Opinione

Ambasadorja e Francës: Shqipëria rrezikon integrimin nëse grupet…

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka shtuar kushte për vendet aspiruese për të çelur negociatat e anëtarësimit, si Shqipëria. Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, shprehet se vendi rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.

Në një intervistë për “Albanian Daily News” ajo u shpreh shkak mund të bëhet mos ndëshkimi i kriminelëve si dhe mos konfiskimi i pasurive të tyre.

“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa. Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre. Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni”, deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.

Ambasadorja e Francës: Shqipëria rrezikon integrimin nëse grupet… Read More »

Manjani: Teatri është çështje publike, jo bingo qeveritare

Duke marrë shkas nga prezantimi i projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, bën thirrje me zë të lartë se Teatri është çështje publike. Në një shkrim të postuar në profilin personal të facebook-ut, Manjani vendos si kryesore se kur qeveria e sheh si biznes, shoqëria duhet të reagojë.

”Teatri është çështje e trashëgimisë kulturore të një shoqërie. Qeveria e sheh si biznes, ndaj i takon shoqërisë të reagojë. Do teatër apo bingo?! Teatër apo dyqan brekësh?! Shoqëria duhet ta ndajë! Të dyja nuk shkojnë! Askund si kemi parë! Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat! Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon”!

Duke ju drejtuar shqiptarëve, Manjani shtron pyetjen se shoqëria duhet të ndajë mendjen, nëse do bingo, qendër byrekësh apo teatër. Këtë e lidh me ndërtimin aty, duke e cilësuar urbanistikën që është pronë publike.

”Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat! Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon”,-shton më tej Manjani.

Shkrimi i plotë i Ylli Manjanit

Çështja e Teatrit Kombëtar nuk është vetëm çështje e artistëve! Është gabim i madh të mendohet kështu! Për fat të keq, dëgjojmë edhe politikanë e deputetë që flasin për “të drejtat e artistëve”…

Teatri Kombëtar është çështje e shqiptarëve, artdashësve më së pari! Teatri është çështje e zhvillimit të artit dhe kulturës Kombëtare. Artistët janë vetëm kontribues në të!

Për artistët ndërtesa e teatrit është vetëm vendi ku ata punojnë. Natyrisht, një vend i veçantë sepse aty ata shpenzojnë emocionet e jetës së tyre artistike.

Por qëllimi është publiku dhe e mira që i vjen atij nga teatri. Teatri është çështje e trashëgimisë kulturore të një shoqërie. Qeveria e sheh si biznes, ndaj i takon shoqërisë të reagojë. Do teatër apo bingo?! Teatër apo dyqan brekësh?!

Shoqëria duhet ta ndajë! Të dyja nuk shkojnë! Askund si kemi parë! Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat!

Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon!

Kjo mund të çojë në një krizë të tregut dhe të ekonomisë familjare, në rast zhvleftësimi drastik të vlerës së pasurisë së paluajtëshme! Krizë e njohur kjo me efekte zinxhir në ekonomi. Ndërtimi me PPP është çështje e ekonomisë publike. Mund të rritet ende borxhi publik i shtetit, pra borxhi për tu paguar nga shqiptarët dhe jo qeveritarët! FMN po ulëret kundër PPP-ve e koncensioneve.

Pra një godinë teatri nuk është çështje qeveri-aktorë! Është çështje publike që prek drejtpërdrejt interesat publike urbane, financiare, ekonomike e kulturore të shqiptarëve!

Artistët duhen falenderuar për revoltën, por duhen mbështetur! Nuk mund të fshihemi në shtëpi duke parë perplasjet qeveri-artistë dhe të bëjmë tifozllëk për palët në konflikt! Është më shumë sesa teatri! Është Shqipëria!

 

Manjani: Teatri është çështje publike, jo bingo qeveritare Read More »

Rita Ndoci sulmon ashpër Bashën: Me qullësa të tillë nuk luftohet krimi, i mbushur me skandale ky skuth

Këngëtarja e njohur shkodrane, Rita Ndoci sulmon ashpër kreun e PD Lulzim Basha i cili duhet thënë se ka dobësuar ndjeshëm pozitat e tij në Shkodër që me hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

 

Ndoci, duke bërë krahasimin mes Bashës e Berishës thotë se ky i fundit u dha mundësi personaliteteve brenda së djathtës së bëheshin të tillë ndërsa kreu aktual i PD i zhduku “me një të rënë të lapsit”.

 

Ndoci e cilëson Bashën një “skuth” të mbushur “deri në fyt me skandale, ende pa ardhur në pushtet”.

 

Këtë reagim, këngëtarja shkodrane e ka bërë përmes një komenti në faqen e Murat Bashës i cili hap diskutimin për të djathtën.

Rita Ndoci sulmon ashpër Bashën: Me qullësa të tillë nuk luftohet krimi, i mbushur me skandale ky skuth Read More »

Vajza e Azem Hajdarit deputete, s’di të shkruajë, rrjeti e masakron: Jepini një abetare

Deputetja e re e PD, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, prej kohësh është bërë kryefjalë në rrjetet sociale për shkak të gjuhës shqipe, të cilën nuk di as ta shkruajë mirë, as ta lexojë e as ta flasë.

Pavarësisht se është shkolluar në SHBA, deputetes së PD nuk i “falet” kjo shqipe aspak dinjitoze për të, e shumë fyese për këdo që e lexon.

Faqja sociale “Lolita” nuk ka humbur rastin për të ironizuar deputeten ndërsa ka nënvizuar të gjitha gabimet drejtshkrimore shoqëruara edhe me gabime logjike në ndërtimin e fjalive.

“Përveç gabimeve drejtshkrimore dhe logjike, duhet të jetë e vetmja antikomuniste kundër produkteve të importuara. Kjo pjesa “makina të huaja” ishte perlë.

Sikur prodhojmë makina vetë dhe na bëjnë përshtypje këto të huajat. Do thoja jepini një Abetare Rudinës, po as ajo nuk i bën punë”, përmbyll faqja sociale.

Vajza e Azem Hajdarit deputete, s’di të shkruajë, rrjeti e masakron: Jepini një abetare Read More »

Ne nje shoqeri ka tre kategori njerezish : Mendimi i poetit Arben Abazaj

Ne nje shoqeri ka tre kategori njerezish:

1) Kritiket, keta jane ajo pjesa qe i thote te bardhes e bardh dhe te zezes e zeze. Te jesh kritik minimalisht tregon se je krijues, se ke besim te vetja dhe kerkon ndryshimin e gjendjes. Vetem njerez krijues dhe me vizion kane dhuntine te kritikojne realitetin dhe ta ndryshojne ate. Keta jane dhe pjesa pozitive e shoqerise, pasi nuk lejojne qe rehati i mizerjes qe ze nje shoqeri te kete te ardhme, perkundrazi perpiqen per permiresimin e realitetit dhe standarteve jetesore.
2) Jane te heshturit ose indiferentet. Keta jane masa simbol e mizerjes se vazhdueshme te nje realiteti. Te gatshem te shiten qe ne rastin e pare. Duke pranuar kete realitet sic eshte, u nenshkruajne femijve te tyre nje te ardhme po kaq mizerje sa kjo qe po jetojne per vete. Jane nje specie zvaranike qe ndryshe nga te paret qe kerkojne ndryshimin e realitetit, i pershtaten realitetit te mizerjes duke u bere vete edhe me mizerje.
3) Jane servilat e pushtetit. Per keta llogjika njerezore dhe gjuha shqipe nuk te japin mundesine t’i percaktosh sakte sa te shemtuar e te ndyre jane, prandaj nuk po dua te zgjatem me.

p.s. Jane edhe idiotet dhe budallenjte, por per keta duhet thene: Fali Zot se nuk dine c’bejne.

Ne nje shoqeri ka tre kategori njerezish : Mendimi i poetit Arben Abazaj Read More »

Flet gazetari: “Si u kap ‘mat’ Ervin Salianji me Grida Dumën dhe lidhja e tij e dyshimtë me Lulzim Bashën”

Ervin Salianji u filmua disa ditë më parë duke folur me një femër, ku pati shumë dyshime se ajo ishte Grida Duma.

Gazetari që publikoi i pari videon, Elvi Fundo, ish-këshilltar i Ridvan Bodes, flet se si i ra në dorë videoja dhe kush fshihet pas.

-Ditët e fundit keni publikuar dhe një video të deputeti Ervin Salianji me shtetasen G.D. Çfarë ishte kjo histori?

Edhe për këtë është thënë se unë me Ervinin e kam personale. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe tij. Madje unë e përdor atë si një simbol të një njeriu që s’ka bërë asgjë në jetë dhe nga shkolla është marrë është bërë avokat qyteti në bashki dhe me pas për shkak të lidhjeve të dyshimta me Lulzim Bashën u zgjodh deputet. Ndërsa kryetari i forumit rinor nuk zgjidhet deputet.

Sa i përket videos, ajo është filmuar nga kamerat në Kuvend. Pasi kanë ardhur këto pamje kemi bërë një verifikim të plotë për të parë mos kishte montazh apo ndërhyrje.

Në fillim u tha që është bisedë e montuar më pas u botua e plotë dhe u tregua që nuk ishte ashtu. Fakti është se një deputet shkon në kuvend për të bërë ligje, ndërsa Salianji bën perversitete me GD-ra apo me LB-ra.

-Në media i tha se G.D ishte deputetja Grida Duma. Po ju, si thoni?

Në fakt, sa i përket G.D unë kam pasur dyshimet e mija se kush është. Disa media e kanë botuar që është Grida Duma dhe unë kam dyshime dhe disa prova që të çojnë te kjo zonjë, por s’kam dashur të theksoj nëse është ajo apo jo pasi nuk më ka interesuar.

Mua më interesonte fakti se si një deputet fliste me gjuhë perverse në karrigen e parlamentit, një deputet që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Ky deputet do të duhej të merrej me punë të tjera siç ishte rasti Habilajve që ishte atë ditë temë dite.

Flet gazetari: “Si u kap ‘mat’ Ervin Salianji me Grida Dumën dhe lidhja e tij e dyshimtë me Lulzim Bashën” Read More »

Izet Haxhia pyet Berishën për vrasjen e Hajdarit: Ç’të tha mbesa në zyrë, pse heshti dëshmitarja që vdiq papritur?

Izet Haxhia ne rrefimin e tij ekskluziv per “Panorama” i qendron deshmise se te vellait per vrasjen e Azem Hajdarit, duke treguar se prita nuk ishte per te, por ai doli jashte selise me urdher te Berishes.

Haxhia tregon ne “Panorama”, detaje nga ajo nate, duke i renditur edhe disa pyjete ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ja cfare tregon ai:

Në vendimin e Gjykatës jam dënuar, pasi, sipas akuzës, unë kam thirrur me telefon Azem Hajdarin dhe e kam nxjerrë nga PD dhe më pas ai është vrarë. Po presupozojmë se kjo akuzë është e vërtetë. Por fillimisht duhen sqaruar shumë gjëra. Në radhë të parë, ku është telefoni i Azem Hajdarit? Kush e zhduku atë? Pse nuk iu paraqit si provë trupit gjykues nga ana e prokurorëve?

Nga cili numër telefoni e thirra unë Azem Hajdarin? Cilat ishin dhjetë telefonatat e fundit që ka bërë Hajdari? Me kë ka folur? Kush e thirri me urgjencë të vinte fillimisht nga Lushnja dhe më pas nga Shijaku në Tirane? Çfarë fuqie kisha unë mbi Hajdarin që ta thërrisja aty, kur shumë mirë mund të shkoja në zyrën e tij, që ishte larg vetëm 50 metra nga vendi ku u vra? Tani unë pyes Sali Berishën.

A ka pasur dijeni që në makinën me targa Vlore, që ishte parkuar para selisë së Partisë Demokratike, ishte Fatmir Haklaj? Çfarë i ka thënë mbesa e tij, Shpresa Breçani, që u ngjit në zyrën e tij dy herë para se Berisha ta thërriste Azem Hajdarin në zyrë e t’i thoshte: Dil dhe shiko çfarë është ajo makinë me targa Vlore në krah të PD.

Përse heshti Linda Ihsani që ishte dëshmitare në këtë bisedë dhe më vonë vdiq në mënyrë të papritur? Pse nuk tregon të vërtetën Genc Pollo që ka qenë edhe ai i pranishëm në këtë bisedë?

Azem Hajdari, para se të vritej, ka dalë me porosi të Sali Berishës nga zyra e Berishës për të shkuar drejt makinës, ku edhe gjeti vdekjen. Azem Hajdari nuk ka dalë nga zyra ime sepse unë nuk kam pasur kurrë zyrë ku të prisja dhe përcillja njerëz në Partinë Demokratike

Izet Haxhia pyet Berishën për vrasjen e Hajdarit: Ç’të tha mbesa në zyrë, pse heshti dëshmitarja që vdiq papritur? Read More »

‘Peshku i madh’, Olsi Rama i përgjigjet opozitës për kokainën dhe tregon raportin me kryeministrin

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ishte i ftuar emisionin ‘Rubrika sportive’ ka folur mes te tjerash edhe për akuzat e opozitës se ai ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës në një kontejner bananesh.

Ai i ka konsideruar akuzat si sajesa dhe tha se nuk ka lidhje me kokainën dhe me çështje tenderash.

“Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje.

Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje.

As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, u shpreh Olsi Rama.

Olsi Rama foli edhe për marrëdhënien me vëllain, kryeministrin Edi Rama.

“Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, tha ai.

‘Peshku i madh’, Olsi Rama i përgjigjet opozitës për kokainën dhe tregon raportin me kryeministrin Read More »