Opinione

‘Kodi siçilian i heshtjes, mesazhi ‘Habilaj-Tahiri’ nga Roma’

Gazetari i njohur shqiptar per denoncimet e lidhjes se Habilajve dhe Tahirit, Basir Çollaku përmes një postimi në faqen e tij në ‘’Facebook” thotë se live në emisionin e Artur Zhejit ka marrë një mesazh të koduar nga Italia.

Sipas tij përmes gazetares Alba Kepi, avokati i Nazer Seitit dhe Habilajve kërkoi që të sillte një mesazh të qartë për Çollakun.

Çollaku thotë se ky mesazh i koleges së tij, nuk është shumë i ndryshëm nga ai që dha pak ditë më parë Saimir Tahirir, ku u shpreh se nuk kishte bir nëne dhe bir kurve që ta ndalte atë në bërjen e drejtësisë.

Gazetari shkruan më tej se mafia është duke punuar gjithandej, e megjithatë ai beson ende se antimafia italiane do të dijë që të ndalojë krimin të veprojë.

Ja çfarë shkruan Basir Çollaku në Facebook:

Lajmesi me i keq se hejkesi thote populli. Rastesi leksikore, me teper se dashje e lige. Te marten, ne emisionin 360 grade te kolegut Artur Zheji, jam hasur ne nje episod te pazakonte, kur nga nje shkrim imi ne faqen e fb me vjen nje mesazh i koduar nga Italia, nga avokati i Habilajve dhe Nezar Seitit. Kjo nga kolegia Alba Kepi, qe ne menyre fotografike, ndoshta mendonte se e drejta ishte me te.

Kjo sme kish qelluar ne kete forme, prej mbi 20 vitesh zanat gazetarie, ku kanosjet kane qene te pranishme jo pak raste. Kepin nuk e fajesova, as e kuptova drejtperdrejt, por tej saj çka u tha, di shume me teper sa u bidedua live ne ate emision. Kolegia nga Roma tha “Unë kam zhvilluar një bisedë sot në mbrëmjen me avokatin e Nezar Seitajt, njëkohësisht avokati i Moisi Habilajt. Më kërkoi të informoj zotin Basir Çollaku, që të mos përhapin “fake news” pasi ai dhe familja e z.Seitaj po përgatisin një paralajmërim për denoncim për shpifje për lajmin e përhapur sot. Ai ma ka kërkuar personalisht.”

Po nese do mbetej profesionale kolegia duhet te kishte thene se sipas avokatit te Habilajve ajo qe gazetari Basir Çollaku ka shkruar ne faqen e tij ne fb nuk eshte e vertete. Dhe se mbrojtja italiane e te pandehurve Habilaj-Seiti mendonte te beje padi karshi meje. Po kush e detyroi Kepin te behet ndermjtese mesazhesh?!?! Aq me teper live?!?! Çfare ndryshimi ka ky mesazh “italian” nga ai i Tahirit pak dite me pare ne Tirane?!

Une them jo. Perse ajo pranon autorizimin e nje avokati, kushfoqofte ai, te beje nje pune qe nuk eshte e saj te me njoftoje mua per llogari te tij? Ne nje histori droge. Eshte e paguar?!?! E zene ngushte? E zene ne siklet? Nuk dua te besoj asnjeren pyetje! Ne nje histori trafiku qe une e njoh me shume detaje me teper se shume kolege ne Itali dhe ne Shqiperi djalli eshte pronar detajesh.

Debati informativ çaloi dhe per burgun ne Rome ku gjendej Seitaj, qe sipas koleges nuk kishte seksion te sigurise se larte, por qe rezulton e kunderta. Gjithnje nuk mendoj se te gjitha keto i ka thene avokati Catalano nga mungesa e pervojes. As nga avokati shqiptar Detar Hysi i bere pale me qeverine ne kete histori, duke mos kallzuar penalisht paligjshmerine dhe duke qene i vonuar ne denoncimet e shumta. Avokati duket si zyrtar qeverie ne kete çeshtje. Mbase eshte dakortesuar me Habilaj-Tahiri edhe ai.

Ndoshta edhe ai eshte nen presion apo i blere?!?! Ndoshta. Mafia punon gjithandej. Fjalia tjeter porosi e avokatit per mua apo konkluzion i koleges ishte ” Të përhapësh lajmin se ai është bashkëpunëtor i drejtësisë italiane do të thotë të vësh në rrezik jetën e tyre. Familjarët janë të shqetësuar” Kush tha ne shkrimin tim se Nezari eshte i penduar i drejtesise italiane?!

Po gatuhet, ka perpjekje per nje akord. Sigurisht ky eshte nje version ku drejtesia po tenton me shume te pandehur. Po a e verifikoi kolegia ne Prokurori dhe autoritete te drejtesise se kjo nuk qendron?!?! Nga sa me tha mua live jo. Atehere perse ti besojme te vetmes deklarate te avokatit mbrojtes te te akuzuarve per trafik nderkombetar droge ne nje kohe te pambyllur procesi?!?!

Kam lexuar median italiane dhe kuptohej se shkrimi im kishte ngjashmeri te theksuar ne permbajtje me ate qe kishte ndodhur. Shtypi italian, ashtu si avokati na solli dijenine permes koleges pranonin zhvillime te seancave, pranise prane magjistrateve, se shpejti ne data te papercaktuara ende!

Nga kush jane te kercenuar familjaret nese ky lajm bart jo te verteten?!?

Po vetepergjigjem!

Artan Habilaj eshte i paarrestuar, ish-ministri Sajmir Tahiri i akuzuar, por i paarrestuar per mosdhenie leje nga Kuvendi. Nuk di te kete te paarrestuar te tjere me rrezikshmeri te larte, te cilet jane kanosje e frikshme per familjaret e Seitajt dhe Habilajve, te cilet kane edhe lidhje shume te aferta familjare.Jane Mafioze te tjere ne kerkim emrat e te cileve Prokuroria per Krime te Renda dhe Antimafia italiane e Catanias nuk na i kane bere te ditur?! Keta do te ishin potencialisht rrezik vrases. Larg qofte. Apo ndoshta dijenite e deshmitareve do sillnin fakte tronditese per organizaten e pagoditur plotesisht?

Kush kercenon?

Ndragheta?

Camorra?

Cosa Nostra?

Sacra Corona ?

Edi Rama.dhe Sajmir Tahiri?

A kane pasur koleget italiane teTahirit dhe Rames per kte afere te madhe droge te kesaj bande?!?! Une besoj se po. Sepse Antimafia italiane ka nje profesionalizem te pazakonte.

Pyetja tjeter e ftohte ne kete mot hetimor te nxehte eshte se: A jemi ne kete nxitim te shkujdesur ne nje mesazh te llojit “Omerta”, Kodit Siçilian te Heshtjes.. ?!

Gjasat rrefejne detaje te pazbardhura ende. Ka episode hetimore te trafikut te droges ende te pabera publike. Kete une nuk e kam mesuar nga avokati i nderuar. Nje organizate e akuzuar per trafik nderkombetar narkotikesh dhe armesh, nuk eshte kurre miqesore, aq me teper kur gjendet tej hekurave. Ekstradimi i paligjshem i Seitajt, moshetimi dhe mosndeshkimi ligjor i personave pergjegjes, mosarrestimi disa pjesetareve te bamdes, bredhja ne liri e J. Çeles, Gj. Kohiles dhe S. Bodes, dalja e Sotes nga burgu duke lene jetim 863 mije euro, te cilat PROKURORIA zyrtarisht i quan te Tahirit, kanosja e te akuzuarit si mbeshtetes i organizates Sajmir Tahiri, se nuk ka bir kurve qe…jane mjaftueshmerisht detaje se Omerta i ben pune organizates. Kolegia ime Kepi nga Italia ka sjelle nje mesazh per mua qe ne menyren si une e shoh dhe detajet qe di rreth ngjarjes, eshte mesazh i koduar Mafioz. Bartesja, e autorizuara per te me njoftuar nuk ka te beje me pamundesine e paqarte mes lajmit dhe ngutjes. Une do besoj se zhvillimet do sjellin pune te mira drejtesie. Nje oficer i larte italian ne sektorin e hetimit te droges me tha dy mote me pare tek ndiqja disa episode te kesaj çeshtje te rende jashte vendit..:

Basir, duhet bere kujdes i madh, sepse personat e perfshire ne kete histori te rende trafiku droge dhe armesh ne Itali dhe Shqiperi, jane shume te pushtetshem, tmerresisht te pasur dhe jashtezakonisht te rrezikshem….dhe jane bashke.

Une nuk e dyshova ndonese atehere ishin jashte qelise ndryshe nga sot…rrezikshmeria nuk eshte pakesuar vetem eshte diversifikuar

Antimafia italiane dhe Krimet e Renda duhet tia dalin…

‘Kodi siçilian i heshtjes, mesazhi ‘Habilaj-Tahiri’ nga Roma’ Read More »

”Kam takuar në politikë shumë ‘kolegë’ halabakë dhe injorantë. Kanë hyrë si pabuksa dhe tani janë milionerë”, flet ish-deputetja

Lajla Përnaska, me profesion mjeke pediatre, për dy mandate me radhë ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Kuvend, si deputete.

Në zgjedhjet e fundit, refuzoi të kandidonte për shkak se lidershipi i PD-së, emrin e saj e renditi diku nga fundi…

Në një intervistë për gazetën DITA, ajo jep disa konsiderata interesante për politikën dhe politikanët shqiptarë.

Më poshtë, një pjesë nga intervista e zonjës Përnaska:

-Ju u larguat me dëshirë nga politika apo ju “spostuan”?

Mund të quhet edhe spostim, por në fakt nuk kam qenë realisht pjesë e pushtetit të maxhorancës në vitet 2005-2013. Gjatë kësaj periudhë nuk m’u dha akses në ushtrimin e pushtetit dhe kjo e vështirëson mjaft detyrën si deputete, pasi në fushatë ti bën premtime, që më pas nuk i mban dot, pasi nuk ke asgjë në dorë drejtpërdrejt.

Unë jam përpjekur shumë për zonën time elektorale, që është dhe lagjja ime, ngrita një model të marrëdhënies me votuesit të paarritshëm deri më sot dhe sigurisht kam pasur gjithnjë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre, por nuk kam arritur të përmbush objektivat e mia në këtë drejtim. Edhe aq sa kam mundur të nxis investime, apo projekte në zonë, ka qenë me mjaft përpjekje, pra shumë energji e harxhuar për pak rezultate.

Edhe me sistemin elektoral proporcional që u aplikua nga 2009-ta, nuk m’u dhurua mandati parlamentar, (pozicion i sigurt në renditje), pasi në listën e Tiranës, isha nr 15. Edhe mund të tërhiqesha fare nga gara, por e mora si sfidë, kam realizuar një fushatë spektakël, duke arritur rezultatin më të lartë për zonën time, Njësia nr 2 në Tiranë dhe dola fituese, pra të dy mandatet e mia i kam fituar falë punës sime dhe mbështetjes së njerëzve dhe votuesve të mi.

Askush s’më ka falur asnjëherë asgjë në politikë. Është politika që ka përfituar prej meje dhe jo unë prej saj. Për të mos folur për lojëra interesash dhe fenomenin e shitblerjes se mandateve që është bërë një plagë e rëndë e politikës.

Vlen të theksohet dhe parimi i korrektësisë me pushtetin politik. Tek ne ka ndodhur fenomeni i abuzimit me pushtetin. Dhe kjo lexohet fare thjeshtë tek individë që në politikë hynë si rrogëtare, apo si të papunë (pabuksa quhen në zhargonin popullor) dhe shndërrohen në parellinj/llesha (“kanë ndërruar lëkurën“, thotë populli). Unë e shoh pushtetin si shërbim, jo si përfitim.

Thuhet se rroga e deputetit është e lartë, por nëse e ushtron detyrën e deputetit siç e kuptoj unë, duke i shërbyer një zone elektorale, ajo rrogë është totalisht e pamjaftueshme.

Ndërsa në fushatën e 2013-ës më vendosen nr. 17 në listë, që ishte një pozicion i sigurt humbës i PD në Tiranë, kështu që e gjykova të tërhiqem fare nga gara. Për më tepër që në zonën fituese të listës ishte një ekip i dobët ne gjykimin tim (dhe jo vetëm) me figura jo përfaqësuese, pa integritet e personalitet (madje që s’kishin fare lidhje me votën e votuesin në Tiranë), gjë që e tregoi dhe humbja e thellë në kryeqytet.

-Me çfarë sfidash përballet një femër në politikë?

Më një kulturë politike vulgu që është ushqyer në vite në klasën politike shqiptare, me një terren amatorizmi politik dhe mungesë integriteti e profesionalizmi.

– Ju gjithmonë keni dhënë përshtypjen e një gruaja të fortë, por a keni patur ndonjë çast dobësie në jetën tuaj politike ku ndoshta keni thënë: “kjo punë nuk bën për mua”?

Familja ime më ka kultivuar një karakter të fortë, për të qenë e zonja e vetes, me aftësitë e duhura për të arritur objektivat e mia. Parimi që ne kemi trashëguar në breza, është që të realizohemi falë talentit e punës e investimit. Ky është çelësi i suksesit të karrierës sime.

Sigurisht në situata absurdi të jetës politike, me është dukur vetja në “vendin e gabuar’, kur shihja rrotull meje “kolegë” halabakë, injorantë, amoralë, defiçientë, mediokër, sigurisht e kam menduar shpesh këtë gjë. Por është edhe ana tjetër e medaljes: nëse të gjithë intelektualët e profesionistët tërhiqen, në dorë të kujt do mbetet politika?!

-Si ju duket politika tani që e shihni nga jashtë?

Nuk harxhoj aspak nga koha ime, për të ndjekur falsitetin e “politikës se ditës”, që ka degraduar ne një shterpësi totale. Jam e interesuar për mbarëvajtjen e vendit tim, jam e vëmendshme ndaj procesit tonë të integrimit europian, për arritjen e standardeve të munguara deri më sot. Besoj se Hapja e Negociatave në procesin e anëtarësimit në BE, është një hap pozitiv për vendin. Është përgjegjësi e mbarë politikës të përmbushë obligimet e veta (jo vetëm maxhoranca, por edhe opozita)

-Si një vajza që keni lindur dhe jeni rritur në Tiranë, si ju duket kryeqyteti këto kohë?

Unë e dua Tiranën dhe kam bërë shumë përpjekje edhe si deputete e këtij qyteti, për të përmirësuar standardet e tij. Do të doja të bëja realisht më shumë. Ka ndryshime të dukshme pozitive në kryeqytet, por ka edhe plot probleme. Dua të theksoj se në lagjen time, ekipi aktual i Bashkisë, në vëmendjen e Kryebashkiakut, ka realizuar disa projekte, për të cilat jam përpjekur edhe unë në vite dhe këtë e vlerësoj. Për Tiranen dhe jo vetëm, duhet të angazhohemi më shumë të gjithë, pa kolorit partiak.

Në mendimin dhe eksperiencën time, partitë janë thjesht sigla, ato i bëjnë njerëzit dhe kur janë njerëzit e duhur, në vendin e duhur, ka mbarëvajtje. Uroj të kemi një garë dinjitoze, me kandidate dinjitoze për raundin zgjedhor, që po afron.

”Kam takuar në politikë shumë ‘kolegë’ halabakë dhe injorantë. Kanë hyrë si pabuksa dhe tani janë milionerë”, flet ish-deputetja Read More »

Rrëfehet ish-drejtori i policisë Mithat Havari

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, duke iu referuar vrasjes së Artan Cukut , tha se kjo është një shuplakë për qeverinë dhe politikën, që flakin në rrugë drejtuesit e lartë të Policisë.

Sipas tij në momentet që shkarkohen, komisarët si Cuku, apo dhe ai vetë janë lehtësisht të kërcënuar nga krimi.

Ai i është referuar një atentati që i kishte shpëtuar, pak kohë pasi kishte qenë në krye të Policisë së Beratit. Havari tregoi se jetën e kishte nga Ilir Meta, i cili e kishte ftuar në një protestë, dhe nuk gjendej në zyrë në momentet kur kishin shkuar kriminelët.

‘’Kur je i braktisur në rrugë kriminelët të gjejnë të dobët dhe kryejnë aktin.

Vite të shkuara kur unë kisha punuar në Berat, Policia vrau një nga kriminelët më të rrezikshëm, sepse është luftë, ose të vret ose vritesh.

Plumbi i shtetit është më i fortë pasi është i mbështetur me ligj. Një nga kriminelët më të rrezikshëm, Kastriot Jaupi, që iu vra vëllai, organizuan një atentat për të më ekzekutuar. E kam lexuar me sytë e mi letrën ku thoshte se ‘’nuk vdes pa vrarë Mithat Havarin’’.

Unë isha drejtor i Policisë së ndërtimit, e kam jetën nga Ilir Meta, që më thirri të mbështesja Policinë në një protestë. Ata shkuan në zyrën time, ndërkohë që unë nuk isha aty. Aty unë e pashë keq, bëra thirrje publike që shteti të më mbronte.

Jeta është shumë e shtrenjtë, dhe do ikja për dhjam qen siç thotë populli, se vijnë dy minuta ngushëllojnë familjarët dhe më pas harrohesh.

Për tre muaj me rradhë unë u mora në mbrojtje nga ana e Policisë dhe nga ana e SHISH, ndërkohë që krimineli iku në Spanjë dhe më pas u arrestua për krime të tjera”, u shpreh Havari në ”Fax News”.

Rrëfehet ish-drejtori i policisë Mithat Havari Read More »

Zbulohet shenjestra e SHBA, 4 kryeministra do penalizohen të parët, më pas…

Nga Spartak Ngjela

Çfarë pritet të ndodhë, pas vetingut, me Gjykatën Kushtetuese dhe pushtetin gjyqësor në Shqipëri?
Gjykata kushtetuese tani është jashtë funksionit, sepse ajo nuk ka më forcë juridike.
Vetingu i gjyqtarëve të lartë, si hapi i parë i kontrollit antikorrupsion, po jep shenjat se një përqindje e lartë gjyqtarësh do të skualifikohen nga ONM.
Po, a nuk po krijon kjo një paralizim të pushtetit gjyqësor? Dhe, a ka ndonjë zgjidhje?

I.
Duhet të theksojmë se, në lidhje me gjyqtarët, ka sot vetëm dy zgjidhje të mundshme: ose ndërkombëtarët do t’i drejtohen shtresës së juristëve në Shqipëri, ose duhet angazhim me gjyqtarë të nivelit të lartë nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kooptimi i gjyqtarëve nga shtresa e juristëve aktualë shqiptarë, nuk është zgjidhje e shpejtë; sepse këta duhet të kontrollohen në nivel profesional, por edhe duhet të trajnohen, kurse magjistarët janë ende të rinj, pavarësisht se janë në nivel të mirë profesional.

Kjo është arsyeja që rruga e dytë është rruga më e shpejtë dhe më e sigurt. Dhe nuk ka asnjë pengesë.
Shqipëria ka nevojë për angazhimin e gjyqtarëve të mëdhenj, sepse ka nevojë të ristrukturohet juridikisht çështja e pronës dhe të goditen abuzimet me tregun, gjithashtu nevoja është edhe në krijimin e mendimit të ri juridik profesional në arsyetimin e vendimit gjyqësor. Aspekt tjetër është sigurisht dhënia e drejtësisë, e cila nuk mund të ekzistojë pa gjyqtarë të mëdhenj.

Në një vend ku për një shekull nuk është dhënë drejtësi, mungon koshienca e ligjit dhe gjithashtu edhe besimi se ligji ka funksion objektiv dhe të barabartë.
Gjyqtarët e mëdhenj emancipojnë shoqërinë dhe ngrenë personalitetin e individit në një vend. Personaliteti i gjyqtarit që jep vetëm drejtësi, në fakt ngre vetë personalitetin e shoqërisë.

Në Shqipëri deri tani nuk ka pasur kurrë gjyqtarë të mëdhenj që të krijojnë modelin shoqëror të moralitetit dhe të drejtësisë, prandaj ka dhe abuzim terribël me pushtetin.
Kjo është arsyeja që huazimi i gjyqtarëve të mëdhenj dhe drejtimi i gjykatave shqiptare prej tyre, minimumi në një dhjetëvjeçar, do të jetë një proces që do krijojë premisat për ngritjen e personalitetit të individit dhe të vetë shoqërisë në Shqipëri.
Edhe magjistarët e rinj shqiptarë e kanë nevojë të domosdoshme këtë proces.

ll.
Në Shqipëri, në një të ardhme të shpejtë, do jenë në funksionim dy kolona ku do të mbështetet ristrukturimi i shtetit shqiptar:
SPAK dhe gjykata e reformuar me gjyqtarë shqiptarë të pakorruptuar të nivelit të lartë dhe me gjyqtarë të huaj me kapacitet të spikatur profesional.

Vetëm gjyqtarë të mëdhenj mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kriza e identitetit të individit dhe nga kriza juridike ku është futur çështja e pronësisë. Por çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet nëse nuk goditet korrupsioni kryeministror që tani është tërësisht në shënjestrën e politikës amerikane. Kjo është realisht edhe pika ku takohen SPAK-u dhe reformimi i pushtetit gjyqësor që do të vijë pas vetingut.

Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, janë tre institucionet që formojnë SPAK- un, dhe në fakt, këta janë tre organet që do të godasin në mënyrë drastike korrupsionin e lartë politik në Shqipëri.
Korrupsioni shtetëror shqiptar ka qenë dhe mbetet një korrupsion kryeministror.

Numuri i të korruptuarve si korrupsion kryeministror sot në Shqipëri është jo i vogël: janë katër kryeministra, që do të penalizohen të parët; dhe një varg i madh i taboreve të tyre. Është shpronësimi i këtyre që do të çlirojë tregun nga uzurpimi klientelist, sepse dhe konfiskimi i parasë që është gjetur nëpër bankat e huaj bën pjesë në këtë ndërmarrje, e cila do të rrafshojë gjithçka që ka të bëjë me pronësinë abuzive.

Duhet të jetë e qartë se liria ekonomike nuk funksionon në Shqipëri si rrjedhojë e korrupsionit të madh kryeministror.
Ja pra pse Shqipëria ka nevojë sot që të huazojë gjyqtarë të mëdhenj, sepse personaliteti i tyre profesional, në funksion të drejtësisë, do të satabilizojë me drejtësi në Shqipëri tregun si organizim ligjor, dhe shtetin institucional si administrim në ruajtje të jetës dhe dinjitetit të njeriut.

Pikërisht këtu, menjëherë pas këtij hapi historik që do të hedhë SPAK-u, do të fillojë edhe funksionimi i gjykatës shqiptarë, e cila do të zgjidhë me kompetencë çështjen e pronësisë në Shqipëri. Pa u shkatërruar korrupsion i kryeministror, në Shqipëri nuk mund të ketë zhvillim.

Prandaj, në procesin antikorrupsion do të konfiskohen disa miliardë dollarë dhe me mijëra hektarë të grabitura nga korrupsioni kryeministror në rreth 20 vjet; pastaj do të filloi analiza e pavlefshmërisë së veprimit juridik, me anë të vendimeve gjyqësore të cilët do të arsyetohen nga gjyqtarët e nivelit të lartë që do të vinë në ndihmë të pushtetit gjyqësor nga vendet perëndimore, dhe do të fillojë nga puna normale e ekspertizës Instituti Shkencor i Pronës në Shqipëri.

Për zgjidhjen ligjore të çështjes së pronësisë në Shqipëri, duhet që domosdoshmërisht të ngrihet Instituti Shkencor i Pronës, me specialistë shqiptarë dhe të huaj. Ky Institut do të analizojë të gjithë gjendjen faktike, dhe do të mbështesë gjykatat me ekspertizë të lartë profesionale. Instituti do të pranojë të gjitha ankesat dhe materialet që do t’i vinë nga gjykatat dhe nga individët; dhe do të krijojë bazën e plotë të ekspertizës për zhbërjen e abuzimit që korrupsioni kryeministror shqiptar ka bërë në afër njëzet vjet.

Sistemi ynë është kombinimi i lirisë ekonomike më lirinë politike. Asnjëra nga këto të dyja nuk ekziston sot në Shqipëri, sepse nuk ka drejtësi për të garantuar këto dy liri. Ja pra, kjo është reforma jonë në drejtësi: garantimi i kombinimit të lirisë ekonomike me lirinë politikë. Kurse, gjithashtu, edhe vetë korrupsioni sigurisht që është rrjedhojë e mungesës së drejtësisë në një treg të uzurpuar nga abuzimet klienteliste.

Kjo është gjendja sot në Shqipëri; dhe vetëm gjyqtarët e mëdhenj do ta zhvendosin gjendjen shqiptate pa drejtësi, në garantimin dhe kombinimin e dy lirive të mëdha: lirinë politike me lirinë ekonomikë.

Pa gjyqtarë të mëdhenj të huazuar nga Perëndimi, sot për sot, nuk mund të arrihet dot ndërmarrja që arsyetuam më lart. Huazimi i tyre është domosdoshmëri historike dhe prandaj do të ndodhë.

lll.
Të tre këta grupe profesionalë: SPAK, Pushteti Gjyqësor i reformuar dhe Instituti Shkencor i Pronës, në disa vjet, do të godasin me penalizim dhe shpronësim korrupsionin e lartë shtetëror; do zgjidhin drejt çështjen e pronësisë; dhe do të krijojnë më në fund shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut në Shqipëri.
Vetëm një lidhje organike e këtyre tre kolonave do të sjellë më në fund shtetin juridik shqiptar dhe do të godasë me ligj dhe drejtësi padrejtësinë abuzive që ka ndodhur në Shqipëri, sidomos në këta njëzet vjetët e fundit.

Zbulohet shenjestra e SHBA, 4 kryeministra do penalizohen të parët, më pas… Read More »

Dosja e Habilajve/ Gazetari paralajmëron çështje të forta: Dëshmia e Nazer Seitaj do shkaktonte temperaturë të lartë në Tiranë

Gazetari Basri Çollaku paralajmëron se një tjetër dosje edhe me e rëndë se ajo e Habilajve po qarkullon, por nuk ka mbërritur ende në Tiranë.

Sipas tij njerëz të pushtetshëm janë angazhuar që ngjarja e kësaj dosjeje të mos ndodhë sot.

Çollaku teksa ka folur për Ora News thotë se për shkak të temperaturave të larta që do të shkaktonte kjo dosje në Tiranë, është zhvendosur në Romë edhe Nezar Seitaj, i cili sipas gazetarit, ka ende hesape me trafikun e drogës me emra që nuk kanë dalë.

“Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsye kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot”, tha Çollaku në Oraneës.

“Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot”, tha Çollaku

Dosja e Habilajve/ Gazetari paralajmëron çështje të forta: Dëshmia e Nazer Seitaj do shkaktonte temperaturë të lartë në Tiranë Read More »

Statuti i ri, Shehi: Treçereku i PD-së nuk dinë ndryshimin me të vjetrin

Partisë Demokratike i nevojitet frymë dhe jo statut i ri. I këtij mendimi është kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i cili thotë se vendimtare për këtë parti është hapja për korrentët.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Shehi thotë se vetë ai nuk di të bëjë diferencën mes statutit që ishte dhe këtij që është sot.

Dashamir Shehi: PD nuk ka vuajtur nga statutet. Është një dokument që nëse respektohet luan një rol, nëse nuk respektohet nuk luan ndonjë gjë të madhe.Nuk është puna se statutet më përpara në PD ishin më të këqia, puna është se në PD zoti Basha e ka për detyrë, besoj se duhet ta ketë dhe për nder, nëse mendon me gjithë mend se po hap një faqe të re politike, të bëjë disa gjëra të tjera pak më të rëndësishme se statuti. Jam i bindur se tre çereki në PD nuk e dinë fare se çfarë ka qenë statuti i vjetër dhe çfarë është i riu dhe ku është diferenca. Nuk është çështje statuti, duhet një frymë tolerance. I kam sugjeruar 100 herë të hapë partinë për korrentët. Jemi në kohë të reja, nuk mjafton  të jesh një lider, korrentët janë një formulë për të bashkuar të gjitha ata që janë ndryshe.Kongresin e kanë përpara, mund ti bëjnë të gjithë këto ndryshime. Kjo do të ishte, ta revolucionojmë jetën e brendshme të partisë më të madhe opozitare. Uroj të gjendet formula për tu bashkuar por unë mendoj se nuk mjafton statuti.Po të ishte korrente dhe një si puna ime që kam ikur 20 vjet përpara…Unë nuk di të dalloj nga lëviz ai statuti i vjetër me këtë të riun

Lidhur me debatin për dorëheqjen e kryetarit, Shehi ka këtë koment:

Shehi: Nëse ti humb një herë, dy herë, duhet të largohesh. Shkruhet apo nuk shkruhet në statut. Berisha iku se i humbi zgjedhjet.Kemi pasur dhe raste të tjera të doreheqjeve, Nano.Unë do të isha të shkruhej diçka megjithatë po të ketë një frymë brenda partisë. Se duhet me pritë që të humbë dy herë, nëse punët nuk shkojnë mirë unë mendoj se mund të ikë dhe përpara. Mundësinë që brenda një partie të thonë idetë e veta pa pasur frikë se çfarë mendon grupi i mazhorancës se nuk po them i kryetarit.Nuk e di se çfarë do të bëjnë të dielën, uroj që të kenë kapacitetin jo thjesht të absorvojnë ata që janë larguar nga PD, por sigurisht dhe ato sepse shumë vlera janë lënë jashtë në këtë periudhë, por një statut që të tërhiqte me mijëra qytetarë dhe intelektualë, ajo që ka ndodhur në vitet ’90 që na dha një shpresë si shoqëri dhe fatkeqësisht e shpërdoruam.

Kundërshtitë e krijuara mund të krijojnë një çarje të PD.

Shehi gjykon se drejtuesi i kësaj partie siç gjen gjuhën e bashkëpunimit me ata që deri dje ishin në qeveri e ka më të lehtë ta gjejë me kolegët.

Shehi: Mundet. Sa më shumë grupe do jetë më e vështirë për ti kordinuar. Por edhe ndonjë dramë të madhe nuk do të bëja për këtë punë. Shikojmë që brenda PD kanë kurajon të bashkëpunojnë me ato që deri dje ishin në qeveri, nuk duhet ndonjë kurajo e madhe për të bashkëpunuar me kolegët e vet. Janë më afër se ortakët opozitarë që kemi sot të cilët deri dje qeverisnin bashkë me Edi Ramën. Brenda PD ka kaq shumë kurajo sa për të kapërcyer ylberin. Besoj se brenda gjuhës blu dhe mund ta gjejmë marrëdhënien.

Por sa janë mundësitë për një bashkim si ai i ’90?

Shehi: Nuk është e nevojshme, nuk është fotografi gjimnazi. Njerëzit lëvizin, evulojnë, emancipohen,politika ka interesat brenda, dikush ka bërë zigzaget e veta. Nuk ka ndonjë rregull të artë në këtë mes.Ideja që këto që e kanë bërë duhet ta trashëgojnë nuk është më racionale, në politikë duhet ti hapim dyert për të gjithë.

/Ora News

Statuti i ri, Shehi: Treçereku i PD-së nuk dinë ndryshimin me të vjetrin Read More »

Të kesh fatin e gjyqtarit të ndershëm në Shqipëri!

….Erdha në Tirane ne vitin 2003 per studime dhe fal njohjeve te gjyshit tim me partizanet komuniste (me te cilet kishte luftuar) me pranuan ne Shkollen e Magjistratures ne degen per gjyqtar!
Shkruan Flamur Vezaj

Ne ate kohe rrobat e mia ishin per te ardhur keq, asnje bluze firmato dhe ndonje kemishe te falur meqe kisha ardh ne Tirane! Mesova shume, thuajse permendsh te gjitha lendet! Por mezi arrija fundin e muajit me pagen minimale qe merrja nga shkolla e qe me mjaftonte te ushqehesha ne mensat e Qytet Studentit. Por kjo vuajtje nuk zgjati shume! Me te perfundu shkollen 3 vjecare, djali i nje ish-shokut te luftes se gjyshit me detyren minister me emroi gjyqtar ne Tirane.

Tre muaj mu deshen te mesoja hilet! Pas tre muajve pune, hodha te gjitha rreckat duke i zevendesuar me rroba firmato dhe jo dosido por kostume! Pas 6 muajsh, bleva makinen por e regjistrova ne emer te vellait! Pas nje vitit pune, sigurova nje apartament me rreth 100 m2 ne nje zone periferike te Tiranes te cilen e bleva me 20 mije euro! Tre muaj me pas, si njohes i mire i tregut te apartamenteve, e shita me 50 mije euro shtepine dhe u afrova prane qendres se Tiranes!

Por fati deshi qe me caktuan gjyqtar te penalja dhe trafikantet e hashashit kishin be ndertime ne Tirane dhe mora ja tre hyrje ne emer te boxhenakut e vellezerve! Me pas, nje mik avokat me tha qe njerin qe do e gjykoja per plagosje kishte prona me cmim te lire ne periferi te Tiranes dhe ia bleva por qe pas dy viteve i shita me nje cmim mbi 300 % me te larte! Dhe keshtu u bera edhe njohes i mire i tregut te shit-blerjeve te tokave!

Fal njohjeve qe kisha edhe pse erdha nga Kosova dola qe ne Tirane gjyshi e stergjyshi kishin pas prona te cilat i regjistrova si trashegimtar me ligjin “7501”. Si gjyqtar i mire dhe i ndershem qe isha me bene edhe disa dhurata, makina, apartamente e toka! Duke qene se po beja shume para, mendova ti pastroj duke ju futur biznesit te ndertimit ku hapa nje kompani ndertimi per te cilen kujdesej gruaja! Me letra ndertova shume pallate ne Tirane e rrethe duke deklaruar edhe cdo vit fitime te majme cka fillova te mos konsumoja me pace koke por vetem grudo e peshk! Luksi luks e pushimet pushime…

Çdo vit beja deklaraten e pasurise, fillimishte te A.Llalla me ndonje euro mes letrave e pastaj te Sh.Ganaj me te njejten procedure duke dal cdo vit i pastern!!!! E te shohesh qe ne 2003 erdha me duar ne xhepa ne vitin 2018 kam 5 llogari bankare ne euro me nga 6 zero, 12 apartamente ne Tirane, Vlore, Sarande e Shengjin, toke mbi 3 hektar, 4 lokale, aksioner ne nje kompani ndertimi dhe hidrokarburesh e ne fund mendoj se jam i ndershem ne detyren time si gjyqtar pasi po mendoj t’i dergoj zarfin sekretarit te pergjithshem te kryeministrise qe te urdheroi keta komisioneret e Vetingut qe mos ta kruajn me mua.

Kështu qe po mendoj se sa leke te vendosi ne zarf se me duhen edhe ca per pushime…”””babi babi zgjohu se erdhi koha te ikesh ne pune, ishte zeri i vajzave qe kercenin ne krevatin tim duke me hequr mendjen nga kjo enderr e mire e te qenit gjyqtar i ndershëm ne Shqiperi! 😜
#bari_thate_do_te_djeg_edhe_te_njomin#

Të kesh fatin e gjyqtarit të ndershëm në Shqipëri! Read More »

Ish-kryeministri serb: Thaçi dhe Haradinaj ishin pjesë e shërbimeve sekrete të Shqipërisë

20 Ish-kryeministri i Serbisë, Nikola Sainoviq, ka folur për krerët shtetërorë të Kosovës, kryeminstrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, si dhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, gjatë periudhës së viteve 1998-1999.
Në një intervistë të dhënë për ‘Espresso’ nga Serbia, Sainoviq vë në dyshim kinse veprimtarinë e UÇK-së gjatë periudhës së luftës.

“Në të 90-tat, Rugova mbajti zgjedhje në Kosovë. Ne nuk intervenuam diçka në këto zgjedhje, mirëpo sigurisht që nuk i njihnim. Struktura të ndryshme shqiptare në Kosovë morën pjesë në këto zgjedhje. Madje aty ishte edhe një degë e vogël e Partisë Staliniste Marksiste- Leniniste të Shqipërisë të ardhur nga Tirana. Kjo ishte partia e Enver Hoxhës që humbi zgjedhjet në Shqipëri por që kishte një përcjellje të vogël të votuesve në Kosovë. Në këto zgjedhje, ata nuk morën as pesë përqind, pra këta janë ata njerëz”, thotë Sainoviq.

Madje ai thotë se ata u bënë pjesë e shërbimeve sekrete të instaluara nga Shqipëria në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Ata janë bërë instrumente të shërbimeve sekrete të sigurisë të shtetit shqiptar, në fillim i formuar si shtab i përgjithshëm. Sipas raporteve tona ata formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të zvogëluar ndikimin e Rugovës në Kosovë dhe për ta shkatërruar ata brenda trupit shqiptar”, shton ai.

Sipas tij, drejtësia nuk është dëshmuar me gjykimin e Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, pasi që siç thotë ai, edhe pse dy të akuzuarit në fjalë u shpallën të pafajshëm, gjyqi ndaj tyre vërtetoi se kampet ku ata pretendohet se ishin kryer krime, ekzistonin.

Ndryshe, ish-kryeministri serb, Nikola Sainoviq, ishte gjithashtu i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Ish-kryeministri serb: Thaçi dhe Haradinaj ishin pjesë e shërbimeve sekrete të Shqipërisë Read More »