Opinione

A janë Shqiptarët të parët e tokës sonë?Ja c’thotë historiani i vjetër Greke

Më në fund një prej emrave më të shquar të Greqisë e ka thënë me zë dhe figurë se shqiptarët kanë qenë të parët në Ballkan, madje edhe në trojet greke.

Konstantinos Pangalis ka dhënë një intervistë në televizionin “Alter”, ka tronditur keq opinionin publik në Greqi ndërsa ka folur për identitetin e grekëve të sotëm dhe shqiptarëve.

Pangalis theksoi ndër të tjera, se shqiptarët janë të parët e kësaj toke dhe se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të dikurshmen.

Këto dhe të tjera detaje ndiqini në këtë bashkëbisedim për televizion ‘Alter’.

A janë Shqiptarët të parët e tokës sonë?Ja c’thotë historiani i vjetër Greke Read More »

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për homoseksualët”, prek ish-mësuesja që mbeti pa punë

Një fushatë sensibilizuese nga aktivistët e LGBT-së në gjimnazet e Tiranës me leje nga Ministria e Arsimit, ka ndezur debat të fortë në opinionin publik shqitar.

Këtij debati i është bashkuar edhe një ish-mësuese në Mirditë, Elda Nikolli e cila për tre muaj ka punuar si mësuese në shkollën “Ndrec Ndue Gjoka”.

Nikolli tregon me detaje se kur nisi punën, duke e ditur që ajo ishte një besimtare e përkushtuar katolike, iu kërkua që në fillim që të mos fliste për fenë duke qenë se shkolla është një institucion laik.

Ajo ngre pyetjen se “përse nëpër shkolla nuk pranohet të flitet për dimensionin shpirtëror, siç është ai i fesë, ndërsa shihet si arritje e qytetërimit deviancat seksuale.”

E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo thotë se edhe pse ka dy diploma dhe mbi 6 vite eksperiencë në mësimdhënie, sërish e kanë larguar nga puna.

“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe per tre muaj kam punuar ne shkollen Ndercë Ndue Gjoka. Kur më morën ne pune me thane ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasesh nxenesve per fene’, biles, sikur te mos mjaftonte nje dite perfaqesues drejtues te shkolles kane hyre ne klase duke pyetur nxenesit ‘a ju ben mesim kjo, apo ju flet per fene?’, kete ne syte e mi! Nderkohe qe jetojme ne nje zone, ndoshta e vetmja ne Shqiperi, me tradite katolike prej shekujsh. Habitem qe ende kemi frike ne institucionet tona te permendim dimensionin shpirteror, i vjeter qe me lindjen e njeriut, ndersa teorit gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tone!

Sidoqofte, edhe pse nxenesit e mi u shprehen te lumtur per mesimin qe beja, me pushuan nga puna, ‘denim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka qe nuk shkon….” shkruan Elda Nikolli

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për homoseksualët”, prek ish-mësuesja që mbeti pa punë Read More »

Shpërthen kreu i PD-së në Gjirokastër: Shikojeni reformën tuaj, ju plaçin sytë…

Kryetari i degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka dhënë alarmin për zhdukjen e arkivave. “Shikoni se ku dhe si kanë përfunduar dosjet e arkivës së Gjirokastrës që u zhvendosën disa ditë më parë nga Drejtoria Qëndrore e arkivave dhe nën mbështetjen edhe Kryeministrit dallkauk e të Kryetarit të PS-së të Gjirokastrës dhe deputetëve të saj në atë qark”, shkruan Bejko.

Postimi i Roland Bejko

PO ZHDUKEN ARKIVAT !

(Shikojeni reformën tuaj ju plaçin sytë!)

Shikoni se ku dhe si kanë përfunduar dosjet e arkivës së Gjirokastrës që u zhvendosën disa ditë më parë nga Drejtoria Qëndrore e arkivave dhe nën mbështetjen edhe KRYEMINISTRIT DALLKAUK e të KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE TË GJIROKASTRËS DHE DEPUTETËVE TË SAJ NË ATË QARK !

Shikojeni Reformën tuaj ju plaçin sytë ! Shikojeni këtë foto, këto pamje horror, pasoja të reformës tuaj absurde.

Aty në ato dosje të hedhura për tokë janë hartat e pronave tuaja, janë dokumentat familjare, personale, materiale të karakterit historik e kombëtar. Aty për tokë është hedhur idenditeti i secilit prej nesh. Është hedhur dhe përdhosur vet historia, gjaku dhe kontributi i gjyshstërgjyshërve dhe prindërve tanë.

Këto dokumenta arkivorë u hoqën nga raftet dhe u larguan nga një godinë që ishte projektuar enkas për arkivë, dhe u degdisën rifuxho si fletë bakalli në depot e Lushnjës e të Durrësit.

Ky është KRIM !

Duhet trajtuar vetëm si i tillë nga organet kopetente.

Unë i kërkoj prokurorisë së Gjirokastrës të fillojë sa më parë hetimet për këtë krim shtetëror !

I kërkoj publikisht deputetit të Gjirokastrës z. Tritan Shehu të kërkojë informacion me shkrim mbi procesverbalin e marrjes në dorëzim të materialeve nga Gjirokastra dhe të verifikojë në terren destinacionin final të dosjeve duke shkuar vet apo me deputetë të tjerë në çdo depo e magazinë ku janë depozituar arkivat jo vetëm të Gjirokastrës.

Të thirret në interpelancë ministri përkatës për këtë badërdi që po bëhet mbi arkivat shqiptare në të gjithë vendin.

Kjo është koha e tretë kur socialisto -komunistët asgjësojnë, djegin dhe zhdukin arkivat, kujtesën, dëshmitë, gjurmët e tyre dhe të këtij kombi të tërë.

Herën e parë e bënë në 1990 -1992 kur dogjën pranë çdo zyre të partisë socialiste në atë kohë Parti e Punës të gjithë dokumentacionin me përmbajtje politike që dëshmonte implikimin e kësaj partie në aferat e sigurimit të shtetit me dënimet dhe internimet e kundërshtarëve politikë si dhe urdhrat e listat e zhdukjes së njerëzve në momentet e shëmbjes së diktaturës dhe në puçin e shtetit për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës nga vullnetarët e Enverit.

Koha e dytë e djegies së arkivave ishte gjatë rebelimit famëkeq komunistë të 97-ës kur u dogjën nën thirrjet e drejtuesve sicialistë arkivat e Shikut, zyrat rajonale të arkivave dhe zyrat e hipotekave.

Dhe koha e tretë është tani, kjo e sotmja. Dhe kjo e sotmja është më kriminalja. Sepse krimi bëhet me vendim qeverie, me gjakftohtësi, me synime të qarta, në emër të reformës dhe të modernizimit të arkivës. Ku ato dokumenta që përbëjnë kujtesë në dëm të së shkuarës së tyre kriminale apo që i komprementon keq me të sotmen e të ardhmen, do të zhduken si dokumenta të parëndësishëm e të panevojshëm. Do të asgjësohen.

Ata janë vet zot e vet shkop. Vet Ali e vet Kadi.

Ne duhet ti ndalim. Ndryshe brezat do na akuzojnë si bashkëpunëtorë në krim për indiferencën e krijuar.

Shpejt, sa nuk është vonë. PD dhe Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës do kërkojë kthimin në shtëpi të arkivës tonë. Qytetarët nuk u pyetën për këtë vendim dhe veprim arbitrar. Arkiva nuk është e familjes Rama, por e qytetarëve të jugut të Shqipërisë .

Shpërthen kreu i PD-së në Gjirokastër: Shikojeni reformën tuaj, ju plaçin sytë… Read More »

Rama krenohet me italianët, Qytetarët shpërthejnë në rrjet: Shiko shqiptarët që po ikin …

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale shkrimin e një mediaje italiane lidhur me arsyet sepse pensionistët e vendit fqinj zgjedhin Shqipërinë për të jetuar.

Por janë me dhjetra mesazhe të ndjekësve të Kryeministrit në rrjet, të cilët i kujtojnë Ramës varfërinë, papunësinë, përmbytjet në Shkodër dhe mijëra shqiptarë që janë larguar në vitet e fundit në vendet e BE-së.

Një prej ndjekësve, i shkruan Ramës se për pensionistët italianë Shqipëria mund të jetë një vend shumë i mirë, por për pensionistët shqiptarët është një realitet tjetër.

Për më tepër mund të shikoni më poshtë reagimet e qytetarëve në profilin e Kryeministrit në rrjetin social.

Rama krenohet me italianët, Qytetarët shpërthejnë në rrjet: Shiko shqiptarët që po ikin … Read More »

Reagon deputeti i PS akuzuar se ka vjedhur 11 mijë metra tokë

Alket Hyseni u akuzua sot nga demokrati Flamur Noka se ka  vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.

“Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?,” akuzoi më herët Noka.

Statusi i plotë i deputetit Alket Hyseni:

Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot

Meqë me grupin e parë u shfaq edhe Shqupi, më duhet të bëj një sqarim për të gjithë miqtë e mi, votuesit dhe mbështetësit, si dhe për opinionin publik.

Çdo qindarkë e pasurisë sime dhe e familjes sime është vendosur me shumë mund dhe djersë, duke qenë totalisht korrekt me ligjin dhe moralin shoqëror.

Ata që më njohin e dinë që prej moshës 18 vjeç e deri sot nuk kam reshtur së punuari duke e mbyllur angazhimin çdo ditë afër mesnatës, madje shpesh herë përtej.

Kam ngritur bizneset e mia familjare për të cilat jam krenar sepse kanë rezultuar tepër të suksesshme dhe kanë kontribuar me qindra milionë lekë si taksapagues në buxhetin e shtetit, e patjetër duke sjellë edhe fitime të kënaqëshme.

Ska qenë pasuria qëllimi në vetvete, ndaj kam shpenzuar shumë kohë dhe mund për formimin tim intelektual dhe kam dhënë kontributin tim modest në jetën shoqërore, tashmë edhe në atë politike.

Akuzat e montuara duke instrumentalizuar një zonjë, i refuzoj me neveri.

Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj (të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh.

Kam shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar. Nuk kam qenë në detyrën e Task Forcës dhe as ka lidhje direkt apo indirekt me atë detyrë, për të cilën jam krenar, unë dhe 10 djem e vajza ekspertë të shkëlqyer, me rezultatet që arritëm duke zbuluar, bllokuar dhe nisur rikuperimin e rreth 3 miliardë USD pasuri publike të grabitura nga ata që sot akuzojnë politikisht. Shumë nivele janë implikuar dhe kanë frikë nga hetimet e nisura, e ndoshta ky është shkaku i nisjes së baltës dhe shpifjeve ndaj meje.

Çdo veprim është bërë në përputhje me proçedurën dhe ligjin dhe duke paguar detyrimet shtetërore.

Toka bujqësore është fituar nga një AMTP(tapi) në emer të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme.

Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua).

Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit.

Nëna e bashkëshortit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që ska lidhje me të kunatit. Janë regjistruar me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD ku përcaktohet qartë se janë parcela të ndryshme.

Për këtë sipërfaqe të AMTP-së së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgiminë testamentare.

Zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, rezulton se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara.

Nuk përbën interes për mua kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që ska asnjë lidhje me mua.

Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferuar asnjëherë.

Ftoj zonjën të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosje dhe shmangie të vëmendjes nga problemet e rënda të opozitës që lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë, konfliktet dhe shtërpësia e ideve. Ftoj opozitën gjithashtu të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të japë llogari penale, morale dhe politike për faktet që e implikojnë.

Këto shpifje të ndyra nuk mund të baltosin figurën time apo të mazhorancës dhe nuk mund të pengojnë ecjen tonë përpara pavarësisht lehaqenëve të çdo kategorie dhe fushe.

Taktika e shpifjes me moton “të gjithë janë njësoj”, nuk zë vend tek shqiptarët që nuk janë të verbër dhe të paditur, por shohin dhe prekin rezultate çdo ditë edhe pse ka akoma shumë për tu bërë.

Mentaliteti komunist, i disa kazanëv politikë dhe mediatikë, duke shigjetuar biznesin e ndershëm e kontribues në ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, si dhe ideja e politikanëve proletarë, janë lënë pas para 27 vitesh.

Çdo fjalë e mësiperme është e bazuar në dokumenta zyrtarë, vendime gjykatash dhe prokurorie dhe mund ti vihen në disppzicion kujtdo.

Ndërkohë do kërkoja të njëjtin standard nga PD, pra publikimin për opinionin dhe organet ligjzbatuese të dokumenteve, si dhe shpjegimet lidhur me akuzat tashmë të provuara ndërkombëtarisht për aferën 1 milionë dollarëshe të parave të pista, të padeklaruara, e për më tepër, nga burime interesash antikombëtare.

Reagon deputeti i PS akuzuar se ka vjedhur 11 mijë metra tokë Read More »

Besnik Mustafaj: Nuk është zgjidhje rikthimi i Berishës në krye të PD

Ish-ministri demokrat Besnik Mustafaj ka folur sot për gjendjen aktuale të PD. Ai tha se nuk e sheh si zgjidhje rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

“I vetmi personalitet që mund t’i bashkojë të gjithë brenda PD është Berisha, këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja, por besoj se Berisha e ka bërë të qartë këtë duke thënë sidomos pas zgjedhjeve të 2017-s, që pas humbjes së thellë të PD, dhe ai në disa dalje ka theksuar se ai nuk kthehet më.

Besoj se nuk është zgjidhja tek rikthimi, se ai e ka bërë rrugën e tij në politikë, dhe se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë. Shumë e mendojnë se koha e drejtimit të PD nga Berisha është një kapitull i mbyllur. Kjo thirrje që drejtohet te Berisha është shprehje e dëshpërimit të madh që zotëron te një pjesë e madhe e demokratëve. Sfida që ka PD, është kapërcimi i këtij dëshpërimi.

Mua nuk më rrezulton se Berisha është prapa Bashës, prej disa kohësh jo vetëm tani. Basha po bën lidershipin e tij, dhe është përgjegjës 100% i gabimeve të tij. Unë besoj se kontradikta që është tani në sjelljen politike të demokratëve, qëndron në faktin se edhe kritikët e Bashës, nuk po shkojmë më tej se kaq,” tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj: Nuk është zgjidhje rikthimi i Berishës në krye të PD Read More »

Pronarja e akuzoi publikisht, deputeti i PS flet hapur për denoncimin bombë për falsifikim

Deputeti socialist i qarkut te Vlores ka reaguar sot per here te pare pasi nje pronare tokash ne Dhermi e ka akuzuar publikisht per vjedhjen e 11 mije meter toke.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kjo pronare tokash në Dhërmi, ka denoncuar deputetin Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.

“Prona ësht vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim

POSTIMI I PLOTE

Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot
Meqë me grupin e parë u shfaq edhe Shqupi, më duhet të bëj një sqarim për të gjithë miqtë e mi, votuesit dhe mbështetësit, si dhe për opinionin publik.
Çdo qindarkë e pasurisë sime dhe e familjes sime është vendosur me shumë mund dhe djersë, duke qenë totalisht korrekt me ligjin dhe moralin shoqëror.
Ata që më njohin e dinë që prej moshës 18 vjeç e deri sot nuk kam rreshtur së punuari duke e mbyllur angazhimin çdo ditë afër mesnatës, madje shpesh herë përtej.
Kam ngritur bizneset e mia familjare për të cilat jam krenar sepse kanë rezultuar tepër të suksesshme dhe kanë kontribuar me qindra milionë lekë si taksapagues në buxhetin e shtetit, e patjetër duke sjellë edhe fitime të kënaqëshme.
Ska qenë pasuria qëllimi në vetvete, ndaj kam shpenzuar shumë kohë dhe mund për formimin tim intelektual dhe kam dhënë kontributin tim modest në jetën shoqërore, tashmë edhe në atë politike.
Akuzat e montuara duke instrumentalizuar një zonjë, i refuzoj me neveri.
Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj (të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh.
Kam shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar. Nuk kam qenë në detyrën e Task Forcës dhe as ka lidhje direkt apo indirekt me atë detyrë, për të cilën jam krenar, unë dhe 10 djem e vajza ekspertë të shkëlqyer, me rezultatet që arritëm duke zbuluar, bllokuar dhe nisur rikuperimin e rreth 3 miliardë USD pasuri publike të grabitura nga ata që sot akuzojnë politikisht. Shumë nivele janë implikuar dhe kanë frikë nga hetimet e nisura, e ndoshta ky është shkaku i nisjes së baltës dhe shpifjeve ndaj meje.
Çdo veprim është bërë në përputhje me proçedurën dhe ligjin dhe duke paguar detyrimet shtetërore.
Toka bujqësore është fituar nga një AMTP(tapi) në emer të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme.
Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua).
Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit.
Nëna e bashkëshortit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që ska lidhje me të kunatit. Janë regjistruar me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD ku përcaktohet qartë se janë parcela të ndryshme.
Për këtë sipërfaqe të AMTP-së së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgiminë testamentare.
Zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, rezulton se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara.
Nuk përbën interes për mua kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që ska asnjë lidhje me mua.
Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferuar asnjëherë.
Ftoj zonjën të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosje dhe shmangie të vëmendjes nga problemet e rënda të opozitës që lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë, konfliktet dhe shterpësia e ideve. Ftoj opozitën gjithashtu të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të japë llogari penale, morale dhe politike për faktet që e implikojnë.
Këto shpifje të ndyra nuk mund të baltosin figurën time apo të mazhorancës dhe nuk mund të pengojnë ecjen tonë përpara pavarësisht lehaqenëve të çdo kategorie dhe fushe.
Taktika e shpifjes me moton “të gjithë janë njësoj”, nuk zë vend tek shqiptarët që nuk janë të verbër dhe të paditur, por shohin dhe prekin rezultate çdo ditë edhe pse ka akoma shumë për tu bërë.
Mentaliteti komunist, i disa kazanëve politikë dhe mediatikë, duke shigjetuar biznesin e ndershëm e kontribues në ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, si dhe ideja e politikanëve proletarë, janë lënë pas para 27 vitesh.
Çdo fjalë e mësiperme është e bazuar në dokumenta zyrtarë, vendime gjykatash dhe prokurorie e mund ti vihen në dispozicion kujtdo.
Ndërkohë do kërkoja të njëjtin standard nga PD, pra publikimin për opinionin dhe organet ligjzbatuese të dokumenteve, si dhe shpjegimet lidhur me akuzat tashmë të provuara ndërkombëtarisht për aferën 1 milionë dollarëshe të parave të pista, të padeklaruara, e për më tepër, nga burime interesash antikombëtare.

Pronarja e akuzoi publikisht, deputeti i PS flet hapur për denoncimin bombë për falsifikim Read More »

Vettingu, ish-ministri i PD: Do të ketë të sakrifikuar dhe ‘kurbanë’ nëse Rama fut duart

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ku foli në lidhje me shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, si dhe për problemet që ekzistojnë në PD nën drejtimin e Bashës.

Shkarkimin e gjyqtarit Lulo, Mustafaj e sheh si rast për t’u gëzuar për shkak se Vettingu po bën punën e tij.

Megjithatë ai shprehet se është skeptik për faktin nëse kryeministri Rama nuk do të ketë ndikimin e vet në këtë proces.

“Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të jetë cironkë, ai është i rëndësishëm në sistemin ligjor të vendit. Besoj se nëse për të dënuar për paratë e mbledhura pas 2005, se gjyqtar në këtë vit ka filluar, shohim një rast që kemi arsye të gëzohemi se po funksionon Vettingu, por shpresoj se insticionet e reja të krijurara nga Vettingu do të jenë të paanshme dhe të drejta.

Për të vënë në veprim Vettingun, mund të ketë kurban nga sistemi i drejtësisë për ta përshpejtuar procesin

Nuk mund të paragjykoj, por njoh profilin njerëzor të Edi Ramës, nëse ky do ketë ndikimin e vet , do ketë kurbane dhe deformime të mëdha. Do ketë të sakrifikuar shumë, dhe besoj se do të jenë të drejta, por me kushtin që Rama mos të ketë ndikim politik mbi ta, gjë që më duket e vështirë,” tha Mustafaj.

Ish-ministri demokrat gjithashtu foli për gjendjen aktuale të PD, dhe tha se nuk e sheh si zgjidhje rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

“I vetmi personalitet që mund t’i bashkojë të gjithë brenda PD është Berisha, këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja, por besoj se Berisha e ka bërë të qartë këtë duke thënë sidomos pas zgjedhjeve të 2017-s, që pas humbjes së thellë të PD, dhe ai në disa dalje ka theksuar se ai nuk kthehet më.

Besoj se nuk është zgjidhja tek rikthimi, se ai e ka bërë rrugën e tij në politikë, dhe se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë. Shumë e mendojnë se koha e drejtimit të PD nga Berisha është një kapitull i mbyllur. Kjo thirrje që drejtohet te Berisha është shprehje e dëshpërimit të madh që zotëron te një pjesë e madhe e demokratëve. Sfida që ka PD, është kapërcimi i këtij dëshpërimi.

Mua nuk më rrezulton se Berisha është prapa Bashës, prej disa kohësh jo vetëm tani. Basha po bën lidershipin e tij, dhe është përgjegjës 100% i gabimeve të tij. Unë besoj se kontradikta që është tani në sjelljen politike të demokratëve, qëndron në faktin se edhe kritikët e Bashës, nuk po shkojmë më tej se kaq,” tha Mustafaj.

Vettingu, ish-ministri i PD: Do të ketë të sakrifikuar dhe ‘kurbanë’ nëse Rama fut duart Read More »