Opinione

‘Pa sa do të donim që vetëm për një çast ta harronim vërtet atë dreq politikë…!’/ Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj
Ah sikur…!
Do të doja që vetëm për një farë kohe të harroja politikën.
Patjetër që edhe ju do të dëshironit, që si unë, të harronit atë që më shumë se gjithëshka ju lodh dhe ju streson, politikën.
Do të dëshironim që vetëm për një çast veshët të na binin në qetësi dhe sytë mos të na i zinin kurkund politikbërësit tanë.
Të na zhd ukeshin nga çdo imagjinatë, të na fshiheshin nga çcdo çip i memories sonë…!
Të na ç’bëheshin nga dejet, nga ndjenjat, nga idealet tona…!
Sa do të dëshironim që për një moment, si nga një kompjuter gjigand, ti kançelonim përnjiherë dhe të mos kishim, për atë moment, asnjë nga ata të përditëshmit e mërzitshëm…!
Asnjë për bé !
Oh sa mirë do të ish. Do të ngopeshim nga lumturia, gëzimi dhe hareja. Do të ç’mpiheshim nga lodhja e do të ç’lodheshim nga mpirja. Do të na ikte st resi dhe do të na pushtonte qetësia ! Nuk do të kishim më ne mes tonë fytyra të pafytyra, burra pa burrëri dhe trima pa trimëri…!
Sa mirë do të ishim pa të gjitha këto. Do të jetonim pa e vr arë mendjen nën qiellin e mbitokën tonë, me hallin tonë, me lumturinë apo dhe hi dhërimin tonë…!
S’do të zgjoheshim me pagjumësinë e fr ikshme të përnatëshme , për lloisje hesapesh pambarim.
Do ta nisnim agimin e kthjellët me freskinë e kthjellësise së tij, sejcili sipas ritit të tij dhe pa bombardimin infoçorroditës se ç’u tha dhe ç’u bë nga politika…!
Do të ecnim shpenguar në qejfin tonë pa patur frikë se dikush na regjistron për protesta a dikush tjetër na detyron për mitingje !
Do ta hidhnim hapin të sigurt në trotuaret dhe rrugët urbanë, në lulishtet e parqet plot jeshillëk, do ngopeshim me ajrin e pastër qytetas dhe zemra do na behej mal !
Eh lum’si ne…!
Por vetëm për një çast do na rrëmbente fantazia sepse askush nga ne nuk e harron politikën…!
As unë e as ju nuk rrojmë dot pa zhu rmën dhe str esin e saj. Nuk bëjmë dot pa ata të mërzitshmit e përditshem, me fytyra të pafytyra, mo nstra burrash pa burrëri e trima pa trimëri…!
Nuk rrimë dot pa zhulin dhe pluhurin qytetas, gropat, kanalet dhe rrugët pa rrugë. Nuk rrimë dot pa gjumin e shprishur të natës, nuk rrimë dot pa këtë lemeri…!
Pa sa do të donim që vetëm për një çast ta harronim vërtet atë dreq politikë…!

‘Pa sa do të donim që vetëm për një çast ta harronim vërtet atë dreq politikë…!’/ Nga Genc Demiraj Read More »

Basha nga Kavaja: Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen…

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin elektoral këtë të martë nga Kavaja, pikërisht një ditë pasi atje u pl agos një nga aktivistët e PD të këtij qyteti, Bledar Okshtuni.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ora e ndryshimit po afron dhe se Kavaja do të sjellë fitoren e të gjithë Shqipërisë.

Basha deklaroi se Kavaja ka sjell demokracinë dhe fitorja sipas tij, nuk e ndalohet nga su lmet e bëra, e këtu iu referua pla gosjes së djeshme.

“Të rinj dhe të reja të Kavajës, qytetarë, ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e Kavajës e Shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite me radhë e mbajti peng vendin. E përzuri rininë. I ka hyrë fr ika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i hu mbjes e ka tm erruar, sepse ai më shumë e më mirë se asnjëherë e di se me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama h umb.

Vëllezër dhe motra, Kavaja, ia ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para. Ishte Kavaja që nuk u tr emb kurrë nga diktatura. Është Kavaja që e ndezi fitoren tonë për ndryshim. Është Kavaja që do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.

Padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një vatër zja rri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores tonë më 25 prill. Që nuk e mbyll dot, as su lmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë”, deklaroi kryedemokrati./NOA.al

Basha nga Kavaja: Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen… Read More »

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi, që deri më 3 maj, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në drejtim të Shqipërisë, duhet t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore, për shkak numrave në rritje me COVID në këto dy shtete.

Lidhur me këtë zhvillim u pyet nga gazetarët kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit tha se në lidhje me vendimin, nuk ka targetin për ta komentuar, pasi shtoi se nuk është përgjegjësi e KQZ.

Ai shtoi se anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë dhe kush paraqitet në qendrat e votimit sipas tij, do të lejohet të votojnë.

“Ju e kuptoni që skam asnjë lloj targeti për ta komentuar vendimin. Është në përgjegjësinë e tyre, çështjen e shëndetit në raport me pandeminë i përkasin institucioneve të tjera. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht them se ka të bëjë me sigurinë e shëndetit, cilido mund ta komentojë si të dojë. Në procesin e votimit, se kam pasur disa pyetje, anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me votimin e personave që vuajnë dëminet më burgje, por edhe ato që janë të shtruar në sptiale, Celibashi tha se:

“Në asnjë prej spitaleve nuk janë ngritur qendra votimi, për shkak të pandemisë, sepse nuk duam të vendosim në rrezik komisionerët. Ata votojnë në qendrën e tyre të votimit, por mbetet në menaxhimin e policisë dhe mesa di unë është e zgjidhur si problem. Di të them që në të gjitha institucionet do të ngrihen qendra votimi, jemi në komunikim me drejtorinë e burgjeve. Numrin nuk e kam në total të atyre që do të votojnë, por do ua bëj me dije më vonë”./NOA.al

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’ Read More »

Kryeministri Rama reagon sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë: Në atë ngjarje është pl agosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i pl agosur një nga aktivistët e PD, Bledar Okshtuni. Në një takim në njësin 5 në Tiranë Rama tha se akti është i dënueshëm dhe menjëherë reagoi duke thënë se autori duhet të vendoset përpara drejtësië.

Ai tha ndër të tjera, se politizimi i kësaj çështje ngarkon me faj moral, Bashën, për të cilin thotë se nuk e surprizoi reagimi që bëri, por edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po zhvillon një “fushatë idioteske”.

“Dje ndodhi një ngjarje e papëlqyeshme për të thënë më të paktën dhe e patolerueshme për të thënë të tërën. E pa pëlqyeshme për faktin se ndodhi në sfondin e politikës së ditës dhe të fushatës, e cila s’kishte asnjë lidhje me vendngjarjen, flas për ngjarjen e Kavajës. Nuk kisha pikë dyshimi, që cilado të ishte e vërteta, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe votën e Shqiptarëve do të rendnin atje, për të drejtuar gishtin e akuzës më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh, pa pritur as një orë, as dy orë, që ngjarja të kuptohej se ça ishte.

Unë pa pritur asnjë minutë, thashë atë që duhet ta thotë ai që është serioz dhe ka seriozisht ligjin dhe të vërtetën. Që ngjarja është e patolerushme, autori duhet çuar përpara drejtësisë dhe që Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërkohë Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske, të fushatës. Basha ende nuk kishte folur, por tha atë që mendova që do të thosthe, e jo atë që duhet të thoshte një njeri që pretendon të bëhet kryeministër. Sot gjithçka është e zbardhur, autori jo vetëm që s’ka lidhje me PS, por është një militant i PD, në një she rr që s’kanë asnjë lidhje me politikën.

Natyrisht mund të kishte ndodhur të ishte e kundërta, të ishte i joni, që për të njëjtin sh err të bënte të njëjtin akt. Kjo s’do të shfajësonte në asnjë mënyrë PS, por PD është e fajësueshme për politizimin skandaloz për atë ngjarje. Në atë ngjarje është pla gosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë. Në atë ngjarje është bërë një vepër pe nale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mundet të jesh zëdhënës i ndryshimit dhe thjesht e vetëm të zgjasësh ndryshimin, që e kanë mishëruar, lidershipin e asaj partie”, u shpreh Rama./NOA.al

Kryeministri Rama reagon sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë: Në atë ngjarje është pl agosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë Read More »

Meta: ‘Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill, ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nd ezi edhe më shumë sot atmosferën e tendosur të kësaj fushate elektorale duke bërë thirrje që qytetarët të gjejnë ku janë patronazhistët dhe të merren me ta.

Për ta ilustruar se çfarë duhet bërë me patronazhistët, Meta përdori një pjesë nga poema Anës lumenjve e Fan Nolit:

“Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!

“…Ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!”

Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”, përfundoi thirrja e z.Meta duke ilustruar edhe me këtë foto që sugjeron se në Berat disa qytetarë po de noncojnë shpërndarje thasësh me miell nga eksponentë të PS.

Meta: ‘Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill, ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini’ Read More »

Meta: ’25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT’

Presidenti Ilir Meta deklaroi se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Përmes një mesazhi në “Facebook” kreu i shtetit, shkruan se “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Mesazhi i Metës:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱 Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune hu mbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës./NOA.al

Meta: ’25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT’ Read More »

Paralajmërimi i fortë i Metës

Gjatë konferencës për media, Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se pas disa ditësh do të publikojë provat për “patronazhistët”, sipas së cilët po shantazojnë qytetarët.
“Presidenti do t’ju faktojë me prova dhe dëshmitarë konkret se si është ndërtuar një rrjet dhu nues, ma fioz i tipit Ges tapos, përmes gjojave patronazhistë, që duan të bëhet t utor të qytetarëve shqiptar duke u bërë presion për shërbimet që shteti duhet t’ia realizojë pa asnjë kusht, Presidenti do vijë me fakte”, tha Meta.

Ai shtoi se në 25 prill, “demokracia nuk do të bëhet ku rban”.
“Demokracia nuk bëhet kur ban në 25 prill dhe ne do e tregojmë që jemi në popull shqiponjash dhe jo sorrash që na mb ysin sorrat”, tha Meta.

Paralajmërimi i fortë i Metës Read More »

Ka bërë Rama botox?/ Flet kirurgu estetik: Ja si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme u aludua në rrjet se kryeministri Edi Rama kishte bërë botoks.
Vetë kreu i qeverisë i mohoi këto aludime, duke thënë se fytyra e tij rinore ishte rezultat i lumturisë pas gjetjes së vaksinave për shqiptarët dhe dritës në fund të tunelit të pandemisë.

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” ka thënë se mendon që kryeministri nuk ka bërë botox, por mund të ketë bërë ndonjë terapi me vitamina.
Trajtime të tilla kanë një kosto duke nisur nga 300 euro brenda vendit, dhe shumë më shumë jashtë Shqipërisë.

“Nuk ka bërë botoks, mund të ketë bërë ndonjë mesoterapi me vitamina që japin efekt një përmirësim të lëkurës. Mimika e kryeministrit ka mbetur e njëjta, personat kur bëjnë botoksin nuk kanë mimikë.
Ka kremra që mund të kenë peeling, po marrin rastin më banal. Nuk ka bërë as lifting.
Kur bën botox, këshillohet të mos vendosësh kapele, por kryeministri kishte veshur sot kapele”, tha mjeku.

Ka bërë Rama botox?/ Flet kirurgu estetik: Ja si qëndron e vërteta Read More »