Një status kryefund ironik i ka dedikuar aktori Julian Deda kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me ngjarjet e dhimbshme të ditës së djeshme.
10 persona të vdekur, 9 të vrarë (1 në Shkodër e 8 në Vlorë) dhe një person i mbytur në Shëngjin, por siç shkruan Deda: “Artisti” kryeministër zgjohet sot në mëngjes duke na buzëqeshur sikur kjo ngjarje të kishte ndodhur në një shtet tjetër.
Nuk çuditem aspak. Ai ka vite që nuk jeton në Shqipëri. Ka kohë që bashkë me gjithë sahanlëpirësit e kapur nga pushteti jeton në një planet tjetër. Jeton në një botë ku notohet në lekë, në ngjyra të vdekura, në drogë, në një parajsë pasanikësh e gjakpirësish…
Postimi i plotë:
Vetem dje shkuan ne boten tjeter 10 veta.
1 ne Shkoder (i vrare), 1 ne Shengjin (i mbytur) dhe 8 ne Vlore (te vrare) por “artisti” Kryeminister zgjohet sot ne mengjes duke na buzeqeshur sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne nje shtet tjeter.
Nuk çuditem aspak. Ai ka vite qe nuk jeton ne Shqiperi. Ka kohe qe bashke me gjithe sahanlepiresit e kapur nga pushteti jeton ne nje planet tjeter. Jeton ne nje bote ku notohet ne lek, ne ngjyra te vdekura, ne droge, ne nje parajse pasanikesh e gjakpiresish dhe sigurisht nuk ka se si t’ja ndjeje per 10 te pafajshem, qe iken ne nje dite.
P.s. Hallall Edo, per ty paska qene kjo jete.
Është e tmerrshme ajo që ndodhi në Selenicë. Është e papërshkrueshme kjo ngjarje, e cila na rrëfen sa të lirë e ka çmimin e jetës shqiptari. Ne jetojmë ende në një shoqëri primitive, ku për ca pula kryhet një masakër. Primitivizmi i shoqërisë sonë vazhdon me qeverinë që nuk e vë ujin në zjarr, përkundrazi vazhdon të theket në diell, madje ka paturpsinë të flasë për rritje ekonomike. Nuk ka një mbledhje urgjente të kabinetit, dorëheqje apo shkarkime në polici, një qëndrim të ministrit të brendshëm, lëre pastaj një reagim të shëndetshëm si klasë politike që kërkohej nga Namik Dokle.
Nuk ka asgjë; janë vrarë tetë frymorë në një humbëtirë dhe kaq.
Por, shoqëria shqiptare nuk heq dorë nga primitivizmi i saj; zbraz urrejtjen, atje ku mundet të shprehet në liri, në rrjetet sociale. Për paradoks, në të njëjtat rrjete vrasësi kryen sfidën e tij maroke.
Shqiptarët kërkojnë për vrasësin dënime të shumëllojshme, të cilat janë nga varje në litar, plumb ballit, rrjepje lëkure, për të shkuar tek një koleksion të tërë torturash mesjetare para se t’ia ndajnë jetën. Ky farë “referendumi” popullor rrëfen më së miri që në thelb një njeri që tërbohet, meqë e akuzuan se vodhi pulat dhe ca të tjerë që evokojnë rrjepjen e tij të gjallë, janë prodhim i të njëjtës shoqëri primitive, e cila i ka veç për propagandë standartet e demokracisë, zgjedhjet e lira, të drejtën e jetës, pronës e kështu me radhë.
Kjo shpjegon për bukuri, përse shqiptarët udhëhiqen nga dallkaukë që i vjedhin, i grabisin, u marrin plaçkën dhe shpirtin. Kjo shpjegon qartazi, përse qeveria mendon se vetëm me hu udhëhiqet ky milet, prandaj e plasin në burg për një faturë energjie, e lënë të vdesë majë shtyllës për të lidhur korrentin, e lënë pa bukë, i grabisin pronën në mes të Tiranës, policinë ia besojnë narkotrafikantëve, reformën në drejtësi pinjollëve të ish-Bllokut.
Dënimi me vdekje apo çdo alternativë e tij mesjetare, nuk ka për ta zgjidhur kurrë masakrën e radhës që do të vijë mos nesër, në ditët, javët a muajt e ardhshëm. Ideja se frika ruan vreshtin është bërë bozë, nëse nuk gjejmë forcë të dalim nga qerthulli i shoqërisë primitive, ku krimi më popullor ka motivin “pse m’shef?”. Përderisa në shtëpitë e shqiptarëve kërcet druri si “gamori n’duhon”, gruaja, motra, nëna shembet në dru, polici të dhunon në rrugë, prokurori në gjyq, gjykatësi, kur jep vendimin, qeveria, kur të grabit dhe të gjobit ty për hajninë e saj, atëherë përse duhet të çuditemi që njëri vrau tetë njerëz për pulat? Ai është qytetari më i denjë i kësaj shoqërie dhe këtij sistemi, ku mbizotëron kudo vetëm një ligj; ligji i xhunglës ose më mirë: “peshku i madh e ha të voglin”.
Nuk ndodh në politikë e njëjta gjë? Nuk ndodh në media e njëjta gjë? Nuk ndodh në rrjetet sociale? Nuk ndodh në katund dhe qytet? Nuk ndodh në shtëpi?
Prandaj, sikur ta rrjepin dhe më pas ta shkojnë në hell atë gjytyrymin e Selenicës, asgjë nuk ka për t’u zgjidhur, pasi e keqja nuk është heqja e dënimit me vdekje, por shoqëria primitive, ku kemi lëshuar rrënjë.
Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, deputetja Elisa Spiropali ka bërë thirrje për një fushatë publike për mbledhjen e armëve.
Në një reagim pas ngjarjes së rëndë në Selenicë ku u vranë 8 persona të një familjeje, Spiropali kërkon një ligj të posaçëm për ata që mbajnë armë pa leje si dhe dënim maksimal për vrasësit.
“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!”, shkruan Spiropali.
Një reagim i ashpër vjen nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrigjimin territorial të Kosovës. Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ bën akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që nuk iu është bashkuar reagimeve për këtë debat. Ai drejtoi gishtin ndaj kreut të qeverisë, me pretendimin se Rama fshihet pas deklaratës së Thaçit, ndërsa sipas tij presidenti kosovar është vetëm ‘masha’. Teksa përdor disa fjalë në sllavisht nga ‘Provokacija’ tek ‘Uklanjanje breča’, demokrati ironizon Ramën, ndërsa e cilëson atë si ‘lideri rajonal’. Boçi tha se kjo ishte një tradhëti kombëtare, që pas saj fshihej Rama, ndërsa flet për skenarë të copëzimit të Kosovës.
REAGIMI I BOÇIT Nga PROVOKACIJA tek UKLANJANJE BREČA
PROVOKACIA nuk ka nevojë për përkthim, pasi është përdorur rëndom. Ndërsa UKLANJALE BREĆA fjalë për fjalë do të thotë “HEQJA E BREKËVE”. Zgjodha përkthimin literal në mungesë të shprehjes së duhur frazeologjike. Të dy nocionet janë sjellë për të shënuar pikat ekstreme të një rrugëtimi të turpshëm të kryeministrit më të dështuar shqiptar, në çështjen e KOSOVËS e jo vetëm. Sot, megjithë debatin intensiv, “lideri rajonal”- togfjalësh me të cilin e qesëndiste dhe e miklonte njëkohësisht Vuçiç – po hesht.
Po kërkon se e si të qëndrojë larg e të duket duarjashtë. Ndërkohë po hesht dhe sepse nuk mund të flasë për atë çka vetë ka gatuar dhe që kundërmon tradhëti. E në këtë histori Thaçi duket të jetë vetëm masha, mbajtësi i së cilës është ky Ramë. Padyshim përgjegjësi shtetëror është Thaçi, por përgjegjësi kombëtar është Rama. Pa Tiranën ishte e pamundur që Beogradi të kalonte në Prishtinë.
Projekti i sotëm i dorëzimit të Veriut të Kosovës, i kamufluar nën përcaktimin “shkëmbim territori”, nuk është as i ri dhe as i befasishëm. Përgatitja e tij nisi që kur nën një aureolē ndërkombëtare, Rama kaloi portën “e ndaluar” të vizitës në Beograd në nëntor 2014. I bojatisur nga “ustallarë” me një skenar perfid, përtej diplomacisë ai pati si episod PROVOKACIJA-n e famshme, “Kosova e pavarur, është tashmë një realitet”, që po ta lexosh sot të detyron një nënqeshje të fortë ironike. E ç’nuk kemi dëgjuar në atë kohë për këtë “trimëri”.
U përdorën aq elozhe, aq epitete, aq emfazë ligjërimore nëpërmjet zyrës së propagandës, sa nxjerrja e zorrëve ishte me e pakta. Gjithçka u ndërtua për të zhvlerësuar, sado pak, faktin e një realiteti të sanksionuar, autorë të cilit ishin dyshja Bush-Berisha, dhe për të ndërfutur aty realitetin e sotëm Rama-Vuçiç, të copëtimit të Kosovës. Skenari funksionoi dhe të fituar dolën të dy. Dhe Rama personalisht dhe Vuçiç. Rolet ishin ndarë e përcaktuar. Madje shpërblimin për këtë rol e morën dhe me mbështetje për zgjedhjet e ardhshme. Serbia ju gëzua dhe një përfitimi ekonomik ekzemplar me rrugën Nish-Beograd, pak më vonë. Ndërsa Rama u përcoll me një të kënduar “O Sole mio” i Ballkanit, si përqeshje e sinqertë dhe e gëzuar serbe nga Daçiç.
Dhe vërtet dielli ja kishte ndihur dhe për serbët, përderisa “faktori” i stabilitetit në rajon, “karikatura” e shqiptarëve e veshur shik, kishte pranuar me qef “UKLANJENJA BREČA-n”. Që shqip-shqip quhet as më shumë e as më pak TRADHËTI KOMBËTARE, për të mbajtur në dorë brekët e pushtetit.
E kjo “heqje brekësh” sot është duke u shpërfaqur nē gjithë dimensionin e saj të nguljes së thikës pas shpinës së kombit.
Kosova është rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendjen e opinionit publik pas deklarimit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ky zhvillim ka bërë që Zylfie Haklaj motra e katër vëllezërve Haklaj të vrarë të risjellë në vëmendje të shqiptarëve rolin e tropojanëvë dhe të familjes Haklaj në luftën për liri të Kosovës.
Ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” Zylfie Haklaj rrëfen se çfarë ajo di për vrasjen e një njeriu të rëndësishëm për UÇK siç ishte Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe për vrasjen e mjekut Hazir Malaj. Zylfie Haklaj ngre disa pikëpyetje për rolin e Sali Berishës gjatë luftës së Kosovës.
Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj
Ajo akuzon ish-presidentin e asaj kohe se ka punuar kundër luftës çlirimtare të kosovarëve. Gjithashtu Zylfie Haklaj jep arsyet se përse sipas saj u vra i vëllai Shkëlqim Haklaj.
Në këtë rrëfim të ri për “Shqiptarja.com” Zylfie Haklaj tregon një ngjarje që lidhet me Suedinë ku ajo jeton. Zylfia tregon se vetë Sali Berisha përmes njerëzve të tij njoftoi shtetin suedez se ajo kishte lidhje me një “kriminel lufte” i cili ishte Ramush Haradinaj.
Haklajt, Berisha dhe Kosova
Në fillim të këtij rrëfimi të ri, Zylfie Haklaj thotë se “në të gjitha kohërat, Shqipëria ka patur figura te ndritura, po ashtu edhe në demokraci, siç është Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe shumë figura të tjera të cilët ja rrisin nderin dhe vlerat kombit shqiptarë”.
Por fatkeqësisht pohon ajo, disa politikanë të vetëshpallur si personalitete kombëtare, siç është tradhtari i kombit Sali Berisha, janë krimi dhe turpi i kombit, i cili na quajti ne të lidhur me serbin dhe me Bin Laden, por koha e vërtetoi të kundërtën, se në të vërtetë është vetë Saliu vegël dhe shërbëtor i qarqeve më të rrezikshme e kriminale me përmasa botërore.
Më tej Zylfie Haklja tregon për rrolin e familjes së saj para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ajo thotë: Familja Haklaj nuk ka bërë kurrë pazare në kurriz të çështjes kombëtare, por përkundrazi familja jonë ka dhënë ndihmën, mbështetjen dhe përkrahjen e saj gjatë të gjitha kohëve për sa i përket çështjes shqiptare të Kosovës.
Këtë Zylfie Haklaj e ilustron me disa të dhëna që lidhen me të vëllain.
“Halili, vëllai ynë ka dhënë kontributin e tij që përpara 1990, i cili ka patur lidhje me Grupin e Rezistencës, ku bënte pjesë edhe Mentor Kaci, i cili është nga Gjakova dhe një nga anëtarët e grupit të rezistencës. Grupi i rezistencës u dekonspirua dhe të gjithë anëtarët e saj u arrestuan nga shteti serb dhe njëkohësisht edhe vëllai ynë Halili u dënua në mungesë në gjykatën e Pejës, nga shteti serb me 8 vite burg.”
Sipas saj ka një kontrast shumë të thellë mes familjes Haklaj dhe vetë Sali Berishës për të cilin thotë: “Saliu, një antikombëtar i vërtetuar, i cili përçau dhe nxitësi i vëllavrasjes, ja se si shprehet përpara tropojanëve në mitingun e 22 qershorit 1997.
”Do të shfarosim komunizmin, do të çrrënjosim komunizmin, farën e serbit, farën e përçarjes, farën e ndasive kombëtare”. Ata që duan të marrin vota me serbin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë votën e serbit. Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnjë votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. “Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë” (Urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe për Shkëlqim Haklajn.”
Zylfija tregon se në qershorin e vitit 1997 deri në janarin e vitit 1998, Fatmiri, vëllai saj ka qenë kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Bajram Curri, dhe gjatë kësaj kohe ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë ku ishte përfshirë nga kaosi dhe terrori nuk pati asnjë vrasje, dhe Fatmiri në prag Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri 1998, i uron popullit tropojanë një vite sa më me pak dhimbje ku ju kërkon ndihmë dhe mbështetje të gjitha forcave politike pikërisht me këto fjalë.
”Me këtë rast kërkojë nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike”. Ky ishte mesazhi Fatmirit.
Vrasja e Shkëlqim Haklajt
Por Saliut i interesonte pikërisht destabilizimi i kësaj pjese të Shqipërisë, thotë Zylfija ndaj ai organizoi atëherë vrasjen e Shkëlqimit, më 5 janar 1998, në mënyrë që të largonte Fatmirin si drejtues komisariati dhe duke nxitur vëllavrasjen destabilizoi edhe Tropojën. Në këndvështimin e Zylfie Haklajt këto veprime të Saliut ishin direkt në ndihmë të shtetit serb dhe kundër interesave kombëtare. Gjatë kohës së regjimit të Saliut kanë ndodhur shumë arrestime thotë ajo dhe fatkeqësisht edhe vrasje të personaliteteve shqiptare të Kosovës në Shqipëri.
Për këto vrasje ajo thotë: “Vrasja e këtyre personaliteteve me përmasa kombëtare të cilët janë vrarë në tokën mëmë, Saliu nuk ka bërë asnjëherë ndonjë akuzë apo ndonjë denoncim ndaj politikës ose personave të veçantë. Por cila është arsyeja që Saliu ka arrestuar edhe personalitete shqiptare të Kosovës me përmasa kombëtare dhe pse ai nuk është prononcuar ndonjëherë për krime të kryera në tokën mëmë kundër këtyre personaliteteve?”
Vrasja e Ilir Konushevcit
Në fillimin e majit të vitit 1998, kur gjërat që lidheshin me forcimin e strukturave të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin në pikun e vlimit, rrugës për në Tropojë, në një pritë të mirë-organizuar, u vranë dy nga drejtuesit kryesorë të strukturave të logjistikës, Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe mjeku Hazir Malaj, burrë i shquar, i vënë krejtësisht në shërbimin e luftës për lirinë e Kosovës. Zylfie Haklaj rikujton me detaje ditën kur ndodhi kjo vrasje.
“Në maj të vitit 1998, në Miliska të rrethit të Pukës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku janë vrarë Ilir Konushevci, i cili ka qenë një ndër themeluesit e UÇK dhe të logjistikës së saj dhe mjeku tropojan Hazir Mala, i cili po i shoqëronte autoritetet e UÇK për në Kosovë. Kjo çështje nuk është zbardhur edhe sot e kësaj dite. Kush fshihet pas kësaj vrasjeje dhe cilat janë arsyet e mos zbardhjes së saj? Kjo vrasje është një njollë e zezë për tokën mëmë dhe një tradhti ndaj çështjes kombëtare, ndaj kërkojmë me forcë që kjo çështje me përmasa kombëtare të hetohet me profesionalizëm dhe të ndëshkohen autorët e ngjarjes, sepse ky është edhe një detyrim ligjor e moral ndaj çështjes shqiptare të Kosovës. Nëqoftëse çështja është e komplikuar, mund të kërkohen ekspert të huaj për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj vrasjeje misterioze, por edhe shumë të përfolur. Kjo vrasje nuk duhet të jetë pa autor, sepse nëna nuk vret bijtë e saj”.
Akuzat e Berishës për Ramush Haradinaj
Zylfie flet edhe për kohën kur mbërriti në Suedi dhe tentativat e shtetit shqiptarë për ta ekstraduar. Se çfarë ndodhi ato vite ajo thotë: “Kur u ndalova në shtetin suedez për llogari të Saliut, më pyeten se ku kisha qëndruar deri atëherë kur u paraqita këtu, dhe kush më kishte mbajtur mua, dhe veç kësaj autoritetet suedeze më pyetën nëse e njihja Ramush Haradinaj dhe çfarë lidhjesh kisha unë me të. Ku ata me vendosën në tavolinë një letër me emrin e Ramushit, duke me thënë që ne kishim lidhje me kriminelet e luftës.
Unë pohova se nuk e njihja personalisht Ramushin, por në mënyrë indirekte, sepse ne njiheshim me shumë njerëz nga Kosova që ne i kishim strehuar dhe ndihmuar në mënyrë humanitare edhe bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Ramushit. Ju pohova që Ramushi është Hero i Luftës ku më datën tre prill 2008, ai kishte marrë pafajësinë, në Gjykatën e Hagës. Ja deri ku kishin arritur mashtrimet e denoncimet e pa baza e të paskrupullta të Saliut, i cili i quante heronjtë e çështjes kosovare, kriminel lufte dhe mua bashkëpunëtore të kriminelëve.
Unë e di që Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj kanë qenë një ndër figurat më të njohura të luftës së Kosovës, por siç duket Saliu nuk e di këtë, ndaj e quan Ramush Haradinajn kriminel lufte ashtu siç pretendojnë serbët. Ju lutem që të dy shteteve shqiptare që të kërkojnë dokumentet që Saliu i ka dërguar shtetit suedez për ekstradimin tim, ku veç shpifjeve, mashtrimeve e manipulimeve për mua ai ka shpifur edhe për autoritete shqiptare me përmasa kombëtare, të cilët i kanë dhënë gjak dhe ditë nga ditët e tyre çështjes shqiptare të Kosovës.
Kjo tregon se Saliu jo vetëm, vret, mashtron e manipulon prova e fakte, por ai bënë edhe punën e armikut dhe vihet në shërbim të tij duke i quajtur të mirëqena ato që thotë Serbia”./korrieri
Diplomati me karrierë globale Carl Bild, ne nje analizë për atë se çfarë po propozon Aleksandër Vuçiç dhe po e përkrah Hashim Thaçi, në ‘Washington Post’, ka dekonspiruar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.
“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç’ shkruan Bild për gazetën e madhe Amerikane.
“Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.
Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla.
Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.
Presidenti serb Aleksandër Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në bisedë’, shkruan Bild për WP.
Lulzim Basha është një ndër të shumtit në këtë vend që NUK LEXON! Ajo i dërgon një seri me SMS titrash propagande dale nëpër TV me detyrim dhe Atë-Lulzimin e zënë, bie si i dehur!
Për shkak se nuk lexon, nuk di! Por është edhe më keq, Ai-Lulzim Basha nuk di por edhe nuk pyet! Ka krenarinë e të marrit që edhe pse nuk di, Ai i di të gjitha! Për shkak të kësaj, gënjen si Ai vetë-Lulzim Basha!
Fakt;
Nga Janari deri në fund të Korrikut, janë regjistruar 12. 697 sipërmarrje të reja, thuajse 60 në ditë. Nuk jane sipermarrje te qeverise, por pa diskutim jane sipermarrje te klimes se krijuar nga qeveria;
Favoreve fiskale që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë për të vegjlit e të mesmit, turizmin e agroturizmin, bujqësinë; Favore fiskale-të gjitha, të forcuara edhe më shumë duke nisur nga janari i vitit te ri!
Kjo është e vërteta!
Propaganda banale e Lulzim Bashes nuk e zhben te verteten; Me e rendesishmja,
NUK ZHBEN FAVORET FISKALE QE SIPERMARRJET E LIGJSHME PO MARRIN CDO VIT!