Opinione

Arjan Çani: Po përgatitemi për luftë? Një trazirë në…

Moderatori Arjan Çani nga studio e emisionit ”Studio e Hapur”, ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku thotë se ka dyshimet për atë që po ndodh në disa vende në Ballkan. Për debatin e ndryshimit apo normalizimit të kufijve, tha se një dorë e fshehtë po përgatit një trazirë të tmerrshme që do ndodhë në Ballkan.

”Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend? Këto janë rastësi apo një dorë e padukshmne që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një corbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Balkanin përeth. Atëherë ca po ndodh me Balkanin? Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”,-tha Çani.

Arjan Çani: Po përgatitemi për luftë? Një trazirë në… Read More »

Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë…

Ish-deputeti demokrat ka komentuar sot reagimet e kryeministrit Edi Rama në Kuvend kundër opozitës. Në një koment në Facebook ai shprehet se kryeministri “kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit”.

Postimi i Astrit Patozit:

“Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?”.

Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë… Read More »

Nata sulltanore e dy Prokurorëve në Gjermani…Kur do të bëhet arrestimi i Adriatik Llallës?

Nuk mund të imagjinohet krimi e korrupsioni i njeriut që udhëhoqi për 5 vite Institucionin që duhet të ishte garant i ligjit. Nuk dua te flas për profesionalizmin e munguar dhe as defiçencën mendore të Adriatik Llallës.

Kjo është e argumentuar me prova.E keqja natyrisht qëndron tek një drejtues i keq, por me e keqja në këtë rast qëndron tek shpërndarja gjeografike e gjithë drejtuesve të prokurorisë në rrethe duke krijuar një sistem korruptiv të centralizuar.

Mjafton njëri prej benjamineve te Adriatik Llalles me një fare emri anonim profesional e human, por i kthyer në Sheik fale korrupsionit, Ramadan Troci që të shikojnë qytetaret se çfarë ndodh në kete vend.

Ky Troci i famshëm dhe Petrit Fusha, këta Shullazë të drejtesise vetem për një natë sulltanore në një hotel ne Gjermani kane shpenzuar 4000 € secili deri sa kane humbur dhe avionin e linjës për t’u kthyer te puna ku paguhen me taksat e qytetareve shqiptare. Natyrisht që as aty nuk paguan vetë, por me kart kreditin e një biznesmeni “te ndershem” Sh.B. Sikur vetem dosja e pronave të Karaburunit të ketë nje shikim vizial profesional sonte çdo prokuror do të arrestonte këto dy monstra.

Por kjo nuk po ndodh se vetë gruaja e Adriatik Llallës është njeriu qe firmosi milionat e Koncensionit të Check Up të famshem, ndërsa beun e Kalasë së Dodes që guxon e kërcenon e intimidon edhe gazetarët thuhet se po e mbron një patriot që paska akses ne Prokurorine e Shtetit.

Ne këto kushte kur asnjë lloj besueshmerie nuk ekziston me dosjet u dorezuan sot në një sherbim diplomatik të një vendi mik si dhe provat do bëhen të ditura nga rrjete investigative boterore indipendente.Ne kete vend nuk ka më shpresë për drejtësi, por vetëm ndërrim kusarësh në kusari i vetmi shpetim ngelen shqiptarët, qe të ngrihen dhe me kauzat e tmerrshme qe lene pas në korrupsion rregjimin e Ben Ali dhe te Sadamit te shporrin kete kete kaste mafioze e kriminale.Neser shqiptaret do njihen me fakte rrenqethëse me vule e firmë sesi Llallët e Trocët grabiten shqiptaret.

Nese ne kete vend do te kishte edhe nje opozite formale jeta e këtyre kriminelëvë në liri do te ishte e limituar. Diçka do ndodhë, por kurrë nga ata që paguhen.Tërmeti vjen nga përtej oqeanit!

Nata sulltanore e dy Prokurorëve në Gjermani…Kur do të bëhet arrestimi i Adriatik Llallës? Read More »

Berisha zbulon emrin: Ky është ministri që luan me diamante

Seanca parlamentare e ditës së sotme e ka gjetur Sali Berishën më të karikuar se kurrë me energji dhe denoncime. Ai ka folur nga foltorja e kuvendit për sistemin e shëndetësisë dhe për disa nga problemet kryesore që kanë hasur pacientët.
Ndër të tjera ish-kryeministri tha se prej muajsh ka pacientë, të cilët nuk po gjejnë dot hollues gjaku edhe pse janë me valvola në zemër.

Ndërsa thotë se atyre iu rrezikohet jeta, Berisha akuzon një ministër të kabinetit qeverisës se luan me diamante dhe e ka botën rozë.

Berisha nuk përmendi emra, por u shpreh:

Ai që foli para meje, luan me diamante, e ka të lehtë, e ka rozë këtë botë, ndërsa këta po këta që vdesin për valvula e kanë ferr këtë botë”.
Përpara ish-kryeministrit në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Blendi Klosi. Nuk mudnt ë themi nëse Berisha ia dedikoi Klosit deklaratën e tij, apo ishte gjithçka në mënyrë figurative.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/959634724197435/?t=0

Berisha zbulon emrin: Ky është ministri që luan me diamante Read More »

‘Ju shplaft mortja, na e nxitë jetën’, Rama i kthehet ‘Edit’: Po pse, t’u mërzit vetura?

Komente të shumta në adresë të kryeministrit Edi Rama, pasi ai postoi në faqen e tij në Facebook, intervistën e zvministres së Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta, mbi prioritetin strategjik të mandatit të dytë, investimet e huaja dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit për më shumë zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie.

Komentuesit i janë lëshuar Ramës me akuza, dikush i thotë se po ia bën mirë këtij populli, një tjetër e akuzon për shitjen e detit, e dikush tjetër se po i lë pa bukë familjet në nevojë duke i hequr ndihmën ekonomike. Rama ka një përgjigje për secilin.

Replikat

Komentuesi: Bravo rama detin ja u fale grekeve
Kripa na ngeli nev
Pf tradhtare ti je si hamza kastrioti

Rama: Shko ne shkolle qe te dalesh nga deti i padijes, te mesosh shqipshkrimin, gjeografine dhe historine, qe kur te flasesh te mos leshosh germa pa lidhje ne boshllek

Komentuesi: Ju shplaft mortja te gjitheve me gjith qeveri ju na e nxit jeten

Rama: Pse t’u nxi jeta ty adash apo t’u merzit vetura?

Komentuesi: hahahahaahahha eh interviste hajde hahah jepi dru kti populli hallalo ta bafte zoti ma keq bjua zotim rama

Rama: Shko ne shkolle, meso shqip se heperhe vetem e qeshura te del tamam ne germa, ndersa te tjerat rrapazhgrrapa

Komentuesi: Allahile a tvjen marren mu marr me asistencen e njerzve ne hall

Rama: Jo me vjen marre kur degjoj njerez qe genjejne dhe njerez qe s’dine cfare flasin ngaqe degjojne genjeshtaret e bien brenda si peshq ne rrjeten e tyre!

‘Ju shplaft mortja, na e nxitë jetën’, Rama i kthehet ‘Edit’: Po pse, t’u mërzit vetura? Read More »

Idrizi: Nuk ka burrë none dhe palaço që të heqë emrin “Çamëri”

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, tha se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të heqë emrin “Çamëri”.

Idrizi: Ajo që duam të them është që emri “Çamëri” nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që t’i shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njihet prej dy mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar, po ka luajtur mendsh ndonjë, sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq.

Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë t’i bashkohen protestës përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera.

Idrizi: Kemi disa halle më të mëdha sesa PDIU. Ditën e shtunë për të protestuar përpara ambasadës greke. E filluam tek Ministria e Jashtme, do të vazhdojmë ditën e shtunë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë, sepse ne do të bëjmë protestë, jo vetëm për atë që ka thënë Presidenti i Greqisë, por edhe për çështjen e marrëveshjes së detit, për varrezat.

Idrizi: Nuk ka burrë none dhe palaço që të heqë emrin “Çamëri” Read More »

“Kush e gjen guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm?”, ish-drejtoresha e Jetimores na preki zemrën!

10-vjeçarja N.Preka, e cila u aksidentua ditën e dielë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë u nda sot nga jeta, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin fatal. Ku makina me të cilën udhëtonte e gjithë familja e saj u përplas me një tjetër mjet, e për pasojë humbi jetën i ati i saj, Edmond Preka, motra 5-vjeçare dhe djali i familjes, vetëm 9 muajsh. Evisa Preka, nëna e fëmijëve, mbeti e plagosur.

Dhimbja për këto humbje të mëdha ka prekur shqiptarët, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e prekur nga kjo tragjedi.

Ish-drejtoresha e Jetimores në Shkodër, Anjeze Gjeluci përmes një statusi në Facebook ka prekur të madh dhe të vogël më fjalët e saj lidhur me këtë tragjedi që nuk ka shokuar vetëm Shkodrën, por mbarë vendin.

Ja statusi i plotë i Gjelucit në rrjete sociale:

Vdes dhe femija i tretë, nga aksidenti tragjik …

U shua një familje, e nana asht gjallë, kërkon fëmijët e nuk din se asnjeni prej tyre nuk jeton…

Ky asht momenti ku të gjithë ne bahena të vegjël, bahena të neveritshëm kur kujtojmë se ça kërkojmë : jo po kam fjete pak, jo po s’bleva këpucët, jo po nuk shëtita, jo po streset e punës, jo po lodhja, shqetësohemi pse na përflasin etj etj …

Kush e ka guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm e mjerë në këtë botë të egër, e hipokrite ?!

Po pret me shku me e pa bashkëshorti me fëmijet, që kurrë ma s’ka me i pa, e që akoma nuk e din !!!

Ajo kishte dashtë sot me kenë në nji barakë të vorfen, por e pasun me familjen e vet, mrend ngrohtë në këtë dimën, që nuk pati aspak mëshirë për të !!!

“Kush e gjen guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm?”, ish-drejtoresha e Jetimores na preki zemrën! Read More »

Berisha rrëfehet “pa dorashka”: Ku isha kur u rrëzua shtatorja e diktatorit dhe si e përjetova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot çdo dyshim mbi organizatorët e protestës dhe qytetarëve për rrëzimin e shtatores së dikatorit Enver Hoxha, 27 vite më parë.

Në emisionin “Studio e Haur” në News24 Berisha tha se gjithçka, nga fillimi i shkurtit e deri në ditën e rrëzimit të shtatores u organizua nga Partia Demokratike.

Ai rrëfeu se lajmin për rrëzimin e shtatores e mori pak minuta më pas në zyrën e tij nga Gramoz Pashko. Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së tha se protesta nisi nga Kamza, aty ku studentët ishin në kushte çnjerëzore. “BalkanWeb” sjell intervistën e plotë.

Berisha rrëfehet “pa dorashka”: Ku isha kur u rrëzua shtatorja e diktatorit dhe si e përjetova Read More »