Njoftime

Lajm i fundit/ Anulohen 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(lista)

Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të grevës së kontrollorëve të AlbControll, të cilët u deklaruan të gjithë njëherësh si “të paaftë për punë” si pasojë e përgjysmimit të pagës dhe stresit financiar që u është shkaktuar.

13 fluturime u anuluan dje nga ky aeroport, ndërsa një avion i nisur nga Athina qëndroi për 30 minuta në ajër sepse nuk iu aprovua ulja nga braktisa e punës nga kontrollorët, e më pas u rikthye në Greqi, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kaosi vazhdon dhe sot. TIA njofton se janë anuluar 4 fluturime të planifikuara për tu nisur sot nga Rinasi, njëri është riplanifikuar, një tjetër është shtyrë dhe fati i 2 të tjerëve nuk dihet ende. Faqa zyrtare e Aeroportit ka publikuar vetëm udhëtimet e anuluara për paradite, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë pasdite, pas orës 14.30.

Ndërkohë, janë të bllokuara dhe mbërritjet në Rinas nga aeroportet e tjera të botës.

Dhe dy mbërritje të tjera për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza janë anuluar; një nisje nga Beogradi për në Rinas dhe një nga Pisa. Kurse një fluturim nga Dubai është shtyrë për orën 17.55.

Lajm i fundit/ Anulohen 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(lista) Read More »

Mos! 19 vjecari nga Vlora humb jeten ne ak-sidentin trag jik ne Itali! – “Çfarë kam bërë, e kemi v rarë vetë..”

Ka humbur jetën një 19-vjeçar me origjinë shqiptare pas një aksidenti rrugor Alessio Bariamcanaj, banues në Piombino Dese, Itali, v diq mëngjesin e së shtunës që lamë pas për shkak të pasojave të aksidentit tragjik që ndodhi një natë më herët.

Megjithëse u transportua me urgjencë për në spital në gjendje kritike, ai ndërroi jetë disa orë më vonë. I riu po ndiqte shkollën e mesme atje. V arrimi pritet të bëhet të enjten pasi kanë mbërritur në Itali të afërmit e tij përfshirë gjyshërit siç shkruajnë mediat italiane.

“E vramë ne, e vramë ne”. Denada bërtet me dëshpërim duke hyrë e duke dalë nga shtëpia, pa gjetur paqe brenda vetes. Të njëjtën gjë përsërit Krameri, vështrimi i të cilit është i zbrazët. Të dy janë burrë e grua, prindër të një djali, i cili fatkeqësisht humbi jetën në një aksident të rëndë në Itali.

Fëmija i vetëm i tyre, Alessio, 19 vjeç, humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte doli nga rruga. E gjithë ngjarja ndodhi 3 kilometra larg shtëpisë.

“E kam v rarë unë”, shprehet mes lotësh Denada Bariamcanaj. “Më kërkoi: ‘Mama më dërgo ti’, por unë i thashë që isha e lodhur. Çfarë kam bërë, çfarë kam bërë”, shprehet ajo. “E kemi v rarë vetë. Jam unë ai që ia bleva motorin një vit më parë”, shprehet nga ana tjetër babai.

Alessio Bariamcanaj ishte student në një lice. Ai v diq të dielën në mëngjes pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar. Bariamcanaj u aksidentua të premten. I riu udhëtonte më një motor Yamaha 125 dhe u përplas me një shtyllë. Për dy javë Alessio do të merrte patentën.

Të premten pasdite, Alessio mori motorin për të shkuar tek një mik i tij, Gianluca. Edhe ky i fundit ndiqte studimet në të njëjtën shkollë me të. Të dy kishin rënë dakord që të vazhdonin stërvitjen së bashku. Por tragjedia ndodhi rreth orës 19:00. I riu humbi kontrollin e motorit dhe për shkak të shpejtësisë nuk mundi që të manovronte në rrugë. Ai goditi një shtyllë ndriçimi dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

Sipas mediave italiane, përplasja ka qenë aq e fortë saqë Alessio ka rënë pa ndjenja në rrugë, ndërsa motori ka ecur prej inercisë derisa është ndaluar në një gardh. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e urgjencës dhe ai u dërgua me shpejtësi në një spital. Trumat më të rënda, Alessio i kishte në kokë dhe në bark. 1 orë pas përplasjes u lajmëruan edhe prindërit e të riut shqiptar.

“U lutëm dhe shpresuam gjithë natën”, thanë ata.

Përveç hidhërimit të thellë për vdekjen e djalit të tyre, dy prindërit kanë një ndjenjë të madhe faji. E ëma që refuzoi ta shoqëronte për shkak se ishte e lodhur dhe babait, i cili fajëson veten sepse i bleu motoçikletën. Bariamcanaj u aksidentua të premten. I riu udhëtonte më një motor Yamaha 125 dhe u përplas me një shtyllë. Për dy javë Alessio do të merrte patentën.

“Ju lutem më thoni se është një ëndërr e keqe”, thotë Krameri. Përveç familjes, gjithë komuniteti i Piombino Dese është në zi për humbjen e këtij djaloshi të ri. Familja Bariamcanaj banonte prej 30 vjetësh në këtë zonë. Ata janë me origjinë nga Vlora

Mos! 19 vjecari nga Vlora humb jeten ne ak-sidentin trag jik ne Itali! – “Çfarë kam bërë, e kemi v rarë vetë..” Read More »

Njoftim për ndarje nga jeta!

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË SULO HOXHAJ.

Kryesia e Shoqatës Kallarati dhe familja Hoxhaj njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se sot në Vlorë u nda nga jeta veterani SULO HOXHAJ.

Varrimi bëhet në Kallarat, më 3 prill 2021, ora 11:00. Përcjellja e trupit nga Vlora për në vendlindje e tij në Kallarat bëhet sot ora 15:00.

Sulua u lind në Kallarat në janar të vitit 1931 në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e atdhetare.
Sulua së bashku me bashkëshorten Shazen kanë një kontribut të vlerësuar patriotik, atdhetar e shoqëror ndaj vendlindjes, Kallaratit. Ata lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan me sakrificë 5 vajza dhe dy djem të denjë për shoqërinë.

Sulua i përket brezit të atyre burrave që sakrifikuan dhe punuan me përkushtim e devotshmëri në rindërtimin dhe zhvillimin e fshatit. Shtëpia e familja tij në Kallarat ishte mjaft mikpritëse, jo vetëm për bashkëfshatarët e tij, por për miq, shok e vizitorë të shumtë që puna e detyra i sillte në Kallarat. Edhe pas daljes në pension Sulua vazhdoi të kontribuojë në organizatën e dëshmorëve dhe veteranëve të luf tës, si dhe në funksionimin e shoqatës dhe gazetën Kallarati.
Edhe pse vitet e fundit banoi në Vlorë, ai së bashku me Shazen, për asnjë çast nuk i shkëputën marrëdhëniet me Kallaratin, me njerëzit, duke qënë të pranishëm në çdo gëzim e hidhërim të tyre, pasi kishin të trashëguar ndjenjën e respektit e të dashurisë ndaj vendlindjes dhe bashkëfshatarëve të tyte, të cilën ua kanë përcjellë edhe fëmijëve të tyre.

Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati, vlerëson me mirënjohje të thellë kontributin e tij ndaj vendlindjes dhe i shpreh familjes, bashkëshortes, Shazes, vajzave, Valit, Marjetës, Luizës, Pranverës e Thëllëzës, djemve Arjanit e Gentit, si dhe nipërve e mbesave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur e të shtrenjtë!
Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Tij! U prehtë në Paqe!

Njoftim për ndarje nga jeta! Read More »

Afati për pasaportat e skaduara, qeveria merr vendimin e rëndësishëm

Pasaportat që kanë datë skandojnë deri më 25 prill, do të jenë të vlefshme edhe për
disa ditë pas kësaj date, më konkretisht deri më 30 prill.

Ky akt hy në fuqi menjëherë, pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Neni 14/3, i ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

Afati për pasaportat e skaduara, qeveria merr vendimin e rëndësishëm Read More »

Vendimi i qeverisë/ Rritet vlefshmëria e pasaportave të skaduara deri në 30 prill

Një javë pas vendimit për kartat e identitetit, qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që u ka përfunduar apo përfundon afati deri në 25 prill.

Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria e kësaj të fundit është zgjatuar deri në 30 prill.
Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike me qëllim pjesëmarrjen në votim të atyre që u kanë skaduar mjetet e identifikimit. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga presidenti Ilir Meta, ndërsa mori “Ok” edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Vendimi i qeverisë/ Rritet vlefshmëria e pasaportave të skaduara deri në 30 prill Read More »

Maturantët e shkollave të mesme, ulen nesër në banka

Maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë e vendit (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), do mund të ulen në banka që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas njoftimit nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

“Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021. Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID”, thuhet në njoftim./noa.al/

Maturantët e shkollave të mesme, ulen nesër në banka Read More »

Njoftimin e rëndësishëm nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’: Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do t’u refuzohet hyrja në këtë shtet

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë.

Autoritetet turke kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt këtij vendi duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.
Sipas njoftimit, pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë
Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/

Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.

Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.

Ju faleminderit për bashkëpunimin

Njoftimin e rëndësishëm nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’: Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do t’u refuzohet hyrja në këtë shtet Read More »