Opinione

A duhet Vetting në Politik ? nga Flamur Çelaj…

Tingëllon si një pyetje retorike sepse i gjithë opinioni publik e ka identifikuar tashmë Politikën si gjenerusen e të gjitha të kqijave me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre, kështu që supozojmë se në parim të gjithë e dëshirojnë kalimin e politikës në filtrin e Vettingut.

Në këtë kontekst vlen të përgëzohet iniciativa e opozitës për një Vetting të Politikës për ta pastruar njëherë e mirë nga lidhjet e saj oklte me Krimin e Organiziuar dhe Oligarkinë e instaluar në këtë vend.

Por a mjafton propozimi i opozitës dhe dëshira e publikut, kur mazhornaca qeverisëse mendon ndryshe ?!!! Për të kuptuar domosdoshmërinë e Vettingut në Politik duhet të bëjmë një analizë narative të disa etapave të mëparshme që në thelb janë zinxhiri I ngjarjeve politike që na sjellin tek ky aksion I rradhës, përpara se të bëhet kodi i ri zgjedhor.

  1. Dekriminalizimi,
    Ishte beteja e parë e opozitës që hasi në rezistencën e qeverisë, mohimin se kriminelët gjendeshin në sallën e parlamentit apo në krye të bashkive të majta! Në fund të historisë doli që aksioni politik i opozitës ishte i drejtë, i domosdoshëm dhe i dobishëm për interesin publik pasi shumë deputet dhe kryetar bashkish ishin kontigjente të mirfillta kriminale të dënuar për krime nga më monstruozet dhe që kishin ndruar aq shumë herë emrat dhe mbiemrat e tyre sa nuk i mbanin mend!
  2. Kanabisi,
    Ishte denoncimi i rradhës i opozitës, por përsëri qeveria mohoi se kishte dijeni për kultivimin e drogës, ndërkohë që i gjithë vendi u mbush me kanabis për disa vite me rradhë! Kaq të mëdha ishin përmasat e kultivimit sa tymi dhe era e hashashit Shqiptar u bën jo më problem i Shqipërisë por i gjithë kancelarive Europiane! Sipas statistikave serioze rreth 100.000 Shqiptar kanë marr pjesë direkte në kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe trafikimin e kanabisit drejtë europës. Sasitë e drogës së kapur në brigjet italiane në vitin 2017 kanë arritur rekorde historike. Krimi i organizuar, pastrimi i parave të pista, konflikti mes grupeve kriminale, vrasjet, rrëmbimet dhe prishja e imazhit të Shqipërisë në opinionin ndërkombëtar, ishin efektet anësore të kanabisit.
  3. Vettingu në Politik ,
    Nisur nga 2 aksionet e sukseshme politike të opozitës e cila duhet pranuar se ka fituar kredibilitet duke denoncuar dhe distancuar qartësisht nga krimi dhe duke formuar një aleancë të gjerë politike kundër krimit, pranimi Vettingut Politik është domosdoshmëri për qeverinë aktuale .
    Në të kundërtën të gjithë zërat grotesk që i bëjnë iso këtij kryeministri zhgënjyes e të dal boje, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse përforcojnë bindjen se Rilindja do kujtohet në histori si qeverisja e kapur dhe përfaqësuar nga krimi dhe oligarkët.

Pse duhet bere?

Sepse as reforma në drejtësi nuk ka pikë vlere nëse nuk ndodh vettingu politik.
Realiteti i sotëm e tregon se qeveria dhe strukturat e saj kanë marrë formën e një karteli sundues.

Eshtë radha për vetting në kartel.

Flamur Çelaj
Komisioni Sigurisë Kombëtare
Lëvizja Socialiste për Integrim

A duhet Vetting në Politik ? nga Flamur Çelaj… Read More »

E rëndë / Rama u ndalon dashnoret ministrave, ja ku duhet te marrin leje

Qeveria e Edi Ramës sa vjen e bëhet edhe më qesharake. Në vend që t’u ndalojë vjedhjen, Edi Rama ka vendosur t’u ndalojë dashnoret ministrave, zëvendësministrave dhe drejtorëve. Me anë të një urdhri të posaçëm, Rama nuk lejon që ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët që të udhëtojnë jashtë vendit pa i marrë më parë leje Ditmir Bushatit. Siç dihet, udhëtimet jashtë vendit janë mundësia kryesore e zyrtarëve të shtetit për t’u çmallur me dashnoret, për të fshehur paratë e korrupsionit dhe për të bërë pazare. Me hyrjen në fuqi të urdhrit të Ramës, të lartpërmendurit mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm nëse u jep leje Ditmir Bushati, i cili lajmëron Fugën për çdo lëvizje të tyre.

Në urdhrin e pazakontë të Ramës thuhet se “Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim”.

Urdhri u ndalon zyrtarëve të lartpërmendur që të diskutojnë me dikë për çështje politike pa pyetur më parë Bushatin, i cili nga ana e tij pyet Fugën. Në urdhër thuhet se “Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë, paraprakisht, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep, me shkrim, mendimin e saj për qëndrimin që duhet mbajtur”.

Ata nuk duhet të bëjnë as deklarata pa pyetur Bushatin. Këtu fjala është më shumë për kryetarët e bashkive, të cilët shumica janë pa shkollë. Për këtë urdhri thotë “Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për çështje të politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike, duhet të konsultohen, paraprakisht, me Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

Ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët nuk mund as të ftojnë dikë pa leje. Për këtë çështje urdhri është i qartë, teksa thotë se “Ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, në ushtrimin e veprimtarisë me jashtë, kanë për detyrë: a) të njoftojnë, menjëherë, Ministrinë e Punëve të Jashtme për çështjet në fushën e marrëdhënieve me jashtë që trajtohen gjatë takimeve të drejtuesve të institucionit me përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, apo në letrat dhe mesazhet që autoritete të huaja i dërgojnë drejtuesit të institucionit”.

Urdhri detyron Bushatin që të këshillojë zyrtarët para se të dalin jashtë shtetit. Në urdhër thuhet se “Të ndihmojë me materiale dhe brenda përgjegjësisë së saj, të këshillojë për përgatitjen e vizitave e të takimeve të planifikuara të ministrive, institucioneve qendrore dhe organeve të pushtetit vendor. Të ofrojë ndihmën e nevojshme ligjore në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndër-kombëtare nga ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin në fuqi. T’u komunikojë përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë kërkesat që vijnë nga institucionet e ndryshme, të cilat i gjykon të arsyeshme”./Pamfleti

E rëndë / Rama u ndalon dashnoret ministrave, ja ku duhet te marrin leje Read More »

20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, vitet kalojnë dhe në PD janë zhdukur “Azemët” dhe shtohen përditë “Hajdarët”

Në 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të Dhjetorit para selisë së PD, ishin mbledhur të gjithë, kundërshtarë, kritikë, të rinj dhe të vjetër në këtë parti.

Të gjithë të mallëngjyer, të gjithë duke lotuar që nga Berisha që nuk ka lënë gjë pa bërë kundër Hajdarit, duke e denigruar, përjashtuar nga kryesia, grupi parlamentar dhe në fund sipas akuzave ndaj tij, dhe duke e nxjerrë në pritë dhe duke e vrarë.

Nuk mbeten pas dhe ata që i bënë gropën, e armiqësuan me Berishën, e armiqësuan me kupolën e PD, e lanë jashtë qeverisjes, apo thjeshtë dhe vetëm ngritën dorën dhe votuan në heshtje për denigrimin dhe përjashtimin e tij.

Por nga një pjesë e madhe e PD pranohet se kjo parti nuk është më ajo që kishte ëndërruar Azem Hajdari. Deklaratë në parim kjo, por që e thanë shumë vetë, duke deklaruar se tashmë PD nuk njihet, nuk ka më themelues, qëndrestarë, idealistë.

PD sipas Mustafajt, Bislim Ahmetajt dhe të tjerëve nuk është më partia që joshte njerëzit të vinin tek ajo edhe në ditët më të vështira të saj, por tashmë i largohen të gjithë dhe përditë.

Astrit Patozi kritik i Bashës shkoi më tej teksa tha se Lulzim Basha është njeriu që e spastroi PD-në nga demokratët dhe ka sjellë në parti sojin e tij. Dikush nën zë thotë se PD është mbushur me “kollovarë” dhe nuk bën hajr kjo parti sa të jenë ata nëpër këmbë.

Por ka qënë Haxhi Isufi një humorist i njohur, më afër të djathtës, ai që e ka perifrazuar shumë qartë gjendjen aktuale të PD, duke bërë paralele me 20 vite më parë kur Hajdari ishte gjallë.

“20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, vitet kalojne dhe në PD po pakësohen “Azemët” dhe po shtohen përditë “Hajdarët”, ka shkruajtur ai në rrjetin social.

Dhe se kush janë “azemët dhe kush quhet “Hajdar” në terminologjinë popullore të gjithë shqiptarët e dinë. Edhe në PD. Pavarësisht se bëjnë sikur nuk e kuptojnë./Pamfleti

20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, vitet kalojnë dhe në PD janë zhdukur “Azemët” dhe shtohen përditë “Hajdarët” Read More »

Ismail Kadare kundër rishikimit të kufijve: Shqiptarët dhe serbët…

Shkrimtari i madh Ismail Kadare teksa komenton ceshtjen e shumedebatuar per kufijte mes Kosoves e Serbise, deklaron prere se duhet te ruhet integriteti territorial i Kosoves. Ne nje bisede per Presheva Jone, ai thekson se “cdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës!

Ismail Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”.

Duke mos dashur të hyjë në të tilla maskarallëqe, pazare, siç shprehet Kadare, me propozimet rreth ndarjes së Kosovës, ai është shprehur për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, kategorikisht kundër ndarjes, që sipas tij, “gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës! Askush s’ka te drejte, Serbia jo se jo te cenoj integritetin territorial te Republikës së Kosovës. Reciprocitet mes Veriut dhe Lugines se Preshevës meqe keta te fundit nuk jane rehat..”.

Madje, sipas Kadare, “nisur nga historia, vuajtjet e popullit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Europës. Çdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë…”.

Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” – thekson shkrimtari i madh.

Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”.

“Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkërisht: shkrimtarë, intelektualë, rinia, meqë gjendemi para një sërë sfidash, na presin edhe shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, ndaj nuk duhet ndalur së punuari, duhet vazhduar misioni ynë për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orientuar drejt Europës”, ka thëne ne fund Kadare./korrieri

Ismail Kadare kundër rishikimit të kufijve: Shqiptarët dhe serbët… Read More »

Pasi tha Tsipras është çam, historiania plas “bomben” tjetër: Grekët janë shqiptarë!

Historiania shqiptare Elena Kocaqi shkaktoi bujë me reagimin e saj në mediat greke, ku e konsideron kryeministrin grek Cipras, “një çam që është bërë grek modern”. Sipas saj “shqiptarët, duke iu referuar edhe arvanitasve, e kanë në dorë shtetin grek, po të duan. Reagimi i historianes erdhi pas deklaratës së kryeministrit grek Aleksis Tsipras i cili tha se “çështja çame nuk ekziston”, duke iu referuar diskutimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Historiania shkon edhe më tej.  Elena Kocaqi thotë se fisi grek është fis epiriotë. Kocaqi thekson se grekët janë shqiptarë, pasi popullsia e Greqisë ka qenë arvanitase, dhe se në Greqi është sjellë një gjuhë e re, teknike. Ajo ka theksuar faktin se historianët shqiptarë nuk i mëshojnë këtij fakti, dhe se ndër vite i kanë shërbyer politikës dhe kanë vepruar nën frymën komuniste.

“Unë jam marrë me Greqinë, jam marrë me studimet e njoh që nga antikiteti problemin grek. Tani dal me një botim, “Lufta e Trojës” që është fillesa e manipulimit të historisë së kësaj zone. Aty lufta është mes ilirëve dhe pellazgëve dhe aty s’ka asnjë koncept grek. Koncepti grek është një koncept artificial. Duhet të fokusohemi në disa pika. Popullsia autoktone e Greqisë në histori është arvanite. Parlamentin e kanë drejtuar shqiptarë.

Çfarë ka ndodhur me Greqinë në këto vitet e fundit. Greqia u krijua si shtet. Fisi grek është një fis epiriot. Me qenë grek është me qenë shqiptar. U tjetërsua me futjen e një gjuhe teknike. Greqishja është një gjuhë e krijuar, jo autotoktone, iu dha popullit shqiptar ta flisnin. Të jesh grek duhet  të kesh një gjysh ose gjyshe shqiptare, ta dish këtë gjë e të dish shqip. Greqia i tjetërsoi. U bë nga injoranca apo padituria, këtë nuk di ta them. Pati spastrim fetar. Nëse epiriot çam, apo arvanitas, familja ka mbetur aty dhe popullësia e Greqisë në 70% të saj është shqiptare. Politika shqiptare dhe historianët duhet t’ja thonë këtë gjë Greqisë. Greqia aleat ka vetëm Shqipërinë. Sulmi ndaj popullsisë shqiptare duhet të mbarojë. Ka patur përpjekje nga rilindësit për t’u thënë grekëve që kan gen shqiptar, por duhet të kërkojmë të drejtat për popullsinë shqiptare. Faktori i fortë shqiptar në Ballkan duhet thënë. Popullsia më e madhe shqiptare ka qenë ortodokse,të tjerët kanë kaluar në Bizant. Shqiptarët në veri u atashuan pranë kishës serbe. Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptarë u ndërrua.

Është mirë që Tsipras dhe pala greke duhet ta dinë se janë pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, dhe s’duhet të kenë turp. Sepse në fund të fundit duhet ta dinë. Populli grek është popull i shkëlqyer se shumica janë shqiptarë. Por kisha ka luajtur rol për t’a ndarë, sepse mendojnë se i bëjnë mirë, por në fakt i bëjnë dëm. S’janë shqiptarët armikë. Problem është politik. Politikanët duhet të mbajnë frymën lart. Çështja çame është problem i të drejtave të njeriut. Popullsia çame ka qenë me shtetësi greke, por është mangësi e shtetit shqiptar që s’di ta ngrejë problemin e Çamërisë” ,sqaron ajo në një intervistë për Report Tv.

Duke folur për bisedimet Shqipëri-Greqi për çështjen e kufirit detar në një kohë kur grekët duan të lënë jashtë bisedimeve çështjen çame, ajo thotë se shteti shqiptar nuk është serioz.

“Nuk ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët se këta e kanë marrëveshjen të fshehtë, si mund ta mbash këtë marrëveshje të fshehtë? Këto duhet të kenë përgjegjësi, arvanitasit kanë pushtetin në Greqi. Shqiptarët mund të jenë grekë, asnjë tjetër. Greqia nuk zbaton asnjë konventë ndërkombëtare, por duhet lënë e drejta e gjuhës për arvanitasit, sepse është më mirë për Greqinë”, thekson Kosaçi.

Teksa akuzon historianët për konflikte, ajo jep edhe një mesazh për ta.

“Historia këtu është shkruar nën frymën e komunizmit. Vazhdon ende të shkruhet në këtë formë. Historia është për t’i shërbyer shkencës e më pas vendit. Nëse s’je i dobishëm për vendin, t’i je kot. Shkenca këtu ka qenë në dobi të klasës politike. Vetëm gabimet në gjuhësi janë marramendëse. Ata thonë se fjala “breg” vjen nga sllavishtja. Po ta dinin mirë historinë s’do e bënin këtë gafë. Është fjalë e vjetër ilire, se vetë gjermanët pretendojnë se janë ilirë. Ne me Greqinë më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë” ,thotë në mbyllje të intervistës historiania./korrieri

Pasi tha Tsipras është çam, historiania plas “bomben” tjetër: Grekët janë shqiptarë! Read More »

Bledi Mane jep lajmin e bujshëm: Është vjedhur shtëpia e Mozës, nënës së Armina Mevlanit

Nga Bledi Mane

Rreth orës 11 paraditen e ditës së sotshme, është vjedhur banesa e shtetasit Arben Mevlani, babait të Arminës, ish dashnorja e djalit te Sali Berishës.

Hajdutet pasi kane hapur derën e apartamentit në rrugën “Vangjush Furxhi” Pallati 3, hyrja 4, apartamenti 3 nuk kane dale duarbosh. Ne apartamentin e prinderve te Armina Mevlanit kane perlarë 110 mijë euro, 20 mijë paund dhe 4300 dollare.

Pas vdekjes se gjyshes se Armines, paraditeve atje nuk ka njeri por hajdutet kane qene me fat se babai i blogeres, Arben Mevlani pasi ishte bërë tapë qe ne mengjes me fërnet, ishte shtrire ne koridor pa qenë koshient. Dyshohet se nëna e saj, Mimoza Mevlani, nje mesuese fiskulture, ka nje lidhje jashtëmartesore dhe vjedhja do jetë bërë nga shoket e te dashurit te saj.

Deri tani nuk ka asnje denoncim ne polici pavaresisht se banesa e Mevlanajve ndodhet 690 metra larg Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane.

Bledi Mane jep lajmin e bujshëm: Është vjedhur shtëpia e Mozës, nënës së Armina Mevlanit Read More »

Lali pinoku…

Nga Agim Xhafka

Lali Erit nuk i ka shkuar mbarë asnjë punë. Sa thotë që rregullova Lanën, kalon ndonjë shi dhe e nxjerr rrenacak. Nis e mburret për pazarin e ri, kur fap dalin investitorët dhe thonë që kontratat i ka firmosur Basha.

Sa mbjell ca pemë mësojmë se i shkul më pas nga që i vendos në gropa të tjera sa për xhirim. Premtoi se nuk do jepte leje ndërtimi nga që qytetit i duhen lulishte, por ja që lejet u trefishuan. Kërcënoi se pronarët e lokaleve ta harronin zhurmën pas orës 23:00. Ata nuk ia varën, i mbyllin bokset e zërit në orën 4 të mëngjesit.

Besuan qytetarët se do pastronte me rrënjë Tiranën e sot ka po ata kazanë, lyer me një ngjyrë portokalli që të kap të vjellët kur i sheh.

Gjoja diferencoi mbetjet e i mbledh me të njëjtën makinë. Rriti biletën e urbanit dhe i rralloi. Më shpejt vjen aeroplani nga Milano se autobusi  nga kombinati. Fshatarëve do u siguronte tregje dhe u siguroi heqjen zvarrë nga bashibozukët e tij.

Për ujin na gëzoi se s’do kishim nevojë për depozita. E mbajti fjalën, na iku uji fare dhe na vjen në oborr të pallatit boti me ujë Selite, por me lekë. E kështu, kështu, kështu për këto vite kryetar u zgjodh një hu.

Ndërkohë e zhvendosi veten në tv. Mëngjes, drekë, darkë tiranasit shohin serialin: ‘Lali Eri po bën namin.’

Tregon se po ndërton shkolla e nxënësit mësojnë me tre turne, bën korsi biçikletash kur rinia iku larg e njerëzit parkojnë në Vorë.

Merret me prishjen e teatrit kur duhet të merret me ajrin e helmuar. Kaq u fut në çdo familje sa dje në Korçë simpatizantë  të tij i tregonin pemët e parkut si mbjellje të Lalit. Dhe e besonin. Njësoj si qëmoti propaganda socialiste. Kur në vitet e urisë nuk kishin më se të mburreshin nxorën shprehjen: ‘Partia ua bëri kokën deri në tavan!’ Shihja nga babai.

Ai qeshte, ma bënte me sy e thoshte ngadalë: ‘Leri të pjerdhin. Vetëm këtë dinë të bëjnë’.

Lali pinoku… Read More »

Pse KM-ja, ish piktor, fiton gjithmonë dhe është 3 hapa para?

Nga Artur ZHEJI

Në rradhë të parë ai njeh mirë kundërshtarët, të cilët një e nga një, nuk janë dot konkurues ndaj tij, jo thjesht për nga gjatësia, por nga njohja dhe përvetsimi i dobësive të tyre thelbësore.
Dobësia e parë që KM-ja ju a njeh mirë është, politikëbërja e tyre tradicionale sipas parimit: “Mishit të piqet dhe helli mos të digjet!…”

Ky parim që ndjekin verbërisht kundërshtarët e tij politikë, lidhet pra me mos sakrifikimin e asgjëje të dhimbshme që lidhet me jetën e tyre të përditshme, me të afërmit e tyre dhe me partitë e tyre politike, ata mendojnë rrejshëm se “mishi”, pushteti i tyre i ardhshëm pra, do të piqet vetvetiu një ditë, por deri sa të vijë ajo ditë, e rëndësishme është për kundërshtarët e KM-së, që “helli”, e pra, rehatia dhe ekuilibrat e privilegjeve të tyre ekonomike, apo që lidhen me stilin e jetës, të mos preken e të mos lëndohen.

Ironia e kësaj situate lidhet përshembull në marrëdhëniet me biznesin e madh dhe shumë të madh, që kanë lulëzuar fort dhe qartësisht, në periudhën e ish qeverive Berisha dhe Berisha-Meta.
Ata sot, kanë kaluar të gjithë në zonën e influencës së KM-së, sepse duan të vijojnë të bëjnë sa më shumë para, dhe sepse e kanë fituar lirinë e tyre shumë shtrenjtë me qeveritarët e mëparshëm. Por titullarët e Opozitës, në asnjë rast as nuk guxojnë të përmendin këta “tradhëtarë”, që përlajnë çdo ditë konçesione qeveritare, tendera dhe lehtësira biznesi në kurriz të taksave, në kurriz të OSSHE-së, në kurriz të deklarimeve të bilanceve të rreme, ku i zhvasin arkës së Shtetit miliona euro në muaj, me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e funksionarëve përkatës. Dhe në shumicën e rasteve me “Leje” nga lart.

Të paktën 3 arsye janë të qarta përse Opozita vepron kështu:
E para, sepse jo pak individë të saj, duhet të kenë aksionet e tyre në këto biznese të majme, nga ku edhe marrin dividente të majme dhe ku janë sot, ortakë në të njejtat biznese, me “individët” e pushtetarëve të sotëm. E pra, ruajnë edhe shëndetin e aksioneve të tyre ose të miqve të rëndësishëm, shëndet që lidhet më mbarvajtjen e Kompanive të mëdha. Nga ana tjetër, Kompanitë e mëdha, derdhin “kontribute vullnetare”, në të gjitha krahët e politikës kur afrohen fushatat elektorale.

Arsyeja e dytë, lidhet me KM-në. Ai i ka kapur ata më të “Mëdhenjtë” e Kompanive, përmes joshjes faktike, më të madhe se sa paraardhësit, është treguar në disa raste edhe më shumë “zemërgjerë”. Opozita dhe kupola e saj, ka frikë nga armiqësia me ta, sepse kontrollojnë media, blejnë e shesin politikanë edhe në grupet e tyre rast pas rasti, kanë influencë të madhe në votimin e nesërm dhe disponojnë asete të rëndësishme.

E pra, po të sulmohen, Kompanitë multmilionere dhe bosët e tyre, që mbështesin sot fort KM-në, mund të “inatosen” dhe mund të hidhen aktivisht në tregun e politikës, përkrah KM-së, duke dëmtuar akoma dhe më shumë peshoren e brishtë të numrave në disfavor të Opozitës.

E treta, në filozofinë varileshtë, “Mishi të piqet dhe Helli të mos digjet”, KM-ja, di të lëshojë pe rast pas rasti dhe dërgon përmes Kompanive të stërmëdha mike, peshqeshe të majme dhe ftesën e përhershme të formuluar pakashumë: “Politika është një lojë, kjo është rradha ime, nesër rradha juaj, mos më prekni këtu dhe unë nuk ju prek gjithashtu, madje ju mbaj mirë e shëndoshë se kështu më duheni…”
Mesazh ky që herë pas here nuk bie në veshë të shurdhët, përkundrazi, e mpreh dëgjimin e mjaft prej tyre.

Në të gjithë këtë panoramë, KM-ja është tre hapa para, sepse ka rubinetin e influencave, rubinetin e financanve dhe sëfundmi edhe kërbaçin e “Prokurorisë së pavarur” që është ende me sytë nga e kaluara, madje nga e kaluara sa më e largët të jetë e mundur.

Derisa nuk ndjehet fryma e dëshpëruar e njerëzve që shpresojnë te një ndryshim rrënjësor, rotacioni nuk mund të ndodhë. Përderisa Opozitarët të ecin me biçikleta apo me makina të thjeshta dhe jo me makina super të shtrenjta, të vishen firmato e të mos reklamojnë jetën marramëndëse të familjarëve të tyre anembanë botës, KM-ja i sotëm do ta ketë në terezi dhe do ti mbylli me lehtësi skandalet e veta, që shpërthejnë e digjen si flaka e kashtës, pasiqë mediat kanë urdhër të mos gërmojnë, por të bëjnë veçse vizatime në rërë…

Pse KM-ja, ish piktor, fiton gjithmonë dhe është 3 hapa para? Read More »