Opinione

Ish- shefi i SHIKUT plas bomben: Ju tregoj lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët

Ditët e fundit debati politik në Shqipëri dhe përtej saj, është përqendruar tek akuzat e ndërsjellta mes Hashim Thaçit dhe Sali Berishës.

Presidenti kosovar i kujtoi Berishës lidhjet me Millosheviç dhe si e furnizonte ai Serbinë me naftë, edhe pse ishte në luftë me Kosovën.

Por si qëndron e vërteta e këtyre lidhjeve? Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi hodhi, thotë se bëmat e Berishës në këtë çështje tregojnë se ai ka lidhje me Millosheviç.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme.

Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe.

D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë”, tha për Sot, Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur.

“Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”.

Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi.

Ish- shefi i SHIKUT plas bomben: Ju tregoj lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët Read More »

“Korrigjim kufijsh”, zbardhet marrëveshja, ja cilat zona do të marrë Serbia nga Kosova

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të shkojë më tej me cështjen e tërësisë territoriale të Kosovës, teksa përmes një postimi në ‘Facebok’ ai tregon se cila është marrëveshja e arritur mes dy vendeve dhe se cfarë do të marrë Serbia. Ish-kryeministri ka publikuar dhe dokumentin në anglisht të Aleksandër Vuçiçit, sipas tij në të cilin flitet “për korrigjim te kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje win-win midis këtyre dy vendeve”.

Berisha duke iu referuar dokumenti shkruan se Serbia me këtë marrëveshje që synon do të marrë katër komuna, konkretisht: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

POSTIMI I PLOTË: Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit! Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshjeëin-ëin midis ketyre dy vendeve.

Sipas ketij dokumenti: 1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se si ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.  2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje win-win, pra qe do te fitonin te dy palet. 3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob. Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht e think tankut te Aleksander Vuçiç! Sb

https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf

“Korrigjim kufijsh”, zbardhet marrëveshja, ja cilat zona do të marrë Serbia nga Kosova Read More »

At Zef Pllumbi: Ja pse jemi vendi ma i prapambetun i Europes !

At Zef Pllumbi: Ja pse jemi vendi ma i prapambetun i Europes !

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.

Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . .

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

At Zef Pllumbi: Ja pse jemi vendi ma i prapambetun i Europes ! Read More »

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi shprehet se Sali Berisha ka pasur lidhje me serbët, por është treguar i kujdesshëm që të mos dalin në pah. Këtë ai e ilustron dhe me faktin se në kohën kur shkeli embargon e vendosur kundër Jugosllavisë, u tha se po e bënte për të ndihmuar kosovarët.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur. “Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi./korrieri

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit” Read More »

Ja qëllimi i Serbisë me Kosovën, këtë gjë do e bëjnë pas 20 viteve!

Publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se, Serbia nuk dëshiron shkëmbim të territoreve me Kosovës, por ajo ka një qëllim tjetër.

Sipas tij, Serbia synon që të siguroj Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive që pas 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me referendum dhe ti bashkohet Serbisë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova do ta humbas edhe veriun e Kosovës edhe Kosovës Lindore.

“Serbia nuk dëshiron shkëmbim territori me Kosovën. Qëllimi i Serbisë është që të sigurojë një Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që nënkupton një autonomi brenda Kosovës, në mënyrë që brenda 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me një referendum dhe t’i bashkëngjitet Serbisë. Nga ”zgjuarsia” jonë se e mbajmë veten si fortë të mençur, do ta humbasim edhe Veriun e Kosovës, por s’do të mund ta rikthejmë as Kosovën Lindore! PS:Prej kohës së ilirëve nga ”zgjuarsia” e tepërt dhe tradhëtia kemi humbur territor…”, shkruan Faik Krasniqi në facebook.

Ja qëllimi i Serbisë me Kosovën, këtë gjë do e bëjnë pas 20 viteve! Read More »

Enveri leter Rames nga xhehenemi…bej kujdes bir / Edvin mo bir, si te kam. Je duke me lojtur nga fiqiri me keto marifete qe ben. Shto ketu dhe …

Enveri leter Rames nga xhehenemi…bej kujdes bir..

Edvin mo bir, si te kam. Je duke me lojtur nga fiqiri me keto marifete qe ben. Shto ketu dhe veshjet me çitjane e nallane. Si te durojne mor djale. Aman si e shpike kete vettingun, si e polle, kontroll bagetish i thonim ne qemoti. Dhe po ia luan fene qe çke me te. Nuk po pjerdh fare per askend. As keto nderkombetaret nuk kane sy ne balle. As per keto se rruan. Apo i ke paguar majmur. Nuk e shohin se ke lojtur apo kane ikur per lesh dhe ata bashke me ty. Si ua gjen dermanin sapo vijne ne Shqiperi aman. Cu ben mor evlat. Temen e semes. Me shkruajne keto te Sigurimit, majtas dhe djathtas me thone je bere pelivan dhe me ke lene larg dhe mua..
Mezi e besoj por qerrata ke qene qe femije. Ka dhe thashetheme per ne te dy se jemi pak kopila. Hajde gjeje tamam se ne çpike rrreh gjuha e popullit. Kujdes mos ta kendojne letren te shtepise se ke dhe femije te vogel.
Je bere kodosh i pakapshem. Une skam pasur keshu fb, twitter e keshi linkedin, vegla e marifete me tel.
Nuk dua ta dredh muhabetin korr e moslidh si ne fjalimet e fundit, para se te theja qafen, ku ja ngopja si kau peles, e gjithe ata qyqare duartokisnin. Njellojnsi ty sot…Ma ke bere me hile ke shpikur kete bashkeqeverisjen si une gju me gju me popullin. Te dy njelloj tallim trapin dhe ata thone rrofte udheheqja, e me vrap ne darke marrin buk me liste neper dyqane. Jemi me fat, popull koqe kemi qeverisur te dy.
Ta ngas llafin pse po te shkruaj. Shkurt dy gjera
Kete vettigun dhe kjo çorba me Kosoven me kete “gjarperin” e si ia thone llagapin se me kujtojne Miladinin tim keto histori. Kane ardhur fjale qe ketej per keto mysybete.
Ki vettingu, kjo gjeja e lopeve eshte bere gallate e madhe. Ti tall leshte ata te marrin seriozisht. Hiq ke te duash, ver ke te duash, por bej kujdes me trashegimtaret e Birose e te udheheqjes tone te lavdishme. Ti kam lene amanet me liste te gjithe. Dergoji kudo ne Gykate te Larte ne te Ulet ne Kushtetuese ne Strasburg ne Amerike ne Moske shperndaji te gjithe. Keshtu do behesh udheheqes i madh. Kercitu ndonje tollon. Se me burgje ia ke mbytyr tallava fare. Ma ke kaluar ku e ku mua. Gjysma e njerezve te kane care ferrat jashte vendit dhe ti ke shtuar burgjet qamet. Mos ke ndermend ta besh burgun si ushtrine une dikur. Te detyrueshem. ?! Aferim. Beje. Beji nenen kesaj pune. Urte rrine ata. Se luan bythen nga vendi njeri ne Shqiperi per hallet e veta. Vetem per partine. Ua kam bere une vaksinen nuk u del. Ketij brezi qe te kam lene une jo njehere. Dele ti kam bere. Su del e keqja. Tjeret sajdisi vete. Keshtu bej vetting per te gjithe. Ne drejtesi, ne polici, ne politike (ketu vetem per opoziten) ne arsim shendetesi, pemtari, vreshtari. E ke qe e ke ne dore, keputi nje vetting edhe motit. Edhe detit. Aty e ke qendisur me vellezerit greke. Ca si shume e ke hapur doren, po varja, uje eshte. Keshtu bej vetting perdite, per cdo gje. Dhe me shkruaj
Kete Thaçin e ke ngutur shume. Se ai dalldis disi pas pushtetit qyl. Si gjithmone. Nga Rogneri luftonte si luan per liri. Kosova eshte bela e madhe. Bej kujdes se amerikanet jane imperialiste te rrezikshem. Ste pjerdhin fare kur ju prek pllanet strategjike. Ketyre te opozites mos u zer bese. Se mbase ke nga ata qe paguan dhe pandeh se je rehat. Ku i dihet . Ta kercasin dhe ata e thyen qafen. Dhe Kosoven e bene vete ata amerikanet. Se ti i thua Hashes vrap, e ata ju kercasin nje shqelm bytheve te dyve, e ska grope tju nxere. Kam degjuar ketej thashetheme se nga vjeshta do ju pickojne goxha. Mos e merr me shaka. Sajo ndonje gomarllek nga ato thesaret e tua idiote, se si ke mire punet. Per Kosoven dhe Erdoganin, Putinin, do te te shkruaj nga java tjeter.
Kam degjuar paudhesi te shumta sikur ky Dylber Sorrosi po ju ferkon shpesh pas. Aman se do ngeleni me barre e na turperoni sojin. Jo se ne sia thonim kesaj mehalle, se na keni keputur koken, po me terezi se tani del fjala me shpejt e mbetesh me vegla ne dore. Keto punet me te ndenjura sna kane dale per hajer as ne qe vrisnim perdite, ndaj kujdes ku dhe kur ulesh..
Me shkruaj per çdo paqartesi. Megjithese nje mut e keni bere, me keq se ne. Kot nuk thonim ne beme baba te te ngjaj
…dmth baba…
Pres xhevap te kulluar kur te kthenjesh nga Dhermiu…
Yti Enver../Basir Çollaku

Enveri leter Rames nga xhehenemi…bej kujdes bir / Edvin mo bir, si te kam. Je duke me lojtur nga fiqiri me keto marifete qe ben. Shto ketu dhe … Read More »

Marjan Gryka akuzon Berishën se helmoi Ibrahim Rugovën dhe…

Në një intervistë të kohëve më parë, Marjan Gryka ish-truproja i Azem Hajdarit, njëherësh dhe kreu i shoqatës me emrin e Liderit të Dhjetorit, e akuzon Sali Berishën se është njeriu që ka helmuar liderin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe vrau Azem Hajdarin.

Gryka thotë se shkaku i helmimit të liderit të Kosovës Rugova dhe vrasjes së liderit të dhjetorit Hajdari ishte zbulimi nga ana e tyre e dosjes së Berishës si spiun i UDB, dosje të cilën Presidenti i asaj kohe kishte tentuar me të gjitha mënyrat që ta eliminonte apo ta fshihte.

Por që ish-badigardi i Hajdarit thotë se ishte një person atdhetar, por i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai që ia vuri në dispozicion Azemit që ishte në atë kohë kreu i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHISH, në këmbim të katër pasaportave me viza për në SHBA.

Vetë Gryka është kujdesur për ta dërguar deri në aeroportin e Rinasit nën masa të forta, për ta mbrojtur nga çdo tentativë për eliminimin e tij nga njerëzit e Berishës nëse do të ishin në dijeni.

Gryka thotë se kjo e vërtetë filloi të përhapej për të bërë bujë kur Hajdari me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua.

Pas këtij momenti, sipas ish-truprojës së Hajdarit dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, ku Rugova i tha hapur se “ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë”.

E sjellim këtë fakt tashmë në kohë, pas deklaratës së Berishës një natë më parë se Garda e Republikës kishte tentuar të vriste atë dhe Ibrahim Rugovën, por rastësia i kishte shpëtuar./Pamfleti

Marjan Gryka akuzon Berishën se helmoi Ibrahim Rugovën dhe… Read More »

Lali Eri i vërteti, rrobaqepësi i sheshit ‘qep-shqep’

Edhe kësaj radhe Avni Delvina me ironinë e tij therëse ka prekur një tjetër skandal që po ndodh para syve tanë.

Sheshi ‘Skënderbej’ i përfunduar në më pak se një vit me miliona euro në xhepat e Fushës, është shqepur pothuajse i gjithi.

Një shesh vetëm për këmbësor që nuk rezistoi as një vit, merreni me mend se sa është vjedhur aty.

Dhe kjo është ajo me çfarë mburret Erion Veliaj çdo ditë.

Image

Lali Eri i vërteti, rrobaqepësi i sheshit ‘qep-shqep’ Read More »