Opinione

Berisha: ‘Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë’

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, ka deklaruar se Kushtetuta e autorizon opozitën që të zhvillojë protestën në bulevard.

Berisha tha se Edi Rama kërkon përballje, por PD dhe mbështetësit e saj do përpiqen që ta shmangim atë ditë.

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard.

Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij.

Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton.

Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura”-tha Berisha.

Berisha: ‘Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë’ Read More »

‘Ramës i puth këmbë e dorë, por e gjithë kjo e Durrësit është një…’

Marrëveshja për Portin e Durrësit është cilësuar nga analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live një poshtërsi dhe një histori torollake e disa deputetëve që nuk arrijnë të kuptojnë atë që po ndodh.

Ai tha se lajmi real është porti i jahteve sepse kjo qeveri nuk i ka aq para për ta ndërtuar atë. Sipas tij, në thelb kjo e gjithë është një histori karagjozësh pa plan, dhe nëse bëhet ky port, vetëm një i çmendur mund të mendojë se mund të ketë një portë të thatë në Kosovë.
Shpëtim Nazarko: “Jemi përballë një poshtërsie sepse lajmi real nuk është porti i Durrësit, por ai i jahteve. Reali është ky që do ndërtohet dhe ato para janë të shqiptarëve sepse qeveria nuk i ka. Ajo që duhet të dimë është se ku është porti i Durrësit. Paratë janë të shqiptarëve, qeveria nuk i ka sepse me bërë portin e jahteve Rama unë i puth dorë e këmbë.

Deri këtu patjetër që jam me Ramën, por problemi është ku është ai porti që Rama do bëjë, ku do i gjej Shqipëria 2 mld për të bërë portin. Pra në thelb kjo e gjithë është një histori karagjozësh pa plan. Por dhe nëse bëhet ky port, vetëm një i çmendur mund të mendojë se mund të ketë një portë të thatë në Kosovë.

Porti i thatë do të thotë të bësh një magazinim të gjerave në Kosovë, dhe nga kjo lindin disa pyetje elementare, nga do venë këto mallra sepse Kosova është e bllokuara, por dhe sikur ta bëjë mos duhet ndodhje hekurudhë? Pra e gjithë kjo skemë që ka ndodhur dje me portin e Durrësit tregon historinë e një klase politike torollake, ky vend e ka të detyruar portin më shumë se gjithçka.

Ky port i duhet Shqipërisë dhe e gjithë kjo histori është torollakësh politikë, jo deputetësh, histori karagjozësh që ngrenë dorën dhe dëgjojnë Ramën që reciton pa kuptuar Konicën. Nëse na lënë 30 vjet pa tren dhe mund ta falim, por pa port është një histori që se kuptoj.”

‘Ramës i puth këmbë e dorë, por e gjithë kjo e Durrësit është një…’ Read More »

Armina Mevlani: ‘Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time’

Blogerja Armina Mevlani, teksa po fliste për temën “partneri im është çun mamaje” tha se vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time. Ajo lexoi një mesazh të një ndjekësje, ku thoshte se partneri i saj ishte një “djalë mamaje” dhe se ajo vinte për të bërë punët në shtëpinë e tyre.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,” u shpreh Armina. Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët. Sipas Arminës, kjo është një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.
“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët

As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”, u shpreh Armina.

Armina Mevlani: ‘Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time’ Read More »

Agron Gjekmarkaj bën komentin epik pasi qau për Grida Dumën: ‘Oj lale kujtova se binte shi, ato ishin lot e mi’

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i është rikthyer qarjes me dënesë bashkë me Flutura Açkën ditën kur iku Grida Duma nga Kuvendi për t’u angazhuar si moderatore emisioni në “Top Channel”. Gjekmarkaj thotë se ministrushet shpërndanin foton e tij me Flutura Açkën, ndërsa në panairin e mbyllur të dielën politikanët blenë nga 1.5 metër libra me ngjyrën që shkon me mobiljet.

E PLOTË

Ku leh qen e ku del tym me zu kjo kohë. Punët rreth e qark ma kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në Kuvend këtij muaji.

Kushedi sa i ka marrë malli për mua shokët e idealit. Kosta i Gramozit dhe Linditës ndal karavanet dhe i pyet për mua? Në kufijtë veriore dhe jugore dërgon vëzhgues. Të gjithë pyesin qysh e ka hallin qyqari?
Zëvendës Lideri Muli është parë i pikëlluar duke lënë në të shkuarën peng babaxhanllëkun e tij. Dash Sula u shfaq me golf të zi në shenjë zymtësie. Thilet e shamizat me përbuzje kishte shkelur me këmbë.

Gaz Bardhi i vu gjoksin mikrofonit si Mic Sokoli topit, e desh e copëtoi hekurin duke dëftyer trimëri me dushman.

Eduart Shalësi kokën rrotullonte se mos ndonjë e qeshur e zgjonte nga gjumi i kotësisë. Por shpresa nuk i përthyhej në realitet. Tao i mbështetur mbi gushen e vet si bilbilenjët e plagosur mbi dyfek mendonte shyqyr një me pak që çoç i duket vetja dhe me autoritetin tim sublim bën shakara.

Salianji ky xhind i pandreqshëm si Dhaskal Todri me Abetare në dorë u ngjit në foltore dhe më pas ja la në pëqi Çuçit me këshillën: po lexoni more se nuk vdisni, duke zgjuar zili tek gjysma e qeverisë dhe parlamentit ku secili për vete ja ndiente nevojën atij libri të bekuar. E shikonin librin e dashur dhe mërmërima aaaaa, bbbbbb, cccccc dëgjoheshin. Braçja si vox popoli vox dei recitonte: Abetare sa te dua me ato shkronjat e tua.

Si çdo gjë edhe mërzia e ka një fillim. Iku Grida! Që atë dekik nuk vura këmbë më në sallë. Në djall buxheti e porti i Durrësit.

Na këputi mërzia e ngashërimi. Gjëmat e opozitës na vunë përfund dhe këmbët na u lagen nga vaji. Sajme Korresh trimoshi qesh.

Jozit i ikin vitet si verës në qilar e ndjekur nga Albana dhe Ina pa konkurrencë meqënëse Grida s’jua begenisi organizatën.

Me Fluturën bëmë xhiron e botës portal me portal! Me kokën poshtë njëri, lart tjetra, habitëm dynjanë.

Ministrushet lozonjare e shpërndanin në grupe WhatsApp-i këtë mynxyrë si gra të forta që e bëjnë zap sentimentalizmin e qaramanllëkun. Pamje të tilla veç gaz u japin qerrateshave. Veç mërzi e Babos u shtjen të dridhurat.

Shumë jam mejtuar këtyre javëve qysh mund të ofroja konsulencë e ndihmë për qarje e ngashërime publike, për vikama e dihatje për ngjarjet të cilat ngado po i ofrohen horizontit

Javët e mungesës nostalgjinë për Joridën e bankës së cilës gjithashtu e qara i vërtitet si kurorë me ferra mbi krye ma shtuan.

Fillova të mendoj nëse Jorida trishtohet nga romuzet e “foltores” nga shkurtimi i emrit në Jori dhe iken , çdo të bëja? Do qaja mbyturazi apo me denesje, rreket e lumit të Lanes ç’do të ishin para furise që nga xhani do me dilte?

Po mos e dhëntë zoti Tezja vendos të na lërë shëndenë vuajtjet e djaloshit Verter pesë me hiç do të qenë dhe lotët si shi do përmbysnin bulevardin. E sikur një ditë të bukur shikimi të na errësohet dhe në vesh na vjen kumbimi, iku Etilda na la, a mos do ndukja mjekrrën dhe çirrja faqet si Lek Dukagjini kur Skënderbeu i la dhe mjegulla u dend në shpirtin e arbërit?

Po nëse Mimi di Puccini me sheh vëngër me ngjyra kripe dhe ftohtësi akulli mos do të mbështetem në gjoksin e Babos derisa llaftari e lëngata të kalojnë?

Mos e yshtë Perëndia dhe Ulsiu rruan mjekrrën e ne të mësuar me atë fisnikëri të thinjur qysh do t’ja bëja si lotmadh që jam? Po sikur ajo që duket e largët befas e afërt të bëhej për refuzim intelektual Niko të japë dorëheqjen sa shami do duheshin me tha sytë e mi??

Mes kësaj lagështire shpirtërore po ikin ditët dhe si kam shijuar si duhet nga Tv sharjet e Babos, fjalimet e Elisës me recitime noliane, ato të teta Gertës mbi shëndetin publik, suksesin ndërkombëtar të Krifcës e zgjedhur në krye të një organizate ndërkombëtare për librat që duhet të lexojnë barinjtë dhe fyejt që fryjnë nder male! Edhe për Boren ndiej mall se s’kam kush ma ndan në nata behet dite, apo dita nate. Ah aq xhahil nuk mund te isha sa të mos kujtoja Margeritnë në qetësinë e saj vetmitare kur buxheti bluhet si në mulli.

Shpirti me këputet për Belën që me mushama mes shiut dhe suferinës inspekton kaskadat dhe shiu i jep melankoli njerëzore. Në panair të librit u shfaqen politikanë që blejnë libra me metër dhe figura!

Njëri bleu 1,5 metra libra, tjetri i donte ngjyrë kafe se i shkonin me mobiljen. Nuk e kam fjalën për Doktorin se ai për të lexuar s’ka të ndalur.

Me zor e duruan tështimën e alergjisë që ju shkakton letra, sidomos dikujt që kishte muaj i fshehur i uruari. Po dritë e diturisë e nxorri nga strofulla. Aldushi si korife i së mirës ka patur një kushëri të largët prift që në 1919 mundohej të sillte Europën në Shqipëri ndërsa mbrëmë Aldushi këndonte thoshte “thuaj sikter Europës si den baba den” si hyzmeqar lepe peqe i neotomanizmit.

Nga ekrani tigrushi duket më i humanizuar dhe ka filluar të lyejë flokët me bojën e preferuar. Damua vesh bluza të ngushta që të ekspozojë muskujt e bërë nga ndeshjet me Taon.

Ja kështu kalojnë ditët nën mejtime dhe të qara qe me kujtuan zulmen popullore

oj oj oj lale kujtova se binte shi

Selam o shokë të betejave se dhe nesër nuk do jem! Mbeçë more shokë mbeçë!

Agron Gjekmarkaj bën komentin epik pasi qau për Grida Dumën: ‘Oj lale kujtova se binte shi, ato ishin lot e mi’ Read More »

Kush tentoi të hapte restorantin e Nusretit në Tiranë? Gazetari tregon shifrën e ‘çmendur’ që kërkoi kuzhinieri turk

Një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brendin e restoranteve të Nusretit në Tiranë, kështu tha gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ai u shpreh se personi në fjalë kishte kërkuar të merrte brendin e Nusretit, për të hapur një restorant në Tiranë, por kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollarë.

“Është tentuat ta sjellin këtu Nusretin si brend. Donte dikush nga këta të sillte Nusretin si brand në Tiranë, por kërkoi 7 milionë dollarë tha”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Nusret ka aktualisht linjë restorantesh në 7 vende të botës, përfshi Greqinë dhe vendlindjen e tij Turqi, ku ka 9 restorante.

Kush tentoi të hapte restorantin e Nusretit në Tiranë? Gazetari tregon shifrën e ‘çmendur’ që kërkoi kuzhinieri turk Read More »

Paralajmërimi i fortë nga Arian Çani: ‘Ja çfarë i bën nder një vendi të mbaruar’

Gazetari Arian Çani i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, ka dhënë një këndvështrim tjetër në lidhje me pro testën që do të zhvillohet në Tiranë me 6 dhjetor, ditën kur do të zhvillohet në Tiranë samiti i BE-së.

Çani u shpreh se pr otesta jep një ajër demokratik në vend dhe se liderët nuk do të habiten me pro testën pasi është diçka normale në vendet e tyre.
Sipas tij kjo është një gjë normale dhe e shëndetshme por ekziston fr ika që Berisha mund të tërhiqet.

Çani: Unë mendoj që bëhet fjalë për një Samit që ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe duhet të krenohemi për këtë gjë. 27 lidera do të vijnë në Shqipëri, ata kanë në ADN-në e tyre pr otestën, nuk do të habiten për pro testën, pro testa në thelb është e shëndetshme. Mjafton të bësh një kërkim të vogël në Google, në ditën e samitit të G7 kishte pro testa. Protesta jep një ajër demokratik. Është gjëja më e shëndetshme e më normale. Unë kam fr ikë se mos tërhiqet Berisha. Njerëzit vdesin për ideale e ka uzë. Kjo pro testë i bën nder një vendi të mbaruar.

Paralajmërimi i fortë nga Arian Çani: ‘Ja çfarë i bën nder një vendi të mbaruar’ Read More »

Sali Berisha: ‘Qeveria po shet energji katër herë më lirë se e bleu’

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar qeverinë se po shet energji elektrike me një çmim katër herë më të lirë se e blen.

Në një takim me banorët e fshatit Kuç, Berisha thotë se kreu i qeverisë mban qëndrim armiqësor ndaj Shkodrës. Kreu i PD-së tha më tej se ata janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.

“Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha.

Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim ar miqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme,”_ tha Berisha.

Sali Berisha: ‘Qeveria po shet energji katër herë më lirë se e bleu’ Read More »

Berisha flet me bindje të plotë: ‘Ky është kandidati që do të fitojë dhe shërojë qytetin’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ është shprehur se vendimi i zotit Luçiano Boçi për të garuar, meriton vlerësim dhe mbështetje për aktin fisnik që po ndërmerr.

Berisha tha se Boçi është një njeri i shkëlqyer që e do qytetin e Elbasanit dhe është njeriu që do të punojë dhe ta shërojë nga keqqeverisja socialiste.

“Ai është një përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe siç është Elbasani, ai nuk po largohet nga vija e parë e frontit por shkon përsëri në një vije tjetër të parë në shërbim të qytetarëve.

Luciani Boçi është një njeri shumë i respektuar në Elbasan dhe më gjerë, akti i tij meriton dhe dëshmon vlerësimin përkushtimin ndaj qytetit të Elbasanit.

Unë besoj thellësish se zoti Boçi është njeriu me i shkëlqyer dhe me vlera që mund të garoj denjësisht dhe besoj se do të arrijë fitore plotësisht kjo edhe nga mbështetja qytetare që ai gëzon.

Elbasani është keqeverisur në mënyrën më të keqe nga socialistët duke e shkatërruar atë qytet,”- është shprehur Berisha.

Berisha flet me bindje të plotë: ‘Ky është kandidati që do të fitojë dhe shërojë qytetin’ Read More »