Njoftime

Lajmërim – Ndahet para kohe nga jeta banori i fshatit Tragjas! Lamtumirë…

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta ne menyre te parakoheshme te banorit te fshatit Tragjas, Niko Alimerko.

Niko u nda nga jeta ne moshen 72 vjecare nga nje semundje e rende. Ai jetonte ne Itali me familjen e tij dhe la pas gruan dhe tre femije.

Per daten dhe oren e ceremonise se percjelljes per ne banesen e fundit do tju njoftojme ne moment te dyte per shkak se trupi i te ndjerit ndodhet aktualisht ne vendin fqinj (Itali).

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

Orikuminews

Lajmërim – Ndahet para kohe nga jeta banori i fshatit Tragjas! Lamtumirë… Read More »

Njoftim nga pika kufitare e Kapshticës

Pika kufitare e Kapshticës ka njoftuar shtyrjen e hapjes së kufirit. Vendimi është marrë nga pala greke, që vjen si një shtyrje e masës, pasi prej muajsh kjo pikë kufitare nuk është funksionale.

Për shkak të masave anti Covid Greqia ka shtyrë lëvizjen me vendin tonë deri më 3 maj. Përmes një njoftimi të dërguar Drejtorisë së migracionit në Korçë, pala greke bën me dije se Kapshtica do të qëndrojë akoma e mbyllur dhe se do të lejohet vetëm dalja nga Greqia jo futja.

Sipas njoftimit mësohet se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

“Autoritetet e Po licisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. /NOA.al

Njoftim nga pika kufitare e Kapshticës Read More »

Dukati humb birin e tij të mençur… – Nga Ardian Kollozi

Nga Ardian Kollozi

Është ndarë nga jeta Hasan Halili, ish Prefekt i Qarkut të Vlorës. Respekt për të dhe mirënjohje per bashkëpunimin e gjatë që kemi pasur në shërbim të Vlorës.

Vlora humb njeriun me vlera, familja një njeri të shtrenjtë. Dukati humb birin e tij të mençur.
Ngushellime familjes, të afërmve e miqve.

Të qoftë dheu i lehtë Hasan Halili.
RiP

Dukati humb birin e tij të mençur… – Nga Ardian Kollozi Read More »

Njoftim/ Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Po licisë së Shtetit

Largohet nga banesa një i moshuar në Maliq.

Bëhet fjalë për V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit me ndor.

Nga ana e Po licisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Po licisë së Shtetit.

NJOFTIMI

Maliq

Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit m endor. Nga ana e P olicisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të P olicisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin./noa.al/

Njoftim/ Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Po licisë së Shtetit Read More »

Vranisht – Shitet shtëpi private! Anës shtëpisë ndodhet një bunker i cili..

Shitet banese private ne Vranisht,
E ndertuar ne vitin 1989, ndodhet ne pozicion strategjik me pamje te hapur nga te gjitha anet, me oborr dhe toke pjellore, me peme frutore te ndryshme.
Anash shtepise ndodhet nje bunker i cili mund te perdoret per bageti apo magazine.
Te interesuarit mund te kontaktojne nepermjet facebook me kete emer Shyqyri Aliaj
Facebook : https://www.facebook.com/shyqyri.aliaj

Vranisht – Shitet shtëpi private! Anës shtëpisë ndodhet një bunker i cili.. Read More »

Ministria e Arsimit merr vendimin, ja kur do të jepen provimet e lirimit për klasat e 9-ta

Provimet do të nisin në 16 qershor, ku nxëësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën “Gjuhë Shqipe”.

Në datën 21 qershor do të jetë provimi i dytë në lëndën e “Matematikës”, ndërsa provimi i gjuhës së huaj do të jepet në datën 25 qershor.

Ndërkohë që nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin në lëndën “Gjuhë Amtare” në datën 11 qershor.

Procesi mësimor këtë vit ka hasur shumë vështirësi për shkak të pandemisë, pasi për disa muaj nxënësit kanë zhvilluar mësim vetëm online.

Ministria e Arsimit merr vendimin, ja kur do të jepen provimet e lirimit për klasat e 9-ta Read More »

Balluku jep lajmin: Duke filluar nga kjo orë fillojnë fluturimet

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lajmëron se nga sot në orn 09:00 fillojë operimet në aeroportin e Rinasit.

Balluku thotë se pas grevës së Albcontrol dhe bllokimit të fluturimeve dhe gjithë hapësirës ajrore shqiptare, tashmë do të ketë një kthim në normalitet.

Fluturimet nga kjo orë do të jenë të hapura për gjithë shërbimet, ndërkohë që Rinasit tashmë po punon me kontrollorë turq dhe grekë.

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

📌 Duke filluar nga ora 🕒09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore 🇦🇱shqiptare kthehen në normalitet.

Balluku jep lajmin: Duke filluar nga kjo orë fillojnë fluturimet Read More »