Opinione

“T’i gëzosh Adriatik ato që grabite, e vodhe. Vetingu duhet bërë me kobure, që ti dhe ca maskarenj të tjerë të paguani”

Dmth Gramshioti Adriatik Llalla nuk do kalojë në sitën e vetingut?
Shkruan Ilirijan Blloshmi

Njeriut që SHBA i refuzoj vizen, njeriu që prokurorinë e ktheu në agjensi shit-blerje. Dmth njeriu që mbylli dosjet e Gërdecit, 21 janarit. Njeriu që nuk hapi kurrë dosjet dhe që mban akoma në politikë, Ilir Meten, Fatmir Mediun, Sali Berishën. Nuk do ti bëhet vetingu? Dakort. Shumë bukur, e keni menduar.
Dmth, dmth po ike vetë nga sistemi i drejtësise, ke të drejtë që të gëzosh ato që ke grabitur.

Gramshioti Llalla, e ndjeu friken, si minjt tërmetin. Ti gëzosh Adriatik ato që grabite, e vodhe sa ishe kryeprokuror.

Vetingu nuk është për ty, vetingu është për popullin, vetingun nuk mund ta bëjnë politikanët. Vetingu duhet bërë me kobure, që ti dhe ca maskarenj të tjerë ta paguani një herë e përgjithmonë zullumin.
PS: Dëgjova kryeministrin, që tha se do i bëhet veting dhe biznesit. Mi bëni të fala, e thoni po ne që kemi blerë shtepi në Tiranë ketë vit do kalojmë në veting para se të vendosin qypin e hales në shtepi?

“T’i gëzosh Adriatik ato që grabite, e vodhe. Vetingu duhet bërë me kobure, që ti dhe ca maskarenj të tjerë të paguani” Read More »

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin

Ka tronditje në Serbi për bashkimin doganor Shqipëri- Kosovë.
Në fakt kjo është shenja e parë e bashkimit alban në Ballkanin Perëndimor.
Shkruan Spartak Ngjela

l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.
Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin Read More »

Lidhja e Prizrenit/ Përparim Kabo letër të hapur Abdyl Bej Frashërit: “Ti harxhove pasurinë për Shqipërinë, sot këta harxhojnë pasurinë e shtetit për vete”

I nderuar burri i shtetit, Abdyl Bej Frashëri,

Më ndje që po të prish qetësinë qiellore! Ndodh kështu, sepse oshtima historike vjen sot në një jehonë dhe thotë: “U mbushën plot 140 vjet nga viti i ngjarjes së madhe 1878, që në historinë tonë kombëtare njihet si viti i Lidhjes së Prizrenit! Emri dhe vepra jote “O bir i shquar i Frashëllënjive”, është e lidhur me ato ngjarje dhe me atë bashkim të gjerë të shqiptarëve në gegëri dhe toskëri.

Sot jemi Republikë Demokratike Abdyl Bej, por kalvari ynë historik ka qenë i vështirë dhe me kosto të lartë. Më 1912-ën e fituam pavarësinë, por dheu i të parëve, i pellazgëve, me Ilirinë dhe Epirin dhe jo thjesht gegërinë dhe toskërinë, u katandis një grusht vetëm 28.000 km katrorë.

Më 1928-ën, u bëmë mbretëri dhe prapë lamë jashtë vetes Shën Naunin. Më 1944-ën, pas Luftës së Dytë Botërore, përfundimisht Kosova dhe Metohia mbetën nga ana e shtetit të serbëve, të cilët që prej 1918-ës, me ndihmën e Fuqive të Mëdha kishin krijuar shtetin e sllavëve të Jugut. Sistemi komunist jo ai i Babëfit, por i prodhuar nga Rusia, pllakosi edhe tek ne dhe nuk qëndroi pak, por gjysmë shekulli! Më fal Abdyl Bej për këto që të them, por është më mirë t’i dish, sesa të mos kesh dijeni për to.

Shurdhëria për fatin e atdheut është më shumë se mosdëgjim! Ajo vete tek humbja e sojit dhe racës, detyrës dhe përgjegjësisë, tek e fundit është si të fërkosh duart, kur tymi i del çatisë së shtëpisë tënde. Ndaj jush kemi detyrimin e përgjegjësisë, sepse historia nuk fillon sot apo dje, por është mijëravjeçare.
Kemi parlament Abdyl Bej dhe ju e dini se sa i rëndësishëm është ky institucion.

Kemi edhe Kushtet apo “Ligjin Kushtetues”, si e quanit Ju në kohën tuaj, atëherë në motin 1876 kur më 23 dhjetor Perandoria Osmane shpalli për herë të parë “Ligjin Konstitucional” dhe në fillim të vitit 1877 u mblodh parlamenti i parë. Nga Vilajeti i Janinës si deputetë shqiptar ishit Ju, Abdyl Bej Frashëri, ishte Mehmet Ali Bej Vrioni dhe Ilia Harito.

Po sot në Parlamentin Shqiptar Abdyl Frashëri, nuk ka pinjoll të Frashërllinjëve. Por as nga Topiat, nga Mirditasit, nga Muzakajt, nga Komnenët, as nga Arianitasit, as nga Vrionasit, as nga Dodajt, Terezinjtë dhe Tabakët etj etj. Familjet e mëdha që shkrinë të gjithë pasurinë për të bërë Shqipërinë, ua kanë lënë vendin atyre që sot shkrijnë pasuritë e atdheut për të bërë para për veten dhe familjen e tyre. Pinjollët e tyre kanë mbetur ashtu oriental që si thotë një bir kosove për këtë takëm, Kris Maloku: “orientalët e kanë mendjen tek llokmat dhe tek pushteti”.

Antropologjia institucionale e dyerve të mëdha historike dhe me kontribut është ndërprerë Abdyl Bej. Kemi në parlamentin e sotëm, 140 vjet pas Lidhjes së Prizrenit, përfaqësues nga llagape të tjera; nga bufa dhe zogj, nga hoxhallarë dhe priftërinj,nga fushëfurtunët dhe nga çalamanët, nga leshprerës dhe kaposha, por nuk ka një frashëlli Abdyl Bej Frashëri.

Ky rrap i madh bëri degë të trasha si Medi e Mid’hat Frashëri, por pas tyre trungu nuk çeli më dhe do zoti nuk është tharë; pasi nëse nuk kemi ahe e pisha, ullinj dhe mollë, do të kemi driza e shkurre që bëjnë hije të shkurtër dhe lumturohen me të gjithë jetën. Pas luftës së Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit që ju krijuat Abdyl Bej, në të cilën më shumë se drejtues ju i ishit një ndërmjetës mes gegërisë dhe toskërisë për të ruajtur në një Vilajet të vetëm të gjitha trevat historike të shqiptarëve është ngjarja më kulmore.

Ju tribunët e asaj kohe të parët e kuptuat se “populli shqiptar prej Evropës së qytetëruar konsiderohej si i thëthitur prej popullit turk dhe si një anëtar i familjes madhe Myslimane, që nuk pranonte kombësi të veçantë. Si përfundim i këtij mendimi Shqipëria konsiderohej si një kuptim gjeografik dhe populli shqiptar i destinuar për të pësuar fatin e Turqve të Ballkanit, d.m.th. për tu zhdukur nga kjo tokë e për të mërguar, shpejt ose vonë, në Azinë e vogël”.

Fal jush shqiptarëve të asaj periudhe, prijës dhe popullit i thjeshtë, politikanë e diplomatë, udhëheqës ushtarakë dhe luftëtarë, nuk humbi kombësia shqiptare, nuk humbi atdheu i të parëve pellazg e ilir, nuk u shpërngulëm në Azinë e Vogël! Fal Jush u rrëzua përfundimisht kuptimi i gabuar i Botës Perëndimore ndaj shqiptarëve dhe ne mbetëm në kontinentin evropian.

Ju e keni meritën për këtë arritje Abdyl Bej, sepse kishit inteligjencën e duhur prej intelektuali, kthjelltësinë e mendjes prej mendimtari vizionar, karakterin e lartë prej një frashëlliu e shqiptari të pa ndryshuar në çdo moment dhe situatë, dhe gjithashtu se ju kishit kulturë perëndimore dhe e shihnit të ardhmen e popullit shqiptar dhe shtetit shqiptar nga oksidenti, por të respektuar dhe jo të masakruar e theroruar!

Të jemi mirënjohës Abdyl bej Frashëri, sepse Ju krijuat Qendrën në Frashër, hartuat programin e Lidhjes së Prizrenit, i dhatë lidhjes frymë nacionale dhe mbi të gjitha kuptim evropian.
Personalisht më vjen keq o burrë i kombit që kujtimet e tua për atë ngjarje të shkruar në gjuhën turke që mbetën të depozituar në shtëpinë e Kahreman bej Vrionit në Fier, humbën në kohën e luftërave mes Italianëve dhe Austriakëve, vite më vonë Abdyl Bej.

Kemi rreth 30 vjet që kemi edhe Akademi të Shkencave si edhe dëshironte dhe uronte për ngritjen e një kombi të emancipuar vëllai yt Samiu, por akademikët dhe gjërmonjësit e arkivave nuk gjetën kohë të merreshin me këtë punë dhe ndaj edhe pas 140 viteve, një pjesë e kujtesës historike na mungon.

Lidhja e Prizrenit dhe aktiviteti i saj vijoi tre vjet 1878-1881, por nga prurjet, aktivitetet, ngjarjet, betejat politike diplomatike dhe ushtarake, ajo nuk respektohet thjesht për kontribute, por për përballimin me sukses të një goditje që mund të rezultonte fundi i një race, eliminimi i një etnie, përçudnimi i një kombësie, mbyllje e një historie, zhdukja e një gjuhe e kulture,gllabërimi i një territori.

Nuk do ishim më në këtë botë Abdyl Bej me emrin e bukur shqiptar! Historia në të gjithë kohërat ka plot raste të popujve dhe kulturave, gjuhëve dhe identiteteve të zhdukura. Ndaj Lidhja e Prizrenit për herë të parë në mënyrë të organizuar në marrëdhënie si me lindjen (Portën e lartë) dhe me perëndimin (Fuqitë e mëdha) formulojë institucionalisht kuptimin mbi atë që ne quajmë “Rilindja Shqiptare”.

Ju Abdyl Bej Frashëri më mirë se kushdo kuptuat se përball ngjarjeve ndërkombëtare që lidheshin me Orientin, me raportin mes fuqive të mëdha dhe në veçanti me Rusinë, si dhe rolit të saj në Ballkan, ishin krijuar kushtet që fqinjët të “shqyenin një gojë të madhe” për të kafshuar. Ndërsa diabolizmi turk zvarriste problemet për të mos shkuar gjëkundi!

E gjithë përpjekja juaj atdhetare përfundoi me arrestimin tënd dhe organizmin e gjyqit ushtarak të drejtuar nga gjenerali turk Dervish Pasha; por ama ajo kishte vetëm një pikërëndesë, një shpëtim, një udhë faqebardhë në histori: “Ju Krijuat idenë e kombësisë për të kapërcyer vonesat historike tek shqiptarët dhe për ta sjellë edhe mes tyre dritën e Revolucionit Frëng të 1789-s, që kishte në programin e vet edhe parimin e nacionalitetit”. Mirënjohje nga zemra o njeri që e doje atdheun mbi çdo gjë! Edhe mbi jetën tënde!

Pas periudhës së Skënderbeut dhe qëndresës së tij e tërë energjia jonë antropologjike kishte shkuar jashtë nesh. Kishte ardhur koha ti shërbenim vetes si kombësi, si atdhe, si shtet, si institucione. Ato 27 vjet reshtë të luftës heroike nën udhëheqjen e Skënderbeut, qëndresa e tyre dhe energjia luftarake, u dha të kuptonin Osmanllinjëve, se shqiptarët ishin një “popull ushtar i shkallës së parë”.

Ata e nuhatën se për të kontrolluar Ballkanin lypsej ta bënin për vete këtë popull luftëtarësh. Ndaj pas pushtimit sulltanët e Stambollit mbajtën një politikë të veçantë për Shqipërinë. Më bukur se kushdo këtë përçudnim të shqiptarëve e ka shprehur në 60 vjetorin e Lidhjes, një tjetër Frashëlli i ndritur dhe me kontribut për shtetin Shqiptar, Mehdi Frashëri, i cili në ditët e Lidhjes ishte një fëmijë.

Ja si shprehet ai:

“Shqiptari si malësor, pushkatar, energjik, ambicioz, nga feja i dobët, madhështidashës dhe fort pak punëtor, gjithnjë prirej për të rrojtur me aventurë, i bindi turqit, që për të bërë shqiptarët me vete lipsesh t’i merrnin në qarkun e besës së tyre, domethënë t’i bënin myslimanë; jo me forcë, por duke i treguar një fushë të madhe të përfitimit e të ambicionit”.

Në 450 vjet 27 Vezir të mëdhenj (kryeministra) ishin të racës shqiptare, por në fillim të Luftës Ballkanike, nga 1 milion e 800 mijë shqiptarë, 4/5 kishin pranuar fenë e pushtuesit, e cila ishte shndërruar në fe të mbijetesës, të suksesit, të karrierës dhe e pasurimit. Por dëmi ishte i pallogaritshëm, koston e të cilit e paguajmë edhe në ditët tona, qoftë brenda vetes qoftë edhe jashtë në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar.

Ende na quajnë më lehtësisht mysliman që po demokratizohemi se sa të na quajnë shqiptar që duam atdheun fillimisht, dhe që si shtet e shoqëri jemi laik, e jo fetar. Besimi mysliman në principet e veta, “fenë me kombësinë e quan një”. Në fjalorët arabisht dhe turqisht fjala “din” ka kuptimin “milet”; por kjo fjalë gjendet edhe si besim, pra mileti-kombësia rezultuan të njëjta me besimin.

Ja përse në 5 shekuj pjesa më e madhe e shqiptarëve e kishin bashkëshoqëruar fatin e tyre me Perandorinë Turke dhe kombësinë turke. Ja përse ideja e kombësisë tek ne pati vonesa dhe një rrugëtim disi të veçantë mes kombësive të Ballkanit.

Ideali i kombësisë lind nga “tirania e të huajit” dhe nga “zhvillimi ekonomik financiar”. Këto i mungonin pothuaj krejt shqiptarit. Shqiptarët morën pjesë të konsiderueshme në atë që quhej zotërimi i të huajit. Mori kulturën e tij aziatike fetare e cila ishte shumë larg civilizimit evropian, që në themel ka ndjenjat politike dhe idealin kombëtar.

Pranimi i myslimanizmit më shumë si një kërkesë e ardhur nga tregu dhe jo nga liturgjia, nuk kishte lënë shkas fillimisht të kuptohej, se “kultura turko-muhamedane nuk pranonte kombësi veç Islamizmit”.

Ndjenja kombëtare në Shqipërinë e fundshekullit 19 lidhet drejtpërsëdrejti me rruajtjen e territorit të atdheut që ngrihet mbi dallimet jug-veri, apo mbi dasitë fetare mysliman-krishter, sepse atdheu ishte në rrezik. Pikërisht kur perandorisë Turke po i vinte fundi,Fuqitë Evropiane, fqinjët sllavë dhe ortodoksë, nga veriu dhe jugu, projektuan për ne një fat tragjik që filloi me Shën Stefanin dhe u vulos me Kongresin e Berlinit 18 qershor- 18 korrik 1878 dhe më vonë për kufirin e jugut me Greqinë me Konferencën e Berlinit. Lidhja kuptoi djallëzitë e Rusisë dhe fatkeqësinë që projektoi Traktati i Shën Stefanit i 8 marsit 1878, si një kafshim që jo thjesht e cungonte trupin e atdheut por e asgjësonte atë tërësisht.

Paragrafi i dytë i nenit të parë të këtij traktati, trajton kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë. Malit të Zi i jepej nga viset shqiptare; Rugova, Gucija e Plava, gjithë Vermoshi me Klementin (Kelment është një devijim fonetik që ndodh shpesh kur kërcen një germë para tjetrës) Tuzin, Triepshin, Hot e Grudë, Tivar e Ulqin, dhe vija e kufirit vinte te ura e Bunës duke përfshirë gjithë malin e Taraboshit dhe po thuaj tërë bregun e sipërm të Bunës.

Serbia merrte sanxhakun e Prishtinës ndërsa Bullgaria vinte deri në Pishkash, duke marrë Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Rjekë, Dibër, Ohër, gjithë kazanë e Pogradecit, Bilishtin dhe tërë kazanë e Korçës, Oparin dhe Voskopojën, gjer në majë të Qarit.

Mbetej jashtë vetëm kaza e Kolonjës. Ju e mbrojtët atdheun edhe pse nën Turqi Abdyl Frashëri edhe kur u përdorën dredhitë me prapavijë fetare. Si edhe ishte rasti që me që shqiptarët nuk dorëzuan tek malazezët territoret me popullsi myslimane, ti jepeshin Malit të Zi ato me popullsi katolike, si edhe propozoi përfaqësuesi italian. Për shqiptarët ajo ishte tokë e të parëve, qe atdheu, ndaj dhe ata luftuan njësoj. Lidhja e Prizrenit i mbrojti territoret pa dallim feje, derisa e gjitha ajo maskaradë antishqiptare u mbyll me marrjen e Ulqinit nën praninë e flotës ushtarake. Shqiptarët i qëndruan ushtrisë turke të drejtuar nga Dervish Pasha deri më 24 nëntor 1880, por më 26 nëntor ushtria turke dhe jo ulqinakasit ja dorëzuan qytetin Malazezëve.

Po kështu në Jug të vendit, për kufirin me Greqinë, gjithçka ishte një përpjekje për të shkulur nga trungu shqiptar Janinën dhe Çamërinë dhe për ta sjellë kufirin deri në Vjosë. Porse 30 mijë shqiptar të Toskërisë seriozisht mund ti bënin ballë ushtrisë greke të asaj kohe. Grekët ngulnin këmbë për protokollin 13, nyjën 24 të Traktatit të Berlinit, por Turqia nuk e pranonte këtë, sepse e dinte se çdo të thoshte kjo për shqiptarët dhe Ballkanin.

Veçse ka një dallim mes këtij qëndrimi dhe atij të Lidhjes së Prizrenit. Porta e Lartë e shihte si territor të saj, ndërsa Lidhja e Prizrenit e shihte brenda autonomisë. Në zhvillimin e kësaj çështje Ju i nderuar Abdyl Frashëri dhe Lidhja keni meritën historike sepse në kufirin jugor nuk e lejuat copëtimin dhe ndarjen e Janinës dhe Çamërisë. Por më ndje o atdhetar, këto toka në prag të pavarësisë në luftën ballkanike 1912-1913 ranë në dorë të Greqisë. Sot ka nga ata që këtë grykësi antishqiptare duan ta shpien edhe më tej deri në Himarë Abdyl Bej! Ka prej tyre që edhe marrin rrogën e shtetit tonë që mbahet nga taksat e popullit.

E krijove atë lidhje shqiptare Abdyl bej në Frashër, por në të morri pjesë Dangëllia, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Skrapari, Dishnica, Korça dhe gjithë baballarët bektashinjtë të Toskërisë. Kërkesa e bashkimit të katër vilajeteve u formulua për herë të parë në Teqe të Frashërit.

Të jemi mirënjohës Abdyl Bej se ti more përsipër që këtë veprimtari ta kryeje në gegëri dhe në takimin e Stambollit u more vesh me parinë e Kosovës. Në veri në Shkodër ishte Prenk Bibdoda dhe Hodo Pasha, e në Guci Ali Pasha. Vizita e dytë në gegëri Abdyl Bej, në fillim të motit 1881 dhe thirrja jote drejtuar Lidhjes së Prizrenit që me fuqinë e armëve të pushtonte grykën e Kaçanikut dhe të deklaronte zyrtarisht Autonominë e Shqipërisë, e tronditi vetë Abdyl Hamitin në Bosfor.

Ndaj ca ta pritën me tradhti e të pa besë, dhe ca me spiunllëk dhe pusi Abdyl Bej. Por ti nuk u trembe dhe as nuk u tërhoqe nga udha! Tek kaloje Shkumbini në atë marshim për të shpëtuar vatanin atje mes Paprës dhe Elbasanit ai faqeziu i paguar për pesë grosh Jakup Çaushi të shtiu në dorë!

Për gjyqin tënd dhe trimërinë e treguar është shkrojtur shumë. U shkua edhe një dramë nga një pendë dhe mëndje shqiptari të Kosovës, që bash në këtë 140 vjetor e kemi të pavarur nga Shkjau e shtet më vete Abdyl Bej. “Epoka para gjyqit” quhej drama. Por fatkeqësisht as edhe në këtë 140- vjetor të bekuar nuk e rivunë në skenë. Nuk e di përse, por historitë e botës iu pëlqejnë më shumë, dhe kjo më ligështon pa masë Abdyl Bej Frashëri!

Po e mbyll letrën për TY, me një fjalë zemre! Të faleminderit o shqiptar me besë!

Merr:Abdyl bej Frashëri! Panteoni i Martirëve të Kombit!

Dërgon: Përparim Kabo, bir Përmeti nga gjaku i nënës

Lidhja e Prizrenit/ Përparim Kabo letër të hapur Abdyl Bej Frashërit: “Ti harxhove pasurinë për Shqipërinë, sot këta harxhojnë pasurinë e shtetit për vete” Read More »

Bledi Mane: Jam kurva jote derisa të gjej dashnor tjetër!

Të mbaja për vete idealizmin dhe virgjërinë do më tregonin me gisht.
Unë ia piva lëngun Tiranës, por nuk e lashë Tiranën të ma pinte lëngun mua!
Shkruan Bledi Mane-Public Enemy

Edhe Brikena u lidh me Xhikun, ai çuni që ka blerë Bmw X6 ngjyrë të bardhë. Nga të gjitha gocat e grupit në fakultet, vetëm unë kisha mbetur thatë fare. Përpëlitesha si rosa e veremosur e një liqeni të thatë ku uji shterronte çdo minutë, çdo ditë. Në shtëpi më vinte turp të shkoja sepse prindërit nuk më jepnin lekë, por dhuronin vetëm shfaqje sharje dhe dhunë. Babai mbytur nga borxhet në lloton e qytezës, nëna që rropatej si pastruese spitali, vëllai mbijetonte vetëm me hashashin që tymoste me çunat e provincës.

Kisha filluar të urreja veten e më dukej sikur tanimë edhe truri apo egoja ime vinin erën e rendë të banjave të konviktit ku ngrysja rininë time. I isha përkushtuar aq shumë shkolles, por kjo më kishte kthyer në një femër demode në universitet. Shoqet e mia e fillonin shkollen me bukë me vete dhe e përfundonin me makina të shtrenjta, silikon nëpër trup dhe udhëtime të shpeshta jashtë shtetit më tepër se ministri i Jashtëm. E brengosur nga humbja e shpresës për të nesërmen time kisha vetëm 3 zgjidhje në duar :

1-Ose të ikja nga mendja
2-Ose të ikja në Gjermani
3-Ose të ikja përgjithmonë nga kjo jetë

Nuk kisha as guximin dhe as lekët të realizoja një nga mundësitë derisa një ditë i dhashë kurajo vetes dhe shpërtheva. Teksa kisha dalë nga dushet e mykura të godinës së Qytetit Studenti dhe po vishesha para pasqyres, kundroja trupin tim. Po dashurohesha me veten, me shalët e bukura, vaginën e paprekur gojëkyçur, gjoksin me thithkat që qendronin kryemeçe, buzët e trasha të plasaritura nga e paputhura…

Oh po çmendesha me qënien time dhe teksa fërkohesha me duar, hoqa brekët e sapoveshura dhe fillova të rrotullohesha 360 grade para pasqyres. Kisha kohe pa u ndjerë e lumtur dhe ashtu pa lekë e plot mizerje po revoltohesha me nënshtrimin tim të deridjeshëm.

-Jam e bukur, jam e mirë, ndihem sexy- bërtita fort dhe më në fund përjetova një ndjesi krejt të veçantë brenda meje. Isha rritur e isha djallëzuar aq shumë sa nuk doja të humbisja kohë. Fundja për kë po mësoja në shkollë, për kë po e ruaja virgjërinë time, po vuaja e po shkatërroja veten ndërkohë që në Tiranë bëhej nami…

2./
Brenda 3 muajsh kisha blerë 1 makinë sportive, kisha kursyer 2 mijë euro, kisha dalë 3 herë jashtë, kisha blerë 4 celularë dhe kisha ndërruar 5 dashnorë. Isha bërë një profesioniste në seksin oral e veç kësaj po eksperimentoja edhe penetrimet në anusin tim në varësi të lekëve që më ofronin.
Viktima e parë ishte djali i një prokurori që ia zhvata edhe brekët. Fundja i ati i tij lekë krimi i kishte ndaj nuk u ndjeva pishman kur e ndava. I dyti një çun prej Mamurrasi që ra brenda edhe me mua, ra brenda edhe në burg në Itali.

Nuk kisha nerva ta prisja 5 vjet se i treti ishte gati, babai i një shoqes time 60 vjeç me bark, por të trajtonte si princeshë. U ndamë se ia mori vesh gruaja. Për të katërtin nuk behem pishman se ishte nipi i një deputeti dhe u tregua dallavere me mua. Me prezantoi xhaxhain e tij dhe nuk ndihem fajtore që lashë nipin dhe mbajta xhaxhain. Me e forta ishte se shoferi i deputetit dukej më hamshor dhe nuk i rezistova dot.

Megjithëse rreth 30 vjeç, e ndava nga gruaja dhe e mbajta ca kohë. Kur iu largova shoferit më dhunoi e më masakroi, por nuk zgjati shumë, derisa një shok i ishit tim nga Mamurrasi u lidh me mua e tani nuk kam frike nga asnjë. Ky i fundit më mbulon me euro e më mbron në çdo kohë derisa nga vjeshta të ikim bashkë në Belgjikë.

Tiranën tani e njoh mirë, ia njoh dhe njerëzit dhe huqet dhe intrigat dhe pazaret. Tirana për mua është si nje konvikt i madh ku rënkojnë njerëzit prej qejfit, rënkojnë prej hallit, rënkojnë prej dhunës, prej pazareve, prej vrasjeve.

Të shkollohesha nuk do më gjente dot punë as shtëpia e as partia. Të martohesha me ndonjë burracak bastexhi e dembel nuk ia vlente. Të mbaja për vete idealizmin dhe virgjerine do më tregonin me gisht.
Unë ia piva lëngun Tiranës, por nuk e lashë Tiranën të ma pinte lëngun mua!

Bledi Mane: Jam kurva jote derisa të gjej dashnor tjetër! Read More »

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!Nga Arben Abazaj

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!

Ne nje shoqeri qe eshte dhunuar aq shume saqe sot nuk ka me fuqi as te ngrere ze, te mendoje apo aq me pak, aq me pak, te veproje per ndryshimin, per te drejten e dinjitetit njerezor te dhunuar sistematikisht, sigurisht qe pasojat e gjithe kesaj dhune do shfaqen me tmerrin e tyre dhe makrabitetin e tyre, tek pjesa me e pamundur e pambrojtur e saj: Femra!
Jemi nje shoqeri qe pjell krim ne cdo qelize te saj!
Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te zeza dhe te ndyra, si prej frontit te nje bote ku popullojne qenie te ulta te padenja ta gezojne jeten. Disa vriten, vetvriten dhe tentojne vetvrasjen, te tjere vrasin, grabisin e vjedhin, ca te tjere sigurojne jetesen me trafik droge. Neper semaforet e Evropes mbi 45 mije prostituta Shqiptare, papunesia eshte ulur kembekryq se bashku me mjerimin, “liderat” shkelqejne ne nje lufte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e lebetitur. I gezohet ceremonive hipokrite pas te cilave kerkon te fshihet maskarada dhe ndyresia e pushtetit.
Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne lluce. Lluce qe vete ja prodhojme vetvetes me heshtjen tone, indiferencen tone!Arben abazaj

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!Nga Arben Abazaj Read More »

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!Nga Arben Abazaj

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!

Ne nje shoqeri qe eshte dhunuar aq shume saqe sot nuk ka me fuqi as te ngrere ze, te mendoje apo aq me pak, aq me pak, te veproje per ndryshimin, per te drejten e dinjitetit njerezor te dhunuar sistematikisht, sigurisht qe pasojat e gjithe kesaj dhune do shfaqen me tmerrin e tyre dhe makrabitetin e tyre, tek pjesa me e pamundur e pambrojtur e saj: Femra!
Jemi nje shoqeri qe pjell krim ne cdo qelize te saj!
Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te zeza dhe te ndyra, si prej frontit te nje bote ku popullojne qenie te ulta te padenja ta gezojne jeten. Disa vriten, vetvriten dhe tentojne vetvrasjen, te tjere vrasin, grabisin e vjedhin, ca te tjere sigurojne jetesen me trafik droge. Neper semaforet e Evropes mbi 45 mije prostituta Shqiptare, papunesia eshte ulur kembekryq se bashku me mjerimin, “liderat” shkelqejne ne nje lufte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e lebetitur. I gezohet ceremonive hipokrite pas te cilave kerkon te fshihet maskarada dhe ndyresia e pushtetit.
Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne lluce. Lluce qe vete ja prodhojme vetvetes me heshtjen tone, indiferencen tone!Arben Abazaj

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!Nga Arben Abazaj Read More »

Nga se druhen njerezia ? Opinion nga Lirim Nezha …

NGA SE DRUHEN NJEREZIA ?

Disa dite me pare u perpoqa te organizoj nje proteste per gjera te prekshme te qytetit tim,Orikumit dhe te zones ne teresi.
Une vertete merrem me politike por ne ate proteste nuk kishte asgje politike.Kerkuam uje,drita,infrastrukture per turizmin.Thjesht kerkuam vemendjen e shtetit dhe te bashkise.
Pjesemarrja ishte e mjafte per te dhene mesazhin por e pamjaftueshme po te kemi parasysh qe problemet per te cilat u protestua ishin reale dhe i preknin te gjithe.
Por cfare ndodh qe nuk ka aq njerez sa duhet ne te tilla reagime publike?
Eshte fare e thjeshte,kjo menyre qeverisjeje,qendrore dhe lokale,permes propagandes dhe presioneve te ndryshme kane vrare shpirtin reagent te ketij populli.Dhe kjo eshte gjeja me e keqe qe mund t’i ndodhe nje populli.
Bizneset nen ze pranojne se nuk mund te dalin publikisht ne proteste sepse shantazhohen me taksidaret e bashkise dhe administraten tatimore.Pas cdo reagimi ata i gjen perpara deres se biznesit per te gjobitur e ndoshta edhe per te te detyruar ta mbyllesh.
Te punesuarit ne arsim apo shendetesi,kudo ne administraten publike pranojne ne biseda se eshte e drejte te protestohet,por e shoqerojne me ate shprehjen:”Keta jane te pa parashikueshem,te sulmojne deri tek buka e gojes.”
Te rinjte gjithashtu qendrojne larg ketyre reagimeve publike sepse prinderit e tyre i porositin:”Aman,mos na merr ne qafe te ngaterrohesh me protesta.Na ler te ushqehemi.”
Dhe keshtu ngelen vetem ata me te guximshmi,majtas e djathtas te cilet jo vetem i shohin kerkesat si te drejta,por edhe nuk ngurojne t’i kerkojne keto te drejta .Sepse kerkesat tona ishin vertete bazike dhe jetike.
Gjithsesi protesta u be dhe pati efektin e vet pozitiv.
Sepse protesta mjafton qe te kete kauzen e drejte dhe qellimin e mire dhe konsiderohet e suksesshme edhe kur behet nga nje njeri i vetem.

Nga se druhen njerezia ? Opinion nga Lirim Nezha … Read More »

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë në Itali. Paralajmërimi i ministrit italian, çfarë do të ndodhë

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE.
Shkruan Bernd Riegert

Numri i azilkërkuesve dhe emigrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë.

Tregim fuqie me potere

Por qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar.

Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë.

Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjermani ose diku tjetër në BE. “Problemi” i paraqitur nga populistët bëhet kështu gjithnjë e më i vogël.

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE. Ministrat e Brendshëm të BE ka tri vjet që janë fokusuar te izolimi dhe frikësimi, në fillim në kufirin turko-grek, pastaj në rrugën detare për në Itali.

Deklarata mburravece e ministrit të Brendshëm ekstremist të djathtë se “ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat për të ikur do të ketë ndoshta pak efekt në praktikë. Vitin e kaluar autoritetet ndërmorën 6.500 dëbime. Salvini do të shpëtojë tani nga 500.000 vetë.

Për këtë e para ai duhet t’i gjejë ku janë ata, së dyti të ndërtojë kampe gjigande për dëbime dhe së treti të gjejë vende që t’i pranojnë dhe më tej të gjejë 2,3 miliardë euro që duhen vetëm për transportin dhe shoqërimin e atyre që duhen dëbuar.

Ndryshim i klimës sociale në Itali

Ajo që megjithatë do të ndryshojë dhe ka ndryshuar tashmë, është klima sociale në Itali. Po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në opinion nxitja kundër azilkërkuesve dhe migrantëve, megjithëse në jug ata preferojnë t’i shfrytëzojnë si punëtorë të lirë me mëditje. Sulmet dhe dhuna kundër migrantëve po shtohen, mendojnë ndihmësit e refugjatëve.

Populistët e djathtë duan të heqin dorë nga parimi që përgjegjës për refugjatët është vendi ku ata hyjnë për herë të parë, i ashtuquajturi rregull i Dublinit. Ministri i Brendshëm Salvini kërkon një sistem të përhershëm shpërndarjeje për të gjithë ata që vijnë.

Por këtë e kundërshtojnë shtete si Hungaria e Polonia. Këto premisa diametralisht të kundërta për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve është vështirë që të harmonizohen. Një pajtim evropian për një sistem të unifikuar azili, me këtë qeveri italiane, bëhet edhe më i largët.

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë në Itali. Paralajmërimi i ministrit italian, çfarë do të ndodhë Read More »