Opinione

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, asnjë hap pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi pasditen e sotme në Vorë, tha se më 30 qershor, nuk do të lejohen zgjedhjet.

“Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje matshe hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje të mos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve, por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Ai sulmoi po ashtu edhe kandidatët e Partisë Socialiste për kryebashkiakë në disa bashki, duke thënë se ata përmenden në dosje për shitblerje votash. /

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, asnjë hap pas Read More »

Kryemadhi me të rinjtë: Ne dështuam ta bëjmë Shqipërinë shtet, bëjeni ju

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, me të cilët diskutoi për problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore.

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se “maturantët dhe gjimnazistët janë një gjeneratë shumë energjike. Dua t’ju falenderoj dhe është e rëndësishme që tryeza të tilla të bëhen shpesh, pasi ndihmoni në zgjidhjen e të gjithë problematikave në sistemin tonë arsimor”.

“Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, një sensibilizim për ne, sepse pjesëmarrja juaj në aktivitetet tona rrit detyrimin tonë ndaj bindjeve politike. Dua të them që arsimi është shumë i rëndësishëm, është prioriteti ynë kryesor”, – nënvizoi ajo.

Duke u shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, Kryemadhi i bëri apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj.

“Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë por, duhet t’ju japim kurajon që ta bëni atë Shqipëri që duhet. E them këtë me bindjen e plotë sepse në 30 vite tranzicion ia kam kushtuar të rinjve, por edhe atyre që nuk janë sot këtu, janë në emigracion”, – theksoi Kryemadhi.

Duke folur për protestat e opozitës, Kryemadhi tha se “shqiptarët me protestat e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë kapërcyer paksa. Por, qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë kundërshtarëve”./atsh

Kryemadhi me të rinjtë: Ne dështuam ta bëjmë Shqipërinë shtet, bëjeni ju Read More »

Rama: Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë

“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestave të dhunshme të opozitës.

Kreu i qeverisë publikoi foto nga puna që po bëhet për pastrimin e fasadës së Kryeministrisë, e cila ka qenë vazhdimisht objekt i akteve të dhunshme nga protestuesit e opozitës.

“Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, tha Rama./atsh

Rama: Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë Read More »

Basha: Ne jemi mazhoranca morale e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se opozita është mazhoranca morale e vendit. Duke folur pas protestës së opozitës, Basha tha se në këtë betejë ka shumë nga ata që thonë që Lulzim Basha dhe PD duhet të investojnë më shumë sesa për rrëzimin e Edi Ramës, dhe kanë të drejtë.

“Kjo nuk është një luftë për karrige, dhe prandaj nuk kam pranuar të hyjë në zgjedhje pavarësisht këshillës miqësore të disa miqve, për të hyrë edhe pse me sondazhe Partia Demokratike fiton. Gjithë këto vite ne me vërtetë kemi bërë luftë por jo me PS, por për pagat e ulta, për më shumë shpresë, për më shumë mirëqenie ekonomike.

“Beteja ka qenë më Rahman Rahjan, me Shullazin me Imer Lalën, këto që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor që kanë qenë në emër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Ne jemi mazhoranca morale e këtij vendi, në këtë betejë nuk jam që të ndërrojmë Ramën me Lulzim Bashën. Un jam për një sistem drejtësi të ri, kur nuk kapen tre pushtetet nga një person. Ne kemi një plan, dhe unë kam një vizion për ta arritur këtë. Disa prej këtyre ideve i kemi diskutuar, dhe shpresoj të arrijmë në një referendum popullor. Nëse do të kemi një president nga populli, kufizim të pushtetit të kryeministrit, një gjykatë që nuk do të mbrojë të pushtetshmit, normal që kjo kërkon një reforme të thellë. Pa ndarë politikën nga krimi, nuk mund të ketë një debat të thellë për ndryshimet që duhet bërë. Prandaj duhet të kthejmë votën e lire, themelin e themeleve”, tha Basha. /atsh

Basha: Ne jemi mazhoranca morale e vendit Read More »

Ata nuk mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, do humbasin edhe mbështetjen e pakicës

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediet pas protestës së djeshme të dhunshme të opozitës, tha se drejtuesve opozitarë iu thotë mendja se mund të marrin peng dhe të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit në raport me Drejtësinë.

“Flas për kokat e kësaj veprimtarie të paligjshme e të turpshme që kurrë nuk e kanë dashur dhe nuk e duan Reformën në Drejtësi, në realitetin e zbatimit të saj se i friken drejtësisë si djalli temjanit”, tha ai.

“Dhe mendojnë se duke bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, çeljen e negociatave do fitojnë.

Nuk do fitojnë aspak, po do humbasin edhe shumë nga ajo që kanë sot, edhe nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu”, theksoi Rama.

“Dua ta përsëris, nuk goditet qeveria jo nga 7 orë po nga 7 mijë orë, as nga kapsollat, bombat molotiv, mjetet piroteknike të paligjshme, por goditet veç policisë së Shtetit, që iu rrezikohet jeta, Shqipëria. Kush fitoi nga përhapja në gjithë pasqyrat informative të botës e pamjeve të Shqipërisë së atyre 7 orëve, Askush. Kush humbi? Çdokush nga ata që erdhën në protestë jo për të hedhur bomba molotov, po sepse besojnë në diçka tjetër, pasi janë njerëz që në të përditshmen nuk jetojnë si udhëheqësit e tyre rrugëdalë, që punët e tyre i kanë në rregull. Askush nga ata nuk rri pa gjumë për faktin se nuk di si do shtrojë tavolinën nesër për familjen”, theksoi Rama.

“Jeta ekonomike e të gjithëve mbrëmë mori një goditje tjetër mbrëmë. Nuk u goditën ata që sollën njerëzit aty dhe i pajisën me bomba molotov dhe që u paguan miliona lekë fishekzjarre e kapsolla, ata nuk e kanë problem, por u goditën ata që presin turistë për të ushqyer familjet, çdo biznes i vogël që për shkak të turizmit fiton më shumë, ata që çdo mëngjes hapin derën e dyqanit, fabrikës e serës e jetojnë duke shitur prodhimet në një treg ku konsumatori nuk vrapon të nesërmen të konsumojë po mbyllet në shtëpi”, theksoi Rama.

“Nuk ka shans teorik e jo më praktik të rrëzosh një qeveri legjitime të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ndodh, se nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu”, përfundoi kryeministri Rama. /atsh

Ata nuk mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, do humbasin edhe mbështetjen e pakicës Read More »

Rama mesazh Bashës: Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga konferenca për mediet në Kryeministri, ditën e sotme, pas protestës së dhunshme të një nate më parë.

“Mund të tingëllojë si predikim në hava por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë përpara. Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë për një arsye të thjeshtë që me shumë të drejtë, llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i një alternative qeverisëse tek ky stacion kur me zë të ngjirur thua aman ik”, theksoi Rama.

Ai shprehu gatishmërinë për dialog. “Jam i gatshëm për dialog për të diskutuar dhe fatmirësisht ata me Bashën në krye nuk kanë nevojë për karrike. I kanë djegur karriket e tyre dhe janë popull, kështu që nuk kemi pse të mos ulem dhe të diskutojmë për të mirën e popullit, nisma ligjore dhe veprime që ata si popll kanë shqetësim për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për pazar, gjë që unë e besoj se besoj gjithmnë në çdo gjë që thotë Luli. Përndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës. Ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi, je gati t’i heqësh vizën gjithë Shqipërisë për të nxjerrë kunjën e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetar”, theksoi Rama. /atsh

Rama mesazh Bashës: Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë Read More »

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke iu afruar protestës i bëri thirrje Kryeministrit Rama që t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme, ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë.

“Kam një mesazh për Edi Ramën që besoj nuk do jetë në zyrë, por me gjithë ata njerëz në shesh duhet të dijë se në një sekondë zyra e tij pushtohet, ndaj t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai e di, që do të jetë më keq nëse ata i hyjnë në zyrë”, – u shpreh Kryemadhi.

“Nuk është akti final. Akti final vjen kur shqiptaret të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershëm. Është një proces që do të vazhdojë edhe për një periudhë kohe, të shkurtër dua të them. Avarësh për qytetarët, mediat duket e gjatë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është sensibilizim. Çdo protestë që në bëjmë njerëzit shtohen dhe marrin pjesë më shume. Kjo tregon që ne jemi në rrugën e duhur”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ketë surpriza sot në protestë, Kryemadhi tha se “surpriza janë ata qindi mijëra qytetarë që kanë vërshuar në bulevard. Opozita nuk është më pakicë. Ne duhet t’u japim qytetarëve shansi që të zgjedhin atë që duan, tu krijojmë mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Kryemadhi dha edhe një mesazh për Policinë. “Kam një mesazh për të gjithë ata policë që janë të detyruar të vendosen përballë protestuesve dhe qytetarëve. I bëj thirrje protestuesve të mos konfrontohen me policët e thjeshtë. Por kam thirrje dhe për ata drejtues policie që kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë qytetarët”.atsh

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë Read More »

Braçe: “Berisha dhe Basha duhen paditur për blerje të mjeteve të helmit masiv”

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi PD ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë protestës, ku u hodh gaz lotsjellës.

Braçe thekson se po të jetë puna për hetime se janë përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të helmit masiv.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht”, thekson Braçe.

“Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj., i kam unë!”, shton ai./atsh

Braçe: “Berisha dhe Basha duhen paditur për blerje të mjeteve të helmit masiv” Read More »