Opinione

Nënkryetari i bashkisë Elbasan “provokon” Tiranën: Dita e Verës, festë që nuk imitohet

Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Artim Kovaçi në një intervistë për Ora News shpjegoi organizimet për ditën e Verës në këtë qytet.

Ai tha se kjo festë nuk është e imitueshme, dhe mbledhja e lules Manushaqe e bën atë të dallueshme nga qytetet e tjera që mund ta festojnë.

Artim Kovaçi:Kjo korrespondon me një ditë fantastike si sot, sepse para dy ditësh ishim pak skeptikë për shkak të kohës. Prania është shumë e madhe, masat që janë marrë nga bashkia kanë qenë bindëse. Megjitatë kuptimi i ditës së verës është traditë.

Nuk është një festë që mund të imitohet. Kënaqësia e kësaj pune e kërkon që të gjithë njerëzit të largohen nga qendra e qytetit dhe të shkojnë në kodrat e qytetit dhe të mbledhin lulen e Manushaqes, e cila duhet të jetë e pranishme në çdo familje elbasanase. Kjo është tradita që e bën të ndryshme këtë festë nga të gjithë qytetet e tjera që mund ta imitojnë këtë festë.

Aktivitetet do ta vazhdojnë deri në orën 11. Ka demonstrim të arteve marciale dhe kënaqësia do të jetë e madhe për dy orë pastaj çdo gjë kalon në mënyrë individuale.

 

Nënkryetari i bashkisë Elbasan “provokon” Tiranën: Dita e Verës, festë që nuk imitohet Read More »

Çudit gazetari: Rama ka një vëlla në Rusi

Gazetari Artur Çani i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij se kryeministri Edi Rama ka një vëlla rus.

Duke diskutuar në emisionin “360 Gradë” rreth influencës ruse në vendin tonë dhe skandalin e fundit të financimit të PD-së nga rusët, Artur Çani ka deklaruar se i ati i Edi Ramës, Kristaq Rama ka qenë i martuar me një ruse me të cilën ka bërë edhe një djalë.

Deklarata e plotë:
Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm.

Nëse shohim se u paguan 80 e ca mi dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift gay dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.

Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.

Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale merrni dhe lexonin deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.

Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët.

Çudit gazetari: Rama ka një vëlla në Rusi Read More »

Rama del me vëlla rus!

Artur Çani ka bërë një deklaratë të panjohur më parë sipas të cilit, Edi Rama ka një vëlla nga Rusia.

Sipas tij, babai i Ramës, Kristaq Rama ka deklaruar se ka qenë i martuar me një grua ruse.

“Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm.

Nëse shohim se u paguan 80 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.

Të thuash që Basha do të destabilizojë Shqipërinë?…

Unë mendoj se Shqipërinë shumë më tepër e destabilizon kokaina, marijuana.

Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.

Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale, merrni dhe lexoni deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.

Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët”, tha Çani në “360 gradë”.

Rama del me vëlla rus! Read More »

Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin nëse do…

Në puntatën e kaluar të “Provokacija”, Mustafa Nano mbajti monologun, ku në thelb flitej për etikën e veshjes e përdorur nga dy moderatore në Shqipëri.

Por, ky monolog u kundërshtua nga shumë njerëz, ndër to edhe Rudina Xhunga. Ajo u shpreh në “Provokacija” se nëse do të ishte e nevojshme do ta tregonte gjoksin, por nuk i është dashur pasi emisioni i saj ka qenë politik.

”Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet.

Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se janë pikërisht këto vajza që bëjnë të shikohen emisionet sportive dhe se i duartroket të gjitha për atë që bëjnë.

“Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madrit e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre. Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive.

Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera”,- u shpreh Xhunga.

Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin nëse do… Read More »

Ngjela: Lu i kërkoi Bashës dorëheqjen, PD anti-amerikane

Avokati Spartak Ngjela shprehet se pas publikimit të fakteve kundër Lulzim Bashës në mediat amerikane, Ambasadori Donald Lu mund t’i ketë kërkuar dorëhejen kreut të PD.

I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkrimin në gazetën “Mother Jones” pas takimit të ambasadorit Lu me Bashën, Ngjela thotë: “Nuk flasim për politikat e SHBA por nuk është e habitshme që ti ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra.
Duhet ndërruar trajektorja, dmth duhet të ndërrohet kryetari, kryetari është Saliu, ai është anti Amerikan që në vitet 1997. Koeicidencë, shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënëth e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo por ju ka vënë pikat mbi i.”

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha se askush nuk e bind nga lidërët aktualë të djathtë.

Ndërsa për Vetting-un, vonesën dhe nese ka një presion të brendshëm, Ngjela u shpreh: “Ta nisim me logjikë hap pas hapi. Kur thoja unë që drejton OMN thonin janë zëra fallso. Pse e hoqën komisionerin? Sepse përjashtoi Llallën nga Vetting-u, kjo është arsyeja. Duhet të jesh gjyqtar që të japësh dorëheqjen, jo nga e drejta, dorëheqja jepet nga posti.
Në listën e parë ishin 67-68 emra, por nuk kemi asgjë konkrete pasi u nis me vonesë, sepsë nuk del koha për 140 emra pasi nuk janë 68, por janë më shumë. Shenjat janë se ato po bëjnë punë. Nese s’bëhet Vetting nuk bëhet KLGJ as KLP.
Kush shpëton nga Vetting-u, konkurojnë për 6 gjyqtarët në KLGJ.
Nuk është kohë alarmante sepse unë dua pastrim radikal, jo pastrim me emra por me fakte, duhet të ketë barazi në drejtësi, me një peshë dhe më një masë, duhen analizuar të gjithë, nuk është gje e lehtë sepse është një numër i madh. Pavarësisht se kanë ardhur ekspertë nga FBI.”

“Nuk e ka kap policia drogën por dogana sepse është dhënë urdhër nga Amerika. E kam vëzhguar unë, çdo 20 minuta,çdo një orë ju vinte sinjal nga agjensia amerikane, e ke këtu e ke atje. Domethënë e ka kapur skaneri i doganës jo policia. Fakti që Rama thotë që e kemi kapur vetë, doli në konndradiksion dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa që tha nuk e kemi kapur vetë, del je involvuar në atë ngjarje.” shprehet Ngjela.

Gjithashtu avokat Ngjela u shpreh që Teatri Kombëtar i ri duhet të ndërtohet sepse teatri nuk është dinjitoz dhe i rrënuar tashmë. I pyetur për ndërtimin e kullave në Tiranë avokat Ngjela theksoi që ishte pro Manhatizimit të kryeqytetit.

Ngjela: Lu i kërkoi Bashës dorëheqjen, PD anti-amerikane Read More »

Petrit Vasili: Rama, idiot dhe hajdut i certifikuar

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama. Në një status të botuar në Facebook, Vasili i referohet disa shkrimeve të viteve më parë kundër kryeministrit Edi Rama.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Idiot dhe hajdut i certifikuar. Flitet për skenarë rusë, shantazhe ruse, ndërhyrje ruse.

Një rus i madh Dostojevski ka shkruar një kryevepër “Idioti”, por të një idioti të dobishëm.

Kemi edhe ne një idiot, por tërësisht të padobishëm, e kemi dhe në krye të qeverisë. Kërshërinë qe ta merrnim vesh se është idiot na e shuajti vite me pare Mero Baze, një profesionist i njohur i gazetarisë, që në shërbim të trasparencës publikoi edhe kartelën e tij mjekësore. Por ju mos ja përmendni idiotesinë se ky këtë alibi do ai, që të thonë “vjedh se është idiot dhe nuk kupton”.

Por në fund prap se prap mbetet idiot dhe hajdut i certifikuar”.

Petrit Vasili: Rama, idiot dhe hajdut i certifikuar Read More »

BIRN:Mediat në Shqipëri uzurpim nga katër familje të mëdha. Kontroll politik

Biznes familiar – Miti i medias pluraliste në Shqipëri. Prezantohen gjetjet e studimit investigativ “Monitorimi i Pronësisë së Medias- Shqipëri. Një treg mediatik i deformuar, në duar të disa familjeve, ku pluralizmi po asfiksohet, ku nuk ka rregulla mbrojtëse per gazetaret që për të ruajtur vendin e punës përdorin autocensurën. Kjo është tabloja e zymtë e tregut mediatik në Shqipëri, mbi të cilën hedh dritë studimi investigativ,  ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij. Rezultatet e studimit u publikuan sot,( 13.03.2018) në Tiranë. Studimi zbulon kush e zotëron dhe kontrollon tregun, cilat janë interesat e ekonomike dhe politike të pronarëve.

Kristina Voko, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN, Shqipëri, gjatë prezantimit të studimit në fjalë, tha se ky studim shpartallon mitin sipas të cilit ” pavarësisht mangësive, mediat shqiptare përfaqësojnë një shumëllojshmëri pikpamjesh. Një grusht familjesh  arrijnë më shumë se gjysmën e publikut dhe marrin 90% të të ardhurave në tregun tonë mediatik ” theksoi ajo.

Ku po shkon media në Shqipëri?

E  zotëruar dhe kontrolluar nga disa familje, media po humbet vlerat dhe rolin e sa në një  vend demokratik, si Shqipëria që aspiron hyrjen në BE. Olaf Steenfadt, Drejtor i studimit investigativ “Monitorim i Pronësisë së Medias-Shqipëri” e sheh me shqetësim atë që po ndodh sot në Shqipëri me median.

Logo Reporter Ohne Grenzen englisch

“Pas dekadash të tranzicionit dhe përpjekjeve të shumta nga aktivistë të shoqërisë civile brenda Shqipërisë si edhe të kontributeve të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, peizazhi i medias duket se rrëshqitet dhe po ikën larg nga rruga e pavarësisë, pluralizmit dhe qëndrueshmërisë “, theksoi ai në prezantimin e gjetjeve të studimit të përbashkët të BIRN dhe Gazetarëve pa Kufi..

“Ne u bëjmë thirrje elitave politike të Shqipërisë të kuptojnë vlerën e një sektori mediatik vërtet të shëndetshëm dhe të veprojnë si duhet duke pasur parasysh përpjekjet e vendit për të hyrë në Bashkimin Evropian.” theksoi Olaf Steenfadt

Autoriteti i Mediave Audio-Vizuale firmos monopole me licensat dixhitale

Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%. Tri familje mbajnë pesë licensat e transmetimit digjital, nga të cilat vetëm një familje ka marrë tri licensa. Në këtë mënyrë Autoriteti Rregullator i Medias, praktikisht, ka nënshkruar një monopol, vëren studimi i sapopublikuar.

Symbolbild Medien (picture alliance/dpa/Jörg Carstens)

Në Radio, përqëndrimi i publikut është edhe më i lartë, me katër pronarë, që kontrollojnë pothuajse dy të tretat (63.69%) e audiencës. Një nivel mesatar përqëndrimi, studimi vëren vetëm në shtypin e shkruar ku katër pronarët kryesorë kanë lexues të kombinuar në masën 43.29%. Tetë pronarë kryesorë në TV, median e shkruar, radio dhe internet kapin një audiencë nga 72,1% në 80,1%.

Përqëndrimi i lartë i tregut mediatik vetëm në disa pronarë

Tregu shqiptar i medias është i vogël dhe i mbingarkuar dhe si pasojë ndodhet nën një  presion të ashpër ekonomik, vëren studimi. Mediat e shkruara rezultojnë të kenë më shumë se 200 tituj. 12 të përditshme kanë një pronar të vetëm, që zotëron mbi 54% të tregut. Botuesit e katër gazetave kryesore kontrollojnë 86.5% të tregut të shtypit të shkruar , të kombinuar. Të dhënat financiare tregojnë se pjesën e luanit nga të ardhurat e  marrin disa familje të fuqishme, që zotërojnë grupet e medias. Përqëndrimi në tregun komercial të  katër pronarëve më të mëdhenj shkon në 89.6% – ku vetëm dy më të mëdhenjtë kontrollojnë më shumë se dy të tretat e tregut ose 71.7% të tregut – dhe arrijnë në 94% nëse përfshihen edhe ofruesit e rrjeteve digjitale dhe transmetuesi publik.

Ligje që anashkalohen, nene që shfuqizohen

Megjithëse tregu audio-vizual rregullohet me ligj, shumica e ekspertëve të medias e perceptojnë organin e tij rregullator, Autoritetin e Mediave Audio-Vizuale, (AMA) si një institucion nën ndikimin e drejtpërdrejë ose të tërthortë të aktorëve politikë dhe të korporatave.

Studimi investigativ i referohet një rregulloreje specifike në ligjin për media audio-vizive, e cila  kufizon sasinë e aksioneve dhe të drejtave të votimit në çdo kompani televizive shtesë, si dhe sasinë e reklamave, por këto kufizime duket të paqarta dhe në ligj nuk ekziston një përkufizim i qartë i monopolizimit të medias. Sipas studimit ka një sërë rastesh, ku, me anë të pronësisë së familjeve dhe strukturave të ndryshme të korporatave, synimi origjinal i ligjit është anashkaluar lehtësisht.

Symbolbild Reporter ohne Grenzen 2013 Türkei Platz 154 (Getty Images)Shumë gazetarë për shkak të presionit nga pronarët e mediave me interesa politike dhe ekonomke zgjedhin autocensurën.

Sipas gjetjeve të studimit, një nen i rëndësishëm, që kufizonte deri në 40%  sasinë e aksioneve që mund të merrte një personi apo entitet në një stacion televiziv kombëtar, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016,

Presione ndaj gazetarëve – autocensura si mjet mbrojtës

Studimi investigative zbulon se në Shqipëri kontrolli politik mbi mediat është i lartë. Audienca që kapin pronarët e mediave me lidhje politike varion nga  65,18%  deri në 75,86% . Shumë gazetarë për shkak të presionit nga pronarët e mediave me interesa politike dhe ekonomke zgjedhin autocensurën. Klima e medias në Shqipëri është gjithashtu nën presion nga një sërë faktorësh, duke përfshirë kompanitë e mëdha të reklamave dhe institucionet qeveritare. Gjithsesi, asnjë nga këta faktorë të jashtëm nuk ndikon për t’i shtyrë gazetarët drejt autocensurës aq sa ndikojnë interesat politike dhe  ekonomike të pronarëve. Sipas studimit 80% e gazetarëve në Shqipëri e konsiderojnë të ulët sigurinë e punës së tyre duke lidhur në mënyrë të qartë kushtet e punës me fenomenin e përhapur gjerësisht të autocensurës, si një mjet mbrojtjeje. (DW)

BIRN:Mediat në Shqipëri uzurpim nga katër familje të mëdha. Kontroll politik Read More »

Edi Rama: Sali Berisha është kokrra e budallait

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, te studio e Eni Vasilit në news24 i pyetur ndër të tjera se pse ishte natën te spitali amerikan, pra për të takuar Saimir Tahirin apo prej overdozës, akuzuar nga ish-kryeministri Berisha, ai tha: Sali Berisha është kokrra e budallait! 

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që publikoi foton e famshme të eskortës së kryeministrit Rama në spital duke aluduar se shkak ishte bërë një “overdozë”. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Rama lëshoi një sërë akuzash fyese ndaj Berishës, por pranoi se kishte qenë vërtet në spital javën e kaluar.

“Kjo e spitalit është një tjetër arsye për të thënë se ku jemi katandisur. Ju thoni “Sali Berisha publikoi…” jam unë ai që duhet të përgjigjet për këtë? Ju pse nuk e verifikoni. Sali Berisha publikon çdo ditë lloj lloj maskarallëqesh” – tha Rama duke sqaruar edhe arsyet e vizitës në spital.

Pas pohimit të ashpër për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD-së, Berisha, gazetarja Eni Vasili e pyeti edhe njëherë nëse i qëndron pohimit të mësipërm, duke shtuar se këtë akuzë të Berishës e ka theksuar edhe Lulzim Basha, ai përsëri insistoi në atë çka tha se:”Sali Berisha është kokrra e budallait!”. Por shtoi se edhe Lulzim Basha ka vrapuar për të gjetur një gur te hedhur në lumë nga një budalla…

Ndërsa kur gazetarja Eni Vasili nxori foton e Sali Berishës dhe shtoi se kur vjen Berisha në studio ka të njëjtën shikueshmeri si ju, kryeministri Rama tha me sarkazëm se “Edhe në një kopësht zoologjik njerëzit kanë shumë kureshtje për…”, duke aluduar keqas për ish-kryeministrin e vendit.

Kjo është e rëndë, pasi ish-kryeministrit Berisha mund ti thuash gjithçka si kundërshtar politik, porse “budalla” nuk mund ti thuash.

Gjithsesi kryeministri duhet ta ketë menduar edhe përgjigjen e pritshme të ish-kryeministrit Berisha.

Edi Rama: Sali Berisha është kokrra e budallait Read More »