Opinione

“Ritvan s’të gjykoj dot, nuk ke faj…”

Nga Kristina Gjergji

Ritvan s’të gjykoj dot se ndoshta nëse do isha në atë vend mund të isha unë ajo viktimë e dorës tënde apo e fatit si ty. Ritvan nuk ke faj sepse në shqipëri ka pafund Ritvanë si ty që kapin vetëm c*cën e lopës e kurrë lapsin me dorë, që më shumë kanë shishe qumështi në stan e dhent në mal, bagëti në stallë e alkoool në fshat se sa vizion për jetën e ëndrra për të ardhmen.

Ritvan s’të vë faj kur di që ke ecur gjithmonë vetëm nëpër pyje të dendura, kodra e male dhe shtegje të thepisura ,kur ke kërkuar vetëm bagëtitë e humbura e jo dijen e papasur kurrë në jetë. Ritvan sërisht s’të fajësoj dot sepse dhe në atë të vetmin celular që mbaje në duar e të tregonte botën me sy VIPAT tanë me tekse e klipe këngësh të jepnin një mësim që suksesi është forcë, bukuria është armë, vrasja është burrëri, droga e alkooli janë mburrje e krenari pa kufi.

Nuk jam dakort të t’a marrin frymën as të të nxijnë sytë dhe pse jetën ia ke nxirë e mbyllur vetë vetëvetes me vrasjen e tetë jetëve, ndaljen e tetë zemrave që dhe po t’i numërosh duken shumë, lodhesh,ndal e jo më t’mos i shohësh kurrë me sy e t’ua ndihesh dhimbjen e mungesën gjithmonë në shpirt. Të mjerët ata që jetuan. Zoti i forcoftë.

Ne këtë botë jemi viktimë e vetës,fjalevë të rënda,urrejtjes,shoqërisë tallëse,plumbave dhe dorës së tjetrit mbi ne madje dhe vetë jetës por të gjithë ju jeni pakëz Ritvanë teksa nëpër komente e statuse nxirrni në pah të keqen e monstrën brenda jush madje lexoj dhe NËNA që shkruajnë imagjinata horrori ” ty duhet të të pushkatosh tani dhe të të ruajmë në frigorifer për dimër që kur të dalin arinjtë me sezone ose ujqërit të të kafshojnê copa copa që dhe kufomën tmos të t’a njohi njeri atë surrat si shejtan” apo “e kisha grirë si mishin me thikë” e me rrallë…

NËNA mos i rrisni fëmijet me dhunë “të rrafi xhaxhi,të hangri qeni, të mbyti gogoli, erdhi fantazma,të hongert dreqi shpirtin e jetën” ti mund t’ia dalësh që fëmija të të bindet se e trembe me fjalët që i the për një çast por mund të të shëndërrohet në një RITVAN vrasës të pashpirt e gjakftohtë gjithë jetën ….Dije se duke mbjellë dhunë e frikë mbi ta sot do korrni gjak e dhimbje nesër. Kujdesuni për fëmijët. Durimi është gjithçka me ta. Mos e humbisni.

“Ritvan s’të gjykoj dot, nuk ke faj…” Read More »

Fati i Shqipërisë në duart e politikanëve maskarenj që…

Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundëm, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.

Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.

Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç’të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.

Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?

Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t’u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.

Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?

E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!

A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t’i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.

Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.

Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.

Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…

Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….

E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.

E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.

Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.

Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.

A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…

Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s’ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.

Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.

Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur./standard

Fati i Shqipërisë në duart e politikanëve maskarenj që… Read More »

Ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë!

Alfred Peza/

Në kulmin e dashurisë sonë kombëtare e të përjetëshme për SHBA,- gjatë e pas luftës së Kosovës,- gazetari i një emisioni të njohur në një televizion kombëtar në Tiranë, thënien e njohur “ta duam atdhenë, si shqiponja folenë” e shndërroi me humorin që e karakterizon, në: “Ta duam atdhenë, si Shqipëria Amerikën”!

Kjo thënie mu kujtua, ndërsa prej disa kohësh “Alpenews.al” në hapësirën e saj speciale dedikuar pushimeve verore “Summer 2018”, boton çdo ditë dy komente. Një koment nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe një tjetër, nga qytetarët e Shqipërisë. Ato meren nga “Trip Advisor”, një website i njohur ndërkombëtar, që publikon përshtypjet e turistëve kudo në botë, rreth vendeve që vizitojnë, qyteteve, destinacioneve, plazheve, hoteleve, resorteve, etj.

Përzgjedhja nga gazetarët bëhet sipas parimit të njohur të gazetarisë, një koment pro dhe një kundër. Ku çuditërisht, është më kollaj të gjesh komente pro nga shumë e shumë turistë të huaj që kanë vizituar apo që ende ndodhen me pushime në Shqipëri, sesa nga qytetarët shqiptarë, për turizmin dhe potencialet e vendit të tyre.

Për ta ilustruar këtë, po rendis të plotë, postimin e fundit të kësaj rubrike e cila citon një turist nga Norvegjia dhe një qytetar shqiptar;

Komenti i turistit nga Norvegjia:

“Erdha në Shqipëri kur nuk kishe mundësi që të shijoje këto pamje të mrekullueshme, dhe asokohe nuk kishte infrastrukturë të mirë, rrugë të mira, destinacionet ishin të pakta, dhe informacioni që qarkullonte për turistët ishte i cunguar. Tashmë që më në fund Shqipëria doli ndërkombëtarisht në fushën e turizmit mund të them që mundësitë e mia financiare janë të vij çdo verë këtu, dhe të shijoj këto pamje.”

Komenti i qytetarit të Shqipërisë:

“Bota mund ta njohë Shqipërinë për anën e saj turistike, por nuk njeh Shqipërinë nga brenda, atë ekonomikisht të rrënuar edhe pse megjithatë nuk është vendi për t’u ankuar, unë mendoj se duhet të bëhen akoma ndryshime. Prandaj edhe ju duhet të jeni promotorë akoma dhe më tepër të kulturës tonë, mund të kontribuoni me anë të të gjithë llojeve. Shqipëria dhe shqiptarët rrallë herë i kanë dalë zot vendit të tyre, prandaj sytë i kemi nga ju.”

Nëse ky do të ishte i vetmi koment i këtij lloji, sigurisht që nuk do të bënte aspak përshtypje. Sepse kritizerë dhe nihilistë gjen kurdoherë, kudo në çdo cep të globit dhe në çdo kohë, regjim a epokë. Por, ajo që të tërheq vëmendjen, është se komente të tilla negative kundër vendit të vet, nga qytetarët shqiptarë, duket sikur gjen aq me shumicë, sa edhe ato pozitivet që sa vijnë e shtohen nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Nuk është se Shqipëria, nuk ka gjëra për të kritikuar. Përkundrazi! Sepse të gjithë e dimë se jemi larg të qenurit një vend i përsorur. Sepse një të tillë nuk e gjen askund. As edhe atje ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, besojnë se realizohen ëndrrat e njerëzimit.

Të jesh vetkritik, siç me sa duket ne e kemi të zhvilluar këtë sens, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Madje, as edhe kur atë e bëjmë duke e tejkaluar të drejtën dhe sensin e masës. Sepse, askush nuk mund të thotë se shqiptarët nuk e duan atdheun e tyre. Por, të kritikosh qeverinë e Shqipërisë, klasën e saj politike, pushtetet e emëruara apo të zgjedhura, është një tjetër gjë. E të kritikosh Shqipërinë në një vitrinë ndërkombëtare, e cila shërben veç të tjerash edhe për të kuruar imazhin e vendit tënd, është komplet një tjetër gjë.

Për të kritikuar gjërat që nuk shkojnë në këtë vend, edhe atëherë kur kemi, edhe atëherë kur ndoshta nuk kemi fare të drejtë, na dalin e na teprojnë që nga facebook-u i Kryeministrit dhe tek të gjitha hapësirat e tjera virtuale ose jo, në gjuhën shqipe. Por kur vjen puna, tek “sharja” e vendit tënd në gjuhë të huaj, mbase do të ishte mirë që të paktën “ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë”!/lexo.al

Ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë! Read More »

Pse të protestojnë shqiptarët, që plazhisti Lulzim Basha të rikthehet për herë të 5-të në pushtet?

Nga Kreshnik Spahiu

Dje sheshet kryesore në Bukuresht u pushtuan nga protestuesit që u përleshën me policinë.

Të motivuar nga individ që jetojnë në diasporë ata manifestuan një nga kauzat më koherente në rajon dhe më gjerë kundër emigracionit me moton: “Ju jeni shkaktar që ne u larguam”.

Në shesh nuk pati fjalime por fjalën e kishte aksioni qytetar përfshi dhe mos bindjen civile që eskaloi me dhunë popullore.

Ashtu si dhe muaj më parë ata protestuan kundër korrupsionit. Ndonëse drejtisia rumune arrestoi për korrupsion ish-kryeministrin rumun sërish populli kërkon vazhdimin e ndëshkueshmërisë.

Gjithsesi ajo çka të bie në sy në protestat e popujve europian është se ndryshe nga shqiotarët atje nuk flasim kryetarët.

“Luli” i Rumanisë nuk guxoj dje të mbante fjalim. As populli skish nevoj për një “Lulzim” në shesh dhe kështu si rumunët protestojnë edhe grekët, francezët, bullgarët, malazezët, italianët.

Ata mbushin sheshet ashtu si kuksianët kur i vunë flakën rrugës kombit por me një ndryshim që në këto vende nuk vrapon “Luli” tu fik zjarrin e protestës ose tu marr flamurin e protagonizmit.

Dje shqiptarët morrën një leksion nga populli rrumun. Dje emigrantët shqiptar e panë me sytë e tyre sa larg idealizmit rumun janë, pasi ata kthehen në atdhe jo për të bërë foto me rrobe banjo në “shkuma party” në Dhërmi por rumunët u kthyen për të kryqëzuar fajtorët që i detyruan të largohen nga atdheu.

Në Maj 5 emigrant shqiptar në Berlin po shikonin në media LIVE protestën e fundit të PD në shesh. Çuditsrisht po shikonin pa zë.

I pyeta: “Pse nuk e hapni zërin të dëgjojmë ç’ndodh? Të habitur mu përgjigjën: “E dim çfar filmi ndodh dhe ç’do thotë Luli. E njëjta kaset që përsëritet.

Akuza për qeverinë e drogës dhe në fund thirrja shpërndahuni me qetësi”. Çuditrisht ashtu ndodhi, madje Luli e ndërpreu shkurt protestën se kishte drek peshku me muzik tallava te Restorant Piaca ku vallja mori dhenë.

Dje jo vetëm emigrantët por mbarë shqiptarët u ndërgjegjësuan se ndryshe nga rumunët ata s’mund të mdryshojnë sistemin as largojnë qeverinë si fajtore pse u larguan pasi ata s’mund të flisnin që pushtetin ta marrë gati plazhisti Lulzim Basha që kërkon që të rikthehet për herë të 5 në pushtet sepse ndryshe nga rumunët, me shqiptarët duhet protestojmë kundër dy shkaktarëve të emigracionit që janë establishmenti PS-PD.

Iku koha që luftën ta bëjnë idealistët dhe pushtetin ta ri-marrin maskarenjtë. Shqiptarët s’janë më budallenj se rumunët….

Pse të protestojnë shqiptarët, që plazhisti Lulzim Basha të rikthehet për herë të 5-të në pushtet? Read More »

Aktori mesazh Ramës: Projektet i ke të papara, por fshi by**** me to!

Aktori i Portolallise, Rezart Veleshnja, ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama ne rrjetet sociale.

Ai e ka kritikuar për mos investimin ne zonat turistike te vendit qe vizitohen nga turiste te shumte te huaj gjate veres.

Se fundmi ai ka qene ne banjat termale të Bënjës, ne Përmet, nga ku ne nje video ne Instagram, Veleshnja ka kete mesazh per kryeministrin Rama:

“Gjynah per brezat e rinj qe kane perseri fatin e keq te jetojne sic po jetojme ne”. Teksa per projektet i sugjeron Rames t’i “përdorë kur shkon në tualet”.

Aktori mesazh Ramës: Projektet i ke të papara, por fshi by**** me to! Read More »

“Ridvan Zykaj”, Sociologu: Shoqëria shqiptare ende primitive, dënimi me vdekje s’është zgjidhje!

Sociologu Gëzim Tushe ka folur për rastin “Ridvan Zykaj” dhe rolin e shtetit në masakrën me 8 viktima që tronditi të gjithë vendin. Duke folur në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Tushe tha se më shumë se me rastin në fjalë, duhet të merremi me krimin si fenomen në shoqërinë tonë. Ai e vuri theksin tek roli i familjes dhe policisë së komunitetit dhe impaktin që kanë ata sidomos tek personat në dukje problematikë.

“Mund të ketë Ridvanë të tjerë që të kryejnë krime në shoqëri. Nuk ka një recetë për këtë shmangie, por duhen bërë ca analiza diferenciale. Kam frikë se është problem gjenetik. Ka raste të caktuara ku potencialisht në familje, pasi është një nga faktorët e shoqërisë që nuk funksionon, se nuk merren me fëmijët e tyre, e papritur thonë nga na doli vrasës ky fëmija ynë. Edhe policia e komunitetit duhet të jetë më vigjilente, t’i shohë individët që dallojnë. Por ka dhe shkaqe sociale. Rasti i Ridvanit, që mori 8 jetë njerëzish ka të bëjë me shoqërinë shqiptare që ka një lloj primitivizmi, që në vend të gjuhës, përdorin armët. Shikoni çfarë niveli mizerabël jemi ne, që për një fjalë goje, marrim armën e vrasim.

Krimineli është i paparashikueshëm, e ndonjëherë ndodh që është i befasishëm. Ndonjëherë brenda njeriut ndodhet kafsha. Kanë të bëjnë me instinktet, me mungesën e kontrollit. Kur ndodh një çarje e personalitetit, e brenda tij mbetet vetëm kafsha, ai atëherë bën hatanë. E kam ndjekur rastin e Ridvanit, e në rrjete sociale publiku ka një pritshmëri se çfarë bën shteti,” tha Tushe.

Sociologu gjithashtu tha se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje pasi edhe në shumë vende të botës nuk janë marrë pritshmëritë e duhura.

“Po ndodhin krime të patolerushme, krim në familje, krim në rrugë, krim në shkollë, nuk ka një oaz paqeje në vendin tonë dhe ky është alarm social. Ndikon dhe varfëria por nuk mund të themi që është faktor vendimtar. Duhen parë faktorët që i japin impuls krimit në shoqërinë shqiptare. Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje. Në botë edhe në ato vende ku ekziston dënimi me vdekje, nuk ka dhënë pritshmëritë e duhura,” u shpreh ai.

“Ridvan Zykaj”, Sociologu: Shoqëria shqiptare ende primitive, dënimi me vdekje s’është zgjidhje! Read More »

Ish-ministri zbulon detajin pse Rama ka braktisur Sarandë, miku i tij i dikurshërm…

Ish-ministri i qeverisë “Rama” shprehet se kryeministri ka braktisur qytetin e Sarandës për shkak të marrëdhënieve me kryetaren e bashkisë, që në fakt është një e përzgjedhur nga Koco Kokëdhima. Ylli Manjani duke reaguar për gjobën ndaj Bashkisë Sarandë thotë se e gjitha është një sjellje populiste.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Gjoba.Inspektoriati mjesisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.Lajmi ka marrë dhenë!Realiteti.Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet.Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!Sarandaëeb, bën çdo ditë denoncime të tilla.Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!Zgjidhja e problemit. Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…Pa zgjidhje, pa shpresë…

Ish-ministri zbulon detajin pse Rama ka braktisur Sarandë, miku i tij i dikurshërm… Read More »

Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat

Nga Edmond Bejtjaj

E megjithatë, nëse do isha avokat, do ta merrja përsipër me dëshirë mbrojtjen e atij të mjerit që vrau gjysmën e fisit të tij. Sepse shoh që dalin mbi ujë ca detaje, të cilat e heqin nga shpina e tij një pjesë të peshës së gjëmës që shkaktoi: -Imagjinoni jetën e një individi në një humbëtirë si ajo atje, mes fisit, deleve e ndonjë parcele hashash, pa shkollë, libra, shoqëri, qytetërim, e ku rrjeti social është dalja e vetme nga humbëtira.

Ai djalë paska tentuar të vrasë veten ca kohë më parë, gjë që më bën të mendoj se nuk ishte krejt pa tru e pa shpirt, e megjithatë kjo nuk u tha asgjë atyre të mjerëve të tjerë që e rrethonin, përfshirë atë plakun e familjes që tani thotë “ma sillni ta vras me dorën time”.

Madje këtij plakut nuk i thanë asgjë as akuzat që viktimat e tjera të familjes së tij i bënin rregullisht të mjerit që u kthye në monstër, duke i kërkuar pulat që mungonin në qymeze, derisa e bënë të shfrynte: Boll se do ju bëj hatanë! Kështu që unë do ta mbroja këtë vrasësin, pa ditur se kë të akuzoja më parë për gjakun që u derdh, ngaqë mendoj se aty ka shumë fajtore, po shumë fare.

Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat Read More »