Opinione

Ish ministri drejtësisë për Vetting-ut e derisotëm: Lojëra të brendshme, bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”

Ndërsa ka bërë një analizë të fakteve dhe procesit të vetingut të bërë deri më sot, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshkuar sipas tij disa fakte të rënda të këtij procesi. Ai e ka publikuar në rrjetin social facebook atë që ka konstatuar mbështetur edhe në reagimet e personazheve të përfshirë në veting apo edhe reagimin e të huajve, por mbi të gjitha e ka quajtur këtë proces një lojë të brendshme politike.

Disa gjetje të rënda nga Vetting-u i derisotëm
1. Thuajse të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuam bandat e njohura kriminale në vend, u SHKARKUAN! I zuri vettingu, për të cilin bën moral Taulanti dhe Rilindasit. Meqë Sot po vërtetohen se të dënuarit janë miqtë familjarë te Taulantit, llogjika të thotë se vettingun po e bëjnë të DËNUARIT! Pra nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë! 2. Një “kontakt i pa përshtatshëm” mund të jetë i tillë për dikë, por “burrë i mirë” për dikë tjetër. Ky rregull zbatohet jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe për Taulantin me shokët e tij Rilindas. Pra afrimi i “kontatit të pa përshtatshëm”, qoftë edhe indirekt me një gjykatës, që i është bërë beja për ta heqë, është gjë e keqe. Ndërsa kur takohen me Taulantin dhe shokët e tij, ata janë të gjithë “burra të mirë” e madhe edhe “familjarë”! Ndërkohë Taulanti dhe shokët e tij vetëm bëjnë moral për vettingun. Moral bandash, moral padrejtësie, moral sundimi! Moral leshi!

  1. Komisionet e Vettingut, këto të shkallë së parë, jo vetëm që nuk i trajtuan njësoj të vettuarit, por nuk paskan pyetur fare këta të ONM-s! Pra deklaratat që të huajt po kontrollojnë proçesin janë fallse dhe krejt të pa bazuara. ONM vetëm ka protestuar ndaj vendimeve të KPK. SELEKTIV sa më ska ishte ky proces! Qartësisht i kontrolluar nga qeveria. Direkt nga Kryeministria… 4. Bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”. Kjo u bë për efekt të lojrave të brendshme ndërmjet tyre. Sherri Kryeministri- (krye)Ministri e Brendshme është evident. 5. Askush nga “të pakënaqurit” nga drejtësia, përveç të dënuarve miq të Rilindjes, nuk po e gjen të drejtën. Vettingu ishte një mashtrim i madh në emër të tyre. Në të vërtetë u bë vetëm për t’a vënë nën kontroll të qeverisë. Gjithnjë në emër të popullit! Të atij të pakënaqur me drejtësinë! Tani ta gëzojmë të gjithë drejtësinë POLITIKE!

  2. Pasuria e pa justifikuar ishte loja! Ajo u perdor si një element propagandistik për ta bërë të besueshme ate pisllëk që gatuan. Po kur thonë “ nuk justifikon pasurinë”?! Hahahahahhaha. A thua se te vetën e justifikojnë! 7. Komisioni i Apelimit ka ende një shanc të vendosë drejtësinë mbi procesin, ose të legalizojë drejtësinë selektive, të pa ligjshme dhe të dhunshme të Rilindasve të KPK.

Ish ministri drejtësisë për Vetting-ut e derisotëm: Lojëra të brendshme, bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin” Read More »

Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur!

Nga Mentor Kikia

Ky që shikoni në foto është është një plazh, në një qytezë kroate, Podgora quhet. Eshtë një ndër fotot që përhapin agjensitë pomovuese kroate. Tregon një plazh të bukur, në të cilin njerëzit shtrihen nëpër shtrojet e tyre. Nuk ka shezllone, nuk ka lokale, ahengje… thjeshtë natyre, natyre siç e ka bërë natyra…
Në Shqipëri nuk gjen asnjë vend të frekuentueshëm kështu. Sepse kudo kanë mbirë lokale e mejhane. Sepse, ne që deri në 1990, iknim në plazh me trena ngjeshur bark më bark e kurriz më kurriz, me skoda e zisa ngarkuar, befas na hipi një lloj tangërllëku i pashoq.

U krijua shpjet e shpejt klasa e tangërllëksave, që kur shkonik në plazh jo vetëm që nuk e vinin prapanicën në shtroje, por filluan të prenotojnë edhe zhezllone VIP, rrethuar me pëlhura intime, nga ato që kishte thurur dikur vetë Penelopa. Dhe tangërllëku është sëmundje e keqe, është ngjitëse. Sepse nëse e bën njëri këtë, tjetri nuk do të duket më poshtë atij dhe fap, e bën edhe ai. Të shkosh në Dhërmi e të ulesh në shtrojen tënde? Bah, po ta marrin vesh në Tiranë, si do të dalësh në facebook pastaj, ke më surrat?

Dhe këtij tangërllëku, biznesmënt iu përgjigjën fap e fap, me çmime, (edhe si ai i Dhërmiut, një kokërr vezë 8000 lekë) e me lokale në cdo cep. Aq sa sot lufta më e madh që bëhet në plazhe është të gjesh një gur ku të ulesh, pa të kërkuar para “pronari”.
I pafshim hairin tangërllëkut!

Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur! Read More »

Bledi Mane: Ilir Meta kthehet në vendin e krimit

Nga Bledi Mane

“Vrasësi” Ilir Meta kthehet në vendin e krimit

Në jurispudencën penale, një idiome klasike mbetet e tillë pavaresisht vendit apo individit “Krimineli një dite kthehet në vendin e krimit”.

E tërheqin mijëra arsye në formë rezonancash të padukshme, sepse kërkon të bëjë bilancin me gjurmët nëse duken apo jo?

Dhe krimi si gjithmonë zbulon vetveten. Presidenca e Republikes së Shqiperise, sot qe pa gdhire, shpërndau fotografinë e Ilir Metës, bashkë me familjen qënkësh ngjitur deri në majën e malit të Tomorrit. Një nga malet legjendare e te bekuar që shikohet nga çdo cep i atdheut, sot është katandisur si nje plak zgjebarak i kafshuar nga makutëria.

E kanë gërmuar, e kanë poshtëruar, ia kanë tharë palcën, florën, faunën dhe prej shpatullave të tij deri në 2417 metra mbi nivelin e detit, kane nxjerrë pllaka guri duke ia përdhosur shenjtërinë.

Nuk ka nevoje askush të dije se cili individ apo parti politike ka licensuar biznesmenët e guroreve. Sot u ngjit mbi shpatullat e Tomorrit, tutori i shkatërrimit. Dhe si padashje, në foton familjare na tregoi sesi e ka katandisur malin e perëndive.

Ndoshta shkoi të rrëfehet e të kërkoje falje, ndoshta shkoi atje lart për t’u ngujuar prej turpit në teqenë bektashije e për të mos u kthyer më në Tiranë…

Ndërkohe mua, mali i Tomorrit më fanepset porsi djalli. Porsi Petrit Vasili me fanepset. I plakur, i poshtëruar, i lodhur, i mekur…

Bledi Mane: Ilir Meta kthehet në vendin e krimit Read More »

Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Largohu me vapën e gushtit, në shtator vjen…

Deputeti i PD, Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” ka hedhur akuza dhe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se në shtator do të ketë një aksion të fortë opozitar.Teksa e ka etiketuar me termin “dordolec”, Ndoka i ka kërkuar kryeministrit që të largohet sa më shpejt. Ndoka nga ana tjetër ka akuzuar kryeministrin, duke u shprehur se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend.

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?! Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët. Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve. Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon. E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor! Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.
Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Largohu me vapën e gushtit, në shtator vjen… Read More »

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë

Nga Marin Mema

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë, pasuritë e pafundme të këtij vendi, çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, pa ndasi e ngjyra… Të duash shqiptarët do të thotë të duash një vend më të mirë, më të paqëm, më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të gjithë. E këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan vërtetë vendin e tyre !

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë apo jemi të zhgenjyer për shumëçka, nuk e ka fajin Shqipëria, por ata që nuk e njohin, nuk e duan mjaftueshëm apo kanë dëshirë vetëm ta ndukin, rrjepin e tërheqin si plaçkë për interesat e tyre !! Kjo nuk duhet harruar kurrë !! Është koha e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve !!

Një përqafim të madh për të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë!!/27.al

Të duash vërtetë Shqipërinë do të thotë të duash historinë, kulturën, identitetin, trashëgiminë Read More »

“Dinë vetëm të ankohen”, Italiani “shkund” të rinjtë shqiptar

Francesco Petitti është një 22-vjeçar nga Milano, i cili ka udhëtuar pothuajse në të gjithë botën.

I riu nga Milano ka treguar, se që në moshë të re e ka adhuruar fotografinë. Më pas, ai studioi në një nga shkollat më të mira të filmit në Toronto.

Pas studimeve 22-vjeçari u përzgjodh për të realizuar në  Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën, ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Tirana Today”,  22-vjeçari italian ka folur edhe për të rinjtë shqiptar.

Ai i ka cilësuar të rinjtë shqiptar, si dembelë dhe që nuk kanë ambicie.

“Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion”,- ka thënë i riu italian.

“Dinë vetëm të ankohen”, Italiani “shkund” të rinjtë shqiptar Read More »

Spartak Ngjela trondit vendin: Ka hyrë në lojë FBI, Saliu e ka provuar një herë, Rama fluturon si torollaku Enver Hoxha

A do ta vijojë Uashingtoni ekspansionin e dollarit kundrejt Turqisë? Sigurisht që po. Në të vërtetë kriza turke ka kohë që ka nisur. Dollari ishte lënia e lirë që i bëri Uashingtoni. Po Tirana osmane e politikës, çfarë po bën?

Kryesorja është që Erdogani dhe jo dollari është një e keqe e Turqisë. Pastaj, nëse vërtet është ngritja e vlerës së dollarit shkaku për të shpëtuar Turqia nga “e keqja Erdogan”, sigurisht që është në të mirë të Turqisë. Por, pas kësaj me ngërç na ka mbetur Rama në Tiranë që mendoi se me Erdoganin do të prishte aleancën shqiptaro- amerikane. Turp për një kryeministër shqiptar që shkon dhe bashkohet me një neoosman turk sepse kërkon patlogjikisht të sundojë shqiptarët.

Në fakt, ky modeli i Ramës, është vetë modeli tipik i pashait shqiptar të shekullit të shtatëmbëdhjetë: “Shit interesin e shqiptarëve në Stamboll që të sundosh shqiptarët”. Për të qenë më të qartë: çështja është që ky dhe Saliu, me anë të neoosmanizmit të Erdoganit, të vijonin politikën kundër shqiptarëve duke vënë në lojë qarkulluese gjënë e tyrë të vjedhur prej shqiptarëve; ashtu siç e kishin menduar kur e vodhën.

Të dy, Rama dhe Berisha, ishin të bindur kur ishin të ndarë, se gjithmonë do fitonte ai që do grabisë më shumë para nga shqiptarët, të cilët ishin të destinuar të rrinin të tillë, të varfër dhe të bërtisnin për këta të dy. Por tani i ka trembur Reforma në Drejtësi. Kjo reformë është strukturuar juridikisht kundër abuzimit dhe vjedhjes së gjyqtarëve, pushtetarëve, dhe sidomos kundër korrupsionit kryeministror.  I kap që të dy, prandaj janë çartsllosur për mbështetje deri të Erdogani dhe korrupsioni banal i vendeve të Lindjes.

Çështja Erdogan i ka trembur, por sidomos Ramën.

Tani të dy, edhe Rama edhe Berisha e ndjejnë se paratë dhe pushteti i tyre po iu shkon drejt hiçit. Ata prisnin të vijonin teatrin e sëmurë të qarkullimit të gjësë së vjedhur, se ky duhej të ishte fati i caktuar në këtë dhjetë vjetshin e fundit nga Saliu dhe Rama. Por ja që filli iu këput. Dhe tani vinë vërdallë sa nga Putini te Erdogani. Dhe lodhen kot, se janë të kapur nga organet e specializuara amerikane dhe gjermane. Këtë kapje nuk ka më asnjë politikë që ta shpëtojë. Tani këtu flitet për FBI-në. E shihni hetimin kundrejt Presidentit amerikan? Imagjinoni tani Ramën dhe Saliun!Dhe Bashë me ta dhe Metën.

Rama është edhe më në ajër, se Saliu e ka provuar një herë. Kurse Rama fluturon si Enver Hoxha. Prandaj shkoi edhe te Erdogani, se iu kujtua Hoxha kur e mori Shqipërinë dhe ë përplasi në Kinë. Ndërsa Rama mendon se Moskës dhe Hrushovit Hoxha iu shkëput me dredhinë e tij. Por tani që doli teksti i bisedës sekrete Kenedi-Hrushov, e kuptuan edhe hoxhistët më të thekur, se ishte kërkesa ultimative e Xhon Kenedit : “Shqipëria nuk preket”, që Hrushivi iku nga Vlora. Por, ky tarallaku ynë Hoxha iku me vrap në Kinë, dhe njëlloj po vepron edhe Rama sot që u nis te Erdogani. Nuk mbush Rama.

Ja, këta janë të zgjedhurit e mëdhenj të fatit antishqiptar. Dhe janë shumë: gati të gjithë kryeministrat. Esadistë të kulluar janë, por tani janë në fund.

Që të dy, Rama dhe Berisha, e kanë të pastër specifikën e defektit të vjetër të politikanëve të shitur dhe antishqiptarë që kanë drejtuar Shqipërinë. Të gjithë kanë qenë të paedukuar nga sistemi logjik racional dhe prandaj këta: humbjen e kthejnë në fitore, faktin në legjendë dhe legjendën në mit.

Ky është Saliu origjinal dhe i shfaqur; por kështu është edhe Ramë ziu së brendshmi dhe i pashfaqur në publik, por vetëm me serventët e tij, si rregull fëmijë nga mendja, të cilëve iu thotë gënjeshtra dhe gojëdhana, që këta t’i mbajnë këto si mite. Të gjithë hajdutë, që po thonë me njëri-tjetrin: “Rama është njëri i madh. Do t’ia hedhë Amerikës”. Njëlloj siç thonin ata injorantët enveristë kur mbeteshin duke llomotitur se Enver Hoxha po drejtonte botën dhe revolucionin botëror. Po njëlloj, se janë ë njëjta specie. Asgjë nuk ka ndryshuar ende në psikikën e politikës shqiptarë: ajo vazhdon ende të jetë në karakterin skizofrenik të politikës së vjetër shqiptare që sundon, shet dhe vjedh sipas oreksit të skizofrenit që e drejton si kryeministër.

Spartak Ngjela trondit vendin: Ka hyrë në lojë FBI, Saliu e ka provuar një herë, Rama fluturon si torollaku Enver Hoxha Read More »

Nard Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen!

Deputeti Kristian Demokrat Nard Ndoka ka reaguar pas lajmeve se universitetin e New York në Tiranë e ka blerë shteti turk. Ai në një shensim në rrjetet sociale shkruan se “Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!”

Ja shenimi i plotë i deputetit Ndoka në facebook:

Shteti Turk blen Universitetin New York në Tiranë. Financim i posaçëm shtetëror për influenca otomane në Kosovë e Shqipëri; në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!

Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk! Kerkesa e përsëritur e Erdoganit për Ramën; mbyllja e shkollave të Gylenit, sipermarrje private. Rama nën frikën e SHBA-ve, zgjodhi një mënyrë të kamufluar; dy rrymat turke, prezente në Shqipëri. SHBA vëzhgon!

Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë; apo kështu të pëlqen!

Nard Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen! Read More »