Është diskutuar ditën e sotme në emsionin ‘Shqipëria Live’ mbi fatin e Ervis Martinaj, teksa për të folur mbi këtë temë ka qenë një panel i gjithë ekspertësh.
Në fjalën e tij gazetari Poli Hoxha është shprehur se nëse nuk ka një trup të gjendur, rrjedhimisht nuk ka një kr im dhe nuk ka as autorë,teksa shton se Martinaj nuk është një nga ato pëersonazhe që ka bashkëpunuar me Po licinë e Shtetit, madje me gjithë informacionet që kishte mund të sha ntazhonte shtetin.
Ndër të tjera në fjalën e tij, Hoxha është shprehur se e gjithe kjo ngja rje duhet të trajtohet si kr im i organizuar dhe se në fushatën e fundit elektorale të bërë nga Partia Socialiste, Ervis Martinaj në një zonë elektorale ka dhuruar plotë 1400 kompjutera.
“ Është pista e vr asjes dhe rrë mbimit por dhe pista e ins kenimit drejtë një vendi të Amerikes Latine dhe për këtë mbaj përgjegjësi. Ky është kthyer në një operacion mediatik. Inskenimi është gjëja më logjike. Martinaj gëzonte një pasuri të madhe fal biznesit të li gjshëm dhe të jashtë l igjshëm. Martinaj kontrollonte li gjërisht disa nga kompanit më të mëdha të ba steve kur ishte e li gjshme por dhe ne mënyrë il egale i ka kontrolluar. Vetëm nga makinetat fitonte deri në 100 mijë euro në ditë.
S’ka trup, nuk ka kr im, nuk ka autor. Ky është një lojë e madhe për të dy krahët dhe për ata që mendojnë se është vr arë dhe për ata që mendojnë se është gjallë.
Ervis Martinaj nuk ishte nga ato figuara që të bashkëpunonte me po licinë, madje ai mund ta shantazhonte shtetin me ato që dinte.
Vis martinaj ka dhuruar për një zonë elektroale të majtë 1 400 kompjutera gjatë fushtës, unë ngul këmbe të trajtohet si kr im i organizuar.”- tha Poli Hoxha.
A do tërhiqeni nga politika nëse humbni përballë Ramës në zgjedhjet lokale?”, kjo ishte pyetja që ju drejtua kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta në emisionin të “Pa Ekspozuarit”, pyetje të cilës ai nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, ndërsa u shpreh i bindur se opozita do të fitojë.
Meta tha se në këto zgjedhje nuk bëhet fjalë për pushtetin apo fitoren e opozitës, por për të ardhmen e shqiptarëve.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: A do tërhiqeni nga politika nëse humbni përballë Ramës në zgjedhjet lokale?
Meta: Opozita do të ngrihet në lartësinë e momentit që e kërkon edhe populli ynë sepse është një moment kritik, se nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin e opozitës, por me të ardhmen e vendit. Unë jam këtu në shërbim të kësaj çështje në e ditë
Gazetari: Nëse fiton mafia si do ja bëjmë?
Meta: Mafia do të humbasë. Jam i armatosur jo vetem me vullnet por dhe me durim.
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e Drejtorit të ri të Pol icisë së Shtetit, ku tha se asnjë punonjës po licie nuk duhet të mbajë mjekër.
Hoxha shkruan se Gledis Nano “e ka marrë më qafë” mjekra që nuk e hoqi.
Postimi i plotë:
Si vajti ajo puna e mjekres andej nga anet tona?!?!?!
Jo per gje, por na pri shet dhe maskimin
Kur u nisa per Ko lumbi, “specialistet e fushes” me keshilluan, se duhej te mbaja nje kapele dhe te lija mjeker, si maskim, per te mos rene ne sy dhe per t”u shkrire mes turmes…
Epo ters i madh. Sapo lashe mjeker ne Kolumbi, vjen urdheri qe u heq mjekren pol iceve ne vendin tim…
Pune dreqi, ketu e paska patur piken e dobet Gledis Nano???!!!
Dhe i pata thene njehere, “hiqe ate dreq mjekre, se do te marre me qafe”….
Nuk me degjoi dhe ja cfare e gjeti!!!
Ne kete vend, nuk mund te mbaje mjeker edhe kryeministri edhe drejtori i pol icise!!!
Kryeministri Edi Rama tha se kompania SHELL po bën të gjithë testet lidhur me sasinë e madhe të gazit dhe nafës të zbuluar në Shpirag.
Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama se nëse arrihet të komericalizohet nafta e zbuluar e cila siç tha është e një cilësie shumë të lartë, Shqipëria do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.
“Është cilësia më e lartë në botë, super e lehtë. Problemi është te komercializmi i saj se është shumë thellë. SHELL po teston nëse ka sasinë e mjaftueshme për të justifikuar investimin. Bëhet fjalë për të ardhura që ndryshojnë fuqinë ekonomike të Shqipërisë.
Por kjo është një ëndërr e bukur për momentin se nuk mund ta themi me siguri se mund ta komercializojmë naftën shqiptare”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në shkollën e re “Andrea Stefani”, nga ku bëri thirrje për të ndërgjegjësuar fëmijët për kursimin e energjisë elektrike.
“Ndërkohë që cmimi rritet e rritet në mënyrë marramendëse në treg, në bursë, ku duhet ta importojmë e mbetet ai që ishte për familjarët e bizneset është qeveria, buxheti i shtetit që plotëson gjithë atë hendek që zgjerohet midis cmimit real e cmimit që paguan secili në faturë. Duhet në gjithë shkollat të sensibilizohen fëmijët e më pas të kthehen në këshilltarët e prindërve që mos harxhojnë energji të panevojshme por të jemi sa më të kursyer që të përballojmë, jemi të vetmit që kemi mbetur pa rritur cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë biznesin e vogël”.
Rama ndërkohë ka komentuar dhe reagimet që ka bërë opozita pas vendosjes së fashës 800 kw/h. Kryeministri theksoi se cmimi i energjisë nuk do të preket, por nuk dihet deri kur.
“Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait”.
Edi Rama: Ka pasur një përpjekje apo një dyndje mbase dhe krejt të papërgjegjshme ng të njëjtët burim e të keqinbformimit, manipulimit të shqetësimit të opinionit sikur medemek do rritet energjia elektrike.
Por në fakt nuk do rritet as për familjarët as për bizneset por do ndryshojë qasja për ata që konsumojnë energji përtej atij kufiri që është kufiri që plotëson të gjitha nevojat normale të një familje për të pasur funksionimin normal.
Janë 96% e familjeve shqiptare që harxhojnë deri në 80 kw/h është një 4% me shtëpi të mëdha, pishina në shtëpi, oborre të mëdha, që janë ata që kanë një konsum shumë intensiv që shkojnë përtej 800 kw/h dhe ajo që është e hatashme është që këta 4% që janë dhe më të pasurit, të kamurit e këtij vendi konsumojë 20% të të gjithë konsumit të familjeve shqiptare.
Për ta, e për cdo kw/h që është mbi 800 do ketë cmim real të tregut. S’ka kuptim që shumica dërrmuese e popullit të paguajë për një cmim të mbrojtur për të ndricuar oborret, fasadat, të mbajnë me ujë të ngrohtë pishinat të atyre që kanë mundësi të paguajnë më shumë.
Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait, se është një mall që ka një vlerë të jashtëzakonshme e kosto për buxhetin e shtetit.
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi nëpërmjet një analize të gjatë të postuar në rrjetin social Facebook paralajmëron se një lu ftë e re ekonomike po përfshin botën mbarë, duke mos lënë mangët as Shqipërinë.
Sipas ish-deputetit demokrat kr iza energjetike dhe inflacioni i rritur me shifra rekord, kanë nisur të mbyllin fabrika dhe kompani të mëdha në sektorin e prodhimeve dhe hidrokarbureve.
Halimi thekson se në Shqipëri korporatat dhe njerëzit nuk janë në dijeni të “cu namit” ekonomik që po vjen, pasi qeveria nuk i ka informuar për rrezikun, në mënyrë që të përgatiten, ndërsa shton se duhet një plan masash konkret.
POSTIMI I HALIMIT:
K riza energjetike në Evropë, ka filluar të mbyllë fabrikat një nga një. Efektet e lu ftës ekonomike po ndihen çdo ditë e më shumë!
Edhe në Shqipëri, disa nga uzinat e shkr irjes dhe prodhimit, kanë ndalur aktivitetin e tyre, si rrjedhojë çmimit të lartë të energjisë.
Megjithatë, në mediat tona, rrallëherë gjen lajme të asaj që po ndodh, pasi propaganda dhe kro nika janë në vend të parë!
Si një kompani që jemi të lidhur me korporatat në fushat e metaleve, energjisë, hidrokabureve dhe naftës, informacionin e mbledhur ditëve të fundit dua ta ndaj me lexuesit!
Vlerësohet se, afërsisht gjysma e fabrikave të aluminit dhe zinkut në Evropë janë mbyllur në këtë fillim shtatori!
“Nyrstar”, fabrika më e madhe e prodhimit të zinkut në botë, me qendër në Holandë, që zotërohet në pjesën më të madhe nga “Trafigura”, ndaloi prodhimin në shtator.
Fabrika e aluminit Damco Aluminium Delfzijl Coöperatie U.A. (ALDEL) në Delfzijl, Holandë, u mbyll javën e kaluar.
Fabrika e “Damco” në Farmsum, e cila prodhon alumin me cilësi të lartë, është mbyllur nga data 1 Shtator 2022, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.
“Norsk Hydro” ASA, me qendër në Norvegji, planifikon të mbyllë fabrikën e saj të aluminit në Sllovaki në fund të muajit. Kompania sllovene e aluminit “Talum” uli prodhimin në një të pestën e kapacitetit të saj.
“Alcoa” gjithashtu, një kompani me qendër ne USA, do të reduktojë një linjë në fabrikën e saj Lista në Norvegji. Kompania më e madhe në botë e plehrave kimike “Yara”, me seli në Norvegji, bëri një ulje prej 50 për qind në prodhimin e plehrave azotike me bazë ure dhe amoniak në Evropë. Prodhuesi më i madh britanik i plehrave “CF Fertilizers UK” ka njoftuar gjithashtu se do të ndalojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e tij në Billingham.
Dy prodhues të mëdhenj të plehrave në Poloni njoftuan se do të ndalojnë aktivitetet e tyre.
Kompania Gjermane kimike K+S vlerëson se kostot shtesë të karburantit janë miliona euro.
Fermerët, shitësit ushqimorë dhe prodhuesit e birrës në Evropë janë në panik. “Carlsberg Polska”, kompania e tretë më e madhe e birrës në Poloni, tha se planifikon të ndalojë prodhimin e birrës dhe prodhuesit e tjerë të birrës duhet të ndjekin shembullin. Kriza e energjisë ka goditur gjithashtu fabrikat e çelikut dhe qelqit në të gjithë Evropën dhe shumë kompani që ndajnë/prodhojnë xhamin.
Silja Pieh, Përgjegjës për Strategjitë, e prodhuesit të makinave luksoze Audi AG, tha, duke përmendur xhamin si shembull se: “Ndërprerja e gazit nga Rusia në Gjermani do të shkaktojë një krizë të re të pjesëve. Jemi në mes të një krize!”
Kapaciteti i Evropës prej rreth 3 milion ton çelik inox është gjithashtu në rre zik. Në fillim të gushtit, mulliri Belg, “Aperam”, reduktoi prodhimin në Genk dhe Charleroi.
Kompania spanjolle “Acerinox” njoftoi se do të shkurtojë pr odhimin dhe do të kalojë rreth 85 % të punonjësve të saj, në punë me kohë të shkurtuar.
Shumë kompani në Belgjikë duhej të mbyllnin objektet e tyre të prodhimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kjo po ndodh cdo dite!
Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen! Shteti duhet të ketë një plan masash për këto që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin!
Informacioni në këto kohë të luftës ekonomike që po ndodh rreth nesh është tejet i rëndësishëm!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për Ervis Martinajn.
Në një takim me mbështetësit e tij në Prrenjas, Berisha tha se Rama nuk respektoi li gjin kur shkarkoi Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Po licisë, teksa u ndal te Martinaj dhe vëllai i kryeministrit.
“Unë nuk kam asnjë sentiment se unë nuk e njoh fare atë Drejtorin e Pol icisë., por të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, tregon që ti nuk respekton li gjin. Pastaj e mbyll në fund duke pyetur, pas një muaji ti kërkon pas një muaj që është zhd ukur, të sqarohet çështja Ervis Martinaj.
Të gjithë e dinë që ai ishte biznesmeni në kë rkim i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije i lojërave të fatit.
E dinë të gjithë se kush i lua nte bas tet, këta të dy ishin. Zhdu ket njëri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se vëllai i tij merrej me ba stet. Ky mendon se i lau duart me zhd ukjen e një njeriu”, tha Berisha.
Ai tha se është marrë një databazë që është e gjithë databaza e shtetit.
“Ata kanë që nga shenjat e gishtërinjve të qytetarëve që i kemi dorëzuar, pasi në e-Albania është lidhur gjithçka. Potenciali i dë mit është i madh, se dimë si do transferohet në të ardhmen.Vendimi i qeverisë nuk lidhet vetëm me këtë akt.
I lëvdoj shërbimet sekrete se nuk ka ndodhur një su lm ter rorist ndërkohë që ka pasur tentativa. Është bërë një punë e shkëlqyer për mbrojtjen e qytetarëve”, tha Peka.
Ai tha se është marrë një databazë që është e gjithë databaza e shtetit.
“Ata kanë që nga shenjat e gishtërinjve të qytetarëve që i kemi dorëzuar, pasi në e-Albania është lidhur gjithçka. Potenciali i d ëmit është i madh, se dimë si do transferohet në të ardhmen.Vendimi i qeverisë nuk lidhet vetëm me këtë akt.
I lëvdoj shërbimet sekrete se nuk ka ndodhur një su lm te rrorist ndërkohë që ka pasur tentativa. Është bërë një punë e shkëlqyer për mbrojtjen e qytetarëve”, tha Peka.