Njoftime

OSHE njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për dy orë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ja zonat dhe oraret

TIRANË – OSHEE njofton se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për dy orë në disa zona të Tiranës.Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 25 tetor gjatë intervalit kohor 11:00-13:00 do të kryhen punime në NST Traktora.”Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë. Pjesërisht: Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand), “Kodra e Kokonozëve”, rruga “Pasho Hysi’, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farkë Zona rreth “Qytetit Studenti”, Zona pranë ish-Uzinës Traktori, Shkozë”, njofton OSHEE.

VLORË – Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 25 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Tec Vlorë. Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë. “15 Tetori, Spitali Rajonal Vlore, “10 Korriku, “Hajro Cakërri” “Topana”, “Partizani”, “Karabashe”, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”

DURRËS dhe SHIJAK – Në vazhdim të investimit për fuqizimin e rrjetit elektrik, në datat 25-27 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në NST Shkozet. Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës dhe Shijak.

DURRËS – 25 tetor Xhafzotaj, Fllakë Shijak 26 tetor Ish këneta, Rruga e Dibrës

SHIJAK – 26 tetor Privat Shijak Alt Oil, Likesaj, Dushk, Gjepale, Shahinja, Romanat, Pjeze, Hardhisht 27 tetor Koxhas, Borakë, Katund sukth, Katund i Ri, Fermë Xhafzotaj, Maminas, Karpen, Vlashaj

OSHE njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për dy orë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ja zonat dhe oraret Read More »

Nis nesër viti i ri akademik, rektori i UT: Mbarëvajtja e mësimit varet nga sjellja jonë

Nesër nis zyrtarisht viti i ri akademik. Rektori i Universitetit të Tiranës me një mesazh drejtuar gjithë studentëve do të shkojnë në auditore, thotë se duke qenë në situatë pandemie, secili duhet të respektojë masat mbrojtëse. Ai tha se vendimi për tju rikthyer mësimit normal ishte i vështirë, por pa dyshim vendimi i duhur.

“Pas shumë vështirësive nga pandemia, ne po kthehemi në auditore për mësim normal, vendim i vështirë por i duhuri. Ndaj në emër të stafit dhe si rektor, uroj fillimin e vitit akademik, uroj edhe ata që i bashkohen për herë të parë, pasi UT është më i madhi dhe i rëndësishmi në vend. Mbarëvajtja e këtij viti mësimor varet nga sjellja jonë me masat mbrojtëse, përpara jetës asgjë ska më shumë rëndësi. Bëj thirrje t’ju drejtoheni qendrave të vaksinimit që të jeni sa më të mbrojtur”.

Nis nesër viti i ri akademik, rektori i UT: Mbarëvajtja e mësimit varet nga sjellja jonë Read More »

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar plotësisht, duke filluar nga 8 Nëntori i këtij viti.
Sipas rregullave të reja personat e vaksinuar që kanë paraqitur një test negativ në 72 orët para udhëtimit, do të lejohen të hyjnë në SHBA, duke i dhënë fund kështu kufizimeve të ashpra ndaj udhëtarëve që u vendosën vitin e kaluar.
“Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Rregullat aktuale në SHBA u ndalojnë hyrjen shumicës së qytetarëve jo-amerikanë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Afrikë e Jugut, Irani dhe Brazili brenda 14 ditëve të fundit.

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë Read More »

Ja si parashikohet moti sot

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore. Por gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten ne Juglindje te vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime te pakta vranësirash në pjesën më të madhe të ditës. Por në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell gjatë ditës reshje të izoluara. Ndërsa mbrëmja sjell dominim të motit të kthjellet në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë territorin e MV, por në zona të izoluara parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanike dhe Europa Perëndimore mbeten nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku kthjellimet do te jen prezente. Ndërsa Rajoni i Ballkanit dhe pjesërisht Qendra e kontinentit mbeten me vranësira te shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve te shiut do të jetë Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav.

Ja si parashikohet moti sot Read More »

Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një udhëzim për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Ambasada kujton se afati i vlefshëm është deri më datë 10 nëntor dhe për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.

“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,”- thuhet në një postim.

Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane Read More »

Njoftim i rëndësishën i ARRSH-së, ja akset pr oblematike në vend

Reshje shiu kanë përfshirë gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar zonat ku janë shkaktuar dëme si pasojë e këtyre reshjeve.

Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe aksi Elbasan-Librazhd por pa pr obleme në qarkullimin e automjeteve.

Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i ARRSH

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

Njoftim i rëndësishën i ARRSH-së, ja akset pr oblematike në vend Read More »

Mos mungoni në këtë fundjavë në Teatrin ‘Petro Marko’ do të shfaqet premiera më e re,komedia ‘Budallenjtë’

Këtë fundjavë të premte, të shtunë ,të dielë në Teatrin “Petro Marko” do te shfaqet premiera e komedisë “Budallenjtë”.
Budallenjte nje komedi nga dramaturgu Neil Simon nje nga personalitetet amerikan ne teater dhe kinematografi me regji te Roland Minges.
Nje perralle alegorike qe para se te jete e tille eshte nje qendrim theres ndaj raporteve te pushtetit ne teresine e vet e para se gjithash te metodave djallezore per nenshtrimin e mendjeve te shtetasve te vet .

Sidomos ushtrimit te pushtetit nepermjet propogandes dhe mediave pa te cilet pushteti I tyre ne ditet e sotme do te dukej I zhveshur. Mallkimi eshte frike ndjenje nenshtrimi e shkaktuar nga pushtet tiranik. Eshte pikerisht ky mesazhi qe do te jepet permes kesaj shfaqjeje e servirur me nje humor situatash e batutash nepermjet interpretimit brilant te aktoreve qe do te ngjiten ne skene.

Aktoret qe do te performojne ne kete shfaqje neser kane bere një ftesë te hapur për të gjithë rininë e Vlorës,te kalojne nje mbasdite plot humor dhe satirë,me batuta të shumta.

Mos mungoni në këtë fundjavë në Teatrin ‘Petro Marko’ do të shfaqet premiera më e re,komedia ‘Budallenjtë’ Read More »