Opinione

“Po na shkelin turistët me këmbë”, ironia therëse me plazhet shqiptare

Sot është ditë e shtunë, fundjavë dhe normalisht, të gjithë mund të mendojnë se Tirana e qytete të tjera të Shqipërisë janë boshatisur, pasi njerëzit nxitojnë për të shkuar drejt plazheve të jugut apo gjetkë.

Mirëpo, situata duket se paraqitet mjaft e vaktë këtë fundjavë, pas një fotoje të publikuar nga deputeti i PD-së, Edi Paloka. Në të tregohet një plazh si shkretëtirë, i gjithi bosh.

Duhet të jetë diku në jug, por se ku, nuk thuhet saktësisht vendndodhja.

Paloka shkruan në mënyrë ironike:

“E shtune, 4 gusht ora 11.00. Po na shkelin turistet me kembe…”

“Po na shkelin turistët me këmbë”, ironia therëse me plazhet shqiptare Read More »

Andi Bushati “degjeneron” Thaçin: Pse u shpërfytyrove ‘gjarpër’, ke frikë zërin e Berishës?

Nga Andi Bushati

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presidenti të prekur në sedër. Britmat e tij se nuk mund të marrë mësime kundër coptimit të kufijve të Kosovës, nga njeriu që ka strehuar Bin Ladenin, që ka ndihmuar Millosheviçin, që ka burgosur Adem Jasharin, sado qesharake që të duken, nuk janë aspak të pafajshme.

Pse e sulmoi Thaçi Berishen?

Vërtet ato përbëjnë një temë të përsëritur ndër vite në shtypin opozitar me Berishën.Vërtet mes tyre ka dyshime rrënqethëse, që asnjëherë nuk janë zbardhur me fakte dhe prova. Vertet ato kanë fituar një lloj qytetarie në të dyja anat e kufirit. Por Hashim Thaçi është më së paku në pozitën morale dhe koherencën politike për t’u bërë sot zëdhënësi i këtyre tezave.

Kush e ka ndjekur biografinë e ish presidentit të parë shqiptar pas rënies së komunizmit, nuk e ka të lehtë të vërejë se të gjitha akuzat që ngre sot Thaçi i përkasin gjysmës së parë të viteve ’90. Kush i njeh gjithashtu fillimet e UCK-së, e di mirë se një pjesë e krahut të saj më radikal, ka besuar në ato që ish drejtuesi i saj politik me pseudonimin “Gjarpri” ka artikuluar sot.

Por që atëherë ka rjedhur shumë ujë. Me të gjitha këto akuza në shpinë Sali Berisha u rikthye në pushtet, këtë radhë si kryeministër, në vitin 2005, ndërsa, Hashim Thaçi e fitoi atë me zgjedhje, dy vite më vonë, për të mos iu ndarë deri sot, 11 vite më pas.

Dhe pikërisht këtu qëndron hipokrizia. Gjatë kohës që ndanin të dy muajin e mjaltit të pushtetit, Thaçi nuk i ka kujtuar kurrë këto akuza. Ai krijoi me Berishën dje, një çift po aq banal sa me Ramën sot. Të dy shiheshin përkrah njëri tjetrit në përvjetorë, të dy organizonin emisione televizive të përbashkëta, madje, madje, Thaçi u bë pjesë e përurimeve elektorale të 2009 dhe kaloi çdo cak, kur përshëndeti qëndrimin e Berishës për vrasjet e qytetarëve në 21 janar.

Pra është e qartë se më shumë sesa me Bin Ladenin, Millosheviçin, apo Adem Jasharin, shpërthimi i Thaçit, nuk ka të bëjë me historinë e Berishës, por me prononcimin e tij të fundit për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Po të lexosh me vëmendje deklaratan e Berishës, ai shprehet kundër ndarjes së një shteti të pavarur të njohur si të tillë nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, thekson se kjo i shkon për shtat strategjive të përpunuara në Beograd, nënvizon se kjo mund të hapë një kuti të vërtetë pandore në Ballkan, por në asnjë rast ai nuk përmend Thaçin dhe nuk e zë atë në gojë.

Atëherë pyetja është : përse presidenti i Kosovës e sulmoi personalisht ish partnerin e tij të dikurshëm, që nuk tha asgjë më shumë sesa dhjetra, politologë, analistë, apo njohes të gjithfarrllojshëm të rajonit ?

Pa shtruar këtë pyetje dhe pa hamendësuar rreth përgjigjes së saj, nuk mund ti kuptosh rrufetë në qiell të pastër që hodhi presidenti kosovar.

Një version se përse Thaçi e bëri këtë duhet kërkuar në vendimin e tij politik për të pranuar ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e teritoreve. Pak ditë më parë ai e artikuloi të kamufluar këtë ide (lexo shkrimin poshtë). Ai duket se po punon prej kohësh për të. Dhe për të arritur këtë qëllim, ai ka futur në thes pothuajse gjithë koalicionin qeverisës të Kosovës, po aq të mefshtë sa dhe të korruptuar. Ajo që i trembet ai me shumë, është ndërhyrja në këtë diskutim, e zërave të fuqishëm publikë, që mund të prishnin projektin e tij. Prandaj ai shpërtheu ndaj Berishës, në një kohë që si kryetar shteti, që ka obligim gjithëpërfshirjen, ai duhet të ishte i interesuar të dëgjonte të gjitha zërat e ngërthyer në këtë debat.

Ideja për korrigjim kufijsh Kosovë Serbi

Në këtë kuptim, sulmi i shëmtuar ndaj Berishës, e bën fajtor Hashim Thaçin. Fajtor jo për faktin se ka një ide të ndryshme (shumë e diskutueshme edhe kjo), por se me sa duket ai po punon për ta vënë atë në jetë në menyrë të fshehtë, tinzare, pa zhurmë dhe bujë. Prandaj ai e paraqet tinëzisht atë, si një bashkim me tokat e ndara të Preshevës dhe Bujanovcit, prandaj ai bëhet nervoz dhe del nga vetja, kur Berisha denoncon jo atë vetë, por idenë që ai mbështet.

Pikërisht ky nervozizëm i mbështjellë me hipokrizinë e ngjarjeve të së shkuarës të bën të dyshosh për qëllimet e Hashim Thaçit. Më shumë se në të mirë të Kosovës, ai me sa duket po përpiqet t’a përdorë për interesat e tij personale fabulën e marrveshjes me Beogradin.

Pak rëndësi ka nëse këto interesa janë të lidhura Gjykatën Speciale apo me ëndrrat e prkundura në Bruksel, për Nobelin e Paqes. E rëndësishme është që ato rrezikojnë të jenë në dëm të shqiptarëve. Këtë e provoi edhe reagimi i çartur, hipokrit dhe meskin i Thaçit ndaj Berishës, që nuk ishte agjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur debatin aktual.

Andi Bushati “degjeneron” Thaçin: Pse u shpërfytyrove ‘gjarpër’, ke frikë zërin e Berishës? Read More »

Mero Baze plas “bombën”: Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, ju tregoj pisllëqet e ish-kryeministrit

Nga Mero Baze

Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!

Sali Berisha I ka bërë boll dëme Kosovës. Jo se e urren atë, apo ka pas ndonjë plan kundër saj. Sali Berisha nuk ka plan kundër askujt, përveç ​ rimarr atë kur e humbet. Asgjë nga ato që shkruan Hashim Thaçi ndaj tij, nuk janë gënjeshtra.
Janë gjëra që Sali Berisha I ka bërë jo se urren Kosovën, por se ka pas në plan të parë pushtetin e tij. I është dash të gënjej shumë herë për ato të vërteta të hidhura. Nëse ja hap arkivën e deklaratave të tij dhe për fat ai et shumë, kurrë nuk I gjen dy deklarata njësoj për ato që ka bërë.

Kur shfajësohej pse furnizoi me naftë Milosheviçin, thoshte se ma kërkuan shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që nuk kishte kush t’ia kërkonte nga Kosova, pasi nuk furnizonte me naftë Kosovën, por Malin e Zi , që ishte pjesë e shtetit të Serbisë.

Në Kosovë maksimumi fuste naftë ndonjë shqiptar I komunitetit goran, që kishte vizë nga ambasada jugosllave në Tiranë.

E vërtet është se I përndoqi anëtarët e LPK në Tiranë, ashtu siç thotë Hashim Thaçi, e vërtet është dhe se e rrëmbeu dhe vrau Remzi Hoxhën, por jo kundër Kosovës, por për hall të vet. Ata e kishin kërcënuar me retorikën e tyre patriotike, se do ta bënin shembull si Avni Rustemi, Esat Pashë Toptanin dhe ai I vuri në listat e përndjekjes për hall të tij, nën dyshimin e rrezikshëm të asaj kohe, si enveristë”.

E vërtet është se ai u koniktua me Ibrahim Rugovën dhe tentoi ta zëvendësoj atë pa sukses, jo se I prishte apo ndreqte punë për Kosovën vizioni I Rugovës, por se ai nuk pranoi të përdorej prej tij.

E vërtetë se ai e futi Shqipërinë në luftë civile, jo siç thotë se I duheshin hapur depot për armë në Kosovë, por se I duheshin armë që me mendjen e tij hakmarrëse, tu kundërvihej shqiptarëve që po ashtu kishin rrëmbyer armët kundër tij. Edhe këtë hall të tij, ka tentuar ta paraqes si vepër për Kosovën.

E vërtetë është se në vitin 1999, ka folur marrëzira për Kosovën, por jo se e urrente atë, por se ndjehej I izoluar, I papërllur dhe donte që dikush të kthente kokën dhe nga ai. Historia më e ndritëshme e kombit shqiptar, ajo e çlirmit të Kosovës, po parakalonte para syve të tij, pa e përllur dhe kjo e çmendi. Ndaj thoshte dhe marrëzira çdo ditë, që nga komentet që bënte përditë për Rambujen, e deri tek qëndrimet e paqarta rreth UCK dhe LPK.

E vërteta është se atë e refuzoi Ibrahim Rugova të shkonte në Kosovë në qershor të vitit 2000, dhe ai I zemëruar deklaroi se do të shkoj në Kosovë, kur ajo të ketë një president legjitim shqiptar, por në fakt shkeli për herë të parë ditën që vdiq Ibrahim Rugova. Ai boll legjitim ka qenë deri atë ditë që vdiq, po nuk e priti kurrë atje.

Po aq e vërtet është se kur u rikthye në pushtet, ai bëri siç thotë dhe Tritan Shehu “Rrugën e Kombit”, e cila është vjedhja më e madhe patriotike e tij dhe jo vepra më e madhe patriotike. Me atë rast rekrutoi dhe Lulzim Bashën si njeri të mar peng prej tij në atë dosje dhe tentoi ta mbuloj veprat e tij historike të pavladishme kudrejt Kosovës, me një vepër gjeograke. Hashim Thaçi nuk gabon kur ja numëron të gjitha këto. Sali Berisha është sjell si tutor me Kosovën, si njeri që I është dashur Kosova për hallet e tij.

I vetmi problem I Hashim Thaçit është se po ja përmend Berishës këto sot, që ai është në të njëjtin hall me Berishën, sa herë që ka dashur ta përdorë Kosovën. Dhe ai sot ka nevojëë të mbrojë një kauzë të rrezikshme që ka nisur duke sulmuar një politikan të rrezikshëm dhe fatmirësisht të dështuar.

Dhe Hashim Thaçi e do Kosovën si Berisha . E do ti shpëtoj pushtetin e tij, qoftë dhe duke e rrezikuar atë. Ndaj nuk duhet të bëjnë garë me njëri tjetrin kush ja ka futur më shumë Kosovës për të qëndruar në pushtet. Hashimi së paku ka shansin të shpëtoj nga përsëritja e fenomenit Berisha në raport me Kosovën.

Jo vetëm se Thaçi është “s Berisha” sipas ndarjes së vjetër snore, por se mbi të gjitha është përfaqësues I politikanëve që bën Kosovën shtet të pavarur dhe nuk ka pse ta mbys atë ende pa u rritur, për shkak të halleve të pushtetit të tij.

Mund të jetë shmë më I lumtur si qytetar I një Kosove të pavarur në paqe, se sa si president i një Kosove, që rihyn në një luftë për hall të tij.

Mero Baze plas “bombën”: Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, ju tregoj pisllëqet e ish-kryeministrit Read More »

Fotografia e Edi Ramës që po çmend internetin, komentuesit: Largoni fëmijët, ke dal të trembesh Saliun?

Pasi u rendit ndër liderët botërorë që ishte më aktivi në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka marrë shumë seriozisht shfaqjen e tij në rrjetin social Instagram.

Rama kohët e fundit është gjithnjë e më aktiv në Instagram, ku pjesa më e madhe e postimeve të kryeministrit nuk janë formale, shkruan ShkodraNews.

Mbrëmjen e djeshme shefi i qeverisë ka thyer rrjetin kur ka publikuar një foto selfie gati në errësirë. Rama e ka shoqëruar foton me dixhiturën: Natë e mrekullueshme!

Komentet në foto kanë vërshuar lumë e përpos kritikave nga disa për qeverinë dhe lëvdatave nga të tjerë, ka patur komente gazmore. Ja disa prej tyre:

Hiqja telefonin Zahos nga duart 👨🏻‍🎨👨🏿‍🚀.

Shume I mallengjyer. Po qan?! Keta qe lehin ketu nuk e kane iden e fotos artistike. Mos e vrit fare.

te paska mpi fare daku paska qen e mire.

Ke dal te trembesh Saliun ???!

Hahahah cfar tipi qe je. Kryeminister Unik.

jepnja ilaqet korrekt ne koh se iku edhe ky !

Largoni gjith femijet e vegjel grat shtatzana se doli edi rama🤣🤣 /ShkodraNews

Fotografia e Edi Ramës që po çmend internetin, komentuesit: Largoni fëmijët, ke dal të trembesh Saliun? Read More »

“Dy meshkuj të perdorur, dy malësorë ngujuar brenda kulles së mëkateve, sot zihen si bundra”

Nga Bledi Mane

Për çfare ndryshime kufinjsh flasin dy renegate qe kurrë nuk njohen kufinj ne demet e tyre karshi nacionalizmes? E hedh Hashimi, godet Berisha, kundersulmon Hashimi, pret Saliu.

Dy (ar)miqtë qe deri dje ishin paterica e njeri-tjetrit, sot aktrojne sikur u dhimbset atdheu poshte dhe siper lumit Drin.

Dhe nese doni ta dini, kane zgjedhur pikerisht muajin gusht per tu atavitur ngaqë diplomatet e Brukselit dhe te Washingtonit kane ikur me pushime e nuk ua pjerdh askush ketyre dy muslimaneve sunitë arnautas. 

Do i shikoni ne shtator kur si lepurusha frikacake do mbyllen serish te kulla, aty ku i ngujonë per ti perdorur si kukulla te reckosura.

“Dy meshkuj të perdorur, dy malësorë ngujuar brenda kulles së mëkateve, sot zihen si bundra” Read More »

Saraje e luks privat me milionat e korrupsionit, vila, trajtim e shërbëtorë të paguar me taksat e shqiptarëve

Rehatllëku i pushtetarëve që na kanë bërë “jetën zi”, (vetë)trajtohen me taksat e popullit, sikur na kanë bërë “vezën e kuqe”.

Në këtë moment, që në mijëra familje shqiptare, bëhen përgjërime e lutje për bukën e gojës, shtetarët që marrin paga sa 30-40 pensione mujore dhe dieta e pagesa projektesh, bordesh e aferash të shumta, po shijojnë familjarisht pushime qejfi në vilat dhe rezidencat qeveritare, trajtuar me shpenzime të paguara nga taksat publike.

Pushtetarët trajtohen me privilegje personale e familjare, gjatë kohës që janë në detyrë, gjatë pushimeve e 2-4 vjet pas lënies së detyrave, me VKM Nr.34, date 07. 01. 1999, të “rilindur” me VKM Nr. 620, datë 01. 11. 2017, sipas të cilës kanë të drejtë të strehohen e pushojnë kur të duan, sa të duan dhe në cilën rezidencë qeveritare të duan, pa llogaritur punësimin e familjarëve në zyra shteti, që e zgjedhin sipas dëshirës.

Me këtë vendim qeverie, shtetarët që na kanë bërë “jetën zi”, po vetë-trajtohen me privilegje, sikur na kanë bërë “vezën e kuqe”, duke shijuar saraje e jetë private Sheik-ësh, me milionat e zhvatura prej korrupsionit dhe jetë e pushime luksi, me ushqime, roje e shërbëtorë të paguar me taksat e popullit.

“PAMFLETI”, po publikon sot, privilegjet që kanë pushetarët për strehim, qira e mobilim banese, ushqim, transport dhe pushime familjare në vilat qeveritare, ose private me ushqime e shërbëtorë të paguar nga shteti.

Ja privilegjet, që shijojnë shtetarët dhe i paguajnë shqiptarët
Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit dhe familjet e tyre, kur banojnë në rezidenca qeveritare, por dhe në banesat e tyre private, trajtohen me pagesat e shtetit për banim, pushim, furnizim me artikuj ushqimor-industriale, trajtim mjekësor dhe personel shërbimi.

Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, u jepet për banim, nga 1 rezidencë e pajisur me mobilje dhe pajisje të plota.

Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit, kur banojnë vetëm në banesat e tyre, shteti i pajisë me mobilje e mjete përkatëse, vetëm dhomën e pritjes dhe punës.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti u përballon mirëmbajtjen e rezidencave qeveritare dhe banesave private.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti i paguan shpenzimet për qiranë banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje në rezidencat qeveritare, ose kur banojne në banesat e tyre.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe familjeve të tyre, gjatë pushimeve u vihet në dispozicion nga një apartament në rezidencat qeveritare, shteti paguan shpenzimet për qira, ushqim, ujë, energji elektrike, ngrohje, lidhje telefonike-interent.

Ish-Presidenti Republikës, për 4 vjet pas mbarimit të mandatit, përfiton me pagesë nga shteti, mjedise pune, sekretare, punonjës sigurie, shofer, automjet, karburant, punonjës pastrimi, punonjës mirëmbajtjeje mjedisesh, energji elektrike, ujë, telefoni fikse, internet./Pamfleti

Saraje e luks privat me milionat e korrupsionit, vila, trajtim e shërbëtorë të paguar me taksat e shqiptarëve Read More »

Shqipëria, rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Shqipëria ka një rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, Turiqa mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë me institucionet euro-atlantike dhe procesin e afrimit që ka nisur Shqipëria me Serbinë, një vend tjetër kyç në Ballkan.

“Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme në aspektin ekonomik dhe politik, do të jetë në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe të Europës”, tha ai.

Në thelb, theksoi ambasadori Yörük, “Turqia mendon se integrimi i të gjithë vendeve të rajonit në institucionet europiane dhe euro-atlantike është një domosdoshmëri për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të stabilitetit në rajon. Turqia do të vazhdojë të mbështesë vendet e rajonit në këtë drejtim”.

Në këtë kuadër, shtoi ai, “ne dëshirojmë që Bashkimi Europian, krahas me Shqipërinë, të fillojnë sa më parë negociatat për anëtarësim të plotë me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe të përfundojnë ato negociata që kanë nisur më parë”./atsh

Shqipëria, rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan Read More »

Spartak Ngjela në vështirësi, ja çfarë i ndodhi avokatit të njohur që shokoi dyrnjanë

Avokat Spartak Ngjela dje ka shpërndarë një status në faqen e tij në Facebook, por shumë shpejt është penduar dhe e ka fshirë.

Mesazhi i Ngjelës i drejtohej Edi Ramës dhe Sali Berishës, për “frikën” që i ka kapur nga vettingu. Madje edhe sot, Ngjela ka bërë të njëjtën gjë. Pasi ka shkruar një status për ndarjen e Kosovës, brenda disa minutash, artikullin e ka fshirë.

Me këto veprime Ngjela u bë lajm në rrjetet sociale por sakaq shpjegon ç’ka ndodhur.

“ Të më falin lexuesit… statusin e fundit u detyrova ta hiqja… sepse një defekt në linjë më kishte ngatërruar të gjithë tekstin.
Gjëra që ndodhin…  Do ta ripostoj nesër të riformuluar …”, shkruan Ngjela ne sqarimin e tij.

Spartak Ngjela në vështirësi, ja çfarë i ndodhi avokatit të njohur që shokoi dyrnjanë Read More »