Njoftime

Vjen lajmi i shumëpritur për lotarinë amerikane

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i rradhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në shtetet e bashkuara të amerikës, nëpërmjet llotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.
Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet. Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjec apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë. Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme vec kartës së identitetit është edhe pashaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e llotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

Vjen lajmi i shumëpritur për lotarinë amerikane Read More »

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ ‘Kujdes në këto zona’

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i krijimit të një cikloni, me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, do të përkeqësohet moti në zonën e Detit Jon në veri.

Ditën e premte vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta me drejtim veri, veri-perëndim dhe veri-lindje.|

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën apel që të gjitha subjektet që ushtorjnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundhsëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Postimi i plotë:

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!
Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Siguria juaj prioriteti ynë!

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ ‘Kujdes në këto zona’ Read More »

Njoftim per ndarje nga jeta te Enver…

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TE ENVER STRATIT.
Kryesia e Shoqatës Kallarati njofton bashkëfshatarët e saj se, sot në Tiranë u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare, veterani Enver Dule STRATI.
Varrimi datë 11.09.2020. Homazhet për përcjelljen e tij do të bëhen në orën 12:00 te Hotel “Internacional” prapa ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë.
Enveri u lind më 29 prill 1930 në Kallarat, në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara patriotike dhe liridashëse. Ai u rrit dhe edukua nga prindërit e tij po më ndjenjat patriotike. Pushtimi fashist e gjeti në Qishbardhë–Xhyerinë, ku jetonte me bagëti familja e tij. Gjatë Luftës Antifashiste, megjithëse i vogël, u aktivizua si korrier për marrjen e trakteve dhe komunikatave në Vlorë. Për 43 vjet rresht punoi me përkushtim e devotshmëri në sektorë të ndryshëm të pushtetit, partisë dhe të ekonomisë në Vlorë e Fier.
Enveri së bashku me bashkëshorten Hanushen lindën, rritën, edukuan e arsimuar pesë djem të denjë për familjen dhe shoqërinë.
Më 1990 Enveri doli në pension, por për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik dhe shoqëror. Enveri ka dhënë një kontribut mjaft të vlerësuar për vendlindjen, Kallaratin. Ai ishte një nga aktivistët më të shquar të shoqatës Kallarati e gazetës së saj dhe në mënyrë të veçantë të degës së Fierit fillimisht e vitet e fundit asaj të Tiranës.
Enveri gjithashtu ka kontribuar edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Dega Fier dhe Tiranë.
Me pasion e këmbëngulje për të lënë kujtim pasardhesve të familjes dhe në përgjithësi kallaratasve diçka nga jeta dhe historiku i familjes, por edhe i fshatit, ku u lind, ai në vitin 2010 botoi librin “Historiku i Kallaratit”.
Libri “Historiku i Kallaratit”, do të jetë një kujtim dhe thesar i paçmuar që Enveri u la gjithë kallaratasve, pasi aty secili mëson të kaluarën e fshatit, kontributin për liri, çlirim kombëtar e demokraci në periudha të ndryshme të historisë, përbërjen e mëhallave të fshatit, figura të shquara të kulturës, sportit, zhvillimin ekonomik të kohës së kooperativës bujqësore dhe atë të sektorit privat, marrëdhëniet me fshatrat fqinj, etj.
Kryesia e Shoqatës Kallarati i shpreh bashkëshortes Anushes dhe fëmijëve, Besnikut, Arturit, Viktorit, Agronit dhe Kastriotit ngushëllimet më të sinqerta dhe pamundësinë e pjesëmarrjes në përcjelljen e tij për në banesën e fundit, për shkak të respektimit të kufizimeve ndaj epidemisë së koronaviruesit!
U prehsh në Paqe!

Njoftim per ndarje nga jeta te Enver… Read More »

Ambasada e SHBA ben njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane njofton se më 14 shtator rinis procesi i aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyratre në Facebook, ambasada bën me dije se afati i fundit për të aplikuar është 30 shtatori.

“Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator.

Më tej ambasada jep detaje lidhur me vizat imigruese dhe kriteret që duhet të plotësojë secili aplikant për të përfituar një vizë imigruese në SHBA.

“Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Ambasada e SHBA ben njoftimin e rëndësishëm Read More »

Ministria e Shëndetësisë del me apelin e forte per nxënësit

Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit që po bëhen gati për vitin e ri shkollor për masat që duhet të kenë parasysh për parandalimin e koronavirusit.

Ajo i kërkon nxënësve që me nisjen e mësimit të qëndrojnë në klasë duke ruajtur distancën, të ulur në bankën e tyre dhe të mbajnë maskën sipas rekomandimeve.
Ministria e Shëndetësisë thekson se nxënësit duhet të kufizojnë daljen nga klasa për arsye të panevojshme përveçse kur duhet të përdorin tualetin apo të largohen nga shkolla.

“Mësues, nxënës, prindër, mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj Covid-19.

Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse. Parandaloni përhapjen e COVID-19 në shkollë”
Rregullat e rekomanduara nga MSH:

-Gjatë qëndrimit në klasë, respektoni distancën fizike prej 1.5 m nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë

-Qëndroni ulur në bankën tuaj

-Mbani maskën sipas rekomandimeve

-Kufizoni daljet nga klasa për arsye të panevojshme-përveçse kur duhet të përdorni tualetin apo të largoheni nga shkolla

-Dezinfektoni shpesh duart me solucione me bazë alkooli

Ministria e Shëndetësisë del me apelin e forte per nxënësit Read More »

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që ia ka nisur Ministrisë së Arsimit, për zbatim.

Hapja e shkollave që nis në 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë dhe 14 shtator, për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë, do të shoqërohet me masa konkrete:

Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri-tjetri.

Nxënësve do iu matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, do të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

Nxënësit duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim, ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve.

/NOA.al

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor Read More »

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Bëhet me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës.

Ambasada njofton se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

Emër mbiemër Adresën e saktë të banimit Kodin postar Numrin e celularit Foto të kuponit të aplikimit

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”. /noa.al

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë Read More »

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën

MASR – SQARIM

Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar.

Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën Read More »