Opinione

Nuk është Luizi ai që e fiton Big Brother VIP Albania, ja kush e merr sipas Alfred Cakos

Konspiracionisti Alfred Cako ka deklaruar se fituesi i Big Brother VIP Albania tha se Bledi Mane do të fitojë këtë Big Brother pasi ka hyrë me një princip në jetë, do ti kundërvihet banorit Luiz Ejlli dhe se sipas tij do ta mposht.

Reagimi i plotë:

I uroj mikut tim Bledi Manes suksese dhe fitore ne Finale te BBVA.

Ashtu sic ka princip ne jetë, do ti kundervihet Luizit dhe do ta mposhte pa asnje dyshim, me ka premtuar se te gjitha parat e finales do ti dergoj per bamiresi .!

Rrethi Katror do te vazhdoj me mua dhe Milaimin.

Dmth tashi do te perballem me nje Sor osian me pak.

Nuk është Luizi ai që e fiton Big Brother VIP Albania, ja kush e merr sipas Alfred Cakos Read More »

Kush mund të jetë arsyeja për g oditjen e Turqisë? Konspiracionisti Alfred Cako lëshon deklaratën e papritur

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me tërmetin 7.8 ballë që ka shkaktuar një kaos vi ktimash dhe të pla gosurish në Turqi.

Cako thotë se kjo mund të jetë një lë kundje me origjinë artificiale e cila shkaktohet përmes sistemin HAARP dhe se kjo go ditje mund të vijë si shkak që Turqia nuk po i përgjigjet krahut sekret të NATO-s.

Cako: Të gjithë kemi parë se ky të rmet i rëndë në Turqi mund të ketë edhe origjinë artificiale, pra përmes asaj që e kemi thënë prej kohësh me sistemin HAARP.

Ky sistem krijon valë të ndryshme duke ndikuar në trurin e njeriut, përmes valësh të shkurta dhe krijon de presion tek shumë njerëz.

Po kush mund të jetë arsyeja për god itjen e Turqisë? Thonë se Turqia mund të dalë nga NATO dhe nuk po i përgjigjet krahut sekret të NATO-s.

Kush mund të jetë arsyeja për g oditjen e Turqisë? Konspiracionisti Alfred Cako lëshon deklaratën e papritur Read More »

Deputeti i PD: ‘Rama frikacak, një burracak.Nuk e bën dot detyrën e kryeministrit, fshihet poshtë tavolinës’

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka folur në lidhje me debatin që ka “ndezur” politikën shqiptare që është çështja e McGonigal dhe përfshirja në skandal e emrit të kryeministrit Edi Rama.

Alizoti u shpreh se kjo është kriza më e madhe që ka prekur vendin dhe se sipas tij Rama është frikacak dhe se fshihet. Ai ndër të tjera tha se Rama nuk mund ta bëjë detyrën e Kryeministrit.
“Ky është nga ata që futet poshtë tavolinës. Kur ka një kriz o duhet ta përballosh o të japësh dorëheqje. Ai duhet të vijë dhe të flasë. Edhe dictatorët i mbajnë me forcë dhe përballë. Rama vetëm kryeministër që nuk është, është frikacak, një burracak.

Në demokraci pushteti jep llogari para disa institucioneve. Parlamenti nuk funksionon në Shqipëri. Mediat ata që provojnë por kërcënohet. Edi Rama nuk e përballo dot detyrën e kryeministrit. Kjo është kriza më e madhe e shënuar në Shqipëri ndonjëherë.

Kush mban kosto që një zyrtar i FBI është takuar me dy njerëz. Kryeministri nuk flet dhe del vetëm në disa TV sa i bëjnë qoka” u shpreh Alizoti për “Kjo Javë”.

Deputeti i PD: ‘Rama frikacak, një burracak.Nuk e bën dot detyrën e kryeministrit, fshihet poshtë tavolinës’ Read More »

Berisha i bindur: Unë e mund Edi Ramën!

Kreu i KQZ-së paralajmëroi sot se PD mund të mbetet pa regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, e megjithatë Sali Berisha thotë i sigurt se do ta mundë Edi Ramën me 14 maj.

“Unë e mund Edi Ramën. Jam personi që e kam mundur më shumë. E kam nxjerrë nga bashkia, e kam mundur në 2009. Do ta mund, nuk ka diskutim. Objektivi në këto zgjedhje është fitorja.Kjo logo, kjo sigël të jetë sigla e parë në vend”.

Në emisionin “Ora e Betit” ai tha se në rast të hu mbjes së zgjedhjeve lokale nuk do të dorëhiqet por do të votohet.

“Nuk do largohem, do votohem. Janë zgjedhje lokale, kurse në zgjedhje të përgjithshme nuk ka votim”, deklaroi Berisha.

Berisha i bindur: Unë e mund Edi Ramën! Read More »

Ndoka krahason Ramën me Luizin: Do ta martojmë një javë rrjesht

Deputeti Nard Ndoka ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, foli në lidhje me aksionin politik të opozitës, protestën e 11 shkurt.

“Do ta martojmë Ramën 1 javë rrjesht”, është shprehur deputeti duke paralajmëruar në këtë formë për protesën e opozitës, dhe duke e krahasuar kryeministrin me këngëtarin Luiz Ejlli në BBV2.
“Në postimin në FB, kam krahasu dy modelet. Luizi po bën një lojë në një ndër emisionet më të ndjekurit sot, ku loja e tij ka një lloj morali, edhe me veprimet, që pati pasione, pati ndjeshmëri, pati dashuri…u martua. Ndërsa Rama që po luan me shqiptarët, si Luizi, por ky nuk ka pasion, nuk ka dashuri për këtë vend, s’ka respekt. Ky është krahasimi që kam bërë unë mes këtyre dy modeleve.

Luizi që po luan është shumë I ndershëm, ndërsa Rama që është votuar për të udhëhequr po luan jashtëzakonisht në mënyrë të pandershme me intersin e qytetarëve dhe të ardhmen tonë.

…Ne do ta martojmë Ramën një javë rrjesht, në aspektin politik”, u shpreh Ndoka.

Ndoka krahason Ramën me Luizin: Do ta martojmë një javë rrjesht Read More »

Sociologia ngre alarmin: Fëmijët luajnë Big Brother në shkollë

Fenomeni Big Brother, është futur edhe në shkolla. Kështu thotë sociologia Marsi Simo e cila me shqetësim shpreh se një prind i ka treguar se fëmija i tij, si formë argëtimi në klasë, luajnë Big Brother.

“Jam e shokuar, e mërzitur, e inatosur të gjitha bashkë. Fenomeni i Big Brother, është futur deri në shkollë. Një prind më shprehu si shqetësim bisedën që kishte bërë më fëmijën e tij, që i kishte treguar se në klasë, luajnë Big Brother.

Mësuesja imiton Arbanën, nxënësit imitojnë Luizin, Kiarën, e me radhë”, u shpreh sociologia Simo në një video të publikuar në Instagramin e saj.

Sociologia ngre alarmin: Fëmijët luajnë Big Brother në shkollë Read More »

Ish deputeti i njohur tregon çfarë po kërkon kryeministri nga Luizi

Luizi është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale duke u komentuar kudo.

Madje së fundmi është përmendur edhe nga Nard Ndoka, i cili ka bërë një status ku shkruan se Edi Rama e ndjek Big Brother pikërisht prej Luizit.

“Ka tre netë pa gjumë Ed Rama, tu shiku Big Brother VIP, me i vjedh stilin Luizit!”, shkruan Ndoka.

Ish deputeti i njohur tregon çfarë po kërkon kryeministri nga Luizi Read More »

Deklarata e noterëve për Luizin që trazoi gjithë rrjetin, ish-banorja e njohur e ‘Big Brother’ shpërthen ndaj Top Channel: Meritoni të falimentoni

“Fan Club” në Top Channel publikoi një video me dëshmi të noterëve të cilët tregonin se vula e noterit Luiz Ejllit i është hequr për shkak të mosprezencës në punë.

Ata gjithashtu u shprehën e i kanë dhënë 200 mijë lekë të rinj, pas kërkesës së tij me arsyetimin se kishte një problem shëndetësor, por pa e specifikuar se çfarë.
Por të shumta kanë qenë sulmet ndaj programit duke u akuzuar se po mundohet të dëmtojë imazhin e Luizit duke investiguar në të shkuarën e tij jashtë.

Për këtë ka reaguar dhe një nga ish-banoret e “Big Brother”, Gerta Shino duke shkruar se Luizit duhet të gjykohet për lojën brenda shtëipisë së BB VIP dhe se çfarë bën jashtë është punë për të.

“Gjithsesi, shpresoj shume qe Luizi te dali nga BB, sepse e meritoni te falimentoni! Se sa per ata te tjeret sdo marri njeri mundimin te ndezi TV! Dhe cna intereson ne kujt i ka Luizi borxh? Ata po gjykohen ne lidhje me lojen aty brenda, se si sillet ai me ata qe bashkjeton aty! Se kemi degjuar as tu kerkoj lek, as rroba, as ushqime! Per ate qe shofim ne eshge OnTop! Pastaj se ca ben jasht eshte puna tij!”, shkruan Gerta duke marrë mijëra pëlqime.

Deklarata e noterëve për Luizin që trazoi gjithë rrjetin, ish-banorja e njohur e ‘Big Brother’ shpërthen ndaj Top Channel: Meritoni të falimentoni Read More »