Njoftime

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot, ja deri kur…

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot (20 nëntor) deri në 4 dhjetor 2020. Kështu pra, për dy javë, pika doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë do të qëndrojë e mbyllur për shkak të masave të marra nga autoritetet e shtetit fqinj mbi situatën e pandemisë Covid 19.

Autoritetet e Policisë Kufitare Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare të Kapshticës, sqarojnë se “në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, kjo pikë do të jetë e bllokuar”.

Sipas njoftimit të palës greke, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Ndërkohë, Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës. /noa.al/

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot, ja deri kur… Read More »

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave

Për shkak të masave anti-Covid, ambasada gjermane në Tiranë, ka mbyllur zyrën e vizave të pasaportave.

Në një mesazh në Facebook, ambasada iu drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.

Mesazhi i ambasadës gjermane:

Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave Read More »

Matura 2021/ Formulari dhe kalendari me datat e aplikimit, publikohet udhëzuesi

Është publikuar formulari që do të plotësojnë studentët maturantë për këtë vit. Formulari i aplikimit për në universitet bashkë me datat dhe programet orientuese është firmosur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Siç shihet në formular aplikimi do të nisë ditën e nesërme dhe do të zgjasë deri në 10 dhjetor. Ndërkohë bëhet e ditur se këtë vit maturantët duhet të zgjedhin që tani lëndën ku do të testohen në qershor, e cila ka rol kyç në garën universitare.
Në larminë e lëndëve që maturanti ka zhvilluar në gjimnaz, do të jenë vetëm tetë për shkollat e mesme të përgjithshme. Mësohet se ata që duan të zgjedhin një shkollë prefesionale kanë mundësi të zgjedhin mes 38 alternativave.

Matura 2021/ Formulari dhe kalendari me datat e aplikimit, publikohet udhëzuesi Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta B.Dautaj nga ky fshat i Vlorës.

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË BESIJE REMZI DAUTAJ (JANJI).

Me hidh ërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta sot në datën 15.11.2020 të Besije Remzi Dautaj (Janji) nga Kallarati.

Va rrimi bëhet nesër, datë 16.11.2020, ora 14:00 në Durrës.

Besijea u lind më 20 korrik 1939 në Kallarat në një familje me ndjenja të larta patriotike dhe atdhetare nga prindërit Remzi Janji dhe Aleme Gjoligu.

Ajo u martua me kallaratasin Abaz Dautaj, me të cilin lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan dy djem, Gjergjin ush tarak, Ilirin emi grant në Itali dhe vajzën Mondën (ndarë nga jeta).

Gjatë gjithë jetës Besijea u dallua si një bashkëshorte e denjë, një nënë e mrekullueshme, një gjyshe e stërgjyshe shumë e dashur për nipërit, mbesat e stërmbesat e saj. Kudo që ajo punoi, manifestoi cilësitë më të mira të një gruaje punëtore e përgjegjshme dhe e përkushtuar në shërbim të njerzve. Ajo ishte e dashur me njerëzit, shoqërinë dhe miqësinë e saj e të familjes.
Ajo ishte një gjyshe shumë e dashur për nipat e saj që i kishte rritur vetë, Geraldin dhe Albanin për të cilët deri sa mbylli sytë mendjen e kishte te ta dhe ndihej krenare për arritjet e tyre në jetë.

Besijea, së bashku me bashkëshortin Abazin, shprehnin dashuri të madhe për vendlindjen, Kallaratin dhe njerëzit e tij. Nuk kishte festë a veprimtari në Kallarat, ku ata do të ishin kurdoherë të pranishëm, dashuri të cilën e përcollën me shumë krenari te fëmijët, biles edhe te nipërit e tyre. Shtëpia e tyre në Durrës ishte e hapur për çdo kallaratas.

Sëmundja e rëndë e kohëve të fundit e ndau atë nga familja dhe të afërmit e saj.

Kryesia e Shoqatës Kallarati, në pamundësi pjesëmarrje në përcjelljen e saj për shkak të situatës, i shpreh xha Abazit, djemëve, fisit Dautaj dhe gjithë të afërmve, ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Saj!

U prehtë në Paqe!

Njoftim – Ndahet nga jeta B.Dautaj nga ky fshat i Vlorës. Read More »

Rregulli i ri i ambasadës nëse doni të udhëtoni në Gjermani

Ambasada Gjermane në Tiranë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarët e saj që kanë qenë në 10 ditët e fundit në Shqipëri dhe që duan të kthehen në Gjermani, të njoftojnë në rrugë digjitale për vendin ku kanë qëndruar dhe mjetin me të cilin kanë udhëtuar.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor, pra që nga dita e djeshme.

Postimi i plotë

E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit.

Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.

Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.

Rregulli i ri i ambasadës nëse doni të udhëtoni në Gjermani Read More »

Njoftim: Ndahet nga jeta ish oficeri navigator Baki.M. Ceremonia e përcjelljes bëhet në Rome, Itali.

Baki Musaj

SHOQATA MBARE KOMBETARE E DETAREVE SHQIPTARE “ADRIJON”, NJOFTON SE,
DITEN E DJESHME ESHET NDARE NGA JETA OFICERI NAVIGATOR BAKI MUSAJ.
KAPITEN BAKIU ISHTE NJE NJERI E FAMILJAR I MIRE, I THJESHTE E I KOMUNIKUESHEM ME SHOKET E KOLEGET.
AI SHERBEU PER DHJETRA VITE NE FLOTEN TONE TREGETARE, DUKE KRYER DETYRA TE NDRYSHME SI OFICER I I-RE, I II-TE E I III-TE, NE KETO ANIJE.
NE CDO POZICION E DETYRE QE JU CAKTUA U DALLUA PER KORREKTESI E NDERSHMERI.
VITET E FUNDIT, BAKIU KREU DETYREN E PILOTIT NE PORTIN E DURRESIT, NJE SHEMBULL E MODEL PER BREZIN E RI.
VDEKJA E TIJ E PARA KOHESHME HIDHEROI JO VETEM FAMILJEN E TIJ, POR GJITHE SHOKET, MIQTE E KOLEGET QE KANE PUNUAR OSE NJOHUR ATE.
LAMTUMIRE KAPITEN BAKI MUSAJ!
U PREHSH NE PAQE.
VARRIMI I TE NDJERIT DO BEHET NE ROME, ITALI, DITEN E DJELE.

JETA DHE VERPIMTARIA E TE NDJERIT BAKI MUSAJ ESHTE PERSHKRUAR GJERESISHT TEK ” VELLIMI I II-TE I ANTOLOGJISE SE DETARISE”.

Njoftim: Ndahet nga jeta ish oficeri navigator Baki.M. Ceremonia e përcjelljes bëhet në Rome, Itali. Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta V.Demiraj nga ky fshat i Vlores…!

Vero Demiraj

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË VERO MËNO DEMIRAJ

Njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, sot në Vlorë u nda para kohe nga jeta kallaratasi Vero Demiraj.

Verua u lind në Kallarat në vitin 1947 nga një familje me ndjenja të larta patriotike dhe atdhetare. Për një kohë të gjatë Verua, ashtu si edhe prindërit e tij, jetoi në Kotë, duke punuar me ndershmëri e përkushtim në detyra të ndryshme në Ndërrmarrjen Bujqësore të Kotës. Ndërsa kohët e fundit jetonte në qytetin e Vlorës.

Sëmundja e rëndë, e ndau atë para kohe nga familja, të afërmit, miqtë e shokët e tij të shumtë, por edhe nga ne bashkëfshatarët e tij kallaratas.

Kryesia e Shoqatës Kallarati u shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta, bashkëshortes, Durimes, dy djemve Gentianit dhe Dorianit, si dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Varrimi bëhet nesër, datë 7 nëntor 2020, ora 11:00 në Vlorë.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Tij!

U prehtë në Paqe!

Njoftim – Ndahet nga jeta V.Demiraj nga ky fshat i Vlores…! Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta ish ushtaraku nga ky fshat i Vlores. Lamtumire Petrit…!

Ndahet nga jeta ne moshen 67 vjecare anetari i shoqates Petrit Menaj.
E papritur por nje atak – rende ja rrembeu jeten. Humbem njeriun e mire, oficerin trim, patriotin dhe atedhetarin e paepur. Petriti lindi ne Drashovice te Vlores ne vitin 1953. Mbas mbarimit te shkolles se larte te oficerave u emerua ne sazan ku punoi disa vite, u transfer us ne karaburun etj.

U shqua per pergatitjen profesionale perperkushtimin dhe kembnguljen ne kryerjen e detyrave. Petriti nuk mund ti duronte padrejtesit e kohes dhe me fillimin e luftes se Kosoves u inkuadrua ne radhet e saj me disa detyra stervitje trupash dhe veprime te tjera operative. Ishte nje mik i ngushte i Ali Ahmetit.

Ishte autor i disa librave, ku libri i tij i fundit u promovua me 22 Tetor 2020 me nje event shume mbreslenes. Petriti I donte shume shoket dhe bashkeluftetaret e tij sidomos ne ,
Nuk te harrojme Petrit
U prehsh me paqe
Shoqata Atdhetare Sazani

Njoftim – Ndahet nga jeta ish ushtaraku nga ky fshat i Vlores. Lamtumire Petrit…! Read More »