Opinione

Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Largohu me vapën e gushtit, në shtator vjen…

Deputeti i PD, Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” ka hedhur akuza dhe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se në shtator do të ketë një aksion të fortë opozitar.Teksa e ka etiketuar me termin “dordolec”, Ndoka i ka kërkuar kryeministrit që të largohet sa më shpejt. Ndoka nga ana tjetër ka akuzuar kryeministrin, duke u shprehur se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend.

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?! Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët. Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve. Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon. E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor! Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.
Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Largohu me vapën e gushtit, në shtator vjen… Read More »

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë

Nga Marin Mema

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë, pasuritë e pafundme të këtij vendi, çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, pa ndasi e ngjyra… Të duash shqiptarët do të thotë të duash një vend më të mirë, më të paqëm, më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të gjithë. E këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan vërtetë vendin e tyre !

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë apo jemi të zhgenjyer për shumëçka, nuk e ka fajin Shqipëria, por ata që nuk e njohin, nuk e duan mjaftueshëm apo kanë dëshirë vetëm ta ndukin, rrjepin e tërheqin si plaçkë për interesat e tyre !! Kjo nuk duhet harruar kurrë !! Është koha e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve !!

Një përqafim të madh për të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë!!/27.al

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë Read More »

“Dinë vetëm të ankohen”, Italiani “shkund” të rinjtë shqiptar

Francesco Petitti është një 22-vjeçar nga Milano, i cili ka udhëtuar pothuajse në të gjithë botën.

I riu nga Milano ka treguar, se që në moshë të re e ka adhuruar fotografinë. Më pas, ai studioi në një nga shkollat më të mira të filmit në Toronto.

Pas studimeve 22-vjeçari u përzgjodh për të realizuar në  Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën, ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Tirana Today”,  22-vjeçari italian ka folur edhe për të rinjtë shqiptar.

Ai i ka cilësuar të rinjtë shqiptar, si dembelë dhe që nuk kanë ambicie.

“Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion”,- ka thënë i riu italian.

“Dinë vetëm të ankohen”, Italiani “shkund” të rinjtë shqiptar Read More »

Spartak Ngjela trondit vendin: Ka hyrë në lojë FBI, Saliu e ka provuar një herë, Rama fluturon si torollaku Enver Hoxha

A do ta vijojë Uashingtoni ekspansionin e dollarit kundrejt Turqisë? Sigurisht që po. Në të vërtetë kriza turke ka kohë që ka nisur. Dollari ishte lënia e lirë që i bëri Uashingtoni. Po Tirana osmane e politikës, çfarë po bën?

Kryesorja është që Erdogani dhe jo dollari është një e keqe e Turqisë. Pastaj, nëse vërtet është ngritja e vlerës së dollarit shkaku për të shpëtuar Turqia nga “e keqja Erdogan”, sigurisht që është në të mirë të Turqisë. Por, pas kësaj me ngërç na ka mbetur Rama në Tiranë që mendoi se me Erdoganin do të prishte aleancën shqiptaro- amerikane. Turp për një kryeministër shqiptar që shkon dhe bashkohet me një neoosman turk sepse kërkon patlogjikisht të sundojë shqiptarët.

Në fakt, ky modeli i Ramës, është vetë modeli tipik i pashait shqiptar të shekullit të shtatëmbëdhjetë: “Shit interesin e shqiptarëve në Stamboll që të sundosh shqiptarët”. Për të qenë më të qartë: çështja është që ky dhe Saliu, me anë të neoosmanizmit të Erdoganit, të vijonin politikën kundër shqiptarëve duke vënë në lojë qarkulluese gjënë e tyrë të vjedhur prej shqiptarëve; ashtu siç e kishin menduar kur e vodhën.

Të dy, Rama dhe Berisha, ishin të bindur kur ishin të ndarë, se gjithmonë do fitonte ai që do grabisë më shumë para nga shqiptarët, të cilët ishin të destinuar të rrinin të tillë, të varfër dhe të bërtisnin për këta të dy. Por tani i ka trembur Reforma në Drejtësi. Kjo reformë është strukturuar juridikisht kundër abuzimit dhe vjedhjes së gjyqtarëve, pushtetarëve, dhe sidomos kundër korrupsionit kryeministror.  I kap që të dy, prandaj janë çartsllosur për mbështetje deri të Erdogani dhe korrupsioni banal i vendeve të Lindjes.

Çështja Erdogan i ka trembur, por sidomos Ramën.

Tani të dy, edhe Rama edhe Berisha e ndjejnë se paratë dhe pushteti i tyre po iu shkon drejt hiçit. Ata prisnin të vijonin teatrin e sëmurë të qarkullimit të gjësë së vjedhur, se ky duhej të ishte fati i caktuar në këtë dhjetë vjetshin e fundit nga Saliu dhe Rama. Por ja që filli iu këput. Dhe tani vinë vërdallë sa nga Putini te Erdogani. Dhe lodhen kot, se janë të kapur nga organet e specializuara amerikane dhe gjermane. Këtë kapje nuk ka më asnjë politikë që ta shpëtojë. Tani këtu flitet për FBI-në. E shihni hetimin kundrejt Presidentit amerikan? Imagjinoni tani Ramën dhe Saliun!Dhe Bashë me ta dhe Metën.

Rama është edhe më në ajër, se Saliu e ka provuar një herë. Kurse Rama fluturon si Enver Hoxha. Prandaj shkoi edhe te Erdogani, se iu kujtua Hoxha kur e mori Shqipërinë dhe ë përplasi në Kinë. Ndërsa Rama mendon se Moskës dhe Hrushovit Hoxha iu shkëput me dredhinë e tij. Por tani që doli teksti i bisedës sekrete Kenedi-Hrushov, e kuptuan edhe hoxhistët më të thekur, se ishte kërkesa ultimative e Xhon Kenedit : “Shqipëria nuk preket”, që Hrushivi iku nga Vlora. Por, ky tarallaku ynë Hoxha iku me vrap në Kinë, dhe njëlloj po vepron edhe Rama sot që u nis te Erdogani. Nuk mbush Rama.

Ja, këta janë të zgjedhurit e mëdhenj të fatit antishqiptar. Dhe janë shumë: gati të gjithë kryeministrat. Esadistë të kulluar janë, por tani janë në fund.

Që të dy, Rama dhe Berisha, e kanë të pastër specifikën e defektit të vjetër të politikanëve të shitur dhe antishqiptarë që kanë drejtuar Shqipërinë. Të gjithë kanë qenë të paedukuar nga sistemi logjik racional dhe prandaj këta: humbjen e kthejnë në fitore, faktin në legjendë dhe legjendën në mit.

Ky është Saliu origjinal dhe i shfaqur; por kështu është edhe Ramë ziu së brendshmi dhe i pashfaqur në publik, por vetëm me serventët e tij, si rregull fëmijë nga mendja, të cilëve iu thotë gënjeshtra dhe gojëdhana, që këta t’i mbajnë këto si mite. Të gjithë hajdutë, që po thonë me njëri-tjetrin: “Rama është njëri i madh. Do t’ia hedhë Amerikës”. Njëlloj siç thonin ata injorantët enveristë kur mbeteshin duke llomotitur se Enver Hoxha po drejtonte botën dhe revolucionin botëror. Po njëlloj, se janë ë njëjta specie. Asgjë nuk ka ndryshuar ende në psikikën e politikës shqiptarë: ajo vazhdon ende të jetë në karakterin skizofrenik të politikës së vjetër shqiptare që sundon, shet dhe vjedh sipas oreksit të skizofrenit që e drejton si kryeministër.

Spartak Ngjela trondit vendin: Ka hyrë në lojë FBI, Saliu e ka provuar një herë, Rama fluturon si torollaku Enver Hoxha Read More »

Nard Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen!

Deputeti Kristian Demokrat Nard Ndoka ka reaguar pas lajmeve se universitetin e New York në Tiranë e ka blerë shteti turk. Ai në një shensim në rrjetet sociale shkruan se “Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!”

Ja shenimi i plotë i deputetit Ndoka në facebook:

Shteti Turk blen Universitetin New York në Tiranë. Financim i posaçëm shtetëror për influenca otomane në Kosovë e Shqipëri; në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!

Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk! Kerkesa e përsëritur e Erdoganit për Ramën; mbyllja e shkollave të Gylenit, sipermarrje private. Rama nën frikën e SHBA-ve, zgjodhi një mënyrë të kamufluar; dy rrymat turke, prezente në Shqipëri. SHBA vëzhgon!

Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë; apo kështu të pëlqen!

Nard Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen! Read More »

Rama me helikopter nga Vlora në Vlorë

Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij, nuk e kanë aspak problem që të përdorin mjete transporti nga më të shtrenjtat për të udhëtuar, dhe për të plotësuar nevojat e tyre personale.

Në njërën anë është Linda Rama e cila lëviz me charter privat, ndërsa në anën tjetër kryeministri Rama, i cili përdor helikopterët njëlloj si sheikët.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka publikur një video, ku tregohet helikopteri me të cilin lëviz Edi Rama, të cilin këtë herë kryeministri e ka përdorur nga Vlora në Himarë, ku ka shkuar pr të drekuar.

Ja postimi i Palokës:

Cmenduria dhe paturpesia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…

Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesve ne Himare ka sjelle Ramen sa per nje dreke dhe e ka kthyer perseri.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare.

Rama me helikopter nga Vlora në Vlorë Read More »

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’

Kim Mehmeti është një shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare. Ai shpesh në shkrimet dhe publicistikën e tij është shfaqur si një njohës i mirë i mentalitetit njerëzor, i realitetit dhe aktualitetit në Shqipëri.

Përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, ai ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij dhe shpesh e ka quajtur atë, një mendje të mençur që i duhet Shqipërisë.

Por gjatë këtyre viteve të Ramës kryeministër, ai ka njohur një tjetër personazh, krejt ndryshe nga ç’ka pretenduar më parë.

Në një  intervistë të fundit të tij dhënë gazetares Entela Resulaj për Dita-n, Kim Mehmeti bën një analizë të thellë, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën këto kohë që gëzon pushtet të plotë. Si po e qeveris ai vendin dhe pse është një burrështetas, i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh, pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramë si njeri dhe kryeministër.

Mehmeti bën edhe një përkufizim të asaj se çfarë ndodh kur shkëputesh nga realiteti, gjë të cilën sipas tij i ka ndodhur edhe Ramës.

Mehmeti shton gjithashtu se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

“Mendoj se ka kaluar koha kur duhej të merreshim me profilin e sunduesve tanë dhe ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.

Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet. Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramën kryeministër.

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’ Read More »

Rama tek berberi, shpërthen aktori Liçaj: Shyqyr u qethe dhe u lave se qelbeshe…

Një video e kryeministrit teksa ishte tek një berber në Fier ka sjellë reagime të shumta.

Ndër këto reagime është dhe reagimi i aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili njihet dhe si zëri i fortë kundërshtues për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetin social facebook,  Neritani shkruan me nota ironie ndaj kryeministrit duke i treguar madje dhe mënyrën si të vishet.

Ja shenimi i tij i plotë:

Shyqyr o ditezi qe fillove te qethesh lahesh e rruhesh,se qelbeshe ere!Prap nje keshille per ty!Mbylle ate kapak pusete qe vetem ti e quan goje dhe qe sa here e hap je ndotje bjologjike dhe akustike.Hiq citjanet dhe atletet se vete ske turp dhe behesh gazi dhe Shaban Qosja i botes,por me turperon mua si shqipetar.

Ti nuk do mbahesh mend si kryeminister ne histori por si kryeturpi me citjane qe ja vodhe gjyshes dhe qe i ben hije tokes kot!Me vjen ndot qe ti je ne krye te shtetit tim!Kurse ti lali karrocieri i fiqve….shko bej nje shkolle se pari(mos u bej si komandanti qe s’mbaroi dot nje universitet),dhe fillo shiko brenda vetes te gjesh nje fije gjeje prej njeriu sepse ska perndi te te marr ne dore,qe te fillosh te kuptosh pak cdo te thote te jetoshe dhe jo te zhapikosh tere jeten se je kthyer ne barcaleten me te madhe qe njeh ky vend.

Ik meso dhe behu njeri jo barcalete qe frymon dhe i ben hije tokes.KRYETURPE QE PO JU VJEN FUNDI!Keto ti keni parasysh per ditet qe do vine shpejt ku sdo jeni me ne jetet tona.Jo kur te doni ju!Do ikni kur duam ne SHQIPETARET.Shume shpejt.

Rama tek berberi, shpërthen aktori Liçaj: Shyqyr u qethe dhe u lave se qelbeshe… Read More »