Opinione

Rama me helikopter nga Vlora në Vlorë

Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij, nuk e kanë aspak problem që të përdorin mjete transporti nga më të shtrenjtat për të udhëtuar, dhe për të plotësuar nevojat e tyre personale.

Në njërën anë është Linda Rama e cila lëviz me charter privat, ndërsa në anën tjetër kryeministri Rama, i cili përdor helikopterët njëlloj si sheikët.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka publikur një video, ku tregohet helikopteri me të cilin lëviz Edi Rama, të cilin këtë herë kryeministri e ka përdorur nga Vlora në Himarë, ku ka shkuar pr të drekuar.

Ja postimi i Palokës:

Cmenduria dhe paturpesia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…

Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesve ne Himare ka sjelle Ramen sa per nje dreke dhe e ka kthyer perseri.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare.

Rama me helikopter nga Vlora në Vlorë Read More »

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’

Kim Mehmeti është një shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare. Ai shpesh në shkrimet dhe publicistikën e tij është shfaqur si një njohës i mirë i mentalitetit njerëzor, i realitetit dhe aktualitetit në Shqipëri.

Përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, ai ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij dhe shpesh e ka quajtur atë, një mendje të mençur që i duhet Shqipërisë.

Por gjatë këtyre viteve të Ramës kryeministër, ai ka njohur një tjetër personazh, krejt ndryshe nga ç’ka pretenduar më parë.

Në një  intervistë të fundit të tij dhënë gazetares Entela Resulaj për Dita-n, Kim Mehmeti bën një analizë të thellë, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën këto kohë që gëzon pushtet të plotë. Si po e qeveris ai vendin dhe pse është një burrështetas, i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh, pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramë si njeri dhe kryeministër.

Mehmeti bën edhe një përkufizim të asaj se çfarë ndodh kur shkëputesh nga realiteti, gjë të cilën sipas tij i ka ndodhur edhe Ramës.

Mehmeti shton gjithashtu se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

“Mendoj se ka kaluar koha kur duhej të merreshim me profilin e sunduesve tanë dhe ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.

Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet. Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramën kryeministër.

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’ Read More »

Rama tek berberi, shpërthen aktori Liçaj: Shyqyr u qethe dhe u lave se qelbeshe…

Një video e kryeministrit teksa ishte tek një berber në Fier ka sjellë reagime të shumta.

Ndër këto reagime është dhe reagimi i aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili njihet dhe si zëri i fortë kundërshtues për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetin social facebook,  Neritani shkruan me nota ironie ndaj kryeministrit duke i treguar madje dhe mënyrën si të vishet.

Ja shenimi i tij i plotë:

Shyqyr o ditezi qe fillove te qethesh lahesh e rruhesh,se qelbeshe ere!Prap nje keshille per ty!Mbylle ate kapak pusete qe vetem ti e quan goje dhe qe sa here e hap je ndotje bjologjike dhe akustike.Hiq citjanet dhe atletet se vete ske turp dhe behesh gazi dhe Shaban Qosja i botes,por me turperon mua si shqipetar.

Ti nuk do mbahesh mend si kryeminister ne histori por si kryeturpi me citjane qe ja vodhe gjyshes dhe qe i ben hije tokes kot!Me vjen ndot qe ti je ne krye te shtetit tim!Kurse ti lali karrocieri i fiqve….shko bej nje shkolle se pari(mos u bej si komandanti qe s’mbaroi dot nje universitet),dhe fillo shiko brenda vetes te gjesh nje fije gjeje prej njeriu sepse ska perndi te te marr ne dore,qe te fillosh te kuptosh pak cdo te thote te jetoshe dhe jo te zhapikosh tere jeten se je kthyer ne barcaleten me te madhe qe njeh ky vend.

Ik meso dhe behu njeri jo barcalete qe frymon dhe i ben hije tokes.KRYETURPE QE PO JU VJEN FUNDI!Keto ti keni parasysh per ditet qe do vine shpejt ku sdo jeni me ne jetet tona.Jo kur te doni ju!Do ikni kur duam ne SHQIPETARET.Shume shpejt.

Rama tek berberi, shpërthen aktori Liçaj: Shyqyr u qethe dhe u lave se qelbeshe… Read More »

Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni Berisha ka ‘sulmuar’ policinë, duke thënë se kanë sekuestruar drogën, por nuk kanë arrestuar shoferin.

POSTIMI I PLOTË/ Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin. “Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”

Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin Read More »

Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën, “brekushet “ e Erdoganit ranë…, qeshni se dhe për ca kohë do t’i kemi nëpër këmbë këto fakirë zyloanë

Nga Spartak Ngjela

I shoh nëpër portale dhe në FB që shkruajnë për “forcën ruse”. Në fakt, inspiruesit e moshuar që rrinë në midisin e tyre, janë bolshevikët e vjetër që kanë humbur jetën duke pritur rrënimin e Perëndimit. Deri më tani kanë qenë të trembur, por sot disi më ndryshe janë. Në fakt i bashkon këtu optika e tyre orientale, por, më shumë, është dhe frika nga liria individuale perëndimore, sidomos koncepti amerikan.

Me pak kurajë të shtuar duken tani që morën vesh që edhe Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën. “Rusia është forcë e madhe ushtarake”, thonë, se e kanë frikë të flasin për ekonominë.
Po cila forcë mor’ fakirë?Ja shifrat: buxheti ushtarak i Shteteve të Bashkuara është 610 miliardë dollarë. Buxheti ushtarak i Rusisë është 66.3 miliardë dollarë. E shihni ku është forca? Po mos harroni se kjo ka qënë diferenca në dekada. Atëherë? Vërtet mendoni se do pushtojë Ballkanin Perëndimor Rusia!? E çuditëshme është se ndër këta të fantaksur, ka dhe ndonjë ambasador shqiptar në detyrë. Edhe Haxhi Qamili ka qenë më realist se këta. Po, le të ushqehen me një shpresë absurde se ua do dhe po ua kërkon psikika.

Gjithë kohës që i ndjek, këta, fakirë në intelekt kanë qenë. Dëshira të kthyera në tregime qesharake, kanë bërë gjithmonë; sepse kjo ka qenë dhe është jeta e tyre. Nuk i duan shifrat dhe kanë në fakt një besim shtazarak kundrejt regresit që përfaqësojnë. Gjithsesi, në llojin e tyre, janë më qesharakë se Zyuloja, por sot nuk ka në Tiranë një Dritëro që t’i stigmatizojë. Po pse, nuk ishin zyloret dhe vetë Zylo Hoxha, që pretendonin se drejtonin botën! Dhe ka shumë nga këta të sotmit që e kanë besuar dhe e besojnë ende. Në fakt ky është besim shtazarak. Në esencë është inat patologjik që shprehet me fjalë apo “mendim” qesharak.

Ja, këta janë: esencialisht, fakirë zyloanë që presin shkatërrimin e Amerikës dhe të qytetërimit perëndimor.  Po sa janë? Ç’e pyet sa janë! Një xhep i vogël që tani së fundi menduan të mundnin Amerikën në Shqipëri me Erdoganin dhe me brekushet e Edi Ramës.(!) Po iu ra dhe Erdogani. Po tani? Do të vijojnë, dhe zakonin e kanë që mblidhen bashkë nëpër kafene dhe “ngrohin” njëri-tjetrin me broçkulla që i servirin si fakte. Dhe ka dekada që shkojnë nga sovjetët te islami radikal e nga islami radikal te rusi, gjithë po me shpresën e shkatërrimit të Amerikës. Po janë, ose përbëjnë rrezik këta për aleancën shqiptaro-amerikane? Asgjë nuk mund të bëjnë. Le që të gjithë kanë frikë të flasin kundër Amerikës, që nga Saliu e deri te Zyuloja i tyre më i fundit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë sot në ngjitje.

Po në Kosovë, a ka zylore? Sigurisht që ka, por ata janë me sy nga Beogradi dhe presim edhe ndonjë pagesë. A e patë përgjigjen e Amerikës për kufirin? Ja, tani do të ketë heshtje.
Po pavarësia e Kosovës? Atë do ta firmosë President i Serbisë. Pse? Sepse kërkon ta lërë me kaq humbjen e Serbisë. Ky në fakt ka mend më shumë nga ata që humbën luftën në vitin 1999.
Po Preshave?  Shenjat janë që do t’i bashkohet Kosovës pa asnjë lëshim nga ana e shtetit të Kosovës.

Pse do vijë kjo tërheqje e Beogradit? Sepse duan ta lënë me kaq dorëzimin e territorit shqiptar. Ata e dinë se projekti amerikan ka qenë deri në Nish. Ja ky është përfitimi: duan ta lënë me kaq kapitullimin e tyre.  Kurse Berisha këtu po kërkon destabilizim në shtator, po kështu edhe Meta. Dhe zyloret kanë ngritur veshët. Mendojnë se Saliun dhe Metën do t’i ndihmojnë rusët. Por tani i ka trembur Erdogani me lirën e tij në rënie. Këta tanët ende nuk e dinë faktin që Turqia gjendet mu në zgrip të një krize financiare shumëplanëshe. Po Rama e di. Nuk e di, por do ta mësojë.

“Bashkimi i Rublës ruse dhe Lirës turke, do të mundë Dollarin”, thoshin zyloret tanë nëpër tryeza këto ditë.  Jo mo, këta janë më injorantë se Zyloja. Ore trutharë! Po a e dini ju që dollari sot përfaqëson mbi 60 përqind të rezervës monetare botërore, dhe euro vetëm 20 përqind? Qeshni me këta zylore, se shumica janë në Tiranë: qeshni! se dhe për ca pak kohë do t’i kemi nëpër këmbë.

Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën, “brekushet “ e Erdoganit ranë…, qeshni se dhe për ca kohë do t’i kemi nëpër këmbë këto fakirë zyloanë Read More »

Gazetari i ‘përvishet’ keq Metës: Vendi ka nevojë për president, jo për blogger! Ndalesh në Bubq të takosh Ijen e Besit..

“Zoti Meta, vendi ka nevojë për president e jo për blogger….!” Kështu e titullon artikullin e tij gazetari Elkier Bushkolaj drejtuar Presidentit Ilir Meta i cili shkruan se nëse zhbirilon pak profilin e Metës duket sikur je në profilin e një zyrtari te lartë zviceran apo skandinav, ose të një blogger-i amerikan.

“Ju vetë, kur ikni jashtë vendit nga Rinasi, gjeni kohë të ndaloni në Bubq, të takoni Ijen e Besit, por ajo falë nipit të saj nuk ka nevojë për praninë tuaj, sa kanë të moshuarit në azile që t’i vizitoni herë pas here, jo vetëm për Vitin e Ri.

Uroj ta gjeni kohën dhe për të vizituar spitalet, ku do takoni pacientë që nuk kanë asnjë mundësi t’i blejnë ilaçet në farmacinë përballë dhe zgjedhin të ikin në shtëpi me shpresën se me ndihmën e Zotit do t’ia hedhin.

Kur të vizitoni fasoneritë, pyetini punonjëset për rrogat, sigurimet dhe kushtet e punës.

Të flasësh për problemet e këtij vendi duhet një natë e gjatë dhjetori dhe jo një natë e shkurtër me temperature të lartë gushti.

Atë kohë që e gjeni për pushime dhe vizita jashtë vendit, uroj ta rezervoni dhe për të shkuar në “Shqipërinë tjetër”, atë realen që lëngon mes padijes e skamjes me shpresën se e nesërmja do jetë më e mirë”, shkruan Bushkolaj.

E PLOTË:

Nëse do t’i hedhësh një sy profilit në facebook të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duket sikur po lundron në profilin e një zyrtari te lartë zviceran apo skandinav, ose të një blogger-i amerikan.

Në një kohë që mbi 60% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi që të kalojnë pushimet brenda vendit, Kreu i Shtetit ka nisur prej ditësh vizitat në alpet shqiptare, ku nuk ndalon së publikuari foto, a thua se kemi pak politikanë që me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale konkurrojnë dhe “pjeshkat” e shoëbiz-it.

Madje, së fundmi, nga Brezovica na tregon dhe shembuj bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve, në një kohë që këta të fundit prej 100 vitesh ushtrojnë terror ndaj popullit shqiptar në Dardani, duke përfituar edhe nga eunukëria e Tiranës Zyrtare dhe Prishtinës Zyrtare.

Ai bën apel për bashkëjetesë me serbët, të cilët në kuadër të shkëmbimit të territorit dhe paqes në Ballkan duan të japin tokë shqiptare për të përfituar po tokë shqiptare në këmbim mundësisht me më shumë pasuri natyrore.

Në një kohë që qeveria nuk njeh limite në arrogancën e saj dhe opozita është kapluar nga gjumi dimëror, pikërisht në mes të gushtit, Presidenti i Republikës, ka detyrimin ligjor dhe moral t’i kërkojë llogari qeverisë për gjendjen ku është katandisur vendi ynë.

Një krim makabër ndodhi në Vlorë dhe Presidenti duhej të ishe atje për ceremoninë mortore, pasi ajo tragjedi nuk ndodhi, as si pasojë e vjedhjes pulave, as e konflikteve për pronën, por si shkak i mosfunksionimit prej vitesh të asnjë hallke shtetërore dhe degradimit të institucioneve të rendit dhe drejtësisë.

Sa për këtë të fundit, ju kujtoj se një javë pas atij krimi monstruoz nuk është prapa hekurave asnjë inspektor policie i zonës, asnjë drejtues poste policie dhe as Drejtori i Policisë së Vlorës, teksa më e pakta do duhej të ishin shkarkuar për t’u bërë shembull dhe për të dhënë një mesazh se shteti është në këmbë.

Krimi sot është më i pushtetshëm se kurrë.
Madje në shumë zona të vendit përcakton edhe drejtuesit e njësive vendore dhe përfaqësuesit në parlament, pak rëndësi ka krahu politik, pasi për të i rëndësishëm është pushteti ekonomik.

Me mijëra familje shqiptare, shpresën e vetme për mbijetesë kanë largimin nga vendi, teksa eksodi i të rinjve është i ngjashëm me atë të viteve 1990.
Ju president, jeni bashkëfajtor për këtë situatë, pasi 3 dekadat e fundit keni mbajtur pozicione të larta në Shtetin Shqiptar, së fundmi postin e presidentit.

Ekonomia shqiptare sot është peng i taksidarëve të shtetit dhe haraçit të gjobëvënësve, ndërsa ata që e paguajnë më shtrenjtë çmimin e këtij çorganizimi të organizuar janë shqiptarët e thjeshtë që kanë zgjedhur të jetojnë me dinjitet në vendin e të parëve.

Sot shqiptarët i paguajnë dritat dhe ujin më shumë se asnjë popull i rajonit, e për ironi të fatit fqinjët blejnë energji elektrike tek ne, dhe jemi ndër vendet më me shumë burime ujore në botë.

Sa për cilësinë e produkteve ushqimore, të mos flasim…; se fermerë e blegtorët shqiptarë i kanë rënë hiles dhe u thonë oligarkëve “s’keni pse shkoni deri në Maqedoni e Bullgari për të marrë produkte bujqësore e blegtorale me hormone, kur mund t’i prodhojmë këtu.”

Karburanti për nga çmimi konkurron vendet nordike, ndërsa sa i përket cilësisë, as shoferët e Afrikës nuk do t’i mbushnin makinat me të, por ne pranojmë se jemi patriotë dhe e kemi produkt Ballshi, ndonëse e paguajmë sikur na vjen nga Venezuela.

Ju vetë, kur ikni jashtë vendit nga Rinasi, gjeni kohë të ndaloni në Bubq, të takoni Ijen e Besit, por ajo falë nipit të saj nuk ka nevojë për praninë tuaj, sa kanë të moshuarit në azile që t’i vizitoni herë pas here, jo vetëm për Vitin e Ri.

Uroj ta gjeni kohën dhe për të vizituar spitalet, ku do takoni pacientë që nuk kanë asnjë mundësi t’i blejnë ilaçet në farmacinë përballë dhe zgjedhin të ikin në shtëpi me shpresën se me ndihmën e Zotit do t’ia hedhin.

Kur të vizitoni fasoneritë, pyetini punonjëset për rrogat, sigurimet dhe kushtet e punës.

Të flasësh për problemet e këtij vendi duhet një natë e gjatë dhjetori dhe jo një natë e shkurtër me temperature të lartë gushti.

Atë kohë që e gjeni për pushime dhe vizita jashtë vendit, uroj ta rezervoni dhe për të shkuar në “Shqipërinë tjetër”, atë realen që lëngon mes padijes e skamjes me shpresën se e nesërmja do jetë më e mirë.

Gazetari i ‘përvishet’ keq Metës: Vendi ka nevojë për president, jo për blogger! Ndalesh në Bubq të takosh Ijen e Besit.. Read More »

Mesazhi i Marin Memes per Greket dhe provokimet e tyre : Mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste

Nje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ ( e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon , mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit,per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia….Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte ?

Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez , popullesi civile te masakrohen , te vriten, tu hapet barku, te dhunohen gra e femije ? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare ? Se ata femije kishin prinder, gjysher ? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje ??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve sepse nuk ju la zgjidhje tjeter ? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni ? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte ?

Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme ? Do te vazhdojme te pranojme ? Do te ulim koken e do te krrusim shpatullat pa klithur ? Jo, pra jo !! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim , te tregojme, te ulurasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehern.
Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar , qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.

Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut , por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.

E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.

Nuk dua aspak ti futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i morri me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te nginim gjithçka ne kembe sepse na morren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.

Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne rradhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj te merret me problemet shqiptare ? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet ???

Te dashur fqinje kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin….

Nese doni Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju , qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra ne do te kerkojme çdo te drejte tonen. Nuk ju pelqen ???? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste.

Mesazhi i Marin Memes per Greket dhe provokimet e tyre : Mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste Read More »

TË MOS E SHESIM TË ARDHMEN!! / Nga Gogo Malaj

MBAS 5 VJETËSH!!!
Më pyet nipi:-” Gjyshi, pse e kanë ndërtuar këtë urë këtu, ku është lumi”? Këtu ka qënë një lumë, Shushica,….por “e kanë mëshehur”!
Që brezat të mos na gjykojnë si të pazotë, duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që ai HEC të mos ndërtohet. Në radhë të parë, të ndërgjegjësohemi për dëmet që ne kemi. Dhe kjo fillon që me diskutimin me komunitetin, për dëmet dhe “Dobinë” që do kemi. Të njihen njerzit me të dhëna të përgjithëshme, të projektit, ku do jetë vepra e marrjes, ku do kalojnë tubat, sa sipërfaqe do prishet nga rrugët dhe tubacionet, cili do jetë ndikimi në faunën dhe klimën, si do zgjidhet nevoja për të marrë ujë , me stacione pompimi, në një të ardhme etj. Vetë komuniteti, mund të organizohen, të financojnë një projekt, për futjen nën ujë të gjithë fshatit, në një të ardhme, po ku do t’i gjëjnë ato 50 apo 100 litra në sekondë (sa të jetë nevoja)? Apo projekte të tjera, të cilat kanë domosdoshmëri ujin?
Te vepra e marrjes do bëhet një digë, e lartë, 4-5 m dhe do krijohet një “Liqen” rreth 100- 150m dhe me thellësi, maksimale, sa diga. Dhe që aty, nuk ka më lumë! Të mos besojmë në përrallën e “ujit ekologjik”! 1 m3 në sekondë është baras me një prodhim energjie prej 1 MEGA, ose e barabartë me 1000 € fitim në ditë, për firmën. Prandaj, s’kanë për të lënë asnjë litër!!! Në periudhën e verës, që është problem uji, çmimi i energjisë është më i lartë dhe konçensionari atëhere ka fitim.
E kam thënë edhe herë tjetër që rezistenca jonë duhet të jetë e organizuar dhe e fuqishme! Hapi i parë:- peticion Qeverisë.
. -Caktimi i një Avokati , që kjo të ndiqet ligjërisht. Në momentin që çështja është në gjykatë, punimet janë të pezulluara.
TË MOS E SHESIM TË ARDHMEN!!

Nga Gogo Malaj

TË MOS E SHESIM TË ARDHMEN!! / Nga Gogo Malaj Read More »