Opinione

‘Me Lulzim Bashën PD drejt fitores së pashmangshme’/ Nga Skënder Kapiti

OPINION NGA Skënder Sadri KAPITI

Partia Demokratike , reformatori i saj Lulzim Basha në këto zgjedhjet e 25 Prillit 2021 arriti maksimumin e rezultatit në historine e PD-së pas asaj të vitit 1992, pavarësisht se Basha nuk pati mirëkuptimin dhe as lehtësira për të aplikuar një politikë rrënjësisht reformatore në PD, pasi ai u pengua nga elita e vjetër politike, nga ata prej të cilëve PD ishte kapur dhe shfrytëzuar për interesa personale e nepotiko-klanore.

Përballë e kundër Bashës u rreshtuan edhe interesaxhinjt e deviatorët e tjerë që u shpërndanë dhe formuan partiza fantazmë me qëllim dëmtimin sa të mundnin, Partinë Demokratike dhe sidomos te Lulzim Bashën.

PD nuk u shkëput tërësisht dhe as sa e si duhet nga sindroma e egoizmit, inatit dhe hakmarrjes kundër vizionit e ndryshimit që kërkonte Lulzim Basha, i cili premtonte ndryshimin e Shqipërisë, por në një beteje edhe brënda vetë PD-së, brënda së cilës pengohej ndryshimi.

Fakti që ish personalitete të larta karriere politike e pushteti në Partinë Demokratike ashtu si më parë kur ish Presidenti Bamir Topi kaloi dhe mbeti patericë e Edi Ramës, ashtu edhe tani në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 jo pak prej tyre kaluan në indiferentizëm djallëzor dhe disa të jerë si Murrizi, Topalli, Hajdari, Patozi etj., ashtu edhe këta më të fundit kaluan si opozitë politike kundër Lulzim Bashës, ashtu sikurse edhe tipat egoist e karrieristë si Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu etj. që ishin “opozitarë” të Bashës. Dhe këto vertetojnë atë se sa vështirësi pati Basha për realizimin e vizionit të tij dhe të fitores së thellë të PD-së, gjë e cila me Bashën në Krye të PD-së, Partia Demokratike do ta fitojë pashmangshmërisht së shpejti.

Mendoj se Bashës iu imponua nga politika e vjetër edhe përfshirja në listën e Partisë Demokratike të kryetarë të partive të tjera të djathta si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu edhe si Shpëtim Idrizi e Agron Duka, këta kryetarë partish politike fantazma që shkaktojnë alergji te antarët e PD-së, gjë e cila krijoi edhe një farë pakënaqësie të demokratët, pasi nuk ishte e nevojshme përfshirja e tyre në listën e PD-së, por përkundrazi Partia Demokratike do të kishte marrë më shumë vota sikur mos t’i kishte në listë të saj këta xhepavulmbajtësish dhe matrapazë e xhambazë politik, pasi më e “sinqertë” për Partinë Demokratike është PS, se sa këto vemje të pa peshë politike që vetëm sa bëjnë presion dhe shkojnë nga u vjen përfitimi e interesi personal. Këta tipat nuk e kishin hallin te fitorja e Partisë Demokratike por te votimi për numrin e tyre që kishin në listën e Partisë Demokratike,pra thjesht ata kishin interes vetëm për të marrë mandatin personal të deputetit.

Lulzim Basha në rrugëtimin e tij politik si Kryedemokrat ai arriti shumë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, madje atë rezultat që nuk do ta arrinte askush tjetër nga garda e vjetër e pareformuar e Partisë Demokratike, madje ai gardën e vjetër e pati gurë në rrota, ferra dhe pengesa edhe në këto zgjedhje.

Duhet theksuar se Lulzim Basha u përball në këto zgjedhje me makinerinë shtetërore të manipilimit dhe të blerjes së votës të paparë ndonjëherë në këto 30 vite, si dhe Lulzim Basha kishte përballë edhe makinerinë mediatike gazetareske e televizive si mercenare e mbështetje e fuqishme për pushtetin. Pra janë dëshpëruese dhe mjerane pretendimet e të mezipriturve në radhët e PD-së të “humbjes” së saj si p.sh. edhe të ishPresidetit hileqar e nihilist Bujar Nishani , me qëllim për largimin e Bashës nga kryetar i PD-së por që askush nuk po ua var pretendimeve të karrieristëve, përfituesve dhe dështakëve të Partisë Demokratike.

‘Me Lulzim Bashën PD drejt fitores së pashmangshme’/ Nga Skënder Kapiti Read More »

Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS: ‘Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë!’

Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas nismës së socialistëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Balla su lmoi sot nga foltorja e Kuvendit LSI-në dhe Presidentin Ilir Meta.

Balla tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, përmes një reagimi në “Facebook” thotë se vëmendja ndaj Parlamentit me zero opozitë është zero, ndërsa bën thirrje që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Blushi.
/NOA.al

Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS: ‘Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë!’ Read More »

I tha ‘shqiptar m*ti’/ Ermal Meta i kthen përgjigje racistit italian

Ermal Meta u su lmua ashpër nga disa racistë italianë, mbi origjinën e tij, pasi reagoi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” rreth grumbullimit të tifozëve të “Interit”, skuadrës së Seria A, që u shpall kampione, për mosrespektimin mbi masat anti-Covid.

Pas vërejtjeve të artistit, një komentues i ka kthyer përgjigje duke e ofenduar për origjinën e tij, pasi i shkroi “shqiptar m*ti”.

“Itali, viti 2021”, reagoi Ermal Meta, duke nënkuptuar se pas shumë vitesh, ky vend vazhdon të jetojë me paragjykime.

Pavarësisht kësaj, Ermali ka marrë shumë komente dhe energji pozitive për pjesëmarrjen e tij në “Sanremo” këtë vit, prandaj realizoi edhe një video për t’i falënderuar të gjithë.

Ndërsa, për ata që i thonin të kthehej në vendin e tij, Ermali tha: “Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është ur rejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idiotësi”.

Edhe këtë vit Ermal meta i bëri të gjithë shqiptarët krenarë, sidoemos ata që jetojnë në Itali, me pjesëmarrjen në “Sanremo”, ku fitoi vendin e tretë me këngën “Un milione di cose da dirti”./NOA.al

I tha ‘shqiptar m*ti’/ Ermal Meta i kthen përgjigje racistit italian Read More »

PS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës/ A do t’i lihet rastësisë Presidenti i ardhshëm?

Kuvendi ka vendosur në axhendën e tij 3-javore shqyrtimin e kërkesës së shumicës socialiste për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Para se të ndërmerrnit këtë nismë, për hapin e radhës, me siguri socialistët do të kenë menduar pasardhësin e Metës.

Cili do të jetë ai?

Ajo që bie në sy në listën e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Metës, është edhe firma e ish-kryeministrit, Pandeli Majko, deputeti socialist të cilit iu ndërpre udhëtimi politik brenda PS-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Majko nuk fitoi dot mandatin e deputetit, ashtu si edhe Fidel Ylli. Por nëse ky i fundit ishte zgjedhur në krye të KOKSH, delimat nëse Majko, i dha apo jo fund karrierës politike, mund të marrë përfundimisht përgjigje, nëse ai do të propozohet nga socialistët si një kandidaturë për president.

Kjo mësohet se do të varet edhe nga ndonjë marrëveshje e mundshme me Partinë Demokratike, pas ofertave të vazhdueshme që i ka bërë kryesocialisti Edi Rama. Opozitës mund t’i afrohet kreu i Kuvendit, disa ministri, madje në bazë të asaj që ka planifikuar kryesocialisti dhe kreu i qeverisë, palët mund të bien në ujdi, edhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme lokale.

Gjithsesi, PS sot ka nisur rrugëtimin për shkarkimin e Metës.

Kërkesa e firmosur nga 50 deputetë ka të renditur të gjitha deklaratat e bëra nga Presidenti Meta si para ashtu dhe pas 25 Prillit e që për socialistët janë prova që kreu i shtetit ndryshe nga sa ia dikton Kushtetuta jo vetëm s’ka qene mbi palët, por ka nxitur politika dhe revoltë kundër mazhorancës.

“Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces”, tha Taulant Balla.

Në dokumentin që pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, socialistët bëjnë përgjegjës Metën dhe për nxitjen e konfliktit që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Sipas Taulant Ballës nuk duhet të ketë paragjykim se fati i kësaj nisme do të jetë i njëjtë me ate të Komisionit Hetimor të ngritur në 2019 ndaj Metës.

Procedura që do të ndiqet nga Kuvendi e që Balla thotë se do të mbyllet brenda kësaj legjislature që përfundon në Korrik, do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.

Por do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të vendosë nëse nisma është ligjore dhe më pas do të jetë një komision hetimor që do të hetojë për shkeljet e pretenduara të kreut të shtetit.

Nëse nuk do të kishte marrë shumicën për mandatin e tretë, që të qeveriste sërish i vetëm Rama pati paralajmëruar dorëheqjen si kryeministër dhe me shumë mundësi do të lakmohej prej tij, posti i Presidentit. Aktualisht, Majko vlerësohet se i duhuri nga radhët e PS-së, për postin e Presidentit, nëse ai do të ketë edhe mbështetjen e deputetëve të PD-së.

/NOA.al

PS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës/ A do t’i lihet rastësisë Presidenti i ardhshëm? Read More »

Konstitucionalistja e njohur tregon fazat e procedurës për shkarkimin e Presidentit: Ja si voton kushtetuesja

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ngrejë një komision të ri hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Por duket se periudha e mbetur deri në përfundim të mandatit të këtij Parlamenti nuk i jep kohën e mjaftueshme për të hetuar dhe shkarkuar Presidentin e Republikës. Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” përcakton qartë se katër muaj nga mbarimi i mandatit të këtij Kuvendi nuk mund të ngrihen komisione hetimore. “Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit”, thuhet në pikën 6 të nenit 4 të këtij ligji.

Kuvendi aktual ka nisur punën më 9 shtator 2017 dhe e përfundon mandatin e tij 4-vjeçar në 9 shtator 2021, që do të thotë se maxhoranca duhet ta përmbyllë hetimin e saj bashkë me votimin për shkarkimin e Presidentit brenda datës 9 maj, pra katër muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Nëse ky afat tejkalohet, i lind e drejta Gjykatës Kushtetuese që ta cilësojë komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta dhe produktin e tij, raportin që do të votojë Kuvendi, në shkelje të procedurës parlamentare dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore.

KUSHTETUTA

Konstitucionalistja e njohur, zonja Aurela Anastasi, e kontaktuar nga gazeta “Panorama.al”, tha dje se “procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhet të kalojë domosdoshmërisht në dy faza.

Faza e parë zhvillohet nga Kuvendi, i cili në bazë të nenit 90, pika 2 të Kushtetutës, vendos miratimin ose jo të propozimit për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Përmes këtij vendimi, Kuvendi vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese”. E pyetur se sa vota i duhen Gjykatës Kushtetuese për ta kaluar në seancë plenare kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, zonja Anastasi tha se kërkohet shumica e anëtarëve të saj.

“Faza e dytë është gjykimi nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit e shqyrton çështjen paraprakisht dhe për kalimin e saj në seancën plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj (pra 5 vota). Nëse gjatë shqyrtimit në seancë plenare ajo arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh zonja Anastasi.

Sipas saj, nga vendimi i Kuvendit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, statusi i Presidentit nuk ndryshon. “Nga dita e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese vendi i Presidentit të shkarkuar mbetet vakant dhe kompetencat e tij ushtrohen nga Kryetari i Kuvendit (neni 91/1 e Kushtetutës), deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Në këtë rast mendoj se brenda 10 ditëve nga deklarimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duhet të fillojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri”, u shpreh zonja Anasatasi. Konstitucionalistja e njohur shprehet se nuk ka një afat kohor për Gjykatën Kushtetuese për të vendosur për kërkesën e Kuvendit.

“Nuk ka parashikime ligjore nga Ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimit të saj. Në disa gjykime të posaçme ligji ka parashikuar afate, por jo në këtë rast. Ndërkohë, Rregullorja e Kuvendit ka vendosur disa afate për procedurat parlamentare”, u shpreh për “Panorama.al” zonja Anastasi.

CFARE THOTE KUSHTETUTA

Neni 90 1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. 2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. 3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Neni 91 1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. 2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë. Ligji për organizimin e komisioneve hetimore të Kuvendit Neni 4 Parime të përgjithshme 5. Komisionet hetimore të Kuvendit paraqesin rekomandime në seancë plenare dhe, kur këto miratohen, i dërgohen Prokurorit të Përgjithshëm për marrjen e masave të mëtejshme. 6. Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Konstitucionalistja e njohur tregon fazat e procedurës për shkarkimin e Presidentit: Ja si voton kushtetuesja Read More »

‘Befason’ ish-Presidenti Bujar Nishani me përgjigjen/ A do të kandidojë si kryetar i Partisë Demokratike?

Ish Presidenti Bujar Nishani, i cili ka përsëritur vazhdimisht thirrjet për dorëheqjen e Bashës ka theksuar se nuk ka asnjë ambicie që të marrë postin e kreut të PD.

Në “Breaking” në Top News, Nishani tha se është shumë e rëndësishme që të ngrihet procesi për krijimin e klimës për një relaksim politik, ndërsa çështjen e kryetarit e cilëson dytësore. Ndër të tjera i cilësoi të gabuara deklaratat e kryetarëve në rrethe që thonë se do të mbështesin deri në fund Bashën.

Nishani: Nuk kam asnjë ambicie. Ambicia ime e vetme është që të rrëzohet Edi Rama, të rrëzohet ky model që se kundërshton asnjë njeri, modelin e shk atërrimit të proceseve zgjedhore dhe që të arrijmë tek kjo ka një proces. Një nga aktorët kryesorë është PD dhe kërkoj që të hapë një proces që të ngrejë besimin. E di që kemi shumë emigrantë jashtë, por nuk jemi në raportin e ponderimit.

Të gjithë e dimë se qindra mijëra nuk besojnë tek projekti i Bashës dhe PD. Basha nuk është e keqja e Shqipërisë se nuk ka qeverisur por po bllokon që të rindërtohet PD. PD ka shumë se kush të kandidojë. Të fillojë njëherë me krijimin e klimës që krijohet kur ka një relaksim politik. Të fillohet me mekanizma sepse më erdhi keq që pashë kryetarët e disa partive në rrethe që thonë se janë deri në fund me Lulzim Bashën. Ata kanë të drejtë të thonë se do vazhdojnë të punojnë me PD. Kanë një koncept të gabuar që u imponohet, por kjo është përgjegjësia, të rezistosh nga imponimi. Parimet mbi të cilat është krijuar PD është liria, besimi e demokracia. Se kush do të jetë kryetari, është çështje dytësore, gjenden dhe vajza e djem.

Pyetje: Cila figurë do të vinte në vështirësi Bashën?

Gjikondi: Nuk ka nevojë për zëvendësim të menjëhershëm, por largim të menjëhershëm të Bashës.

‘Befason’ ish-Presidenti Bujar Nishani me përgjigjen/ A do të kandidojë si kryetar i Partisë Demokratike? Read More »

Fatos Lubonja: ‘Këta që quhen të majtë, janë injorantë, PS parti f ashiste’

Analisti Fatos Lubonja ishte i fituar në rubrikën ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24, ku së bashku me Artur Zhejin kanë analizuar situatën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pozicionet e Metës dhe Bashës.

Lubonja thotë se vëmendja kryesore nuk duhet të jetë tek Basha apo Meta, por tek mënyra se si u ble vota më 25 prill.

Sipas tij Meta është barriera e fundit e PS tashmë, dhe shkarkimi i tij i shërben vetëm stabilizimit të regjimit aktual. Por Fatos Lubonja e konsideron PS-në parti ekstremiste të djathtë, gati fashiste, ndërsa intelektualët që hiqen si të tillë dhe votuesit e saj, janë injorantë, sipas tij.

“Mua në fjalën që thatë përdorët një fjalë që s’jam dakord, vëmendja është përqëndruar tek kjo. Tek Ilir Meta dhe dorëheqja e Bashës. Ndërkohë që vëmendja ime dhe atyre që duan të jetojnë në demokraci është e përqëndruar e imja, dhe duhet të jetë e tyre tek fakti se si u bë kjo punë që të vidhet vota, blihet vota nëpërmjet ba ndave kr iminale me bashkëpunim me Pol icinë, Prok urorinë, patronazhistët e një partie të madhe”.

“Po flas për veten time, Presidenti tha që fali zot se nuk dinë çbëjnë. Unë kam qenë koherent, se këta, ky është regjim që s’rrëzohet me votë të lirë. Do e gjejë mënyrën për të marrë votën. Këtu është vëmendja ime. Si i bëhet që një parti, që duhet të jetë parti e punëtorëve, klasës së mesme, Partia Socialdemokrate, kanë në krye të listave njerëzit më të pasur të Shqipërisë, dhe të lidhur me krimin. A mundet Shqipëria të sfidojë këtë. Këtu është vëmendja ime”, tha Fatos Lubonja.

“Pajtohem me atë që thotë Meta, duhet të jetë vjedhja e votës vëmendja. Gjithë akuzat me radhë, por aty ku nuk funksionon drejtësia, them se nuk do të ndodhet, hajde merremi dhe për Metën e Bashën, se dhe ata kanë përgjegjësi”.

Analisti mori rastin e Elbasanit, ku thotë se është votuar nën te rror.

“Unë e shoh këtë me shqe tësim të madh. Përtej mëkateve që mund të ketë Meta, më shumë në të kaluarën se sa si President. Fakti që nuk ishte i mazhorancës, kthimi i ligjeve ka qenë i argumentuar ligjërisht”.

“E shoh me shq etësim sepse ikën dhe kjo barrierë e fundit demokracisë si ndarje pushtetesh. Kanë ngelur disa media që ende flasim. Të merresh me gjuhën e Metës, ndërkohë që ke bashkëpunuar me kri minelët. Ky që foli ka marrë mbi 20 mijë vota. E dimë Elbasanin, nuk e do një pjesë e mirë këtë. Si ka mundësi që Po licia e Prokuroria, ndodhi 14 marsi, pastaj sërish, ka folur ky zotëria?”

“Sipas të dhënave që kam unë, nuk guxonte më në Elbasan sepse ishin ter rorizuar. Para kësaj situate këta thonë kanë shkelur Kushtetutën. Po për këto shkelje ligjore që janë den oncuar në Prokurori. Ose nga ana tjetër kemi një ka pje të pushtetit të pakapur. Dorëheqja e Presidentit, unë mendoj kështu që i shërben stabilizimit të regjimit, edhe më shumë .Regjimi kontrollon gjithçka, edhe Presidentit, drejtësinë, ekonominë, ka kr imin e organizuar”.

“Kishte ca pengesa, por tani kr imi ndjell kr imin. Edhe pas Metës do të vijojë regjimi. Unë po i bie këmbanave të alarmit, P olicia mund të bëhet edhe më aktive, mund të bëhet bashke me krimin nesër pasnesër, ky veprim nuk është aspak parimor. Kapen në anën formale, se mund të gjesh shkelje aty të Presidentit si figurë e unitetit, padyshim nuk ishte e unitetit. A ka unitet me kr iminelët?

Fatos Lubonja thotë se të majtët janë injorantë.

“E shoh dy gjëra, e para këtë që a është teatër ky apo e vërtetë. Edhe vetë jeta nuk e dimë është teatër apo e vërtetë. I hedh zaret ai për të bërë teatër, dhe ndodh ngjarja. Kë rcënon se do vr asë, pastaj ndodh vra sja”.

“Nuk jam i sigurt se është vetëm tërheqje vëmendje.E dyta që doja të komentoja, e dëgjoj shumë këtë populli voton majtas. Çfarë kuptojmë me këtë majtas? Sa ndahem tani nga një ish-socialist, që thotë jam i majtë e votoj për PS. E kam fjalën dhe për një pjesë intelektuale, e thonë që janë ende parti e majtë. Si qenka kjo që shqiptarët votojnë majtas, që paskan besim tek Enver Hoxha dhe nostalgjinë për komunizmin. Kjo parti është e oligarkëve, ekstrem i djathtë, fashiste ekonomiste. Ata të majtë që edhe duan Enver Hoxhën e të kaluarën, edhe këtë kapitalizëm kaq të egër sa nuk e gjen në asnjë vend të botës, i quaj oportunistë, jo të majtë”.

“Dallimi është këtu,këtu është fas hizëm ekonomik. Kina nuk është e majtë, është f ashizëm ekonomik, një parti dhe të pasurit që mbështesin këtë parti dhe lëvizin çdo lëvizje të majtë që duan revolucion. Këta që quhen të majtë, janë injorantë. Nuk kanë ideal socialist në kuptimin e barazisë, që të jenë sa më të barabartë. Kjo parti ka rritur pabarazinë në ekstrem. Barazinë e ka dhe Krishti, të barabartë para zotit, edhe demokracia kristiane në Itali ka pasur të majtë e të djathtë. Këta tani edhe thonë jemi socialistë, edhe votojnë për të pasurit që kanë rritur polarizimin”.

“Ky popull me gjithë mëk atet që ka, po të ishin zgjedhje të lira do të kishte një rezultat që edhe pse nuk premtonte një ndryshim se PD e LSI nuk e premtonin luftën ndaj sistemit oligarkik po do ishin në presion popullor se populli i dha një goditje këtij sistemi. Ky sistem thotë na votoi populli. Kjo paketa e oligarkëve, mund të transferoj prap, por ne që nuk jemi pjesë do kishin shumë më tepër mundësi t’i thonin, ore ca bëni, na e premtuat këtë. Tani ti me këtë votë e ke legjitimuar”, tha Lubonja./NOA.al

Fatos Lubonja: ‘Këta që quhen të majtë, janë injorantë, PS parti f ashiste’ Read More »

Meta: Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke theksuar se “kjo ditë i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë”.

Përmes një fotografie, ku shfaqet me gazetarët e Fierit, Kreu i Shtetit shprehet se pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci, ndaj dhe sipas tij, duhen mbrojtur e inkurajuar gazetarët.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çe nsurën e Qeverisë dhe kontrollin e ol igarkisë. Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dh una dhe kë rcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me ce nsurën dhe autoce nsurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj kli enteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm re gjime me pseudo-demokraci!/NOA.al

Meta: Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre Read More »