Opinione

Pse asnjëri nga këta nuk ka moral t’i kërkojë llogari Saimir Tahirit?

E la mandatin, po pse e la? Çfarë ndodhi këto dy javë? A ishte presioni i ndërkombëtarëve apo lojë e brendshme politike? Merkeli, Rama apo Xhafa? E lagu apo s’e lagu…
Sado që ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përpoq me të gjitha mënyrat të jepte mesazhin se kishte boll rrugë për ta mbrojtur veten, se po te donte mund ta hidhte në erë ne çdo moment këtë botën e vogël dhe të ndryrë politike shqiptare (një ministër i brendshëm ka në çdo kohë në dorë informacione që pakkush i disponon) , prapë nuk e lanë ta hidhte i qetë deri në fund vallen e pafajsisë së tij.

Ditën kur shkeli sallën e Kuvendit, në vigjilje të 6 muajve mungesë, i pari që kërceu përpjetë ishte Sali Berisha. Po, po, Sali Berisha! Pikërisht ky që është akuzuar për vrasje, drogë e një mijë e një të zëza të tjera interpretoi publikisht me reagimin e tij për kthimin e Tahirit në Kuvend.

Ndërsa të tjerët, ca me zë e ca pa zë, patën reagimet e tyre ekstravagante ose jo.

Por a kanë te drejtë këta palo politikanë që na parakalojnë çdo ditë para syve të gjykojnë ish Ministrin e Brendshëm (i pafajshëm ose jo qoftë ky i fundit)?

Sa të drejtë, me ligjet e Zotit a njeriut, ka Sali Berisha të ngrejë gishtin drejt Saimir Tahirit? Asnjë të drejtë! Përkundrazi! Ai që drogën e kishte si bukën që hante, në Lazarat dhe jo vetëm; ai që vrau bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë; që vodhi e masakroi një Shqipëri të tërë me reformat e veta kriminale; vrasësi i Gërdecit dhe 21 janarit nuk mundet të kërkojë drejtesi në emër të shqiptarëve. Duhet të shkojë të fshihet në cepin më të largët të Globit e të lutet për llogaritë që duhet të japë.

Sa të drejtë me ligjet e Zotit dhe njeriut ka Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të ngrejnë gishtin drejt Saimir Tahirit? As edhe një! Përkundrazi! Kur emri i Ilirit dhe Monikës lakohej për lidhje me mafiozë, me porosi për vrasje, për shfrytëzim prostiticioni dhe vjedhje pasurish të këtij vendi, Saimir Tahiri  nuk kishte hyrë akoma në politikë. Por edhe sikur ky i fundit t’i ketë kryer të gjitha ato çfarë thonë, çfarë dreqin bënte Meta që mbante të njëjtin pushtet me ish Ministrin e Brendshëm? Pse nuk foli atëhere?

Çfarë të drejte ka Lulzim Basha të ngrejë gishtin drejt Saimir Tahirit? Asnjë te drejtë. Perkundrazi! Vrasësi i 21 janarit, hajduti i miliardave të shqiptarëve, politikani më i paaftë i këtyre 28 vjetëve demokraci, që mision të vetëm ka ruajtjen nga burgu të familjes së kumbarit të tij, Sali Berisha, jo vetëm duhet të heshtë, por edhe të ikë e të fshihet atje në Holandë, për të mos u kthyer më kurrë.

Sa të drejtë, me ligjet e Zotit dhe njeriut, ka Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të momentit të ngrenë gishtin drejt Saimir Tahirit? Asnjë të drejtë! Përkundrazi! Dikush duhet t’ia kujtojë Ramës se flitet për të njëjtin njeri që deri para pak kohësh ishte dora e tij e djathtë; i njëjti që deri para pak kohësh i atribuonte çdo sukses të tij; i njëjti që i dha tjetër imazh qeverisjes socialiste; i njëjti që nuk do kishte asnjë shans të lëvizte as gishtin e vogël të dorës pa dijeninë e kryeministrit të tij. Edi Ramës duhet t’i thotë dikush se Shqipëria njësoj është e gjelbër nga kanabisi edhe pse Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm. Kështu ka qenë këto 25 vitet e fundit…

A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Këtë duhet ta thotë drejtësia. Pse e dorezoi mandatin? Punë e ndoshta strategji e tij është edhe kjo. Sido të jetë, Drejtësia është diçka që vonon, por nuk harron. Kurrë!

Ama ajo që çdo shqiptar e di tashmë, atë që të gjithë e shohin si dritën e diellit, është se asnjë prej këtyre palaco politikanëve nuk kanë të drejtë të bëjnë as moralistin, as të ligjshmin, as gjykatësin e as prokurorin. Sepse të gjithë janë të ngjyer e përlyer. Çfarëdo të ketë bërë Saimir Tahiri, do ta marrë dënimin e tij. Ama edhe ora e këtyre kllounëve të tjerë po vjen. Numërimi ka filluar mbrapsht tashmë.

Keshtu që në vend që të fërkojnë barkun, le të mendojnë më mirë për fatin e tyre të afërt sepse shumë shpejt, po shumë shpejt ama, do e shohin veten të rrëzuar përtokë ose në rastin më të mirë, pas hekurave./Pamfleti.com

Pse asnjëri nga këta nuk ka moral t’i kërkojë llogari Saimir Tahirit? Read More »

Përse e dorëzoi mandatin Saimir Tahiri

Saimir Tahiri, përmes një dalje publike, bëri të ditur se, që nga dita e sotme, ai nuk do të jetë më deputet i parlamentit shqiptar dhe se do hetohet, gjykohet si çdo qytetar i zakonshëm.
Shkruan Bedri Islami

Ishte një dalje disi e papritur e tij, megjithëse , pas kulisave, ishte thënë se mund të kishte një lëvizje të re politike nga ish ministri i brendshëm. I lodhur nga gjithë vala e akuzave që përplaset çdo ditë mbi të, nga një rreth i ngjeshur opozitarësh, të cilët tash sa kohë e kërkojnë me ngulm kokën e tij, duke e parë si një rrugë drejt pushtetit; i mënjanuar nga jeta politike nga të djeshmit e tij, tashmë deputet i pavarur, pra në një tokë të askujt.

I vënë në shenjë edhe nga qarqe jashtë Shqipërisë, predikimi i të cilëve lidhet me emrin e tij të ngjeshur pas integrimit evropian të vendit; në një fazë të re hetimi për figurën e tij, ku tashmë po zgjerohet rrethi duke bërë një qark të madh, që nga shoqëruesit e tij dhe deri tek ata që kanë kultivuar apo shitur lëndë narkotike, ai gjeti rrugën e përshtatshme, ndoshta të vetmen, për të dalë në një ring politik e hetimor, krejt i vetëm, i bindur se ka të drejtë, çka koha do e saktësojë, do apo nuk do ai.

Fjala e tij e ndarjes nga jeta parlamentare, e ndërtuar në dy pjesë, njëra e pritshme dhe tjetra e menduar,por jo e ditur, do të sjellë hipoteza nga më të ndryshmet, njëra nga të cilat, ndoshta më e rëndësishmja do të jetë për shumë kohë: përse e dorëzoi ai mandatin e tij; pse pikërisht në këtë kohë; cilat forca ndikuan në tërheqjen e tij politike për të ndërtuar një mbrojtje thjeshtë juridike; kush qëndron pas aktit të tij të dorëheqjes; është një pakt i tij i heshtur me drejtësinë; është një marrëveshje e fshehtë mes tij dhe Edi Ramës; ka pasur një premtim për të ardhmen për të bërë këtë veprim të sotëm; ndjehet ai aq i sigurtë sa që mund të mbrohet edhe jashtë imunitetit që i është dhënë; ka forca nga jashtë Shqipërisë që kanë ndikuar tek ai…

Janë shumë pyetje që do të shtrohen marramendshëm shpejt, bile, kanë filluar të shtrohen.
Saimir Tahiri është njëri ndër figurat politike më të njohura të socialistëve dhe, nga shumëkush, deri para largimit të tij nga posti i ministrit të brendshëm, numërohej si njëri nga zëvendësuesit e mundshëm të Edi Ramës në drejtimin e PS-së.

Ai ishte krahu i tij i djathtë, njëri nga drejtuesit e fondacionit “Qemal Stafa”, që tani më duket se është një gjë e harruar, figura që mund të ngrinte lart rolin e Policisë shqiptare dhe që në fillimet e punës së tij, e bëri këtë.

Harresa e emrit të tij nuk mund të vijë nga tërheqja e mandatit të deputetit. Përkundrazi ata do të lidhen bashkë, sido që të jetë fundi i kësaj historie. Asnjëri e as tjetri nuk mund të shkëputen, dhe, pavarësisht se ai nuk është më pesë e strukturave të socialistëve, duart në politikë nuk lahen kaq shpejt si Pons Pilati i fillimit të erës së re.

Saimir Tahiri, në pjesën e parë, më të gjerë, të fjalës së tij, si ishte pritur, u ndal tek ata që po e gjykojnë. Shpërthimi i tij është i natyrshëm, pasi lukunia që është në pjesën tjetër të barrikadës që kanë ngritur vetë, janë aq të përmjerrur, sa që do të ishte gjëja më normale të mos ishin fare në atë parlament.

Përqendrimi i fjalës së tij në dy figura, të cilat, megjithë krimet e ndodhura, nuk janë gjykuar kurrë, Berisha e Basha, ishte gjetja e tij për të dhënë mesazhin se ai po ndeshet me baltën dhe akuzat e një race të politikës, e cila në mëkatet e saj të mëdha ka vjedhjet, shpërdorimet, vrasjet dhe zhdukjen e njerëzve.

Në pjesën e dytë, ai, duke parathënë se qenka akuzuar edhe si pengesa më e madhe e integrimit të shqiptarëve drejt Evropës, shkurt deklaroi se tërhiqet nga mandati i tij dhe se, që tani e tutje, si çdo njeri i zakonshëm në Shqipëri, pret vazhdimin e gjithë procesit që është ngritur kundër tij.
Pyetja e parë: Pse tani?

Ka gjashtë muaj që ai ndjen mbi vete gjithë akuzat e mundshme, që nga më hileqari i opozitës dhe deri tek figurat pushtuese të saj. Ka gjashtë muaj që nuk është më pjesë e grupit parlamentar të P-së, i larguar pa dashjen e tij nga strukturat e partisë, i linçuar nga një pjesë e madhe e mediave. Pra, nuk është punë një a dy javësh, por gjashtë muajsh.

Si duket e shtynë dy gjëra të mëdha: ai kishte kërkuar të flasë në seancën parlamentare, por nuk i është dhënë fjala. Kjo do të ndodhte edhe kësaj here. Fjala e tij nuk ishte parashikuar dhe do të mënjanohej. Së dyti, kupa që mund të derdhej kërkonte një pikë të fundit: dhe si duket ishte furtuna e ngritur nën akuzën se ai po bëhet pengesë e rrugës sonë evropiane.

Jo pikë bëri të mundur edhe shpërthimin.
Pyetja e dytë: a ka një marrëveshje të heshtur mes tij dhe strukturave të drejtësisë, si një lëvizje politike e gjetur në këtë moment dhe një heshtje e shtyrë në kohë në strukturat hetuese.

Po të kishte ndodhur kjo dy apo tre vite më parë, do të ishte gjëja më normale të mendohej. Koha dëshmoi se prokuroria e shtetit ishte qelbur në kokë dhe, në vend të njerëzve të përkushtuar, kishte sekserë tokash, përvetësues pronash, pronarë të mëdhenj të objekteve të banimit apo të punësimit.
Por, në këtë kohë, një Pazar i tillë, kur gjithçka është nën dy sita të ngjeshura: Vetingu dhe syri i ndërkombëtarëve, është thuajse i pamundur.

Pak kush do të mund të merrte përsipër riskun e një veprimi të tillë. Pak kush mund të ngrinte një ngrehinë të tillë marrëveshje, ku shembja e të cilës do të groposte jo vetëm Tahirin, por edhe “ ustallarët” e tjerë.

Nga ana tjetër, në drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme është tashmë një zonjë, që shumë shpejt, edhe vetë socialistët në pushtet nuk do të ndjehen të qetë me të, Arta Marku. E mbështetur nga të gjitha strukturat ndërkombëtare dhe e vendosur për të bërë aktin e madh të ndryshimit, ajo, si më thotë një koleg i saj, edhe mund të thirret nga Rama, por nuk do të mund të nënshtrohet kurrë e nuk do të bëjë asnjëherë pazare që do e rëndonin emrin e jetën e saj. Arta Marku, shumë shpejt, do të jetë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim një prokuror llallian.

Pyetja e tretë: A qëndron Edi Rama pas aktit të dorëzimit të mandatit të Tahirit?
Kjo është pyetja që do të bëhet më shumë se gjithçka tjetër. Duan apo nuk duan socialistët, Rama dhe Tahiri, jo vetëm në sytë e opozitës, janë dy emra të lidhur, për vetë të shkuarën politike të përbashkët.
Divorci, jo vetëm politik, mes Ramës dhe Tahirit, është bërë gjashtë muaj më parë. Miku i ngushtë u bë një dru i shtrembër dhe sado të jetë i qetë Tahiri në logjikën e tij, përsëri ajo çështja e drurit të shtrembër mbetet. Aq më shumë ajo tjetra “e zhgënjimit më të madh”.

Alibia se Rama kërkon një njeri, si kokë turku, për të marrë rekomandimin për fillimin e hapjes së dyerve të bashkimit Evropian, tashmë është një temë e largët, pasi, as Tahiri, në qoftë fajtor, dhe askush tjetër, fajtor a jo, nuk mund të marrë mbi vete rrezikimin e një jete për hir të një inati politik.

Edhe para se të shkonte në Gjermani, shefi i qeverisë, Rama, e ka ditur mirëfilli se në takimet me miqtë e opozitës, do të flitej, deri diku, ashtu si flet opozita. Ishte një tregim i paralajmëruar. Nëse do të kishte bërë një pakt të tillë me Tahirin, ai do të synonte para se të trokiste në dyert e zonjës Merkel, pra do të kishte një as të fortë në dorë.

Pyetje e katërt: a qëndrojnë ndërkombëtarët pas aktit të Tahirit?
Do të ishte gjëja më normale që, në rrugë të tërthorta, përfaqësues të huaj në Shqipëri, të dërgonin mesazhin e tyre të kuptueshëm se, do të ishte më normale, nëse Tahiri do të hetohej e ndoshta gjykohej, pa patur imunitetin e tij parlamentar.

Diplomacia e vendosur në Shqipëri e di fare mirë se jo pak krime janë fshehur pas imunitetit. Një krim flagrant, me 36 viktima, në Gërdec, kishte fshehur pas imunitetit dy deputetë të qeverisë së kohës: Mediun, si ish ministër i Mbrojtjes dhe, Aldo Bumçin, si ish ministër i drejtësisë që e kishte vënë institucionin e tij nën urdhrat e Shkëlzen Berishës.

Ky precedent kishte shkuar më tej me Bashën, por edhe zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, e cila, me urdhrin e shefit të qeverisë, u bë pjesë e një mini-grusht shteti, duke refuzuar edhe Prokurorinë e Përgjithshme në aktet e saj.

Ndaj, do të ishte e arsyeshme nëse ndërkombëtarët, që në fakt po trazohen më shumë se sa vendorët për drejtësinë, të bënin një ndërhyrje të tillë, qoftë edhe si shenjë nga larg.
Nuk ka ndodhur. Asnjë e dhënë e tillë nuk do të shfaqet, por, fare mirë e di se ata janë ndjerë të liruar nga një ngërç, që erdhi si një kumt i gëzuar kur pak e prisnin.

Pyetja e pestë: ndjehet aq i sigurt Tahiri në qëndrimin e tij ndaj gjithë akuzave të ngritura, aq më tepër në kohën e fillimit të një komisioni parlamentar, i cili kërkon me ngut kokën e tij dhe nuk lejon të shikohet problemi në gjerësinë e shtrirjen e tij.

Si duket, ai ndjehet i sigurt. Informacionet që vijnë nga shtetet fqinje, deri tani, nuk e ngarkojnë atë me asnjë akuzë konkrete. Nuk ka, deri tani, asnjë provë që mund të rëndojë në pozitën e tij juridike dhe, ai e di këtë fare mirë.

Saimir Tahiri bëri sot një akt lirie, në radhë të parë, ndaj vetes. Por, edhe për të tjerët, që janë marrë e po merren me rastin e tij.

Askush nuk e ka ndër mend të bëjë rastin e tij si të një viktime të pafajshme, por edhe askush nuk mund ta bërë atë fajtor të pafaj, vetëm për hir të pushtetit.

Koha po tingëllon ndryshe e shumë shpejt do të ketë kambanat e saj.
Kush do i dëgjojë?
Vetëm ata që kanë veshë.

Përse e dorëzoi mandatin Saimir Tahiri Read More »

Artan Hoxha paralajmëron Tahirin se i rrezikohet jeta: Nëse ai flet …

Gazetari Artan Hoxha, beri nje deklarate bombe ne studion e emisionit “Opinion”.

Ai tha se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë.

Hoxha u shpreh se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.

Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.

“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”,-deklaroi Hoxha.

Artan Hoxha paralajmëron Tahirin se i rrezikohet jeta: Nëse ai flet … Read More »

A kemi sovran të popullit, apo kemi popull sovran ? Opinion nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

SOVRANI…

A kemi sovran të popullit, apo kemi popull sovran ?… Kjo pyetje po na bren me shumë se kurrë sot. Nuk dime ku bëjmë pjesë ne, populli, tek sovrani që vendos vetë për fatet e veta duke qeverisur, apo tek populli i qeverisur nga një sovran. Filozofia e interpretimit të konceptit Sovran, është e herëshme në botë.

Tomas Hobsi ishte përkrahës i flakte i sovranitetit absolut, ku Sovranit i është besuar ruajtja e popullit dhe se ai për çdo keqpërdorim të pushtetit duhet të japë llogari vetëm përpara zotit…! Dhe Xhon Loku, mbronte fuqishëm konceptin e sovranitetit të popullit. Sot nuk jemi të qartë a jemi Ne populli Sovran, siç na thonë vend e pa vend apo jemi nën një Sovran siç po shohim dhe kuptojmë për dite.
Nje herë në katër vjet na e japin këtë tagër dhe na bekojnë si te tillë duke na vënë kurorën e Sovranit, dhe Ne në delir i harxhojmë energjitë e sovranitetit brenda 24 oresh duke u kthyer në atë çast në një Sovran leshi…

Na e dyzojnë sovranitetin sa herë që u teket X-it apo Y-nit, duke na ndarë edhe si popull fizikisht dhe mendërisht në sovranitet blu apo roze…Na thonë me të madhe dhe pa u dridhur në të dyja rastet…ju jeni Sovrani.

Dhe Ne, si te çakërdisur nga deliri i Sovranit, brohorasim dhe hakerrohemi gjithë pompozitet duke sharë vëndshe dyzimin tone si një Sovran barkëtharë dhe brekëgrisur…
…Po kush është vërtet Sovrani tek Ne ?… Ata që janë në krye dhe na drejtojne, thone që jemi Ne…Se Ne drejtojmë, Ne udhëheqim, Ne vendosim, Ne punojmë, Ne pasurohemi…Pra kur flasim Ne, paska dëgjuar dhe aprovuar zoti…Kështu thonë Ata që kemi ne krye.

Dhe ne e besojmë, se na pelqen ta besojme dhe të krekosemi si Sovran, paçka se në brendësi të vetvetes e ndjejmë dhe e kuptojmë se jemi, mender, një Sovran muti. Se jemi një palo popull pa nerv dhe pa gjak, të nënshtruar deri në perdhosje nga X-i dhe të krekosur gjer në marrëzi nga Y-loni…Po ç’dreq Sovrani jemi Ne…

A kemi sovran të popullit, apo kemi popull sovran ? Opinion nga Genc Demiraj Read More »

Avokati: Beteja sapo ka nisur, Tahiri do të trondisë me të vërtetën. Motivi i rëndë që fshihet pas anulimit të gjermanit Hahn

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në emisionin ’45 minuta’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Ngjela vlerësoi vendimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit të deputetit, duke thënë se bëri mirë, pasi vendosi të përballet.

Avokati komentoi dorëheqjen e Tahirit, duke e lidhur me dy arsye kryesore, që sipas tij, e para ka të bëjë me betejën politike, pra që ish-ministri ka vendosur të përballet dhe jo të fshihet si kalama pas hijes së Ramës, dhe e dyta, mund të jetë një kompromis me kryeministrin Rama.

Nga ana e tij, Ngjela tha se shpreson të jetë arsyeja e parë dhe që Tahiri të përballet, duke treguar të vërtetën për të rimarrë dinjitetin, ndërsa shtoi se një ministër i Brendshëm nuk mund të bëjë kurrë trafik narkotikësh pa dijeninë e kryeministrit. Duke sulmuar kryeministrin Rama, avokat Ngjela deklaroi se ai ka më lidhje me amerikanët dhe se këta të fundit në union dhe me gjermanët nuk do ta mbajnë pas largimit të Tahirit.

Intervista e avokatit Spartak Ngjela në emisionin ’45 minuta’:

Ju e keni paralajmëruar, e prisnit sot dhe a ka lidhje me vizitën e Ramës?

Ka dy arsye për dorëheqjen e tij. Kur nuk di të bësh betejë ke hyrë kot në politikë. Ai thotë ‘jam i pafajshëm’, por i pafajshmi të rrëzon, të shkatërron. Mënyra si foli sot tregon se ka hyrë në betejë, por më mirë të kishte hyrë 6 muaj më parë.

Fliste kundër të gjithëve …

Nuk e di çfarë sensi ka. Arsyeja e parë e dorëheqjes së tij, po ke hyrë në politikë duhet të bësh beteja. Është normale të përplasesh. Në Shqipëri nuk kishte ndodhur, bëri mirë. Do fshihej si kalama pas hijes së Ramës, do ishte e turpshme. Arsyeja e dytë mund të jetë një kompromis me Ramën. Tahiri duhet të luftojë i pavarur, se nëse është e vërtetë ajo që ka bërë e ka me urdhër. Nuk mund të bëjë ministri i Brendshëm trafik droge pa dijeninë e kryeministrit, harroje. Nga Tahiri shqiptarët do të kërkojnë të vërtetën. Tahiri duhet të tregojë të vërtetën. Kjo është njëra anë e medaljes. Medalja tjetër, nuk besoj të ketë kompromis me Ramën. Edhe nëse ka kompromis nuk mund të zbatohet. ‘Çdo njeri në kohë të ndryshme del nga vetvetja’. Shpresoj të jetë e para, që Tahiri të rimarrë dinjitetin dhe të tregojë të vërtetën.
Nëse nesër arrestohet Tahiri, do ishte më i predispozuar të thoshte të vërtetën?

Nuk e di, unë i kam kërkuar të jetë dinjitoz, të thotë të vërtetën. Mesa pashë, më duket se qarqet gjermane thonin se Hahn ka humbur avionin. Do presim të shohim. Gjersa thotë se ‘humba avionin’, është kthyer për t’u konsultuar me Merkel, sepse ka ardhur siç duket me motiv të rëndë. Ai motiv nuk ekziston më.

Ka lidhje të fortë me vizitën e Ramës dhe rastin Tahiri?

Pa diskutim.

Kush është kthjelluar?

70% e fjalimit tregonte se ka marrë forcë ai, 30% thoshte që jo. Ai e ka marrë forcën, por duhet të rregullojë motivin. Motivi është ‘ruaj dinjitetin tënd në funksion të së vërtetës’

Ai sulmoi edhe Xhafajn, pse?

Tre goditje kanë lidhje me njëra-tjetrën. Goditja e Xhafajt dhe dy ambasadorëve kanë konfeksion.

Paralajmërohen zhvillime?

Ta lëmë me kaq.

Largimi i Ramës për negociatat, i mbeteni kësaj?

Kur i kërkojnë Tahirin e kanë me Ramën apo me Tahirin? Është pyetja. Nëse Rama nuk kishte frikë se Tahiri mund ta implikonte nuk do ta mbronte. Rama nuk është burrë shteti dhe as do bëhet ndonjëherë. Që është në dijeni kryeministri këtë harroje se kjo është abc-ja, s’bën ministri një veprim të tillë pa e ditur kryeministri. Është budalla, nëse thotë se e ka bërë vetë. Ç’e do pushtetin ky mavri, që s’ka as para.

Deri në qershor priten zhvillime të tjera, tronditje nga të dyja anët?

Sot i tronditi të dyja anët, edhe Saliu ishte i trembur. Rama pret, se thotë ‘do më mbajnë pas Tahirit’. Unë them se nuk do ta mbajnë. Nuk ka lidhje më me Amerikën Rama.

Nëse nuk do pranojnë Ramën, kë do pranojë perëndimi?

Perëndimi nuk është anti-votë, por anti-politikë. Nëse ti bllokon politikën, unë zhbllokoj politikën. Mazhoranca nuk diskutohet, por ç’do bëhet me Ramën do presim.

Shikoni njeri pas Ramës?

Nëse Rama ikën, konsultimi kryesor për kryeministrin e ri do jetë me Uashingtonin.

E keni bindje këtë, se mbetet e paqartë që një kryeministër të japë dorëheqjen …

E ka dhënë Nano dy herë dorëheqjen dhe s’ka qenë në pozita kaq të vështira. Njëherë ishte në pozita të vështira, kur e ndjeu se nuk e mbështeste Amerika. Këta janë nën nivelin e detit, Nano nuk ishte kaq keq.

A është fushatë që paralajmëron zgjedhje?

Hoxhizëm. Do ketë nga ata të vjetrit që e mësojnë. Skema e tij prej budallai, por ai e izoloi, këtu tallet populli me të.

Si e priti opozita largimin e Tahirit?

Ishte befasi. Saliu ishte çoroditur, kreu i grupit foli përçart, Rama nuk diti t’i përgjigjej fare. Rama notonte në zhivë, nuk merrte vesh gjë fare, ishte i mbytur. Ishin të tre të mërzitur, por motivin nuk e di. Rama nuk di si do dalë Tahiri, kurse ata ishin të mërzitur për Ramën. Nëse bie Rama, s’ka më Sali. Saliun e mban Rama.

Peshqit e mëdhenj, ky është në këtë drejtim?

Saliu flet ato që nuk i beson, mos e dëgjoni. E ka psikikën gënjeshtare, nuk di të thotë të vërtetën. Ambasadori Lu është politika amerikane këtu dhe e ka bërë shumë mirë. S’kam folur ndonjëherë me të. Me aq kohë sa ndenji i njohu, se është vështirë të njihet psikologjia otomane. Fakti që ka thënë se do ketë ngjarje deri në qershor, futjen e Shqipërisë në BE e do Uashingtoni dhe Gjermania e ka pranuar, duke ndarë dhe interesat e veta. Ka një kërkesë amerikane që Shqipëria do të hyjë në BE, sepse ka një aleancë të fortë me Shqipërinë në zonë. Amerika dhe Gjermania janë në union sa i përket lidershipit shqiptar. Erdogan është i papranueshëm për Amerikën, ky niset dhe shkon në Ankara.

Për këtë, gjermanët gjetën rastin dhe ja shpërthyen të gjitha pakënaqësitë në funksion të politikës gjermane dhe jo të asaj amerikane. Për këtë, ata në union nuk e pranojnë kryeministrin Rama, por ky është kaq mendjelehtë sa thotë se ‘po shkoj tek Erdogan’. Ata i nxorën Philips, i cili ja bëri të qartë se ai flet kot, i tha se ‘ti ke thënë 30 mln euro për xhami dhe thua se ke frikë nga islamizmi’. Për këtë, ky njeri nuk mund të vazhdojë të rrijë kryeministër, mund të diskreditojë totalisht PS. Ata presin që ky të largohet, kështu mendoj unë dhe nuk gaboj.

4 gjyqtarë e prokuror mbeten në rrjetën e Vettingut, dy prej tyre shumë të lartë, kjo do të thotë se reforma është në rrugën e duhur?

Lu tha se janë gati KLGJ dhe KLP. Vettingun e bëjnë të huajt, pra ata kanë mbaruar, por nuk kanë hyrë në proces. Mendoj se do t’i fusin bashkë të gjithë. 60% e gjyqtarëve do të eliminohen. Kemi kapacitete për t’i zëvendësuar. Do vazhdojnë magjistratët.

Mund të jenë në lartësinë e duhur këta magjistratë të rinj?

Pse këta që kemi çfarë janë? Të gjitha gjykatat do kenë këshilltarë të nivelit të lartë, siç është ONM sot.

Zhvillimet politike në PD, si doli kjo parti pas Kuvendit?

Kërkon shpëtim, duke shkatërruar krejt partinë. Saliu dhe Basha duan të djegin partisë që të shpëtojnë shtëpinë e tyre.

Marrëveshja me Greqinë do arrihet në maj?

Mund të jetë e mundur nëse palët kanë rënë dakord. Është marrëveshje e bërë nga Uashingtoni. Është mbyllur ajo histori, mos e zgjasni kot. S’ka votë greke që guxon të dalë kundër Gjermanisë. Ku ka Greqi të pavarur.

Skenari për Mitrovicën …

Nuk mund të ekzistojë. Për problemin e Kosovës nuk ka Gjermania asgjë në dorë. Luftën e ka bërë SHBA. Ai ka në dorë të bëjë iluminatin demokratik të Kosovës. Mendimi i tyre ka qenë të bënin një Shqipëri të dytë të nivelit të lartë, por nuk po e bën dot. Haradinaj është më në linjë të fortë për këtë që po them.

Raportet e Ramës me Erdogan kë rrezikojnë Shqipërinë apo Ramën?

Ramin, asgjë Shqipërisë. Ata qeshin. Rama nuk është më te pikëpyetja, por te shkrepësja, që të marrë zjarr, të shuhet si kryeministër.

Pse dështoi Rama të ndryshojë sistemin?

Mendon se Rama krijon sistem? Rama nuk ka një doktrinë. Unë kam bashkëpunuar politikisht me të. Ai s’ka doktrinë.

Aleanca PD-LSI mund ta përballojë PS në zgjedhjet e ardhshme?

Jo nuk e përballon. Socialistët janë të garantuar, sepse do goditen më pak nga korrupsioni. Shenjat janë që atyre ju ikën një masë shumë e madhe, një bashkësi më e madhe se socialistët, që do preken pak, në majë të tyre. Faktet e Tahirit nuk i ka nxjerrë e hetuar Shqipëria, por ndërkombëtarët. Ata e dinë vetë si i nxjerrin. Tahiri u eliminua me presion gjerman, por që kërkoi të automotivonte veten. Pas kësaj do vijë Hahn në Shqipëri, të shohim çfarë do na thotë.

E djathta do jetë kështu gjithmonë?

Opozita nuk humbet asnjëherë si frymë, por si politikë. Fryma opozita është shumë e madhe ndaj Ramës, por politika e Berishës nuk është për opozitën, por për veten. Realiteti nuk është ky. Krizat opozicionale mund të nxjerrin lëvizje të forta.

LSI, frymë opozitare apo …?

Nuk ka funksion fare.

Keni koment për Liri Belishovën?

Ishte nga më të mençurit në partinë Komuniste, por jo në rangun e të parëve që vrau Enver Hoxha, ishin më perëndimor se kjo. Kjo nuk e rrëzoi, sepse u lëkund. Gaboi në politikë. Ajo nuk pati kurajo ta mbante vetën dhe mendoi të drejtonte Hoxhën, por ky i fundit nuk bëhej kukull.

Avokati: Beteja sapo ka nisur, Tahiri do të trondisë me të vërtetën. Motivi i rëndë që fshihet pas anulimit të gjermanit Hahn Read More »

Dorëheqja e Tahirit/ Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare

Jezu Krishti iu tha priftërinjve të tempullit të Jeruzalemit se “ju e keni kthyer shtëpinë e zotit në një çedhe hajdutësh”. Ja, edhe këtu në Shqipëri, ka mbi njëzet vjet që këta të korruptuar kryeministra e kanë kthyer shtetin shqiptar në një çerdhe hajdutësh? Po a do të ndëshkohen të gjithë të korruptuarit?
Pa asnjë lloj diskutimi që do të ndëshkohen të gjithë.
Shkruan Spartak Ngjela

Dorëheqja e sotme e Saimir Tahiri duke dorëzuar mandatin e deputetit, dhe pranimi i përballjes së tij pa asnjë pengesë imunitare me akuzën, ka tepër gjasë që ta shpejtojë gjendjen anti-korrupsion për të shkuar realisht drejt shkallmimit nominal të korrupsionit të lartë shtetëror.

Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare. Madje duhen pritur dhe qëndrime nga Uashingtoni dhe nga Berlini; kurse po sot menjëherë pas dorëheqjes së Tahiri, deputeti i Parlamentit Gjerman, Hahn, anulloi vizitën në Tiranë.
Po Rama, po Berisha, po Meta?

l.
Shqipëria sot është një shtet i korruptuar dhe i pamoralshëm. Po kur ka filluar kjo histori, dhe a kanë pasur ndonjëherë shqiptarët një shtet të drejtë? Jo, asnjëherë nuk kanë pasur shqiptarët një shtet të drejtë, sepse shqiptarët janë sunduar nga qeveritë e tyre në një mënyrë banditeske.
Historia politike e çdo shteti është historia e gjatë e pushtetit politik. Kjo fillon që nga koha e formimit të shtetit modern.

Po të qëndrojmë pak e ta shohim me vëmendje historinë politike të Shqipërisë, do gjejmë një shëmtim të gjatë që ka shpërfillur edhe interesin kombëtar, por edhe dinjitetin e shqiptarëve. Gjithçka është bërë për vete, por nën garancinë e të huajve që kanë dhënë mbështetjen e korrupsionit shqiptar, ose me ushtarë, ose me para.

Pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e interesit personal të Enver Hoxhës, Shqipëria dhe shqipëtarët humbën shansin e madh të Planit Marshall, pësuan gjëmën e ekzekutimit të të gjithë intelektualizmit të lartë shqiptar, deri në vitin 1947, dhe, po për interesin makabër të sundimit Hoxha, me dhunë u izoluan me qëllimin banditesk të Enver Hoxhës për të krijuar në Shqipëri një frymë popullore antiamerikane dhe anti-Perëndim.

E gjithë kjo lëvizje e dhunshme ishte terrori më i madh shtetëror që është parë ndonjëherë në një shtet Europian.
Mbijetesa e shqiptarëve pas terrorit Hoxha ka qënë një mrekulli të cilën koha që vjen do ta provojë shkencërisht, sipas biogjisë molekulare, se ka ardhë si pasojë e dy faktorëve: fortësisë solide të genit arbëror, dhe gjuhës shqipe.

Gjithsesi, pas rrëzimit të komunizmit hoxhist në vitin 1991, shqiptarët kaluan nga mbijetesa në një liri çliruese, por jo sërish në një shtet të drejtë. Tani shteti shqiptar kaloi nga terrori hoxhian, në korrupsion, kurse qeveritë që pasuan kaluan sistematikisht në një bllokim real të drejtësisë duke implementuar me paramendim një pushtet gjyqësor të korruptuar.

ll.
Pas njëzetepesë vjetësh, në vitin 2017, shqipëtarët, me ndihmën direkte të politikës amerikane, filluan implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi. E dhunshme ishte mbrojtja e korrupsionit të lartë shtetëror nga individët e inkriminuar: ish ministra e kryeministra, prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, deputetë dhe banditë, të gjithë bashkë, por që u shkatërruan ligsht nga forca e politikës amerikane.

Shqiptarët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpëtimin që i kanë bërë shqiptarëve në të gjitha luftrat e Shekullit të Njëzet, por sidomos për shpëtimin nga rreziku u madh i shpërbërjes së tyre si shtet, nga intriga, keqdashja edhe aktiviteti i ethshëm i klasës së sotme të korruptuar shqiptare që kishte si synim ruajtjen e pasurisë të grabitur me korrupsion, duke shpërbërë Shqipërinë, me dëbimin e shqiptarëve nga tokat shqiptare me anë të varfërisë të tejskajshme të imponuar poitikisht prej korrupsionit qeveritar shqiptar.

Reforma në Drejtësi ka qenë e vetmja zgjidhje. Por, qëkurse ka filluar unë kam qenë i bindur për suksesin e saj dhe për shpëtimin e shqiptarëve.

Sot gjithçka është e përfunduar në strukturë, dhe SPAK- u e gjithë pushteti gjyqësor që pritet të likuidohet në 60 përqind, janë në rrugën e tyre të nisjes së betejës së madhe legale kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri.

Dorëheqja e Saimir Tahiri është shenja e parë e ngritjes së intensitetit të betejës antikorrupsion në Shqipëri. Kjo ishte e vetmja rrugë për Tahirin. Pafajësia nuk dhurohet, ajo fitohet në betejë legale.
Por sigurisht që për faktin që Tahiri vendosi të hyjë në betejë, të tre të tjerët: Rama, Berisha dhe Meta do të jenë në hall, dhe do të belbëzojnë.

Por për të tre ngrihet tani pyetja hamletiane: të dorëzohen apo të vijoj betejën për mbrojtjen e korrupsionit qeveritar?

Po çdo të mbroni ju mor fakirë që po jeni të fundit që po e kuptoni se nuk keni shpëtim!
Koha e vuajtjes shqiptare tani ka mbërritur në fundin e saj. Asnjë forcë nuk mund ta ndalojë dot më ecjen përpara të vendosjes së moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri.

Korrupsion i kryeministror shqiptar duhet të shpallë falimentim e të dorëzohet. Sa më shpejt, aq më mirë do të jetë për të. Bredhja e këtyre nga Moska në Beograd, në Stamboll e në Shkup te Gruevski, ka qënë një kotësi e intelektit të tyre fëminor. Tani koha po i braktis. Por a do të dinë të mbrohen? Shenjat tregojnë se, jo.

Gjithsesi, banditizmi i qeverisjes njëqind vjeçare, tani është duke u rrëzuar në rënie të lirë.

Dorëheqja e Tahirit/ Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare Read More »

Ish-ministri i LSI vlerëson Tahirin : Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë!

Kur qeverisnin bashkë PS-LSI, Saimir Tahiri oshte një nga personat më të anetemuar nga Meta.

Por sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kavlerësuar Tahirin për qëbdrimin e mbajtur.

“Nuk më intereson fare ka apo jo konspiracion politik! Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë!

Meriton respekt, qoftë dhe për kaq”, shkruan Ylli Manjani

Ish-ministri i LSI vlerëson Tahirin : Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë! Read More »

”Si na lutej pështirshëm Sali Berisha ne ‘karrige thyerve’ në PD”, ish-krahu i djathtë i ish-kryeministrit tregon të vërtetën

Përjashtimi im ishte i kundërligjshëm, në shkelje të çdo lloj neni e principi të Statutit të PD. Iu drejtova PD, por edhe popullit, por shokët e mi të PD, por edhe populli, nuk u ngritën të vinin në vend padrejtësinë, shkeljen e ligjit.

Shkruan Bashkim Kopliku

Pas Kuvendit të 29 prill 2018, të PD, ka zhvillime të reja, shkëputje nga PD të disa personaliteteve të saj, prandaj sqarimi im në vijim, lidhet indirekt edhe me ata…historia përsëritet…

Një mik në Facebook , zoti K., shkroi sa vijon:

“Zoti Bashkim, që nga koha kur ishe ministër i brendshëm u zhduke për shumë kohe, tani ke dale prapë në skene, tu mbaruan paret??. Punë pazaresh hesapi”

Të nderuar miq në FB, bëj pjesë tek ajo pjesë e politikanëve që nuk përtoj, apo nuk neglizhoj t’ u përgjigjet akuzave publike, po publikisht. Natyrisht akuza e ka origjinën nga kuzhina e PB, partia e Berishës, apo e Bashës. Në vijim, po postoj përgjigjen time:

K., e keni bërë pis Facebookun me shpifjet tuaja, e tani më duhet ta pastroj, në respekt të miqve të nderuar të fb. Në vijim po pastroj me radhë të tri pisllëqet e tua:

1–Shpifni ju z. K, kur shkruani se “u zhduka”, që nga koha kur isha ministër i brendshëm”.

Faktet janë të njohura botërisht, dhe zyrtarisht: në prill të 1993, kam kaluar nga funksioni i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Rendit Publik (i Brendshmi), në funksionin e zëvendëskryeministrit që mbulonte reformën ekonomike, dhe kam vazhduar të jem në funksionet më të larta të shtetit dhe partisë deri në prill 1997; kur isha edhe deputet edhe kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, edhe etj, kur papritmas u përjashtova nga kryesia e PD, me një votim të paligjshëm.

Votimi ishte krejt i paligjshëm, sepse për përjashtimin tim votoi kryesia e PD, e cila nuk kishte kurrfarë të drejte të votonte, pasi organi që mund të votonte për shkarkimin e një anëtari të Kryesisë së PD, ishte Këshilli Kombëtar, dhe jo ajo: nuk ishin shpikur akoma në PD, ato ngrirjet etj. që u futën në Statut më vonë.

Natyrisht që nuk ka asnjë vlerë as justifikim i kolegëve të mi, se “i urdhëroi anëtari i kryesisë, presidenti i Republikës, Sali Berisha”, nuk kanë të drejtë as ata që votuan që unë të mos përjashtohesha–ata duhet thjeshtë të mos pranonin të votohesh, të zbatonin ligjin, statutin, e justifikimi i tyre veçse i ngarkonte dhe më tepër me faj.

Përjashtimi im ishte i kundërligjshëm, në shkelje të çdo lloj neni e principi të Statutit të PD. Iu drejtova PD, por edhe popullit, por shokët e mi të PD, por edhe populli, nuk u ngritën të vinin në vend padrejtësinë, shkeljen e ligjit.

Si rezultat, u binda përfundimisht se PD e 1991, kishte vdekur, dhe ishte zëvendësuar me PB (partia e Berishës, një parti neokomuniste), por u binda edhe se populli im kishte mbetur po ai që kishte duruar Enver Hoxhën për 45 vjet me radhë.

Nuk u ktheva më tek PD, as në vitin 2005, kur “ne, karrige thyerve”, na luti pështirshëm zoti Berisha, që të vinte në pushtet së bashku me ne. Ai erdhi në pushtet, së bashku me shumë ish-“karrige-thyer”, duke blerë zgjedhjet e vitit 2005, duke paguar zgjedhësit pushtues të tokave, me premtimin e faljes së tokës së pushtuar, që natyrisht ishte tokë e shtetit, pra pronë e të gjithë popullit shqiptar. Pushtuesit e tokave ishin rreth “një e treta e popullit shqiptar”, dhe ata votuan për PB, pavarësisht se shumica e tyre nuk ishin fare me PB, siç e treguan në votimet e 2013.

Nejse, duhet kuptuar mirë se blerja e votave për të ardhur në pushtet e PB, është një nga turpet e mëdha që bëri populli ynë, që shiti votën e tij për të paguar vetëm me “4000 lekë” për parcelë toke, kur parcela kushtonte me miliona lekë. PB e hapi rrugën e blerjes masive te votave, me premtimin për legalizim.

Por sa erdhi në fuqi, PB nuk e mbajti as fjalën e dhënë: ua zvarriti pafund legalizimin, vetëm e vetëm që t’i mbante të lidhur pas vetes, që t’i kishte votues “të sigurtë” për jetë, siç e bënte me ish- të përndjekurit e ish- pronarët e tokave.

Por ja që PS-ja, mësoi nga PB, u bë edhe ajo “praktike”, dhe u bëri të njëjtin premtim “pushtuesve të tokave”, bile duke duke u premtuar që mos tua marrë fare as ata “4000 lekë” për parcelë, si dhe se nuk do t’i mbante peng me zvarritje e me rrena për vite me radhë, si i mbajti PB për 8 vjet. Përfundimi dihet tashmë: fitoi PS duke e fundosur përfundimisht PB.

2–Shpifni ju z. K, kur shkruani: ” u zhduke për shume kohe, tani ke dale prape në skene.”

Jo, ka fakte, dëshmitarë që nuk kanë humbur kujtesën, gazeta e regjistrime televizive pa fund, që vërtetojnë se edhe jashtë radhëve të PB, nuk u zhduka, por kam qenë aktiv në masmedia, me mbi 700 shkrime në gazetat më të mëdha të vendit dhe me biseda në studio, gjithë kohën që PB ishte në pushtet, por kjo deri sa PB u bë aleate me LSI, në 2008.

Në këtë moment, hoqa dorë nga shkrimet publike intensive, se u deziluzionova rëndshëm, tashmë nga pjesa më e madhe e populli shqiptar, pjesa që rezultoi se me hipokrizi mbahesh kot si e djathtë. Ishte ajo së cilës i drejtohesha në radhë të parë, gjoja E Djathta, me shkrimet e fjalët e mia. Por ata aprovuan koalicionin me LSI, që ç’ nuk bënte kundër së Djathtës në përgjithësi, por edhe kundër PB në veçanti, sulme nga pozita të majta hipokrite.

Rezultoi se shumica e popullit gjoja të djathë, shiti principet e veta, vetëm e vetëm për të ndenjur në pushtet. U indinjova tashti më shumë me popullin gjoja të djathtë, se sa me “militantet e PB” që tashmë e dija sa u vlente lëkura, që në 1997…

Nejse, kam shkruar e folur gjatë për këtë blerjen e votave të PB, dhe koalicionet e ndyra “pragmatiste” të PB.

3– Shpifni ju z. K. kur shkruani: “tani ke dale prapë në skene, t’u mbaruan paret??

Fatmirësisht shteti, ne ish-funksionarëve të tij, na ka siguruar një pension relativisht të mirë: marr pension rreth 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Me këtë pension mund të jetoj pa iu lutur njeriu për bukën e gojës, por edhe duke më lejuar të ruaj dinjitetin si ish- drejtues i këtij populli shqiptar, që vazhdoj ta dua megjithëse ia njoh mirë të metat e mëdha që ka, vazhdoj të përpiqem vazhdimisht, edhe këtu në FB, t’i tregoj popullit tim, shqiptarëve, rrugën e shërimit, që është ecja drejtë bashkimit me popujt sivëllezër të BE.

Nuk i kam marrë asnjë personi as një lek korruptiv.

Nuk e di kush jeni ju z. K., por edhe po ta dija, nuk do t’jua ktheja shpifjeve e pisllëqeve që keni shkruar, me sharje për shpagim (hakmarrje), siç bëhet fatkeqësisht rëndom mes nesh shqiptarëve.(TemA)

”Si na lutej pështirshëm Sali Berisha ne ‘karrige thyerve’ në PD”, ish-krahu i djathtë i ish-kryeministrit tregon të vërtetën Read More »