Opinione

Një popull hajn dhe Fishta i madh

Nga Klodian Tomorri

Kush është më i madh, kontributi i Fishtës për Shqipërinë apo mosmirënjohja e shqiptarëve për Fishtën?

Ka qenë një moment në Konferencën e Paqes në Paris, kur një gazetar britanik i paguar nga serbët dhe grekët për të denigruar çështjen shqiptare pyet Gjergj Fishtën:

– Si mund të jetë komb i pavarur një popull pa karakter, i cili ka ndërruar fenë?

Fishta e sheh shtrembër dhe i thotë: Është e vërtetë që një pjesë e madhe e popullit tim e ka ndërruar fenë, por nën kërcënimin e armëve dhe urisë. Kurse kombi yt mor zotëri, për një bythë gruaje (i referohej grave të Henryt të VIII) i ndërroi fenë një Perandorie të tërë.

Fishta mund të mos jetë njeriu me kontributin më të madh për Shqipërinë. Por padyshim është tek tre figurat që kanë kontribuar më shumë për çështjen shqiptare.

Në konferencën e Parisit, fuqitë e mëdha e kishin ndarë mendjen që Shqipëri të linin vetëm Tiranën dhe Elbasanin. Sot do ishim duke kënduar akoma Dum Babën ne. Fjalimi i Fishtës atje është një Magnum Opus. Leksion diplomacie se si mbrohen interesat kombëtare kundër gjithë botës.

Gjergj Fishta, Luigj Bumçi dhe ca klerikë të tjerë katolike të asaj kohe kanë qenë pesha të rënda. Madje thuhet se ishin të vetmit që arritën të merrnin edhe status të veçantë nga Vatikani, që të përfaqësonin interesat kombëtare sepse rregullat e Kishës Katolike nuk i lejonin priftërinjtë të merreshin me çështje patriotike. Asnjë shteti tjetër nuk i është lejuar kjo.

Por ne na e kanë mësuar historinë keq khemerët e kuq. Shikoni çfarë ndodh sot? Shtëpia e Enver Qoftëlargut është restauruar gjashtë herë me para publike. Shtëpia e Fishtës është lënë gërmadhë. Ai gazetari anglez atje ne Paris nuk e ka patur dhe aq keq. Tamam popull hajn.

Një popull hajn dhe Fishta i madh Read More »

Fotot që implikojnë rëndë policinë, deputeti i PD: Ka filluar të merret me…

Disa foto të publikuara nga deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Lucciano Bocci tregojnë se si një makinë me targë policie kryen transport inertesh,

“Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr. Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD në postimin e tij.

POLICIA QË BËN TRANSPORT…
Ndodh edhe kjo!!! Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….E nuhat lekun. Tipar vigjilence ky! Merret me “prerje” hashashi. Mbron krimin nga qytetarët. Godet fëmijë e gra.

Tani çuditshëm po merret me ndërtim…Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr. Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë. Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!! Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!/korrieri

Fotot që implikojnë rëndë policinë, deputeti i PD: Ka filluar të merret me… Read More »

“Shoqërohet me trafik*ntë dhe përdhun*es”, Taulant Balla e ka pisk punën në komisionin e BE

Pasi vetë Taulant Balla pranoi publikisht se kishte njohje familjare me Edmond Begon të dënuar në Itali për disa vepra penale, opozita ka kërkuar largimin e tij nga  Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucci, anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi  kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.

Anëtarët e opozitës argumentojnë në letrën e tyre se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se mbi të rëndoj akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.

“Shoqërohet me trafik*ntë dhe përdhun*es”, Taulant Balla e ka pisk punën në komisionin e BE Read More »

“Nuk dua t’i rrezikoj jetën, por…”, deklarata bombë e gazetares për Elvana Gjatën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në ish-bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Ka qenë gazetarja Klodiana Lala, e cila ka zbuluar se këngëtarja Elvana Gjata ka braktisur vendin. Gazetarja rrëfen se Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria disa orë pas ngjarjes së rëndë, por nuk do të japë detaje më shumë për shkak se nuk do t’i vendosë jetën në rrezik.

“Elvana eshte larguar nga Shqipëria, ka udhëtuar në SHBA, rezervoi të drejtën mos e publikojë, ajo mendohet si molle e sherrit, por Prokuroria nuk e fokusoi hetimin vetëm në këtë drejtim. Nuk dua të jap më shumë detaje se nuk dua t’i rrezikoj jetën. Nuk më rezulton të jetë shoqëruar në aeroport nga persona të afërt”, rrëfen gazetarja.

“Nuk dua t’i rrezikoj jetën, por…”, deklarata bombë e gazetares për Elvana Gjatën Read More »

Gazetarja plas bombën, tregon ku ndodhen tre personat e kërkuar për ngjarjen në Bllok

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka treguar se tre personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish Bllok, ku mbeten të vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën ndodhen në Shqipëri dhe nuk janë larguar jashtë vendit.

Sipas gazetares Klodiana Lala të tre personat në kërkim,Ervin Mata, i dashuri i Elvana GjatësFabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) sipas sistemit TIMS, nuk rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria.

”Në rrugë zyrtare, 3 të shpallurit në kërkim nuk kanë dalë jashtë vendit, këtë e konfirmon edhe sistemi TIMS, por mund të kenë përdorur forma të tjera. Nesër janë seancat për masën e sigurisë. Mund të ndodhë që të ketë dëshmitarë dhe prova të tjera.”

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dheEljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo-tha Lala.

Gazetarja plas bombën, tregon ku ndodhen tre personat e kërkuar për ngjarjen në Bllok Read More »

Artan Hoxha: Do kemi tjetër ekzekutim në Tiranë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim të frikshëm, lidhur me ngjarjet kriminale. Hoxha është shprehur se seriali i ekzekutimeve në Tiranë do të vazhdojë, pasi sipas tij, është prishur oazi i qetësisë në kryeqytet.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në studion e Report Tv, teksa po komtentonte atentatin në ish-Bllok, që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë, ku mbeti një i vrarë dhe disa të plagosur.

“Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është prishur”, tha gazetari Hoxha. Sipas gazetarit, autori i atentatit në ish-Bllok, efektivi i komandos, Merviol Bilo, është pjesë e ‘beretave të kuqe’, njësisë elitë.

Lidhur me këtë, Hoxha theksoi se këta lloj njerëzish ‘beretat e kuqe’ nuk duhet të lihen rrugëve. “Ne e dimë se çfarë i bënë kryeministrit serb, e vranë ‘beretat e kuqe’, njësia elitë e forcave serbe”,tha ai. Vrasja e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, në vitin 2003 nga ‘beretat e kuqe’ tronditi gjithë botën.

Artan Hoxha: Do kemi tjetër ekzekutim në Tiranë Read More »

Një komando hero, përballë kriminelëve!

Nga Flamur Vezaj

Meviol Bilo, apo siç e thërrasin kolegët e tij Joli, i dekoruar dhe vlerësuar me nota maksimale disa herë nga shteti shqiptar e aleatët si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zone malore! Është njëri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare, i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Republiken e Çadit në Afrikë, Irak e Afganistan!

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe më pas pjesë e kompanisë luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e në vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan, ku në një nga këto misione humbi jetën edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë antiterror në Forcat e Armatosura! Përshkruhet si djalë punëtor, i përkushtuar, i drejtë dhe shume i qetë! I paskeduar ndonjëherë nga Policia!

Ervin Mata, biznesmen për shkak se familja disponon disa prona, ka një biznes hotelerie familjar dhe ka investuar në ndërtim në Tiranë! Frekuentues i jetës së natës dhe i fejuar i këngëtares Elvana Gjata dhe i paskeduar nga policia për ndonjë vepër në Shqipëri!

Fabiol Alushi, është përfshirë në sherr vetëm se ka pasur qëllim qetësimin e situatës, që me pas doli nga kontrolli dhe është larguar nga lokali bashkë me të dyshurit!

Geldo Hoti, dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit si autorë të largohen nga vendi i ngjarjes! I padënuar më parë!

Të shpallurit në kërkim përballë tre të “dëmtuarve” me një CV të pasur kriminale!

Ervis Martinaj, i dënuar nga drejtësia për organizim të lojërave të fatit të palicensuara, i dyshuar për disa ngjarje kriminale, si vrasja e Elvis Doçit, Enton Nikaj, gjobëvënie e kanosje të efektivëve të policisë, i skeduar si person me precedentë të theksuar kriminal dhe i dhunshëm!

Fabiol Gaxha, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe i referuar në raportet e policisë si person me rrezikshmëri shoqërore për shkak të prirjeve kriminale!

Esmerald alias Eljon Hato, i dënuar disa herë nga gjykatat dhe i hetuar për vrasje e porositje të vrasjes nga burgu! Disa herë i skeduar nga policia dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore!

Më lart rendita disa FAKTE për të kaluaren e personave të përfshirë në ngjarjen e zonës së ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosen! Vetëm nga leximi i CV-së e kuptoni se me çfarë personash kemi të bejme dhe si mua edhe juve besoj ju shkon në mendje pyetja, se çfarë e shtyu të dyshuarin “hero” të ushtrisë të qëllojë ndaj ketyre tre personave me CV të pasur kriminale dhe që bartin mbi supe minimumi nga një dyshim per vrasje!

A thua aq ngushtë ia kishin sjellë E.Matës dhe M.Bilos sa të kundërpërgjigjet ky i fundit në mënyrën më ektreme, atë të shkrepjes së armës! Ndoshta është herët, por kam përshtypjen se “heroi” ushtarak ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi të dhënat paraprake thonë se ka qenë Fabiol Gaxha që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar i pari në drejtim të personave tashmë të shpallur në kërkim! Por të presim deri në fund të hetimeve!

Është e disata herë që ushtarakë të forcave komando përfshihen në ngjarje kriminale apo janë në krah të personave edhe me rrezikshmëri shoqërore apo detyrohen të bëjnë punë të “shoqëruesve” për shkak të pagave qesharake që marrin! Kjo pagë, mendoj që e ka shtyrë edhe M.Bilon që të mos rrijë pas punës në ushtri me dy fëmijët e tij, por të dalë t’i dëgjojë po… e E.Gjatës e të përfshihet në një ngjarje që jo vetëm i shkatërroi karrierën, por i rrezikohet edhe jeta atij e pjesëtarve të familjes së tij! E për çfarë, sepse shteti nuk është në gjendje t’i japë një vlerësim të kënaqshëm financiar qe ai dhe shumë kolegë të tij, që jane aset kombëtar, të mos përfshihen në ngjarje të tilla!

Një komando hero, përballë kriminelëve! Read More »

Bledi Mane: Pronarët e portaleve ti kthejnë lekët mbrapsht Elvis Martinajt

Nga Bledi Mane

Ah çfarë portalesh e çfarë mediumesh që ka Tirana. Deri dje kur u dëndën e u ngopën me lekë nga reklamat e kompanisë Bet 111, kompani në pronësi të Ervis Martinajt, ky i fundit nuk ishte kriminel. Ndërsa qysh prej dy ditësh paskan zbuluar të kaluarën e tij të errët.

Ju pronarët e këtyre portaleve, ju moralistët e ťpërditshmes tonë nëse jeni burra me sedër, kthejani mbrapsht lekët e reklamave kriminelit dhe çlironi veten dhe gazetarinë tuaj nga mëkatet e rradhës!!!

Bledi Mane: Pronarët e portaleve ti kthejnë lekët mbrapsht Elvis Martinajt Read More »