal.

Jozefina Topalli: Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, unë do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve. Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë.

Mirela Milori: Do të thotë se do të ktheheni në PD?

Jozefina Topalli: Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë.

Mirela Milori: Do të mbështesnit Berishën për kryetar të PD-së?

Jozefina Topalli: Unë do të mbështes mekanizimin e votës që është i vetmi instrument që të jep legjitimitet.

Mirela Milori: A keni ambicie për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?

Jozefina Topalli: Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti e ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti.

A do të rikthehet në PD dhe a do kandidojë për kreun e partisë? Përgjigjet Jozefina Topalli Read More »

Analisti Lorenc Vangjeli: ‘Ja dy socialistët që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës’

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se dy personazhet politikë që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës janë Edi Rama dhe Elisa Spiropali.

Sipas tij, Rama u mërzit për faktin se donte që Basha dhe Berisha të ishin në be tejë me njëri tjetrin, në mënyrë që ta kishte më të lehtë përballjen me Partinë Demokratike, ndërsa për Spiropalin tha me ironi se përballjen me Bashën e kishte marrë si punë me kohë të plotë.

“Në të gjithë këtë që ka ndodhur ka patur dy personazhe të tri shtruar në Tiranë, i pari është Rama. Rama sepse u zgjidh një pjesë e ekuacionit, atij i duhej të ishte edhe Basha edhe Berisha.

E mërzituar e dytë është zonja Spiropali e cila e kishte marrë si punë me kohë të plotë, por jo seriozisht”, tha Vangjeli.

Analisti Lorenc Vangjeli: ‘Ja dy socialistët që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës’ Read More »

Monika kryemadhi komenton dorëheqjen e Lulzim Bashës: ‘Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë’

Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga pozicioni i kryetarit të Partisë Demokratike.

Dorëheqja e Bashes? “Shiko ajo duhet parë në dy këndvështrime. Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë, dhe e vetmja zgjidhje që të largohej me bonsensus, do ishte pas 6 marsit. Vota e lirë i jep zgjidhje përfundimtare situatës në PD.

Nëse PD nuk është e unifikuar, nuk mund të bëhet një opozitë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. Normal që e prisnim. Deputetët e PD-së e kanë bojkotuar dy herë Parlamentin kur fliste ai.

Në një farë mënyre, grupi përkrahës i Bashës tashmë do bëj llogari për veten e tij. Duke pasur parasysh, që militantët e partisë janë me Grupin e Rithemelimit. Ngrirje dhe shk rirje do ketë me të.

Kjo devotshmëri kaq e madhe që ka Basha për vulën dhe PD, ta kishte për lu ftën kundër Edi Ramës, opozita do ishte në pushtet. Shantazhime që mund t’i vijnë e bëjnë Bashën që të mbajë një post politik, në mënyrë që të mos ecë më tej me dosjet Muzin dhe dosjen belge”, u shpreh Monika.

Pyetje: A ndikoi Berisha dhe LSI në dorëheqjen e Bashës? “Nuk e mendoj kështu, dua të largoj zotin Meta. Meta dekretoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kërkoi KQZ-së, pasi PS-së nuk e donte zgjedhjen në 5 bashki. Ne si LSI ishim vëzhgues në këto zgjedhje.

Meta ishte detyruar ta bënte. Përsa i përket zotit Berisha, ai mund të flasë vetë. Berishës i duhej të hynte në zgjedhje. Janë gjithë ata deputetë që janë themelues të PD-së, për ta ishte një mënyrë për të treguar se janë shumica e PD-së”, u shpreh Monika.

Monika kryemadhi komenton dorëheqjen e Lulzim Bashës: ‘Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë’ Read More »

Dorëheqja e bujshme e Bashës, reagon Sali Berisha!

Postimi i Sali Berishës në Facebook:

Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!

Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb

Dorëheqja e bujshme e Bashës, reagon Sali Berisha! Read More »