Njoftime

Bashkia e Vlorës thirrje urgjente të gjithë qytetarëve

Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me makinë, për shkak të motit të keq.
Mbrëmjen e sotme, qytetet në jug dhe jug-lindje të vendit janë pre kur nga moti me rreshje të dendura shiu, erë dhe vetëtima.
Njoftimi i Bashkisë së Vlorës:
Të dashur qytetarë!
Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rre zikojnë të përmb yten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Bashkia e Vlorës thirrje urgjente të gjithë qytetarëve Read More »

Zyrtare/ Shtyhet nisja e vitit të ri akademik

Shtyhet nisja e vitit të ri akademik. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Evis Kushi.

Të dashur studentë, Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rre zikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si “Java e vaksinimit masiv të studentëve”. Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi. E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve. Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm. Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë. Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!

Zyrtare/ Shtyhet nisja e vitit të ri akademik Read More »

Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshën 42 vjeçare Monika!Ngushëllime familjes!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta ne moshen 42 vjecare Monika Saliaj. Monika ishte banore e lagjes Pavaresia ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Marte ne date 5 Tetor 2021 ora 11:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshën 42 vjeçare Monika!Ngushëllime familjes! Read More »

Lajmërim – Vetëm 46 vjeç! Sot përcjellim për në banesën e fundit Eliodorin! Ngushëllime familjes!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta ne moshen vjecare Eliodor Shehi. Eliodori ishte banore e lagjes 28 Nentori ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u behet diten e Shtune ne date 2 Tetor 2021 ora 16:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmërim – Vetëm 46 vjeç! Sot përcjellim për në banesën e fundit Eliodorin! Ngushëllime familjes! Read More »

Lajmërim – Ndahet nga jeta një ëngjëll në moshën 2-vjecare! Lamtumirë e vogla Enia!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta ne moshen dy vjecare te Enia Gjini. Enia ishte banore e lagjes Rilindja ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u behet diten e Shtune ne date 2 Tetor 2021 ora 11:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmërim – Ndahet nga jeta një ëngjëll në moshën 2-vjecare! Lamtumirë e vogla Enia! Read More »

Lajm i mrekullueshëm! Nga e hëna nuk ka më mësim me turne!Ministrja Kushi jep lajmin e madh

Nga e hëna nuk ka më mësim me turne! Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve duke dhënë lajmin e rëndësishëm se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

“Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh, ndërsa shpreh mirënjohjen ndaj ekspertëve:

“U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore”.

Duke falënderuar veçanërisht prindërit dhe mësuesit për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për çdo shqetësim të ngritur në lidhje me cilësinë e zhvillimit të procesit mësimor, Ministrja Kushi nënvizon edhe përgjegjësinë e përbashkët për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve:

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese!”, thotë Kushi në mesazhin e saj që vjen një ditë pasi në shkollën Edit Durham u firmos nga disa prindër një peticion që kërkonte orët 45 minutëshe dhe pa turne.

Peticioni u nënshkrua pikërisht në shkollën ku raportohen raste të shtuara të fëmijëve të infektuar me COVID19, të cilët kthehen në burim infektimi për çdo moshë tjetër.

Dorëzimi i ministres Kushi duket se është i koordinuar dhe me ministrin e Shëndetësisë e cila njoftoi sot se po bën gati të gjitha spitalet e vendit për të pritur të infektuar me koronavirus.

Lajm i mrekullueshëm! Nga e hëna nuk ka më mësim me turne!Ministrja Kushi jep lajmin e madh Read More »

A mbasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Am basada gjermane në Tiranë njofton se prej datës prej datës 1 tetor 2021 për Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë e saj jashtë vendit hyn në fuqi një ligj tjetër tarifor.
Për pasojë ka ndryshime në tarifat për çertifikimet, vërtetimet dhe shërbime të tjera të përfaqësive jashtë vendit.
“Prej datës 1 tetor 2021 hyjnë në fuqi ndër të tjera këto tarifa të reja. Vërtetim i thjeshtë nënshkrimi = tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht vlerës së veprimit juridik): 56,43 Euro (në Lek), në rastin e njoftimit të mbiemrit; 79,57 Euro (në Lek), Konfirmim fotokopjeje: tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht numrit të faqeve): 24,61 Euro (në Lek)”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane për shtetasit shqiptarë.

A mbasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët Read More »

Vlorë/Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare V.Spiro! Ngushëllime familjes!

Me hidherim ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Vasillaq Spiro ne moshen 68 vjecare. Vasillaqi ishte banor i lagjes Bashkimi te Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Merkure ne daten 29 Shtator 2021 ora 14:00 ne varrezat e Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Vlorë/Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare V.Spiro! Ngushëllime familjes! Read More »