Opinione

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu?

Nga Bledi Mane

UA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA!
-Klithmë lebetitëse për drejtësinë shqiptare-
Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.
Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :
1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.
2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.
3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.
4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete.
5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete…
Deri tani janë skanuar vetëm 5, vetëm 5 dallaveraxhinj. Vetëm këta të pestë kanë të akumuluara 1 miliardë e 950 milionë lekë si dhe 14 apartamente dhe 12 makina…
Imagjinoni kur të kalojnë në vetting 680 gjykatës e prokurorë???
Pasuri të frikshme, frikë rënqethëse!
Po sikur tu bëhet vettingu 5 mësuesve sa kothere do dalin me pronat?
Donald Lu, ku je mor burrë të vi të të puth në ballë!!!

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu? Read More »

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për Mirela Ku(rv)mbaron!

Mbrëmë, gazetari dhe hulmutuesi Marin Mema na shkundi të gjithë ne përmetarëve. Na shkundi e na bëri me turp. Zbuloi në ekranin e Top Channel sesi është katandisur Frashëri legjendar, djepi i rilindasve dhe i tharmit evropian të shqiptarëve.

Ndërkohë, duke marrë edhe vetë përsipër turpin dhe fajin e katandisjes së vendlindjes sime, ju kujtoj se ministrja e Kulturës dhe e trashëgimisë kombëtare Mirela Kumbaro, është deputete e Përmetit.

Reportazhi

Patriotet e konsideronin nje vend te shenjte, sot thuajse eshte braktisur nga harresa, pamundesia e mungesa e investimeve. Nje dokumentar rrenqethes, per nje vend kaq te rendesishem per historine e shqiptareve. Ndiqni te plote videon e dokumentarit te gazetarit Marin Mema.

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për Mirela Ku(rv)mbaron! Read More »

Fërshëllimat që grisin statutin e ri të PD!

Nga Mero Baze

Ndodhi diçka interesante në Kuvendin e Partisë Demokratike, që ilustron gjithë fallcitetin e Lulzim Bashës.

Dhe kjo ishte fillimisht, mënyra se si duartrokisnin Bashën, kur thoshte kam gabuar dhe mënyra se si fërshëllenin Eduard Selamin, kur thoshte të njëjtën gjë, pra që Basha ka gabuar.

Kur Basha përpiqej të arsyetonte ndryshimet në statut, foli dhe për “gabimet” e tij, për zgjedhjet që kishte bërë dhe vendimet e gabuara që kishte marrë dhe në sallë kishte duartokitje.

Kur Eduard Selami e kryqëzoi për të njëjtat gabime, u fërshëllye dhe u kërkua të zbohet nga salla.

Ky është një detaj i thjeshtë që tregon së pari se Lulzim Bashës, edhe të vetët, ja pranojnë gënjeshtrën si normalitet dhe e lejojnë ta thotë atë, pa u bërë përshtypje.

Në një farë mënyre ja pranojnë atij fallcitetin, dhe lehtësinë me të cilën detyrohet të gënjejë në çdo rast, pasi ja quajnë pjesë të karakterit të tij.

Ndryshe nuk ka kuptim përse duhet të gëzoheshin kur ai thoshte “kam gabuar”, përveç rastit kur e dinë që e thotë kot.

Kur të njëjtën gjë e përsëriti Eduard Selami ju turrën, pasi ata realisht mendojnë që Basha ka bërë mirë dhe se nuk ka bërë gabim që ka vepruar ashtu.

Ata punëtorët e Kunatit në sallë, kanë pranuar si gjest normal aktet politike të Bashës dhe nuk pranojnë që askush t’ia thotë atë publikisht si gabim, përveç Bashës, të cilin e konsiderojnë si njeri që e thotë për të gënjyer të tjerët, jo ata.

Nga ana tjetër agresiviteti maksimal ndaj Eduard Selamit zbulon dhe fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës ndaj kritikëve të vet dhe tallja me statutin e ri të PD.

Eduard Selami nuk ngjan me kritikët e tjerë të Bashës. Ai ka qenë shumë institucional në kritikat e tij, ka pranuar të hyjë në një garë fallco dhe të manipuluar edhe në sytë e tij, nga fillimi në fund.

Ai është përjashtuar nga lista pa bërë asnjë koment personal dhe po ashtu ia kanë vjedhur votat e filmuara me orë të tëra dhe ka pranuar rezultatin për “hir të partisë”.

Në një farë mënyre Eduard Selami edhe për shkak të stilit të tij amerikan, është nga ata kundërshtarë që duhet ta kërkosh me qiri ta kesh, pasi sidomos në raport me Bashën, ai nuk është sjellur si kundërshtar, por si ilustrues i kundërshtarit.

Në fjalimin e sotëm ai ishte dinjitoz dhe i qartë për të treguar gjithë çfarë ka ndodhur dhe atij ju vërsulën si në vitin 1995, kur nuk e lanë të hynte as brenda në sallë.

Sjellja ndaj tij në sallë gris çdo lloj statuti dhe çdo lloj maske të Lulzim Bashës, pasi është prova se sa i pranon kundërshtarët dhe kritikët ajo parti.

Përfytyro të ishte në sallë Topalli dhe t’iu kishte thënë që ky është Kuvend i mbushur me punonjës të Kunatit, apo Patozi e Bregu që kanë rezerva shumë më të mëdha për të. Me siguri do t’i kishin zbuar jashtë me karrige.

Janë pikërisht ato fërshëllima që bënë të skuqej dhe kryeregjisori i tyre Sali Berisha, i cili u largua nga salla, duke mos dashur të ngjallte kujtime të hidhura nga ngjarje të ngjashme në PD, në kohën e tij.

Janë ato fërshëllima që e bëjnë pa kuptim për PD statutin, Kuvendin dhe gjithë teatrin e Lulzim Bashës. Ato janë “shpata që u rri tek koka gjithë armiqve” të Kryetarit.

Ata kanë kuptuar përse i duhet statuti kryetarit dhe thjesht i vërsulen çdo armiku të tij. Ato fërshëllima janë himni i vërtetë i PD dhe statuti me të cilën Lulzim Basha po kërkon të mbrohet nga kundërshtarët e vet.

Dhe kur mendon se armiku më i madh i Lulzim Bashës nuk janë kritikët e tij, por humbjet e tij, këto fërshëllima ngjajnë si marshi funebër i PD.

Fërshëllimat që grisin statutin e ri të PD! Read More »

ÇAMËRIA SHQIPTARE NUK DUHET HARRUAR

PSE “HARROHET” ÇAMËRIA SHQIPTARE

Duke ju përulur LYPSARIT DINAK GREK??!

Krahina e ÇAMËRISË SHQIPTARE, si Krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare, është komanduar nga Mbretër e Kapedanë Trima( ose më Qartë VËLLEZËR KURAJOZË, siç I ka Falenderuar PRONJATËT dhe ÇAPARENJTË ish Udhëheqësi grek Kryengritjes më 1821)

Që nga lashtësia Pirro-Burri I Epirit Iliro-Shqiptar( po ashtu Aleksandri I Madh -I biri i Nanes Molose-Çame), e pasardhësi Legjendar Gj.Kastrioti -Skenderbe qe quante vehten me Krenari edhe Princ I Epirit; vazhduar me Kapedanët Pronjatë, Boçarenjë, Çaparenjë e në Mesjetë e Rilindje (Jo ashtu siç e quan vehten sot paria Tiranës);luftuan jo vetëm për mbrojtjen e Trojeve Shqiptare ; por edhe për mbrojtjen e Europes

Kur Kongresi I Berlinit me 1878 filimisht pranoi pjesa me e madhe e Trojeve Shqiptare të lejoheshin për tu zaptuar nga greket e serbet, Shqiptaret u Bashkuan ne Lidhjen e Prizrenit e te Prevezes duke treguar Krenarine dhe Forcen per te mos leshuar asnje pellembe te tokave Shqiptare

Në këto rrethana qarqet atdhetare përparimtare e radikale shqiptare vendosën ta kërkonin shpëtimin e tërësisë territoriale të atdheut jo te lufta kundër shovinistëve ballkanikë, as te qëndrimi pritës, por tek organizimi i kryengritjes së armatosur çlirimtare kundërosmane që do të çonte në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë veprim edhe diplomacia evropiane do të vihej para një fakti të kryer.

Abedin Pasha Dino, Kyetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë (i vilajetit të Janinës). Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”

Shqipëria siguronte tërësinë territoriale, duke përfshirë në kufijtë e saj edhe vilajetin e Janinës (Epirin), ndërsa Greqia hiqte dorë nga Epiri, por do të aneksonte pa luftë Thesalinë

Po të vijme dhe me afer kohe se sotme, po I kujtoj “parisë antishqiptare” te sotme qe me 3 Shkurt 1943 u formua Çeta Cameria me djemte e vajzat trime Came per te luftuar pushtuesit nazifashiste. Kjo brigate luftoi 56 dite ne gusht-shtator 1943(lufta e vetme frontale e UNÇ) duke mos I lene forcat gjermane te pushtojne Shqiperine nga ana e Çamerise se pushtuar nga Greqia

Ne ato kohera qeveria kuislinge e Greqise krijoi Battalionet e Sigurimit me ne krye Gjeneralin gjakatar famekeq N. Zerven per mbeshtetur forcat gjermane . Ishte po ky Zerve qe filloi masakrat, vrasjet tembi 2000 njerezve te pafajshem te moshuar dhe femije dhe debimin me dhune te mbi 40.000 Shqiptareve te Camerise qe nga 27 Qershori 1944 e deri me shkurt te 1945.

N.Zerva I shkruan më 1953, një miku dhe ish bashkepuntori të tijë në masakrat:

“I dashur Jani Dani, Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin e atdheut nga çamët musulmanë, të cilët qëndruan 500 vjetë mbi qafë të helenizmoit, duke ja bërë të mundur malësorëve të zbresin në fushat pjellore e ti gëzojnë ato. Për këtë ta ndjejmë vehten krenarë

“Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.

(S.Muselimi-Istoriko peripato ana tis Thesprotias”).

Po shkruaj pake se do ju mjafoi te “kuptoni” se Problemi I Çamerise Shqiptare nuk eshte per tu “mbajtur mend” por TE HAPET E TE DISKUTOHET PER TU ZGJIDHUR KONFORME LEGJISLACIONEVE NDERKOMBETARE TE DREJTAVE TE NJERIUT.

MOS VAZHDONI TE SHISNI DETIN, TOKËN DHE NDERIN E SHQIPERISE!1

Historia nuk do ju fale dhe as keni per ti gezuar pronat e shitura te Shqiptareve!

Sali Bollati -Shqiptar Çam.
Nje nga të paktët e mbijetuar te Genocidit të Shqiptareve të Çamësë

ÇAMËRIA SHQIPTARE NUK DUHET HARRUAR Read More »

Bledi Mane: Mbyllni gojën, mbyllni këmbët. Hapni mendjen se negociatat hapen!

Nga Bledi Mane

Qeveria të shtroje bythën në punë e ta mbyllë gojën duke i bërë elozhe vetes.

Opozita të mbyllë këmbët e të mos pallohet me çdo individ cinik e skeptik në Perëndim që nuk beson te forca dhe kurajo e shqiptarëve.

Opinionistët e plakur të tranzicionit të hapin mendjen e të mos flasin si halabakët e lagjes kur asfaltohet një rrugë ku do kalojë gjithë komuniteti.

Negociatat do hapen dhe padyshim kontributi ynë kolektiv nuk do mungojë që te marrja e kuponit tatimor e deri te respekti për natyrën, per njëri-tjetrin dhe respekti për ligjin.

Bashkimi Evropian nuk është si Armina që shtiret sikur dashuron Zenin. Evropa nuk ka nevojë për paratë tona, Evropa ka nevojë për vlerat e shqiptarëve!!!

Bledi Mane: Mbyllni gojën, mbyllni këmbët. Hapni mendjen se negociatat hapen! Read More »

Kryemadhi bën deklaratën bombë: Rama shkoi me charter në Turqi direkt pas kapjes së Baronit të drogës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Debat’ me Roland Qafokun ka folur përpara opinionistëve për gjendjen aktuale e politikës në Shqipëri, ndërsa nuk ka munguar edhe një deklaratë e fortë nga ana e saj.

Sipas Kryemadhit, kryeminisitri Rama ka udhëtuar në mënyrë emergjente nga Brukseli drejt Turqisë pas arrestimit të Met Kananit i cilësuar si Baroni i drogës.

Kryetarja e LSI ka rikujtuar që pas këtij takimi të papritur mes Erdoganit dhe Ramës, emri i Met Kananit nuk u dëgjua më.

“Pse nuk po dëgjoni më për Met Kananin? Edi Rama me charter shkoi nga Brukseli në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës. Çfarë ju duket kjo”, ka thënë Kryemadhi.

Kryemadhi bën deklaratën bombë: Rama shkoi me charter në Turqi direkt pas kapjes së Baronit të drogës Read More »

Mallkon Delino Fico: Ju ngectë buka në fyt!

“Këtë nuk ma ha truri fare, po fare. Ju zëntë grykën buka e këtij vendi”

Ky eshte postimi ne rrjetet sociale, i aktivistes se njohur Delino Fico, me cila ka reaguar ashpër kundër të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE.

Fico i quan njerëz cinikë që janë bërë të pasur mbi mediokritetin dhe shpirtvogëlsinë e tyre.

Postimi në Facebook:

Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!

Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.

Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi!

Mallkon Delino Fico: Ju ngectë buka në fyt! Read More »

Vettingu, përllogaritja e profesor Kabos: Tërhiqe mos e këput…si telenovelat që shohin shtëpiaket, pse duhet të mbyllet brenda 2018-ës

Profesor Përparim Kabo komenton procesin e Vettingut. Sipas Kabos ky proces është shumë i ngadaltë, duke e cilësuar atë si telenovelë.

Ndërsa shton se procesi duhet të përfundojë brenda 2018-ës.

“Nëse janë për të kaluar rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë në këtë lloj “purgatori” me objektiv që të pranohen në Parajsë…dhe çdo muaj si edhe po shohim kalojnë 4 persona që në 10 muaj bëhen 40(sepse në verë ikin me pushime) sipas një llogarije të thjeshtë që të përmbyllët duhen 10 vite, ose pesë vite për gjysmën e tyre”, – shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Vetingu….ka nisur në sistemin e drejtësisë…përmes kronikave televizive shikojmë si hynë në sallë gjyqtaret që japin spjegime dhe argumentojnë e shpallin vendime dhe kanë rrëzuar pjesën më të madhe deri më tani…Por rritmi është një javashllëk zhgënjyes…Nëse janë për të kaluar rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë në këtë lloj “purgatori” me objektiv që të pranohen në Parajsë…dhe çdo muaj si edhe po shohim kalojnë 4 persona që në 10 muaj bëhen 40(sepse në verë ikin me pushime) sipas një llogarije të thjeshtë që të përmbyllët duhen 10 vite, ose pesë vite për gjysmën e tyre.

E keqja është se kur ta mbyllin të fundit po gjatë këtyre viteve ju vjenë rradha atyre të parëve të rishikohen ndërsa ata që ende nuk janë purifikuar apo kontrolluar për pastrim do vijojnë të jenë në punë duke vazhduar zanatin dhe avazin…Thjesht kjo është një zvarritje që e disfunksionon vetë procesin dhe nuk mbrin atje ku duhet dhe publiku pret dhe beson.

Ky proces duhet mbyllur brenda vitit 2018-të ndryshe tërhiqe mos e këput do të thotë si ajo telenovela me puntata -soap opera që shohin shtëpijaket çdo pasdite me kërshërin e njerëzve pa motiv që nuk besojnë të historia e tyre dhe dashurohen me histori filmash…!

Vettingu, përllogaritja e profesor Kabos: Tërhiqe mos e këput…si telenovelat që shohin shtëpiaket, pse duhet të mbyllet brenda 2018-ës Read More »