Opinione

Kulluri: Basha ik! Je i paaftë!

“Partinë po e mban peng një njeri i paaftë dhe pa asnjë lloj përgjegjësie për dështimet”, deklaroi sot ish-anëtar i Këshillit Kombëtar PD- së, Edvin Kulluri, ndërsa thekson se PD nuk bind se është alternativë më e mirë se qeverisja Rama.

Kulluri akuzon se nuk transparencë brenda partisë dhe është shndërruar në një opozitë e “forcës së zakonit”.

“PD zyrtare ka 6 vjet që vetëm kundërshton, kritikon, denoncon dhe replikon me qeverinë! PD zyrtare nuk bind se është më e mirë se banda e Ramës në pushtet, nuk krijon alternative dhe ekip të besueshme. PD zyrtare nuk dëgjon brenda partisë se si mund të jetë me demokratike, me transparente, me krijuese, me alternativë, me e djathtë, me e drejte dhe me reflektuese. PD zyrtare është shndërruar në opozitë e “forcës së zakonit”! “, shprehet ai

Po ashtu, Kulluri shton se demokratë u lodhën nga bojkoti dhe duke bërë hapa pas.

“Pasqyrë e keqe e vetës dhe kundërshtarit por jo oferte më e mirë qeverisëse! Mjafton rrumpalla në politikën e jashtme me rastin e Memorialit të Grushtit të Shtetit në Turqi për të kuptuar se ç’shëmti është ky lidership! Demokratet u lodhën, u robtuan nëpër protesta, bojkote dhe marrëzitë e një njeriu dhe rrethit të tij besnik duke bërë vetëm “hapa pas” dhe “asnjë hap para”! “, shprehet ai.

Gjithashtu, Kulluri thekson se “partinë po e mban peng një njeri i paaftë dhe pa asnjë lloj përgjegjësie për dështimet e një pas njëshme! Po i tërheq dëshpërishmisht nga “gënjeshtra në gënjeshtër”.

“10 revolucione imagjinare ka drejtuar deri tani dhe Rama ndërkohë ka arritur çdo fitore prej humbjeve të PD! Nëse ke halle të tuat, këto nuk janë hallet e PD dhe shqiptarëve! Bëhu burrë dhe ik, por ti nuk je i tillë, se burrat nuk fshihen dhe nuk gënjejnë! Burrat mendojnë, burrat bashkojnë, burrat luftojnë, burrat prijnë, burrat fitojnë! Dhe kur nuk i arrijnë këto, ikin “si burrat”!”, thekson Kulluri duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha./atsh

Kulluri: Basha ik! Je i paaftë! Read More »

Josif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë

Kryeministri Edi Rama publikon opinionin e studiuesit dhe kritikut të artit, Josif Papagjoni i cili thotë se duhet të bëhet një godinë e re teatrore.

“Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit”, shprehet Rama ndërsa publikon qëndrimin e kritikut të artit.

Papagjoni deklaron se “kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri”.

“Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku”, thekson ai.

Duke vënë në dukje se duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet, Papagjoni shton se “njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistic”.

“ Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri”, deklaron kritiku I artit, Josif Papagjoni./atsh

Josif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë Read More »

Zamira Kita: Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë, duhet teatër i ri

Kryeministri Edi Rama sjell kësaj radhe qëndrimin e aktores korçare, Zamira Kita që i shtohet zërave të shumicës së artistëve për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar.

“Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Objektet, sendet, garderoba e aktorëve që kanë luajtur në atë skenë, të ruhen në teatrin e ri që do të ndërtohet, të krijohet një muzeum i vizitueshëm për të gjithë”, deklaron aktorja e njohur, Zamira Kita.

Më tej, Kita shton se duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet.

“Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod. Sado që ta rikonstruktojmë atë, nuk besoj se do bëhet një sallë e mirë, e përshtatshme. Unë jam për një teatër të ri. Pse jo, për një projekt si ai që kemi parë, një projekt modern, që të na mundësojë shumë ambiente në funksion të teatrit, siç kemi parë nëpër botë. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike”, shprehet ajo.

“Aktorja e mirënjohur korçare, Zamira Kita, njëra ndër protagonistet e gjeneratës së ndërmjetme, mes themeluesve dhe më të rinjve të komunitetit teatror shqiptar, shumë e duatrokitur dhe e respektuar për kontributin artistik, ndan opinionin e saj për Teatrin Kombëtar bazuar në një eksperiencë të gjatë e plot pasion në skenën shqiptare”, shprehet Rama duke publikuar qëndrimin e aktores Kita për ndërtimin e Teatrit të ri./atsh

Zamira Kita: Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë, duhet teatër i ri Read More »

Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do ta çlirojnë demokracinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “zgjidhja e krisës politike kalon nga politikanë me pranga në duar”.

Basha thekson se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do ta çlirojnë demokracinë.

“Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale”, shprehet ai./atsh

Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do ta çlirojnë demokracinë Read More »

Aktori Helidon Fino: Duhet ndërtuar një Teatër i ri, kemi interpretuar në -2 gradë

Aktori i njohur Helidon Fino deklaron se duhet ndërtuar një Teatër i ri Kombëtar, pasi sipas tij, ai aktuali është i amortizuar totalisht.

Si pjesë e Teatrit prej shumë vitesh, ai thotë se duke qenë pjesë e aktiviteteve artistike përgjatë këtyre viteve, ka përjetuar situata të vështira gjatë interpretimit, për shkak se godina nuk ofronte kushtet e nevojshme as në dimër dhe as në verë.

“Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24/24 orë dhe e kam shoqëruar këtë institucion në të gjitha mënyrat në aktivitetet artistike, në momente të ndryshme politike sidomos dhe në momentin kryesor të përfolur që është godina, e cila ka ardhur në një moment amortizimi total ku unë të paktën vitet e fundit sjell në memorje interpretimet e mia në skenë në -2 gradë dhe në 40 gradë, dhe kjo është fakt dhe është absolute. Mendoj dhe për të gjithë komunitetin sigurisht që nuk më ka pëlqyer ndërhyrja e politikës për këto ndarje të komunitetit sepse kur hyn politika ndan edhe një familje në dysh dhe jo më një komunitet dhe një komb”, shprehet aktori Helidon Fino në një prononcim për mediet.

Ai thekson se teatri ri duhet të ndërtohet në territorin e vet që i takon, dhe jo diku tjetër. “Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10-20 vjet me këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t’i vjetërojnë para kohe”, shprehet aktori.

“Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik, por besoj edhe kombëtar dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt aty ku është në sipërfaqen e vet ku i takon me të gjitha parametrat. Madje madje jo vetëm kaq por doja të bëja një thirrje ministrisë dhe qeverisë e ka të nevojshme sigurisht që me teatrin e ri dhe tashmë edhe një buxhet akoma dhe më i madh sepse nuk mundet dot të interpretojmë më me gjysma skenash, me gjysma kostumesh. Dhe qeveria e ka këtë detyrë dhe duhet ta kryejë”, përfundoi aktori Fino.atsh

Aktori Helidon Fino: Duhet ndërtuar një Teatër i ri, kemi interpretuar në -2 gradë Read More »

Reshat Arbana: Të bëhet një teatër i mirë, t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin

“Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin”, deklaron aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana.

Në vijim të qëndrimeve të aktorëve të njohur që mbështesin prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama shpërndau sot qëndrimin e aktorit Reshat Arbana.

“Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër”, thekson Arbana.

Duke ndarë këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama shprehet se “njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar”.

“Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij”, shprehet Rama./atsh

Reshat Arbana: Të bëhet një teatër i mirë, t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin Read More »

Artisti Ardian Cerga: E mjerueshme ngrehina e godinës, domosdoshmëri një teatër i ri

Artisti i përndjekur nga regjimi komunist, Ardian Cerga mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Domosdoshmëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë përveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretuar kollosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër… Qesharake!”, shprehet ai.

“Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshëm ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parametrat që koha kërkon; gjithmonë në vendin ekzistues dhe në territorin e tij natyrisht! Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri…”, deklaron artisti Cerga.

Duke sjell në vëmendje opinionin e artistit Cerga, kryeministri Edi Rama shprehet se “Ardian Cerga u shfaq në vëmendjen e publikut, si një profil i ri dhe jashtë kornizës së asaj kohe, kur pati fajin se i ngjante më shumë gansterëve që interpretonte Alen Deloni, se sa partizanëve apo ballistëve të Realizmit Socialist. E trajtuan si një artist të degjeneruar dhe e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit, pa të drejtë aktrimi!”.

Po ashtu, kryeministri thekson se “edhe Ardian Cerga e ka një opinion për çështjen e teatrit dhe si të gjithë ata që duan teatrin përpara politikës dhe nuk kapen pas politikës për të bërë teatër, ai mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ne të njëjtin territor”.atsh

Artisti Ardian Cerga: E mjerueshme ngrehina e godinës, domosdoshmëri një teatër i ri Read More »

Artan Imami: Dakordësi dhe nevojë urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar

Aktori i njohur Artan Imami shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar.

Në vijim të qëndrimeve të aktorëve të njohur që mbështesin prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama shpërndau sot qëndrimin e aktorit Artan Imami.

“Një godinë, e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cënuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë”, thekson Imami.

Duke ndarë këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama thekson se “Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar”./atsh

Artan Imami: Dakordësi dhe nevojë urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar Read More »