Sot u ndez nje debat i gjere pas publikimit te listes se negociatoreve qe ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka zgjedhur per negociatat me Greqine.
Ish kryeministri Sali Berisha ishte i pari qe denoncoi per mediat se Artur Mecollari, ka qene spiun i agjenturave te huaja.
Por gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Studio e hapur”, ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës.
“Në media filloi ky qarkullim informacioni, dhe u pa presioni i shtuar ndaj presidentit Meta. Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës. Dhe ose Berisha ose Meçollari të gjejnë drejtimin. Nuk mundet që një ish-kryeministër të lëshojë pufka të tilla,” tha Hoxha.
Plas debati keq në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
https://dailymotion.com/video/x6fby3u
Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje.
Debati:
Hoxha: Mbas marrëveshjes.
Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.
Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.
Berisha: Je një gënjeshtar
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që ke kërkuar që të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra në 5 janar të vilti 1998.
Dhe mbas asaj vrasje ke edhe 150 vrasje të tjera në Tropojë. Cdo shantazh dhe presino i yti nuk me tremb, nuk më ka trembur kurrë.
Ke qënë anëtar i
Berisha: Ti nuk ke as fytyrë, as moral as karakter.
Hoxha: Nuk më zhduk dot mua siç zhduke Remzi Hoxhën. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Më lë mua në kurriz vrasjen e një personi që unë kam akuzuar policinë e shtetit.
Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…
Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit… Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Zbardhet arsyeja se përse ish kryeministri Berisha sulmoi sot publikisht Artur Meçollarin si pjesë e grupit negociator për marrëveshejen e re të detit me Greqinë, duke e akuzuar si spiun. Në fakt në adresë të Meçollariot nuk ka pasur asnjëherë një akuzë si spiun i shërbimit sekret grek siç deklaroi Berisha. Ky i fundit nuk paraqiti asnjë fakt sado minimal për të argumentuar akuzat e tij se Artur Meçollari që shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare, ka qenë spiun. Thelbi i sulmit ndaj tij duket se ka tjetër gjë nga pas: është një hakmarrje e vonuar, pasi Meçollari i kërkoi publikisht në 2016 ish Prokurorit të Përgjithsdhëm Adriatik Llalla se nuk mund të mbyllte dosjen hetimore për shitjen e detit nga Berisha në favor të Greqisë, marrëveshje e cila cënoi rëndë integritetin territiorial të vendit.
Letra e plotë publike:
ARTUR MEÇOLLARI*
I Nderuar z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm Unë që po ju shkruaj jam një qytetar me profesion oficer detarie në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Po Ju drejtohem Juve, si drejtuesi i një institucioni të pavarur, të depolitizuar e kushtetues dhe kam bindjen se do ta merrni në konsideratë shqetësimin tim plotë- sisht të karakterit qytetar dhe profesional. Si qytetar, si një nga oficerët më të vjetër të Forcës Detare, në shërbim aktiv prej gati 28 vjet, si taksapagues dhe si ekspert në fushën e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare të detit, në përputhje me legjislacionin shqiptar për të drejtën e informimit, po Ju adresoj publikisht këtë letër.
Jam njohur nga media se institucioni Juaj ka pushuar çështjen e kallëzimit penal të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme ndaj Grupit Negociator për projekt-marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin ”për mungesë të elementëve të veprës penale”. Në një shtet të së drejtës, kur Prokuroria nuk gjen prova të mjaftueshme, është një procedurë normale mbyllja e një çështjeje penale. Por unë dua të theksoj se në këtë çështje ka pasur mungesë transparence nga institucioni që ju drejtoni, kur ndërkohë media raporton se çështja është mbyllur qysh në vitin 2016.
Mosinformimi i opinionit publik në kohë për mbylljen e hetimeve, nuk lë shije të mirë për shoqërinë tonë dhe kjo për më tepër kur çështja e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë ka pasur dhe ka ende një sensibilitet të lartë publik, si dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15 mars 2010, që e shpall atë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Interesi dhe debati publik i zhvilluar mbas vitit 2009, lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë, nuk mund të injorohen.
Transparenca dhe informimi i opinionit publik janë mekanizma funksionalë për llogaridhënie në një shoqëri demokratike, por që në rastin e çështjes së marrëveshjes detare me Greqinë, nga ana e institucionit tuaj nuk ka funksionuar. Për t’Ju ardhur në ndihmë Ju dhe transparencës së institucionit që Ju drejtoni, nga këndvështrimi tërësisht profesional dhe interesi qytetar, duke vazhduar të kem besim tek institucioni i Prokurorisë, do të dëshiroja t’Ju drejtoja publikisht disa pyetje.
A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për hyrjen në negociata dhe arritjen e një projekt-marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, pa marrë më parë plotfuqinë e Kreut të Shtetit?
A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për negocimin dhe arritjen e një projektmarrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, në kapërcim të kompetencave të deleguara nga Urdhri i Kryeministrit nr. 135, datë. 23.08.2007?
A ka pasur negociata midis palëve, siç parashikon Ligji Nr. 8371, datë 9.7.1998 ”Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”? Sa takime janë zhvilluar, cilat kanë qenë çështjet më të nxehta të negociuara dhe si janë të evidentuara?
Kush mban përgjegjësi për shfuqizimin në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi të Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë Shqipërinë pa vijë të drejtë bazë dhe pa det territorial?
Kush nga institucionet e zbatimit të ligjit në det, Policia Kufitare dhe Migracionit, Forca Detare etj., ka propozuar shfuqizimin e ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe si e ka argumentuar?
A ka pasur influenca nga ndonjë palë e huaj për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”?
Cili ka qenë roli i Shefit të PAMECA-s në vitin 2007 për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe nëse ka pasur, a ka qenë ky rol në konflikt interesi për shkak të kombësisë së tij?
A ka negociuar dhe arritur Grupi Negociator një projekt-marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë me harta detare, siç e parashikon neni 15 i UNCLOS 1982, apo me skema të servirura nga pala greke?
A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të detit territorial duke marrë në konsideratë ”rrethanat të tjera të veçanta”, parashikuar nga neni 15 i UNCLOS 1982, specifikisht lidhur me Shkëmbin e Pleshtit (Barcheta Rock) dhe Shkëmbinjtë Sepra?
A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”, parashikuar nga neni 74 dhe 83 i UNCLOS 1982?
Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator faktin që titulli i marrëveshjes shprehet kryesisht për delimitimin e shelfit kontinental, kur në fakt 77,4% e vijës delimituese të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë i përket delimitimit të deteve territoriale të dy shteteve?
Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator që titulli i marrëveshjes shprehet “hapësirat e tjera detare”, duke përfshirë në këtë term ”detin territorial” dhe ”zonën ekonomike ekskluzive”, fakt i evidentuar edhe nga Vendimi i GJK?
A ka qenë në dijeni Grupi Negociator që në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë të vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental, ajo pjesë e vijës delimituese e ndikuar nga Ishulli i Othonoit, nuk është një vijë me distanca të barabarta, por sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”?
Si e ka argumentuar Grupi Negociator përmbajtjen e Nenit 2, për të cilin Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, shprehet se “Gjykata vëren gjithashtu se neni 2 i marrëveshjes objekt shqyrtimi shfaq probleme kushtetuese”?
A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për mbylljen me vijë të drejtë bazë të Gjirit të Korfuzit, kur Greqia nuk e ka të shpallur me ligj mbylljen me vijë të drejtë bazë të këtij gjiri?
Përse Grupi Negociator ka ndërtuar një sistem të vijës së drejtë bazë për të dy shtetet në projekt-marrëveshje, të ndryshme nga ajo e parashikuar nga legjislacionet kombëtare të të dy shteteve?
A ka pasur Grupi Negociator udhëzim që të mbajë të fshehtë ndaj palës amerikane ose ndonjë pale tjetër, faktin që po bëheshin negociata për delimitimin e hapësirave detare? Nëse po, cila ka qenë arsyeja?
Si e ka argumentuar Kryetari i Grupit Negociator faktin që në draftin përfundimtar të projekt-marrëveshjes, anëtari i Grupit Negociator, caktuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 135, datë 23.08.2007, Kapiteni i Rangut të Parë (R) Bektash Petoshati, në atë kohë zëvendëskomandant i Forcës Detare, nuk ka firmosur?
A ka pasur Prokuroria ekspertizën e mjaftueshme mbi të drejtën ndërkombëtare publike dhe atë të detit në veçanti?
A ka pyetur Prokuroria, në cilësinë e personave në dijeni ekspertë të fushës, veçanërisht Kolonel Myslym Pashaj, si dhe zërat publikë, si Tedi Blushi, Ksenofon Krisafi, Vladimir Beja, Lisjen Bashkurti, Armando Vinçani, Pëllumb Xhufi, Artan Hoxha, Agron Alibali, Viola Trebicka, Besnik Bakiu, Qazim Lilaj etj.?
A ka pyetur Prokuroria ekspertët e firmës amerikane “Deëey & LeBoeuf LLP”, e cila në vitin 2011, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka bërë një vlerësim të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë?
A jeni në dijeni se në vitin 2011, Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur një grup pune për rivlerësimin e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?
A jeni në dijeni se në vitin 2009, Komanda e Forcës së Bashkuar i ka dërguar një material studimor Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e saj?
A jeni në dijeni se në vitin 2009, Ministria e Mbrojtjes ka ngritur një grup pune me ekspertë detarë të edukuar në SHBA për të vlerësuar projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?
A përmban për Prokurorinë e Përgjithshme Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, i cili mbas një argumentimi me 35 faqe, shprehet “Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, elementë të mjaftueshëm të veprës penale?
A mendoni se lidhur me çështjen e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, institucioni që Ju drejtoni ka bërë një hetim të plotë, profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës? Me respekt dhe në pritje të përgjigjes Suaj Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari Kabul, Afganistan
*Artur Meçollari shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare
“Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera”.
Keshtu u shpreh për mediat Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho pas vizitës në ambjentet e Task Forcës Speciale.
Nder te tjera, ai tha se krimi i organizuar shqiptar ka filluar të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.
INTERVISTA:
Pyetje: Si e vlerësoni procesin e Vetting-ut i cili pritet që të nisë në radhët e Policisë Shqiptare?
Prokurori De Raho: Në mënyrë të veçantë një Task Forcë, e cila po krijohet me qëllimin për të arritur objektivin e luftës dhe asgjësimit të krimit të organizuar, besoj se është zgjidhja e një impenjimi serioz dhe të rëndësishëm, i cili shkon në drejtimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe bashkëpunimit të Policisë. Pikërisht për qëllimin e arritjes së objektivit sikurse thashë më parë të asgjësimit të mafies, të gjithë llojeve të mafieve.
Ne ndër të tjera kemi me Policinë shqiptare, me Magjistraturën shqiptare veprimtari hetimore shumë të rëndësishme, kemi krijuar skuadra hetimore të përbashkëta, të cilat vënë në dukje një padepërtueshmëri të subjekteve që kanë marrë pjesë në të dhe një rezervim në konfidencialitet absolut të burimeve, gjë që tregon në vetvete sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe sa serioze ka qenë përzgjedhja e subjekteve që kanë marrë pjesë në skuadrat hetimore të përbashkëta.
Pyetje: Në Shqipëri ka nisur një hetim për grupet kriminale ku është krijuar dhe task-force dhe operacioni “Forca e Ligjit”. A do të bashkëpunoni ju dhe me autoritetet shqiptare për rreth 40 grupe kriminale që janë duke vepruar në Shqipëri?
Prokurori De Raho: Ne tashmë punojmë me Policinë dhe me autoritetet gjyqësore shqiptare prej kohësh dhe kemi me këto autoritete policore dhe gjyqësore, eksperienca hetimore shumë të gjera dhe komplekse, të cilat shohin të angazhuara shumë Prokurorinë në territorin kombëtar italian, në bashkëpunim të plotë dhe energjik me organet e Policisë dhe organet gjyqësore shqiptare.
Unë duhet t’ju them që edhe rezultatet që arrihen në territorin tonë janë rezultate të rëndësishme.
Pyetje: Përsa i përket kriminalitetit shqiptar në Itali çfarë niveli është ai dhe a mendoni që “Forca e Ligjit” do të depërtojë dhe atje?
Prokurori De Raho: Në Itali konstatojmë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilët pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me zbarkime, të trafikut të lëndëve narkotike, megjithëse janë droga të lehta, por ka hetime të cilat vënë në dukje se krimi i organizuar shqiptar fillon të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.
Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar superskandal, mënyrën dhe njerëzit që Qeveria shqiptare ka zgjedhur për të negociuar marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar, pasi në bisedime janë përfshirë agjentë të shërbimeve të huaja sekrete. Deklarata ‘bombë’ e Berishës u bë haptazi para mediat me emrin e personit që Qeveria ka përshirë zyrtarisht në negociata.
“…Ky spiun, Artur Meçollari, – tha Berisha, – siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet me të padrejtë nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet kanë qënë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës ku ai merrte rrogën tjetër – kjo ka dalë publikisht – për t’u kthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar.
Nëse ju lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës – Ditmir Bushatit – se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike po “politiko-diplomatike” dhe prapa tij nxjerr kokën – në Korçë, ku u diskua 13 orë për marrëveshjen e detit – personi i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja, ky përbën superskandal sepse e gjithë marrëveshja e bazuar në vizatimet e këitj spiuni, nuk ka interesa komëbtare por të vendit që i shërben.
Po ashtu, për fatin tonë të keq, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga Flota dhe Forca Detare aq sa merr vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin – ai është i respektuar, nuk kam asgjë personale – por ta emërosh atë që nuk ka asnjë lidhje me detin, është të tallesh, ta përqëshësh. Akt i papërgjgjeshëm i Edi Ramës.
Në grup ka njerëz të tjerë me lidhje të dyshimta që do të thotë të kesh përgatitur Ekipin e Dorëzimit të Territorit, të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Adriatik,” nënvizoi me forcë ish-kryeministri i vendit.
Aktivistja e shoqërisë civile, Ajtaga Lubonja është në gjendje të keqe shëndetësore. Siç shkruan ajo në Facebook, është sëmurur nga diabeti i cili i ka prekur dhe këmbën.
Ajtaga Lubonja e cila ka kryer edhe burg politik në kohën e diktakturës, akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn për gjendjen e saj.
Ja çfarë shkruan Ajtaga Lubonja në Facebook:
Edi Rama….hë u ndjeve i lumtur se me në fund MUNDE NJË LUBONJE! Me mendjen tënde prej përbindëshi më dënove me vdekje të vuajteshme dhe ja Diabeti po më merr edhe këmbën… po ma prenë se plagët e diabetit zor të mbyllen sidomos pa kuruar…. e do të ta dërgoj këtë këmbë që ta vesh në muzeun tënd të kanibalit… ku ke vendosur të vesh një Popull të terë që e ke dënuar me vdekje!
Thuaji edhe ati sozisë tënd në karakter Erjon Velisë ….se edhe ky ka bërë çmos që unë të vuaj sa më shumë! Unë të paktën u bëra 70 vjeç me vuajtje po me nder e kokën lart, po ti si do t’ja besh! Si ja bën kur vë kokën në jastëk…te dalin në ëndërr viktimat e tua! Nje ditë do ta paguash!!!
Kryeministri Edi Rama ka qene sot ne Berat, për mbledhjen e qeverise me ministrat.
Shefi i qeverise nuk ka kursyer batutat gjatë një darke me studentë të Bujqësorit.
Rama tha se edhe zv-ministri Dhimo Kote është më i pasur se ai, pasi sipas tij nuk ka fermer të varfër. Kote është marrë me kultivimin dhe eksportin e manderinave.
Por ndersa kujtoi darkat që ka ngrënë në shtëpitë në fshatra, Rama kujtoi akuzat që i kanë bërë dhe dha një përgjigje.
“Shumë nuk e kanë idenë se çfarë është fshati, dhe unë kur shkoj ndonjëherë në fshat dhe jam lajf në ERTV duke ngrënë ndonjë drekë a darkë te shtëpia e ndonjë fshatari më thonë të gjithë “o i zi po ia ha të gjithë, çfarë kishin ruajtur për gjithë vitin”, a thua se u bë nami për një kokër qepë”, u shpreh Rama.
Aksidenti tragjik në Velipojë dhe ai i dy netëve më parë në austradën Tiranë-Durrës, ku u shënuan 6 viktima, mes tyre 3 fëmijë, ka shokuar opinionin publik.
Të shumtë janë ata që bëjnë thirrje për të ecur me kujdes.
Mes tyre është edhe gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija e Bes Kallakut.
Si një nënë e gjyshe, Ija ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj të shumtë që të tregohen të kujdesshëm në timon.
“Si ja cut o non un jam tu pi ket kafen e masditjes mo amon o non kadal kur hecni me makina se ca nuk jan tu na ngju vesht”, shkruan Ija në rrjete sociale.