SHBA njoftoi se ka zgjatur në 10 vjet vlefshmërinë e vizave për shqiptarët.
Gjatë një emisioni televiziv, zv.konsullja e SHBA-ve në Shqipëri, Crystal Overmyer tha se procesi i aplikimit për një vizë amerikane mbetet i njëjtë siç ka qenë edhe më parë. Por ajo tha se me vlefshmërinë e vizës në 10 vjet, një person nuk mund të qendrojë 10 vite në Amerikë, por brenda 10 viteve mund të lëvizë pa asnjë problem për biznes apo qëllime turistike.
Kohë pas kohe SHBA vlerësojnë vlefshmërinë e vizave dhe kjo ka të bëjë me reciprocitetin e marrëdhënieve që vendet e tjera vendosin mbi qytetarët amerikan. Kjo tregon se pjesa e vlefshmërisë së vizave B1 dhe B2 është ndryshuar në 10 vite për shqiptarët pas 1 prillit. Ne e shpërndamë këtë lajm këtë vit në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe SHBA-së. Dy vendet kanë histori shumë të gjatë me njera-tjetrën.
Shqiptarët kanë miq në Amerikë dhe do vazhdojmë të krijojmë lehtësira për udhëtimet e shqiptarëve në Amerikë. Këto kanë qenë disa vite të vështira për shkak të pandemisë. Gjatë 2021 ne nuk kemi dhënë shumë viza. Por këtë vit ne po i rikthehemi shërbimeve. Ato filluan që vjet për vizat turistike do punojmë sa më shpejt që të procesojmë sa më shumë viza që të jetë e mundur. Ne po punojmë shumë shpejt.
Procesi do të mbetet kryesisht i njëjti. Procesi është i thjeshtë, aplikantët do të plotësojnë një formular DS 160 që e gjejnë online, të paguajnë tarifën dhe të vijnë në takim me dokumentet e duhura. Nëse viza jepet ata marrin pasaportën dhe vendndodhjen. Dua të përmend edhe programin që nëse një qytetar ka pasur një vizë që ka skaduar në 48 muaj ata mund të riaplikojnë dhe nëse kualifikohen janë të gjithë të ftuar të shohin lajmet në ëebin tonë.
Kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar që edhe pse viza vlen për 10 vjet, kjo nuk do të thotë që mund të rrish në Amerikë për 10 vite. Kjo do të thotë që mund të udhëtosh nga dhe për në SHBA në periudhën 10 vjeçare kur flasim për vizat turistike dhe biznes. Këto janë aktivitetet që përfshin kjo vizë. Ata që marrin këtë vizë mund të shkojnë për një periudhë 10 vjeçare për këtë lloj aktivitetesh.
Kryesia e shoqatës ”Kallarati” dhe familja Xhaferaj, njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se në datën 27 shkurt 2022, pas një sëmundje të rë ndë dhe të papritur, pu shoi së rrahuri zemra e birit të fshatit tonë, këngëtarit të dëgjuar të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Hyso Xhaferaj, djali i Balil dhe Fari (ndarë nga jeta) Xhaferaj, vëllai i Bakos, Dafinës e Festime Xhaferaj, bashkëshorti i Meritës, babai i dy djemve, Alvaros dhe Fatjonit.
Varrimi bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë, në datën 28 shkurt 2022, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia e tij: Rruga Muamet Deliu, Pallati A. Pango, Hyrja 1, Ap 4, pranë shkollës “17 Shkurti” .
Hysua u lind në Kallarat të Vlorës më 20 tetor 1966, në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse, në familjen Xhaferaj nga prindërit Balil e Fari Xhaferaj. Pasi mbaroi shkollën 8 vjeçare në vendlindje dhe atë të mesme në Brataj, Hysua për disa vite punoi si ushtarak në strukturat e Policisë së Shtetit dhe më vonë jetën ia kushtoi këngës labe.
Kur përmendim emrin Hyso Balili (Xhaferaj), të gjithëve na shkon mendja tek luftëtari i 1914-ës, i cili së bashku me disa bashkëfshatarë të tij dha jetën për mbrojtjen e trojeve të Kallaratit nga sulmet e antardëve grekë. Por një tjetër person po me këtë emër, një stërnip i tij, u shfaq vitet e fundit me plot dinjitet, por me një ndryshim, këtë radhë jo me forcën e pushkës, por me zërin e tij pushkë, të veçantë e kumbues, të marrësit, kthyesit e hedhësit të këngës labe, i cili nëpërmjet saj kërkoi të bëjë emër. Dhe ky ishte Hyso Xhaferaj (Balili), të cilin me të drejtë të gjithë e kemi quajtur “Hysua i këngës labe “
I rritur në një ambient këngëdashës dhe i pasionuar pas këngës së bukur labe, shumë shpejt Hysua u bë një nga këngëtarët më të mirë e kryesorë të këngës labe kallaratase. Pas shumë vitesh të kënduarit labçe në dasma, sebepesh, festash të Kallaratit e deri në festivale folklorike lokale e kombëtare, ku mund të themi se u poq, me punë e përkushtim arrin të bëhet pjesëtar i një ansambli mjaft të njohur, siç është Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, arriti të këndojë e të kontribuojë në këtë ansambël me zërin e tij përkrah artistëve të mëdhenj si Irini Qirjakos, Hysni Zelës, Nazif Çelës, e plot të tjerëve, kohët e fundit edhe në festivalin Këngës Magjike e grupe të tjera të këngës labe.
Hysua ishte një shok, vëlla, mik, një prind i shkëlqyer, i dashur e i qeshur me të gjithë. Hysua e donte shumë vendlindjen, Kallaratin, Vlorën e Labërinë. Hysua ishte një patriot i flaktë, i cili dashurinë për tdheun e shfaqte nëpërmjet këngës labe, me të cilën u dashurua përjetësisht.
Vlerësime për Hyson:
Me dekret të Presidenti të Republikës nr.9698 dt. 12/07/2016, Hyso Xhaferaj i është dhënë titulli “Naim Frashëri” me motivacionin: “Përçues i spikatur i trashëgimisë folklorike të Kurveleshit të poshtëm, në krahinën e Labërisë. Lëvrues virtuoz i isopolifonisë shqiptare në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Poeti i Madh, Lefter Çipa, e quan Hyson “gur xhevahiri”, “Hyso Xhaferri është një bilbil pranë burimi, por është nga ata bilbila që thyen qelqet e qiellit kur lëshon spiralen e tij vokale nëpërmjet fosforikes labe, pra është një unazë trimi me gur xhevahiri. Hysua është një vlerë floriri që tingullin edhe pa ta futësh në dhe, edhe ta futësh në zjarr, edhe ta hedhësh në det të kripur nuk i ikën ndriçimi e tingëllimi. Ky është Hyso Xhaferi nga Vlora e madhe e Labërisë, nga fshati më i dëgjuar në historinë e Rilindjes Kombëtare, nga Kallarati i Lumit të “bardhë” apo i lumit të “nxituar” që i këndon Ali Asllani. Shteti jo më kot e ka radhitur Hyson në radhët e zërave të bukur të Kombit. Ai është një nga zërat më të bukur të kombit, sot në këtë epokë që di t’i këndojë historisë pa i prekur jastëkun. Se shkopi i historisë po qëlloi jastëkun e kokës do të thotë ka shkatërruar kombin. Tek ne kombin akoma e mban trashëgimia shpirtërore. Në këtë trashëgimi të kombit shqiptar, Hyso Xhaferi është një gur diamanti, brenda piedestalit të kombit”.
Gazetari i dëgjuar, Aleksander Çipa në shkrimin e tij “Mimoza Kosturi: “Sirena” magjike e polifonisë së gjithëkohshme”, botuar në gazetën Shqip, 24.04.2011 bën këtë vlerësim për Hyso Xhaferin: “Albumi i Kosturit është një dhuratë e tillë. Në të dominon zëri “i qelqtë dhe i thellë” i Kosturit. Sikundër ildiset në mënyrën po kaq fantastike, zëri i solistit Hyso Xhaferaj, një fenomen vokal shqiptar, ndaj të cilit çdo kompozitor e muzikant ndihet në faj e kompleks. Është, ai zëri qiellor që shijojmë te kënga e grupit aq të dashur “West side family”, apo te kënga e Aurela Gaçes. Një talent kombëtar me kontribute magjike dhe shfaqje modeste individuale, të cilin Ansambli i Shtetit apo edhe Teatri Kombëtar i Operës kanë arsyen e plotë ta shfaqin si ‘zërin e çuditshëm” të zërave tanë. E kemi fjalën për atë zë, karakterizimin e magjisë reale të tij mund ta bëjmë përmes shprehjes së gjetur metaforike të poetit: “I thyen qelqet e qiellit”.
Shkrimitari, Albert Zholi, në shkrimin “Këngët e Maleve të mia”, shkruar ne 11 Maj 2011 e vlerëson Hyson në këtë mënyrë: Hyso Xhaferaj- “Një pritës me zë të rrallë, në dhjetëra këngë të mrekullueshme që tashmë janë pjesë e fondit tonë të artë të këngës popullore, solist i Ansamblit Popullor”.
Këngëtarja e madhe, Irini Qirjako e quan Hyson: “Një njohës i labërishtes dhe është hedhës brilant i këngës labe”.
Hysua u nd a nga jeta në një moshë të re, në një kohë kur kishte ende ëndrra për jetën dhe këngën, në një kohë që familja, fëmijët, i ati Balili, vëllai dhe motrat, kishin shumë nevojë, por kishte nevojë edhe kënga labe për zërin e tij të veçantë. Me gjithë kujdesin shëndetësor të familjes, edhe pse vetë Hysua ishte tepër optimist, ai nuk mundi të jetojë, se sëmundja u tregua më e fortë, duke e nd arë fizikisht nga familja, shoqëria dhe të gjithë ne, por zërin e tij do ta kemi përherë në këngët e tij.
Kryesi e Shoqatës Kallarati, i shpreh familjes, të afërme, të atit Balilit, vëllait Bakos, motrave Dafinës dhe Festimes, bashkëshortes Meritës dy djemve të tij Alvaros dhe Fatjonit, dhe gjithë fisit Xhaferaj, ngushëllimet më të thella e të sinqerta.
Qoftë i pah arruar emri, kujtimi dhe aktiviteti i Tij”
U pr ehtë paqe pranë nënës së Tij të dashur, Farisë”
Kryesia e Shoqatës Kallarati dhe familja Xhaferaj.
Ambasada gjermane ka bërë me dije se jane hequr kufizimet e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë, të cilët duan të vizitojnë Gjermaninë.
Duke filluar nga data 27 shkurt të gjithë shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë lehtësisht drejt Gjermanisë pa i’u nënshtruar karantinës kur të shkojnë në tokën gjermane.
Ata persona të cilët do të udhëtojnë drejt Gjermanisë në mënyrë ajrore do të duhet të kenë me vete testin PCR, një dokument që vërteton se keni kaluar Covid-19 ose cerefikatën e vaksinimit.
Njoftimi I plotë:
Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita ‼️ e dielë, 27.02., ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.
Reshjet e borës kanë filluar edhe në Qafë-Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se borëpastrueset kanë nisur nga puna për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Gjithashtu ARRSH, i bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në këtë aks dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur aksidentet.
Njoftimi:
Filluan reshjet e dëborës edhe në Qafë Thanë
Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Të nderuar klientë! Nisur nga vështirësitë që kanë hasur në terren faturistet dhe grupet tona, ku në disa raste janë përballur me kasetat e ujit të mbyllura me çelës, tërheqim vëmendjen tuaj: I lini të hapura kasetat pasi faturistet duhet të lexojnë matësat e ujit! Nëse pas këtij njoftimi nuk do të ketë reagim, do të bëhet hapja e detyruar e kasetave nga ana jonë, si dhe do të merren masa shtr ënguese! Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj! Faleminderit!
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuat qytetarët se, sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur nga sot deri më datë 28 janar.
“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.
Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, njofton ambasada
Teksa vendi është përfshirë nga temperaturat nën zero Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, të vishen trashë, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke hedhur rërë ose kripe si dhe të dalin të shoqëruar në ambiente të jashtme. Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjithë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët.
“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.
Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.
Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.
Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.
Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.
Mos harroni të merrni celularin”, thuhet në postimin e ISHP-së.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një apel për drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.
ARRSH thekson se në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë nisur reshje të imëta të dëborës. Mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë që qarkullimi të kryhet pa probleme.
Megjithatë në orët në vijim temperaturat pritet të shkojnë deri në -17°C ndaj shoferët këshillohen që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me zinxhirë.
“Në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë filluar reshje të imëta të borës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme
Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.