Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar foli edhe për alienët.
Ai pohoi ekzistencën e tyre, madje ka disa lloje racash. Ata që e duan humanizmin dhe ato që nuk e duan, madje shtoi ai që ka luftë mes tyre se kush do të civilizojë tokën.
Ndër të tjera ai shtoi se edhe në Shqipëri ka alienë:
“Ka pasur madje edhe raste me disqe të filmuara, si jo?! Por ama teknologjia e tyre është aq e lartë, sa që nëse ti je dëshmitar, piketohesh nga ata dhe të heqin memorien afatshkurtër”.
“Të spostojnë dy-tre orë nga momenti që ke parë atë dhe ti nuk mban mend asgjë”, u shpreh ai në programin EXPULS, Rtv Ora.
/NOA.al
Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv ka deklaruar se vizita e kryeministrit Rama në Turqi ka patur edhe qëllime personale.
Sipas saj, vizita e Ramës ka qenë për të përgatitur azilin e tij politik.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha: “Nuk mund të gjykoj presindetin Erdogan. Unë dua të gjykoj kryeministrin tim. Bëri atë paraqitjet në momentin kur vendi po kalon një krizë shëndetësore si ajo e pandemisë së koronavirusit.
Nuk do të dëshiroja që vizita e Ramës do të vendoste integritetin dhe sovranitetin për të siguruar një azil politik për veten e tij. Unë them se vizita e Edi Ramës ashtu ka qënë për të përgatitur azilin e tij politik.”
Kryeministri Edi Rama më 6-7 janar 2020 zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë kēsaj vizite u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi për ngritjen në njē stad të ri të partneritetit strategjik e të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Moderatori Arian Çani është shprehur në emisionin “zonë e Lirë” se ka informacione për pesë çështjet që ka biseduar kryeministri Rama gjatë drekës me kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme.
Sipas tij, Rama ka premtuar në Athinë se do të zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa pas kthimit ka siguruar edhe 7 mijë doza të vaksinës si dhuratë nga Greqia. “Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para, Edi Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan”.
“E dyta, nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët”.
“E treta, Ramsi ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri”. “E katërta, Ramsi ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit.
“E pesta, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas për Shqipërinë.
“Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej”, tha Arian Çani.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar se do të hyjë së bashku me PD në disa zona të caktuara në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një intervistë për “Syri”, Kryemadhi tha se kjo gjë do ë bëhet pasi ka bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.
“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta.
Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.
Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë.
Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi.
Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, në një intervistë ekskluzive për “Politik On” në RTV Ora, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku pas mësymjes së pro testuesve pro-Trump pati 4 vi ktima dhe shumë të pl agosur e të arrestuar.
Sipas diplomatit, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e djeshme.
Arvizu shtoi se, kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.
Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Washington?
Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë. Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.
Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Washington?
Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake news, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë. Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria.
Ajo që ndodhi dje në Washington ishte tu rpëruese dhe shkuese për ne.
Kryetarja e Partisë më të re, Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se mandatet e fituara në këto zgjedhje do të shkojnë në ndihmë të së djathtës, por jo Partisë Demokratike.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Opinion”, Topalli tha se ajo është kundër 3 kryetarëve të partive të mëdha të vendit dhe se nuk i bashkon forcat me PD-në për shkak të liderit, Lulzim Basha.
Më tej, Topalli tha se nuk është një frymë e re në politikë, por një alternativë e pakorruptuar.
“Votat e elektoratit të djathtë do i kthehen të djathtës, duke iu shtuar mandateve të partisë tjetër, duke hyrë në një proces të ri për një kryeministër të pa ko rruptuar. Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj. Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet. Unë e kuptoj që ka nga ata që nuk dëshirojnë që të marrim mandate. Unë jam optimiste sepse ne po përjetojmë një situatë krize, politike dhe ekonomike. Unë po flas për Lëvizjen për ndryshim, që në emrin e saj ka 2 fjalë kyçe, Lëvizje dhe ndryshim. Ai ndryshim i kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë. I jepte fuqi më të mëdhaja kryetarit të Partisë, por jo që t’i shkilte të gjithë të drejtat. Ka një përqindje shumë të madhe të qytetarëve që ndihen të tradhëtuar nga Edi Rama.
“Unë nuk jam frymë e re, unë jam ndryshe. Nuk jam e korruptuar. Unë nuk kam marrë pjesë në tendera, nuk kam marrë vila. Kam qënë kryetare e Parlamentit dhe si e tillë kam pasur një kompetencë për të moderuar deputët brenda asaj salle. Është imperative në këtë moment për të marrë vendime të forta kundër korrupsionit, për të menaxhuar taksat e shqiptarëve dhe për të pasur një drejtësi më sociale. Atyre i mungon një alternativë. Ne jo vetëm ju japim një alternativë ku shtetin po e lënë shumë qytetarë, buxheti po boshatiset,” tha Topalli.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio, ku ka folur dhe përtej kontekstit të politikës dhe aktualitetit.
E pyetur se si do t’i krahasonte krerët e politikës me kafshët, Kryemadhi ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, sidomos për Ramën dhe Bashën.
Lidhur me veshjen e kryeministrit ajo tha se nuk i pëlqen pasi vishet me të gjera dhe nuk ia tregon format.
Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të. Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprrolli se ecën shpejt.
Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?
Kryemadhi: Nuk më pëlqen, sepse vishet me çitjane. Burri duhet t’i duken pak format.
Pyetje: Po pse kanë burrat forma?
Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.
Aktori Laert Vasili dallohet gjithmonë për deklaratat e tij pa ‘doreza’. Ai u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk iu trembet aspak kritikave.
Në emisionin “Repolitix”, Vasili ‘u kap’ me fjalën referendum, që sipas tij kemi fjalën e bukur shqipe “zgjedhje”.
I ng acmuar nga moderatori, ku i kujtoi se fjala ‘referendum’ gjendet edhe në Kushtetutë, Vasili tha se këtë nuk mund ta pranojë dhe se për këtë mund edhe ta sh ajnë, duke pranuar se është ‘grek’.
Laert Vasili: Referendum është një fjalë e huaj, ne kemi fjalën tonë shqipe ‘zgjedhje’.
Moderatori: E ka edhe në Kushtetutë.
Laert Vasili: S’ka gjë. Ja po iu them vetë. Unë jam grek. Le të më sh ajnë…