Opinione

Pandeli Majko degjeneron keq greket: Terroristë! S’jeni bijtë e askujt, ne jemi bijtë e Skënderbeut!

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar ngjarjen e ndodhur sot në Bularat të Gjirokastrës, ku protestuestit grekë shpërthyen me fjalë anti-shqiptare gjatë varrimit të ek.stremistit të vr.arë, Kostandinos Kaçifas.

Majko sqaron se shqiptarët respektuan vd.ekjen e një qenie humane, qoftë edhe terr.orist, por grekët përfituan nga akti mortor dhe përdhosën të vde.kurin dhe flamurin e tyre. Sipas ministrit, ekst.remistët grekë sot treguan fytyrën e tyre te.rroriste.

“O të ndëruar shqiptar të irrituar me të drejtë; Zakoni i Shqiptarit e respekton aktin e cermonisë mortore, vd.ekja nuk ka ngjyrë! Ne respektuam vd.ekjen e një qenie humane qofte ky edhe te.rrorist, ata perfituan nga akti mortor dhe perdhosen te vd.kurin dhe flamurin e tyre , asgje nuk na bën neve! U filmuan, skeduan dhe pas cermonisë së varrimit u arrestuan, tani që flasim janë në burg në Shqipëri dhe rrezikojne 2-3 vite burg!

Ata treguan fytyren e tyre te.rroriste, ne treguam respektin ndaj mortit dhe shpirtin human ndaj qenies njerëzore! Ne jemi NE, bijtë e Skenderbeut🇦🇱. Ata janë Ata, eks.tremistë e ter.rorist të lindur, bijtë e ASKUJT! Me respekt, Pandi”, shkruan Majko.

Pandeli Majko degjeneron keq greket: Terroristë! S’jeni bijtë e askujt, ne jemi bijtë e Skënderbeut! Read More »

Vritet dikush sa herë luhen ndeshje futbolli, si planifikohen eliminimet në Shqipëri?

Mbrëmjen e së martës së 6 nëntorit vëmendja ishte përqendruar në ekranet e TV-ve në shumicën e lokaleve apo bareve. Luhej Inter – Barcelona në fazën e grupeve të Champions League dhe një sfidë e tillë nuk mund të të bënte indiferent edhe nëse nuk je tifoz i këtyre dy skuadrave.

Por ky ate.ntat i vënë në zbatim gjatë kohës që luhej një ndeshje e rëndësishme futbolli duket se nuk është dhe aq rastësi. Nëse bën një vëzhgim në të kaluarën gjen mjaft raste kur krime të rënda kanë ndodhur kur në TV luheshin sfida të rëndësishme që kishin marrë vëmendjen e miliona njerëzve në botë.

ARSYET

Pyetja që ngrihet normalisht është: “Pse ka vr.asje të rënda gjatë kohës që luhen ndeshje të rëndësishme të futbollit?” “Lapsi” pyeti specialistë të kri.minalistikës të cilët shpjeguan se kjo lidhet me 2 arsye. Së pari vrasjet lidhen me konflikte të çastit për shkak të grumbullimeve të shumta në bare, lokale dhe vende të tjera publike. Duke shtuar edhe konsumimin e alkoolit apo drogërave të ndryshme edhe konflikte banale kthehen në raste të përgjakshme.

Së dyti, grupet ma.fioze zgjedhin pikërisht këto ditë për të kryer kr.ime për disa arsye. Objektivi i tyre në rast të ndeshjeve të futbollit ka një arsye për të dalë nga shtëpia dhe gjendet lehtësisht në ambiente publike. Mbipopullimi i rrugëve është një mundësi e mirë për të humbur gjurmët.

Në të tilla mbrëmje edhe vëmendja e policisë është e shpërqendruar për shkak të grumbullimeve të shumta në ambiente publike, ose edhe vetë forcat e rendit e ulin nivelin e gatishmërisë gjatë kohës së ndeshjeve të futbollit. Edhe gazetarët që mbulojnë ngjarjet e aktualitetit konfirmojnë se kriminelët hidhen në aksion, kur “yjet” e futbollit zbresin në fushë.

Disa nga rastet më të bujshme të ndodhura në mbrëmje ndeshjesh futbolli janë paraqitur në galerinë e mëposhtme.

Por një grup i vogël, pikërisht në ato momente ishin duke realizuar një atentat tipik maf.ioz. Shënjestra ishte Edison Harizaj, një emër i njohur i botës së nëndheshme të krimit në Vlorë, por edhe më gjerë. 39 vjeçari u qëllua për vde.kje rreth orës 22.10 në vendin që njihet si Rruga e kanalit në Durrës në një atentat të mirëorganizuar. Pak orë më pas ndërroi jetë në spital edhe miku iu tij Genci Caca.

Me 9 mars 2003, persona të paidentifikuar hapën zjarr në një lokal në Lundër, në Periferi të Tiranës duke vr.arë Fatmir Ramën, Kristaq Camin, kamerierin Julian Duriçi si dhe duke pla.gosur Ylli Kelmendin. Ngjarja ndodhi kur personat po shihnin ndeshjen e futbollit Shqipëri- Rusi që përfundoi me rezultatin 3-1. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua i dyshuar si autor Lavdërim Tufa.

16 mars 2016. E mërkurë. Shumica e njerëzve ishin të përqendruar për të ndjekur ndeshjet e Ligës së Kampioneve, Barcelona Arsenal apo dhe Bajern Juventus. Në qendër të Tiranës në zonën e ish bllokut u eli.minua ish polici Ajet Zeqaj. 35 vjeçari dyshohet se u el.iminua si pjesë e përplasjeve të grupit të Elton Ciçës. Vra.sësi i tij që dyshohet se ishte një person i paguar nuk është zbuluar ende.

14 shkurt 2018. Sërish në qendër të Tiranës u v.ra në mbrëmje biznesmeni Memli Begalla. Për vr.asjen e tij janë arrestuar ish polici Ardian Serezi dhe Denis Demiri. Atë mbrëmje luheshin supersfidat e Champions League ku vëmendja ishte të Real Madrid PSG që u mbyll 3 me 1.

Më 25 prill të vitit 2013, në Fushë Krujë, Florind Kadiu 19 vjeçar, u që.llua me thi.kë, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve Real Madrid Borusia Dortmund. Për ngjarjen u arrestua si i dyshuar Durim Xaka. Lista e këtyre vra.sjeve është e gjatë dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e tyre./korrieri

Vritet dikush sa herë luhen ndeshje futbolli, si planifikohen eliminimet në Shqipëri? Read More »

Nuk duhet harruar Camëria Shqiptare !

PSE “HARROHET” ÇAMËRIA SHQIPTARE

Duke ju përulur LYPSARIT DINAK GREK??!

Krahina e ÇAMËRISË SHQIPTARE, si Krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare, është komanduar nga Mbretër e Kapedanë Trima( ose më Qartë VËLLEZËR KURAJOZË, siç I ka Falenderuar PRONJATËT dhe ÇAPARENJTË ish Udhëheqësi grek Kryengritjes më 1821)

Që nga lashtësia Pirro-Burri I Epirit Iliro-Shqiptar( po ashtu Aleksandri I Madh -I biri i Nanes Molose-Çame), e pasardhësi Legjendar Gj.Kastrioti -Skenderbe qe quante vehten me Krenari edhe Princ I Epirit; vazhduar me Kapedanët Pronjatë, Boçarenjë, Çaparenjë e në Mesjetë e Rilindje (Jo ashtu siç e quan vehten sot paria Tiranës);luftuan jo vetëm për mbrojtjen e Trojeve Shqiptare ; por edhe për mbrojtjen e Europes

Kur Kongresi I Berlinit me 1878 filimisht pranoi pjesa me e madhe e Trojeve Shqiptare të lejoheshin për tu zaptuar nga greket e serbet, Shqiptaret u Bashkuan ne Lidhjen e Prizrenit e te Prevezes duke treguar Krenarine dhe Forcen per te mos leshuar asnje pellembe te tokave Shqiptare

Në këto rrethana qarqet atdhetare përparimtare e radikale shqiptare vendosën ta kërkonin shpëtimin e tërësisë territoriale të atdheut jo te lufta kundër shovinistëve ballkanikë, as te qëndrimi pritës, por tek organizimi i kryengritjes së armatosur çlirimtare kundërosmane që do të çonte në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë veprim edhe diplomacia evropiane do të vihej para një fakti të kryer.

Abedin Pasha Dino, Kyetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë (i vilajetit të Janinës). Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”

Shqipëria siguronte tërësinë territoriale, duke përfshirë në kufijtë e saj edhe vilajetin e Janinës (Epirin), ndërsa Greqia hiqte dorë nga Epiri, por do të aneksonte pa luftë Thesalinë

Po të vijme dhe me afer kohe se sotme, po I kujtoj “parisë antishqiptare” te sotme qe me 3 Shkurt 1943 u formua Çeta Cameria me djemte e vajzat trime Came per te luftuar pushtuesit nazifashiste. Kjo brigate luftoi 56 dite ne gusht-shtator 1943(lufta e vetme frontale e UNÇ) duke mos I lene forcat gjermane te pushtojne Shqiperine nga ana e Çamerise se pushtuar nga Greqia

Ne ato kohera qeveria kuislinge e Greqise krijoi Battalionet e Sigurimit me ne krye Gjeneralin gjakatar famekeq N. Zerven per mbeshtetur forcat gjermane . Ishte po ky Zerve qe filloi masakrat, vrasjet tembi 2000 njerezve te pafajshem te moshuar dhe femije dhe debimin me dhune te mbi 40.000 Shqiptareve te Camerise qe nga 27 Qershori 1944 e deri me shkurt te 1945.

N.Zerva I shkruan më 1953, një miku dhe ish bashkepuntori të tijë në masakrat:

“I dashur Jani Dani, Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin e atdheut nga çamët musulmanë, të cilët qëndruan 500 vjetë mbi qafë të helenizmoit, duke ja bërë të mundur malësorëve të zbresin në fushat pjellore e ti gëzojnë ato. Për këtë ta ndjejmë vehten krenarë

“Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.

(S.Muselimi-Istoriko peripato ana tis Thesprotias”).

Po shkruaj pake se do ju mjafoi te “kuptoni” se Problemi I Çamerise Shqiptare nuk eshte per tu “mbajtur mend” por TE HAPET E TE DISKUTOHET PER TU ZGJIDHUR KONFORME LEGJISLACIONEVE NDERKOMBETARE TE DREJTAVE TE NJERIUT.

MOS VAZHDONI TE SHISNI DETIN, TOKËN DHE NDERIN E SHQIPERISE!1

Historia nuk do ju fale dhe as keni per ti gezuar pronat e shitura te Shqiptareve!

Sali Bollati -Shqiptar Çam.
Nje nga të paktët e mbijetuar te Genocidit të Shqiptareve të Çamësë

Nuk duhet harruar Camëria Shqiptare ! Read More »

Theodoros Pangalos: Grekët, shqiptarët, shkupjanët, ‘Una faccia, una razza’

Theodoros Pangalos, ish drejtues i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK). Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit të Qeverisë për Punët e jashtme dhe ato të Mbrojtjes (KYSEA) dhe Komitetit të ri të Politikave Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009, deri në vitin 2012.

Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste të Greqisë, duke u rritur në Komitetin Qendror, përpara se t’i bashkohej përfundimisht partisë socialiste PASOK gjatë Metapolitefsi-t. Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar parlamenti në vitin 1981 në zgjedhjet e përgjithshme me partinë PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që atëherë.

Në vitin 1996 ai u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999 kur dha dorëheqjen, si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi lideri kombëtar Kurd Abdullah Öcalan: i ndihmuar prej anëtarëve individualë të agjencive të inteligjencës Greke Öcalan hyri në Greqi ilegalisht e më pas u dëbua për në Kenia, ku u kap prej agjentëve Turq, pasi u largua nga ambasada greke e Nairobit.

Intervista

“Shkova në Shqipëri, me ndihmën e Kryepeshkopit Anastas të Tiranës, dhe bëmë një shfaqje me muzikë greke dhe shqiptare. Pati sukses të madh. Atje takova njerëz të ndryshëm, takova për shembull dhe Presidentin, i cili më kishte ftuar. Takova dhe kryeministrin dhe folëm kokë më kokë për shumë kohë. U mundua të më mbushte mendjen për sinqeritetin e tij, për dashurinë e tij ndaj Greqisë dhe për nevojën që ai shihte për një afrim të mëtejshëm midis dy vendeve.

Kam përshtypjen se nuk kemi bërë atë që duhet të bënim për Shqipërinë! Nuk ekzistojnë pengesa me Shqipërinë, nuk është si çështja e Shkupit, të cilën ne nuk mund as ta përmendim. Mund të bisedojmë me shqiptarët dhe të përgatisim një paketë më gjërat që kërkon Rama dhe ta shohim këtë çështje të marrëdhënies me Shqipërinë. Nuk mendoj se populli shqiptar në këto çaste do të mbështeste çfarëdo plani, megjithëse të çmendur ekzistojnë sigurisht në çdo vend, diçka që të kishte të bënte më Shqipërinë e Madhe që përfshin Epirin dhe Thesalinë siç thonë disa. Natyrisht ka dhe njerëz të tillë por ata janë krejtësisht të veçuar. Pjesa më e madhe kërkon marrëdhënie të mira me Greqinë në të cilën shkojnë e vijnë. Mos harroni se në Greqi jetojnë pothuaj 800 mijë shqiptarë dhe në dy vitet e fundit janë kurorëzuar rreth 50 mijë martesa të përziera.

Unë kërkoj që ne të luajmë njëfarë roli, dhe këtë rol duhet ta luajë qeveria.

Duhet fillimisht të çlirohemi nga këndvështrimet e mitet e vjetra, siç është vëllazëria jonë me serbët. Serbët nuk janë as vëllezërit tanë as hiçgjë, janë njerëz të zakonshëm që kanë një shtet. Ky shtet herë bën gjëra të mira herë të gabuara. Kanë bërë dhe kanë projektuar gjakderdhje. Gjithnjë kanë dashur Kavallën, që ishte një pretekst për të justifikuar daljen e tyre në Mesdhe. Pra të mos kemi të ide të tilla. Mirë është të kemi marrëdhënie të mira dhe me serbët, dhe të luajmë dhe me Crvena Zvezdën tani që morëm dhe kampionatin, Olympiakos domethënë, por vetëm kaq!

Se përndryshe ç’kuptim ka të shmangesh nga njohja e Kosovës? Diçka për punën e njohjes së Kosovës: Kosova ka 80% shqiptarë dhe 20% serbë! Është e natyrshme që nuk mund të qeverisin serbët!!! Do të qeverisin shqiptarët! Ky është vullneti i popullit dhe na pëlqen apo jo neve, nuk ka asnjë rëndësi. Nga ana tjetër shqiptarët e kanë zgjidhur këtë çështje dhe me anëtarësimin në NATO. Prandaj dhe ne duhet të bëjmë njohjen e Kosovës, ashtu siç është dhe paralelisht të të merremi vesh me shqiptarët për të gjithë çështjet e tjera sepse kjo vërtet që është një teme madhore. Dhe në qoftë se ecim në këtë drejtim dhe sllavofolësit e Republikës së Shkupit do të kuptojnë që nuk është e drejtë të merren me punë emrash si Aleksandri i Madh apo Bucefail. Dhe në qoftë se i referohemi asaj historie, me shumë mundësi flasim për një kohë në të cilën nuk ekzistonin as grekë, as shqiptarë dhe aq më pak sllavë dhe gjithë ky muhabet është pa kuptim! Dhe nëse dikush mund të ketë pretendime për prejardhjen e Aleksandrit të Madh, këta janë shqiptarët sepse e ëma, Olimpia ishte ilire! Prej andej i njihte dhe ilaçet e helmet. Dhe kur Filipi bëri fëmijë me një vajzë të re dhe kërcënonte kësisoj trashëgiminë e Aleksandrit, Olimpia e hoqi qafe të shoqin”.

Intervistuesi: Ajo që ne grekët shpeshherë nuk e mbajmë parasysh, është se sa të lidhur jemi me zhvillimet ballkanike, e kemi pak të shtrembëruar perspektivën.

Thedoros Pangalos: Po po absolutisht. Mendoj se është çështje kompleksi…themi për shembull “una faccia, una razza” për italianët me të cilët nuk kemi absolutisht asnjë lidhje, as prejardhje të përbashkët, as lidhje qytetërimi! “Una faccia, una razza” ne jemi me shqiptarët, me shkupjanet, me këta!

Intervistuesi: Se nuk na pëlqen kjo, se duam të jemi evropianë.

Theodoros Pangalos: Nuk na pëlqen por…dhe e kemi këtë lidhje dhe me turqit! Janë miliona vajzat greke që kanë humbur identitetin dhe fenë sepse turqit i rrëmbenin me dhunë. Dhe njëra nga sulltaneshat më të mëdha të Turqisë ishte nga Qefalonia, mendoj…

Theodoros Pangalos: Grekët, shqiptarët, shkupjanët, ‘Una faccia, una razza’ Read More »

Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të RENEA-s

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se Agimi i Artë dhe grupet ultranacionaliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Kostandin Kacifas në Bularat.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se shteti shqiptar nuk duhet t’i zbulojë emrat e policëve që kryen detyrën, pasi mund të ndodhë ndonjë hakmarrje.

Hoxha: Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.

Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të RENEA-s Read More »

“Bularati sot ishte një njollë turpi.Të dhj**ë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve.”

Një analizë për gjithçka ndodhi sot në Bularat vjen nga analisti dhe gazetari Andi Bushati. ANALIZA/ Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek. Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina n’a përket ne dhe se Aleksandri i madh është simboli i Republikës së “Maqedonisë së Veriut”. Le të shkojmë në ekstrem dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuq e zi që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.
Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg. Por fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi. Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt. Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan Live manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek Kostandin Kacifas të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Dhe prej andej, me dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio -Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenëve,etj. E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinjë as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në teritorin shqiptar. Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as t’a ndalojë, dhe as të reagojë më pas.

Po pse? Cili është shpjegimi? E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve. Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur ti margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur më të njëjtin profil si të Agimit të Artë. Por, thellë thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të reckosur dhe si një mungesë ulërtitëse dinjiteti. Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perendimor me standarte shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rrepstësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikpyetje e sovranitetit, penalizohen ngado njësoj.

Por, në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia. Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fakqeqësisht nuk kishin rrugë tjetër. Arsyet për këtë janë të thjeshta. Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët. Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bën me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Kocias ishte i çekulibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë as një falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.

Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë. Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin edhe gjykatësin? Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se pse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si ato të Bularatit, pasi ata e dinë me mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombtarisht si një lupë për të parë problemet e brendëshme të demokracisë shqiptare. Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.

Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën greke fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kacifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.
Dhe ky është në fakt thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar, nga frika se mos kjo i kthehet në boomerang. Ky është dhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cënimin e krenarisë nacionale. Prandaj le ti japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskrdituese e një terorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në Facebook, se dikur Athina banohej nga bashkëkombasit tanë, as me pastime në Instagram të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët. Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat.

“Bularati sot ishte një njollë turpi.Të dhj**ë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve.” Read More »

“Blend matrapazi, nuk të kisha parë ndonjëherë të silleshe si një k…derr tullac”

Nga Erl Kodra

Me meritë apo jo, tashmë ti je kthyer në një fenomen televiziv. Sepse pavarësisht dëshirës tonë, ti ke 20 vjet që na imponohesh dhunshëm, pa pikën e elegancës.

T’i ndajmë gjërat, stili yt është mediokër dhe i cekët, sepse ‘Opinion’-in tënd e ke kthyer në një kakofoni perfekte ku shkarkojnë emocionet deri në orgazëm Much Nano dhe Lorenc Vangjeli. Ndërsa komandon ritmin me shkop në dorë dhe u ndërpret fjalën të ftuarve, saktësisht në çastin kur fillojnë të ndërtojnë argumentet, ti e lejon Much Nanon të këputë bullshit-in e radhës.

Shumica e të ftuarve të tu janë krejt të lexueshëm, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Kaq larg ka shkuar kjo punë, sa shumë prej nesh nuk e shohin ‘Opinion’-in për analizat shterruese, ose për mendimet e vyera që thonë aty, ta zëmë Lorenc Vangjel Fluturaku, por për zhurmën, kakofoninë, dualitetin pervers që ti e nxitë në studion tënde, teksa i drejtohesh panelit nxitimthi duke rrahur shpullat me fjalët: ‘më shpejt, jepi ritëm, jepi ritëm’. Ama, gjithmonë kujdesesh që në studion tënde të mos mungojë Muchi ose Lorenci.

Por nëse ka një moment ku mjerimi yt madhështor derdhet në eter, është çasti kur bën si sherr budalla, ndërsa, me portretin tënd të pafajshëm, bën sikur nuk kupton, ose sikur ta do pozicioni i paanshëm i gazetarit të hiqesh i tillë, kur me portretin e avokatit të djallit të vënë si maskë, flet djallëzisht dhe shmangë gjithmonë thelbin, të renë, ngjarjen, deklaratën që nuk të shkon sipas planit paraprak.

Këtu më vjen gjynah për veten, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse mjerisht, ne jemi në dorën tënde Blend Fevziu.

Blend Matrapazi, ‘Opinion’-i nuk është i yti. Domethënë, ti përpunon opinionin publik. Sepse ti nuk shet një mall tëndin, një markë tënden, rroba, produkt ushqimor, vaj ose uthull. Jo, ti shet mend, ti shet qëndrime politike, ti shet qëndrimin e Qeverisë, të politikës, të ekonomisë; shkurt, gjithçka e gjallë që lëvizë në hapësirën shqiptare merr formën që ti i jep.

Ndaj ka shumë rëndësi ‘Opinion’-i yt i qelbur. Edhe kur denigron opozitën, edhe kur ia pret fjalën asaj, edhe kur ia ngec Much Nanon dhe Lorenc Vangjelin shqiptarve natë për natë. Sepse ne nuk kemi alternativa të tjera. Sepse ti kë zënë një fashë orari mjaft të shikueshme, çdo natë, në një televizion kombëtar dhe shumë të fuqishëm.

Dhe ti fiton shumë, fiton televizioni ku ti punon, fiton gjithmonë qeveria.

Shqiptarët?!

Vari leshtë shqiptarëve, kujt i duhen?! Ata mirë boll janë, vrimave, skutave, burgjeve të Shqipërisë dhe të Europës, me bukë e pa bukë. Të paktën 300 mijë familje janë në zgrip të ekzistencës.

Mbrëmë mbeta i pataksur.

Sepse nuk të kisha parë ndonjëherë të silleshe si një k…derr tullac, ndërsa i hakërreheshe Flamur Nokës. Duke përmendur trimëritë e tua mediatike për videon që paske transmetuar dikur për ngjarjen e Elbasanit. Por harrove të përmendësh rastet kur ti e kthen ‘Opinion’-in në një pikë lavazhi ku lahen me radhë Saimir Tahiri, Orest Sota, Vangjush Dako, Fredi Alizoti, Edi Rama, Fatmir Xhafa e qindra delikuent të tjerë (nëse më lejohet të citoj Presidentin tonë të pastër Z. Ilir Meta).

Po Blend Fevizu.

Ti bën një punë të pisët, duke u hyrë në hak shqiptarve. Ti jo vetëm që nuk e thua të vërtetën ndërsa hiqesh sikur nuk ke një qëndrim tëndin, por më tepër akoma; me sjelljen tënde harbute, të ulët, të paskrupullt dhe pa pikë etike, ti vret shpresa dhe varrosë të vërteta.

Ti je pjesë e së keqes që na ka zënë. Je saktësisht Djalli i Pasur i veshur me kostum gazetari.

P.s.

Para më shumë se një viti të kam shkruar një ‘letër’, nuk e di nëse e ke lexuar. Edhe nëse jo, punë e madhe fort, fundja unë nuk ushqej më shpresa se ti do të bëhesh ndonjëherë burrë me moral, por thjesht po ta them që ta dish: Je krejt mediokër dhe pa skrupuj.

“Blend matrapazi, nuk të kisha parë ndonjëherë të silleshe si një k…derr tullac” Read More »

Një model si “Stresi”? Habit pedagogu: Mund të bëhet deputet

Shpesh diskutojmë për edukatën dhe modelin që krijojnë tek të rinjtë këngëtarët dhe reperat e sotëm me vargjet dhe muzikën e tyre.

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar këtë herë 2 fenomene të cilat prekin kryesisht fëmijët dhe adoleshentët. Psikologia Ervisa Lula dhe filozofi Klementin Mile janë ndalur si fillim tek modelet që po merr ky target grup, si shembull për të analizuar këtë fenomen është marrë këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”, i cili është një nga personazhet më të pëlqyer nga këto mosha.

Kultura që përcillet në të tilla modele, ajo që dominon është kultura e agresivitetit dhe dhunës e cila është shqetësuese edhe për faktin se merr mbështetje të gjerë. 324 mijë ndjekës në Instagram tregojnë qartë tha pedagogu Mile se nëse do të presi disa vite ky këngëtar, pse jo mund të pretendonte të bëhej edhe deputet.

Duke theksuar edhe faktin që para pak ditësh ai është marrë si i akuzuar pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të dy ekspertët kanë theksuar se duhet të jenë prindërit të parët ata që duhet t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se çfarë është ky model i përcjellë përmes të gjithë këtyre artistëve.

Stresi është thjesht një shembull, por mesazhi përmes këngëve të këtij zhanri muzikor është i ngjashëm “ unë nuk jam i keq, bota është e keqe, nëse ndjekim gjithmonë rregullat, atëherë do të humbasim”.

Një model si “Stresi”? Habit pedagogu: Mund të bëhet deputet Read More »