Opinione

Erjon Braçe sulmon Policinë e Shtetit

Nga ERION BRAÇE.

Kam besuar deri ne fund se do te merreshim vesh. Kam biseduar per kete me te gjithe. Por, nuk qenka e thene. Tani eshte koha t’i referohemi ligjit per kontrollin policor mbi kartat e identitetit te cdo shtetasi qe ben tifo per Partizanin, ne stadiumin e Tiranes e jo vetem. Eshte fakt i rende qe, kjo kerkese e policise aplikohet vetem ne Tirane dhe as ne Shkoder, as ne Lac, as ne Kukes, as ne Durres, as ne Vlore, as ne Korce, as ne Gjirokaster, as ne Lushnje, as kerkund tjeter, vecanerisht ne kategorite inferiore te “gares” se F$HF; vecanerisht aty ku dhuna ka qene barbare. Me e rende eshte kur ndodh ajo sic dje; ne te njejtin stadium, ate te Tiranes, tifozeve te Partizanit iu kerkohej karte identiteti, nderkohe qe atyre te Kukesit jo, madje iu sugjerohej te kishin mushama per te mos u lagur nga shiu! KY ESHTE KUFIZIM I PATOLERUESHEM I LIRISE DHE TE DREJTAVE INDIVIDUALE! Kapercim i patolerueshem edhe i ligjit “Per Sportin”, aty ku thote se legjitimohet policia ne kerkesen e saj.

Cfare thote ligji;
Neni 50: Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit
Organizatori i një veprimtarie sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, organizatorët duhet të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.
Shenim: Pra, sherbimi privat i sigurise fizike eshte nje element kyc per kryerjen e nje sere veprimesh ne funksion te sigurise publike ne ndeshjen respektive. Pa te, ndeshja nuk mund te luhet. Dhe ka arsye per kete! Shihni nenin vijues.

Neni 51: Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike
1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit.
2. Administratorët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpunim me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa:
a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv;
b) të kryejnë sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;
c) të kryejnë drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;
ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.
3. Administratorët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatshëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimin e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.
Shenim: Shoqërive private të sigurisë fizike ngarkohen ekskluzivisht nga ligji per kontrollin e plote, rigoroz, thuhet ne piken a, te tifozeve ne pikat hyerese. Pra, punonjesit e shoqërive private të sigurisë fizike.

Ne asnje rast ligji nuk thote se kete e ben policia. Per me teper, ligji nuk i jep te drejten policise te kerkoje identitetin e shtetasit qe hyn ne stadium. Nuk thuhet kerkund, ne asnje nen, sic edhe lexoni te zeze ne te bardhe. Nese ky rregull vendoset, atehere ai duhet te jete i njejte per te gjithe, kudo, ne cdo cep te cdo stadiumi te vendit dhe ky kontroll kryhet nga shoqërive private të sigurisë fizike. Policia nuk permendet kerkund per kete detyre! Policia pooo, ka detyrime te tjera, qe jane te rendesishme e qe duhet t’i kryeje, duke i njoftuar publikisht, individualisht, tek F$HF, klubi sportiv dhe shtetasi per te cilin eshte marre nje vendim administrativ perjashtimi nga hyrja ne stadium.

Tamam sic thuhet ne nenin vijues.
Neni 53: Ndalimi i hyrjes ne mjediset sportive
1. Ndalohet hyrja deri ne nje vit ne mjediset sportive e personave, ndaj te cileve jane zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shumë se nje here.
2. Ndalohet hyrja ne mjediset sportive deri ne dy vjet e personave, ndaj te cileve janë zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shume se dy here.
3. Vendimin per ndalimin e hyrjes në mjediset sportive e jep Komisioni i Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative prane komisariatit te Policise se Shtetit, nen juridiksionin e të cilit zhvillohet veprimtaria sportive, ku eshte konstatuar kundervajtja.
4. Menyra e ngritjes dhe funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative përcaktohet me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.
5. Komisariati i policise njofton me shkrim personin, ndaj te cilit jepet vendimi, federaten shqiptare te sportit perkates dhe klubin sportiv, tifoz i te cilit eshte personi.
6. Kunder vendimeve te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjes pranë komisariatit te policise, per sanksionet e parashikuara ne ligj, behet ankim brenda 30 diteve nga data e marrjes se vendimit, sipas dispozitave te ligjit per kundervajtjet administrative, ne Komisionin e Shqyrtimit te Ankesave. Perberja, kompetencat dhe procedurat e funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave përcaktohen me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.

Pra, Ligji eshte shume i qarte. Nuk ka rregull te imponuar nga ligji per identifikim masiv, kolektiv ne hyrje te stadiumeve; Nuk ka detyre te imponuar nga ligji per policine per te kryer kontrollin e identitetit ne hyrje te stadiumeve; Nje komision i ngritur ne komisariatin qe mbulon territorin, ku zhvillohet nje ndeshje futbolli, shqyrton dhe vendos per cilin shtetas ndalon deri ne dy vite te hyje ne stadium. Individualisht dhe kurre kolektivisht, madje vetem per nje tifozeri, duke konsumuar nje diskriminim te hapur. Per ligj flet policia dhe shume mire ben. Tani te zbatoje ligjin e para, sic i takon dhe kaq. Asgje me shume se ligji.

* Deputet i Kuvendit Shqiptar, përfaqësues i PS

Erjon Braçe sulmon Policinë e Shtetit Read More »

Mesazhi drithërues nga Prifti i Shkodrës: Kërkoj lutjen tuaj për jetën e Noemit të vogël, dashnia e vetme e mbetun e nanës

Tragjedia e familjes Gjergji nga Shkodra ka tronditur gjithë Shqipërinë. Dom Vlashi nga Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër, i cili ka vizituar të afërmit e familjes që janëprekur nga tragjedia, i ka bërë lutje publike qytetarëve të luten për shpëtimin e jetës së Noemit të vogël, që po lufton me vdekjen, “si dashnia e vetme e mbetun e nanës’.

Ja mesazhi drithërues i Dom Vlashit:

Shumë të dashtun e të nderum miq,

Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun.

Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10 vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, n’dashtë Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës. Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun.

Kryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të mbajnë familjarët… Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja… por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit.

Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhenjejë mbi vdekjen!

Dom Vlashi

Katedralja e Shën Shtjefnit – Shkodër

Mesazhi drithërues nga Prifti i Shkodrës: Kërkoj lutjen tuaj për jetën e Noemit të vogël, dashnia e vetme e mbetun e nanës Read More »

“Çështja Llalla”, gazetari hedh bombën: SHBA ka bërë gati listën, prisni surpriza

Një bisedë me presidentin e Rusisë, mësohet të ketë realizuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Mediat turke bëjnë me dije se në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib.

Anadolu Agency shkruan se në bisedën telefonike ku presidenti Erdogan ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të koordinuara.

Mësohet se dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

U vu nga mazhoranca e djathtë dhe qeverisi me maxhorancën e majtë.

Avioni ra një drogë në Ishëm, dhe u kap piloti të gjallë për herë të parë, kush e kishte dhënë sigurinë se do vinte në Shqipëri. Atë e lanë pa i marrë asnjë detaj.  Pse Llalla e mbajti kot për 5 muaj, pse nuk e zbërthyen. Në deklaratën e sekretarit ë shtetit thuhet se ka informacione të besueshme”, tha Hoxha

A ka të tjerë në listë?

Kjo është e sigurt që ka të tjerë në listë, formën dhe mënyrën nuk e di nëse si do të veprohet.

“Çështja Llalla”, gazetari hedh bombën: SHBA ka bërë gati listën, prisni surpriza Read More »

Historiani plas bombën: Greqishtja do të bëhet gjuhë zyrtare në Himarë, Sarandë dhe Gjirokastër

Historiani dhe publicisti Arben Llalla, një njohës i mirë i çështjeve greko-shqiptare ka paralajmëruar se gjuha greke do jetë zyrtare në Jugun e Shqipërisë.

“Në bazë të informacioneve tepër kofidenciale Edi Rama do nënshkruaj dokument që Himara të shpallet zonë e pakicës greke. Për këtë pikë Rama do të shfrytëzojë Ligjin e pakicave në Maqedoni, ku shqiptarët janë mbi 20% dhe gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare.

Pra, në Himarë, Gjinokastër dhe Saranda, gjuha greke do jetë zyrtare, kjo në bazë të Komisionit të Venecias që Edi Rama po e shfrytëzon. Rama është njeri i financuar nga miliarderi Sokratis Kokkalis, ashtu edhe disa ministra të tjerë.Edi Rama po përdor një fjalor patriotik për Kosovën duke larguar vëmendjen nga jugu i Shqipërisë”,tha Llalla për TetovaPress.

Historiani plas bombën: Greqishtja do të bëhet gjuhë zyrtare në Himarë, Sarandë dhe Gjirokastër Read More »

Po i falin detin Greqisë, Meta kërkon të kthejë mbrapsht negociatat, dhe i kërkon Bushatit të zbulojë detajet

Çështja e detit midis Greqisë dhe vendit tonë ka ngjallur debat në politikë dhe jo vetëm, kohët e fundit pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Marrëveshja u përfol se i dhuronte fqinjit 12 milje nga deti ynë, duke shkelur kështu të drejtat kombëtare të vendit, konform ligjeve ndërkombëtare.

Mirëpo sipas gazetës Koha Jonë presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk përmirësohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.

Gazeta shkruan se presidenti Meta pasi u konsultua me gjithë ish-presidentit e shtetit shqiptar si Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani, si dhe me kryetaren e komisionit të politikës së jashtme Mimi Kodheli dhe zv/kryetarin Tritan Shehu me sa duket ka vendosur t’ia kthejë kërkesën ministrisë së jashtme për plotësime. Ata i kanë zugjeruar që qeveria të bëjë transparente negociatat me palën greke.

Ai i ka shkruar një letër ministrit Bushati ku i shpreh problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë. Dhe është krejt normale, pasi Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë një shkresë dhe emrat të plotësohen nga qeveria. Emrat duhet parë, seleksionuar, kaluar në skaner dhe me pas vendoset.

Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke.

Kjo transparencë do të konsiderohet e nevojshme për kreun e shtetit, në një kohë që në median greke, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë deklaruar se kanë përmbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Kryetari i Shtetit ka përgjegjësinë kushtetuese që të mos firmosë asgjë që prek interesat e kufinjtë e shtetit shqiptar.

Po i falin detin Greqisë, Meta kërkon të kthejë mbrapsht negociatat, dhe i kërkon Bushatit të zbulojë detajet Read More »

Reagon për herë të parë Salianji pas publikimit të videoskandalit me bisedat erotike

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për herë të parë që pas publikimit të videoskandalit erotic, ku u filmua duke komunikuar me një person G.D.

Salianji ka folur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, kur po diskutohej projektligji për Vettingun në Polici.

“Ju si mazhorancë se keni pranuar që policia ka pasur probleme të thella në lidhjet e saj me krimin. Duke qenë se përfshini në këtë vetting të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, a nuk mendoni se në këtë ligj duhej përfshirë edhe ministri i Brendshëm, për lidhjet e tij me krimin, pastaj të shtrihej në gjithë klasën politike. Ju thoni në relacion se legjislacioni i tanishëm nuk partashikon mjete apo procedura kontrolli që mund të konsiderohen si efektive.

Një shqetësim tjetër është; a ka pasur marrje kompetencash nga nga ILDKP-ja për t’ia kaluar ato një institucioni që do ngrihet nga qeveria”,ka thënë Salianji.

Përgjigjen nuk ia ka vonuar, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili i ka thënë se është i hapur për një process Vettingu në politikë, por që pjesë e tij patjetër duhet të jetë dhe Salianji.

“Nëse do isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do i isha nënshtruar vettingut. Nëse duhet një ligj i vettingut për politikanët jam i pari që do e votoja dhe të cilit do i nënshtrohen të gjithë politikanët, duke ju përfshirë edhe ju”,-ka thënë Xhafaj.

Reagon për herë të parë Salianji pas publikimit të videoskandalit me bisedat erotike Read More »

Bashkimi kombëtar/ Pas deklaratës së Ramës, Princ Leka bën një tjetër deklaratë surprizë

Nje dite me pare, kryeministri Edi Rama ishte ne Prishtine ne nder te festimeve per 10 vjetorin e Kosoves si shtet i Pavarur, nga ku tha edhe se Shqiperia e Kosova do te kene nje president simbol te unitetit kombetar.

Kjo ide ka ngacmuar edhe pasardhesin e Lek Zogut te Pare.

Ja cfare shkruan ai ne rrjetet sociale:

Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

princi-leka

Bashkimi kombëtar/ Pas deklaratës së Ramës, Princ Leka bën një tjetër deklaratë surprizë Read More »

Deklarata e Ramës në Kosovës. Reagojnë Krasniqi dhe Berisha: Matrapaz…

Dy profesorët e Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi dhe Ibrahim Berisha kanë dalë kundër idesë së Edi Ramës për një President të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.
Krasniqi e ka quajtur Kryeministrin e Shqipërisë aventurier, të pabesë dhe përçarës derisa Berisha ka thënë se udhëheqja e Kosovës nuk duhet të nënshtrohet para matrapazve qeveritarë nga Shqipëria.

“Edi Rama është aventurier. Është përçarës. Është i pabesë. Të tilla i ka të gjitha iniciativat e deritashme në drejtim të Kosovës. Të tillë e pati propozimin edhe sot në Prishtinë. (Sapo BE-ja e ka veçuar nga Serbia rrugën e Kosovës drejt integrimit, ky tipi synon ta mjegullojë e të mbulojë atë rrugë me dilema të tjera.Synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës!!!) Pra, iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë e tij. Qaq. Prandaj askush nuk duhet ta marrë seriozisht, asnjë propozim të Ramës. As këtë të fundit, sepse edhe ky është hileqar”, ka shkruar Krasniqi, në një reagim, pas propozimit të Ramës.

Edhe profesori i Sociologjisë, Ibrahim Berisha ka thënë se përpos matrapazëve qeveritarë nga Shqipëria kujdes duhet patur edhe nga dinakëve nacionalistë të Serbisë.

“Shoqëria, shteti i Kosovës, meriton qeveri dhe udhëheqje të dinjitetshme që nuk është inferiore dhe e nënshtruar ndaj matrapazve qeveritarë të Shqipërisë dhe dinakëve nacionalistë qeveritarë të Serbisë”, ka shkruar Berisha,

Edhe Partia më e madhe në Kosovë, LDK, ka dalë kundër një ideje të tillë. Madje, Avdullah Hoti e ka quajtur një mosrespket ndaj Kosovës një ide të tillë të ardhur nga udhëheqësi i Shqipërisë.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.

Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska, Avokati Dastid Pallaksa ka reaguar ndaj idesë së Edi Ramës për një President kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë si ide e cila mund të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme.

Por, Pallaska thotë se Kosova dhe Shqipëria në dekadën e ardhshme mund të krijojnë vetëm një institucion që mund t’i pensiononte patriotët e karrierës. Pastaj të njëjtit të përfundonin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë ose në Burrel.

“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet. Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka shkruar Pallaska.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij, shkruan Gazeta Express.

E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.

Deklarata e Ramës në Kosovës. Reagojnë Krasniqi dhe Berisha: Matrapaz… Read More »