Opinione

Lafter Maliqi: ‘Largoni Di ktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme dik taturen’

Deputeti Lefter Maliqi thotë se e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit është përmes “rev olucionit demokratik”.

Ai nuk arriti të fitojë mandatin për katër vitet e ardhshme parlamentare, pas zgjedhjeve të fundit.” “Pr otesta masive, ose të pranojmë sundimin e kr imit, oli garkëve, ban dave dhe ma fies qeveritare. Ose uragani popullor të vërshojë të marrë përpara makinerinë e miliona eurove që blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptarëve, ose të heshtim para kri mit, korr upsionit, ka pjes se institucioneve”, thotë ai

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi i bën thirrje qytetarëve të pro testojnë dhe të refuzojnë shërbimet duke shkuar në mosb indje civile.

Deklarata e plotë e Lefter Maliqit:

Largoni Di ktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme dik taturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme ma sakren e elektorale; ose pr otesta masive, ose te pranojme sundimin e kr imit, oligarkeve, ba ndave dhe ma fies qeveritare. Ose uragani popullor te ve rshoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para kr imit, kor rupsionit, ka pjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e di ktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nen shtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!

/NOA./al

Lafter Maliqi: ‘Largoni Di ktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme dik taturen’ Read More »

Rama po e sakrifikon Lulin me dashuri/ Nga Edmond Arizaj

A është krejt i sinqertë Edi Rama në shtrirjen e vazhdueshme të dorës drejt Lulzim Bashës? Ai thotë po. Luli nuk e beson. Historia me dorështrirjen e bashkëpunimit të Ramës thotë “kujdes”. Ndoshta e shtrojmë pyetjen gabim. Për çfarë i duhet Basha? Ka egzekutivin. Ka legjislativin. Nuk e provon dot kush, por aksiomatikisht si dorëzanës të reformës, “i takon” edhe drejtësia.

Përse vallë e do edhe opozitën? Apo më saktë Partinë Demokratike, meqë LSI nuk do ta marrë as në konsideratë. Punët, investimet, projektet, rilindjen urbane, rilindjen shqiptare, i formëson e i ngjyros vetë. Për çfarë dreqin i duhet pra Lul Basha? Apo mos vallë është duke luajtur diabolikisht, si një luan i madh që i ra në thonj një gazelë e pa rritur mirë, që jo me vrap nuk ikën dot, po s’qëndron dot as në këmbë.

Sepse gjithë kjo “dashuri” që shpreh ai për Bashën, përkthehet në papërmbajtje të Berishës dhe në mllef të elektoratit blu, me vota të qarta, mijëra e qindra mijëra kundër Ramës. Mos vallë Rama këtë po bën? Nxitjen në maksimum të paranojakëzimit të Berishës, duke stimuluar një be tejë të padukshme në trekëndëshin Meta-Berisha-Basha, shumë më të ashpër se sa ajo kundër tij, me pyetjen fikse “kush po shet kë”?

Këmbëngulja e vazhdueshme për “shpëtimin” e Lulit, do ngrinte dyshime të thella për këdo, jo më për Berishën dhe Metën, që duket se janë “ar miqtë” e vërtetë. Pra do ngrinte dyshime për një marrëveshje, mbi marrëveshjen që di plotësisht Berisha dhe asaj pjese që di Meta. 17 Maji i 2017, vazhdon të jetë misteri i madh. Dijeni të plotë për çfarë është biseduar në ato orë mendoj se ka Rama dhe Basha afërmendsh, por edhe Berisha. Ndoshta, dhe vetëm ndoshta ai si duket ka qenë dakort, jo vetëm të lu ftohej kundër LSI, por edhe pushteti të mos synohej si i takon një opozite të vërtetë.

Dalim tek pyetja që na dedukton ky arsyetim: Çfarë vallë i qenka premtuar Berishës? Por në fund të fundit Basha dhe Rama kanë rënë dakort ta mbrojnë, apo ta shk atërrojnë? Në gjithë këtë dyshim të madh, mbushur me pikëpyetje dhe dyshime më të vogla, shoqëruar nga të panjohura të thella që nga fushata e 2005, prej ndryshimit të Kushtetutës 2008, marrëveshjes së 1 Prillit të 2013 dhe 17 Majit të 2017, një gjë duket krejt e qartë: Edi Rama ka luajtur i vetëm dhe vetëm për vete e i ka luajtur gjithë të tjerët si gurë shahu të sakrifikueshëm, në kohën e duhur.

Njëjtë e shoh edhe Lulin sot. Vetëm se atë po e sakrifikon duke i shprehur dashuri. Me Berishën dhe Metën ka qenë e pamundur dashuria, sepse ata në kohë të ndryshme kanë qenë si Rama sot, lojtarë të fortë shahu politik. Ishin kohë kur Rama vetë ishte i sakrifikueshëm.

Në epilog, brenda pak javësh do zbulojmë atë që s’e mësuam dot prej 2004: A është Luli një naiv që edhe pse iu dhanë grada pa kursim nuk u ngrit dot në rolin e një oficeri, apo u shndërrua në sytë tanë në mjeshtrin e kamuflimit politik duke ia hedhur njëherësh dy prej elefantëve politikë shqiptarë? Unë personalisht do vija bast për vra sjen me dashuri të Lulit nga Rama. Sepse më duket që vizionin e “Shqipërisë së re”, Rama nuk do ta ndajë me askënd, aq më pak me Lulin. Thjesht, me ftesën e tij, me dashurinë pa kushtëzim, hedh gaca zj arri në një tokë që po di gjet.

Rama po e sakrifikon Lulin me dashuri/ Nga Edmond Arizaj Read More »

‘Dikur akuzonin njëri-tjetrin për kr ime mo nstruoze’/ Analisti: Cfarë i ka bërë bashkë Sali Berishën e Ilir Metën?

“Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tra gjedinë e ’97-ës.
U bë dr amatik dhe pak tr agjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.

Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai.
Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh.
E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh. Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha. Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kri minelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante gra bitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.

Ka kaq kohë që kë rcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë. Të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegjja jo e qetë i ka bashkuar:

“Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tra gjedi dhe dhi mbje këtij vendi.Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në bu rg, Sali Berisha e ka akuzuar për k rime m onstruoze, tani gjenden bashkë.

Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm kr imi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qe li” të ndërgjegjes”, tha ai për Top Channel.

‘Dikur akuzonin njëri-tjetrin për kr ime mo nstruoze’/ Analisti: Cfarë i ka bërë bashkë Sali Berishën e Ilir Metën? Read More »

Meta: Shqipëria do anëtarësohet në BE kur politika të mendojë për qytetarët

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një postim në Facebook për ditën e Europës, ku ka folur për përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij unioni. Gjithashtu, Meta ‘su lmoi’ edhe politikën, si fajtore që vendi ende nuk është pjesë e BE.

“Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Shekuj më vonë, Shqipëria u bë vi ktima e parë e nazifashizmit në Europë, por u rreshtua në anën e duhur të historisë, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar nga vetja dhe vijuar me çlirimin e popujve të tjerë, në mënyrë që të vinte 9 maji i 1945.

E izoluar dhe e harruar për dekada nën reg jimin më të egër dik tatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmb ysjen e atij reg jimi sht ypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e re gjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

GËZUAR DITËN E EUROPËS! ”, shkruan presidenti.

Meta: Shqipëria do anëtarësohet në BE kur politika të mendojë për qytetarët Read More »

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova e thotë troç përgjigjen: Sistemi shëndetësor nuk njeh parti

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë.

Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për poste, teksa zbuloi një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha, ku ky i fundit i kishte thënë se do të jetë sekretar i grupit parlamentar të PD, por që ai i ishte përgjigjur se nuk do poste, por vetëm të jetë anëtar i thjeshtë i partisë.

“Kur zoti Basha më ka thënë do të jesh sekretar i grupit parlamentar, përgjigja ime ka qenë kjo, s’dua post në PD, dua të jem anëtar i thjeshtë vetëm të kem mundësi që ato që kam të bëhen realitet. Unë s’kam shkuar në PD me idenë që të bëj këtë. Rama më tha e ke derën hap për idetë që ke. Këtë kam kërkuar edhe nga Basha. Sistemi shëndetësor nuk njeh parti, e nuk duhet të njohë. Këtë kohë që i thoja seksioneve të PD më gjeni njerëz në nevojë që t’i ndihmoj, i thoja mos shihni PD, PS, vetëm t’i ndihmoj. Edhe sistemi shëndetësor do konsensus të përgjithshëm politik që të ndërtohet afatgjatë, minimumi 10 vite”, tha Kosova.

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova e thotë troç përgjigjen: Sistemi shëndetësor nuk njeh parti Read More »

Lefter Maliqi ‘plas bo mbën’: Ja çfarë fshihet pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës

Deputeti Lefter Maliqi ka folur sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vj edhja e votave me patronazhistë.
Ai tha në “Ora News” se shteti kishte në dorë pr okurorinë dhe po licinë, duke bërë një batërdi zgjedhore. Sipas tij, ajo që fshihet nga kjo lëvizje është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vje dhja e votave me patronazhistë.

“Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vje dhja e votave me patronazhistë. Kjo është një sha shkë e radhës sepse nuk ka një shke lje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë kr im të madh kri minal. Dora kr iminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e pol icisë dhe pr okurorisë që i kanë dhënë krah kr imit për të kërc ënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe pr okuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me kr imin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve”, u shpreh Maliqi për Ora News.

Lefter Maliqi ‘plas bo mbën’: Ja çfarë fshihet pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës Read More »

Grida Duma: ‘Merrnim 75 mandate nëse zgjedhjet s’do ishin vje dhur’

Kandidatja fituese nga radhët e PD, në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Duma u shpreh se nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate.
“Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më par ëndërruam emrin në numër. Ajo që më ka ndodhur mua është me qindra fletë 8/9, pra te numri im dhe te numri i PD. Ajo u bë si një listë bastesh, ndaj kishte paqartësi.

U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Ne duam që Shqipëria të bëhet me institucione. Ne duhet t’i japim shansin SPAK, që e konsideroj të pengmarrë nga politika. Por nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë”, tha Duma.

Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.
Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vje dhje.

E pyetur për grupin kundër Bashës në PD, që kërkon dorëheqjen e kreut të PD, dhe nëse ky i fundit duhet dorëhequr, Grida Duma theksoi se “Pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Statuti i PD që ka vendosur zgjedhjet për kryetarin dhe strukturat, një muaj pas zgjedhjeve, e ka parashikuar demokratikisht që partia reflekton përmes zgjedhjeve të reja. Padiskutim që duhet të ketë reflektim.

Nëse unë nuk do të kem reflektim për veten, nuk duhet ta vazhdoj këtë punë. Elementi tjetër është zgjedhjet brenda partisë. Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve. Nuk e imagjinoj dot si mund të japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës. Absolutisht që PD mund të fitojë me Bashën në krye, i ka të gjitha parakushtet.

PD mori një rezultat tej mase të mirë përtej zero mundësi. Nuk po them që të duartrokasim humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura. Patjetër që ka elementë që duhen përmirësuar. Asnjëherë nuk kam zgjedhur që problemet, reflektimet apo analizat që duhet të ndodhin brenda PD, të ndodhin jashtë PD. Nuk ka ndodhur një herë të vetme që ata që kanë pasur një mendim për ta thënë brenda zyrës së kësaj partie të mos e kenë thënë. Ajo që dua unë në këtë moment është që PD të ndjehet dhe të jetë më e bashkuar se kurrë”.

Grida Duma: ‘Merrnim 75 mandate nëse zgjedhjet s’do ishin vje dhur’ Read More »

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës/ Opinion nga Artan Fuga

OPINION NGA ARTAN FUGA

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!
/NOA.al

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës/ Opinion nga Artan Fuga Read More »