Pas disa muajsh pezullim të shërbimit, brenda majit pritet të rifillojë kolaudimi i automjeteve.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor thotë se kolaudimi do rifillojë fillimisht për 150 mijë mjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore.
Për të shmangur radhët në subjektet e kontrollit teknik është përcaktuar një kategori automjetesh që e kanë emergjencë futjen në lupën e kontrollit teknik.
“Shërbimi do nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet e regjistruara pas 31.12.2020 që do i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë, mjetet taksi, autoshkollat, mjetet e transportit të udhëtarëve dhe ambulancat, të cilat kanë kaluar 12 mujorin, 6+6, pra kane kapur afatet e normave të reja të Kodit të ndryshuar. Janë rreth 150 mije mjete si kategoritë me sipër që do paraqiten me njoftim dhe programim”, thuhet në njoftim.
Faza e dytë e kolaudimit do të përfshijë mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga drejtoria e shërbimit të transportit rrugor dhe në e-Albania. Ata të cilëve iu skadon tani certifikata e kontrollit teknik të mjeteve nuk kanë përse të shqetësohen pasi sipas drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor me ndryshimet e bëra në kodin rrugor, vlefshmëria e kontrollit të kryer vitin e shkuar, shtyhet edhe me një vit tjetër.
“Në fazën e dytë janë mjetet përfituese të rregullave të reja, të cilat do njoftohen në sistem/e-albania ose web për skadencën e tyre. Për shembull mjetet që kolaudimi iu skadon në 1 qershor 2021 nuk do vijnë, do vijnë në 1 Qershor 2022. Për këtë do të njoftohen organet e policisë ndërkohë që del edhe udhëzimi i ri përkatës”sqarohet më tej në njoftimin e DPSHTRR.
Këto janë skenarët e parashikuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor pas miratimit nga presidenti të ndryshimeve në Kodin Rrugor. Mosdekretimi nga Kreu i Shtetit është skenari tjetër i cili zgjat edhe më shumë në kohë procesin duke çuar ligjin edhe njëherë për rishqyrtim. Afërsisht 1/3 e automjeteve në Shqipëri sot qarkullojnë vetëm me vulën e pagesës së taksës së qarkullimit dhe pa formularin e kolaudimit./NOA.al
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te banorit te krahines tone nga fshati Dukat, Sabri Kalaj. Sabriu u nga nga jeta padrejtesisht ne moshen 32 vecare si pasoje e nje infarkti. Ai jetonte ne Itali ne Reggio Emilia.
Per shkak te situates se pandemise dhe procedurave te nevojshme nuk mund tju bejme me dije aktualisht daten e ceremonise se percjelljes per ne banesen e fundit. Per daten do ju infomojme ne ditet ne vazhdim.
I shprehim ngushellime te sinqerta familjareve dhe te afermve!
Ambasada Gjermane në Tiranë jep lajmin e rëndësishëm: Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë
“Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19”, thuhet njoftim.
“Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: ℹ️ https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html”.
“Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës. Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).
Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit 👉(https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).
Pak orë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve kërkoi që mësimi për gjimnazistët të rikthehet në klasa, Ministria e Arsimit e ka aprovuar këtë sugjerim.
Lajmin e dha vetë ministrja Evis Kushi, në një deklaratë të posaçme për mediat, e cila tha se duke filluar nga java e ardhshme do të hapen shkollat.
“Më në fund, procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS”¸ shprehet Ministrja Kushi.
Megjithatë, kanali televiziv dhe platform do vijojnë që të jenë në dispozicion të nxënësve.
“Kam shumë besim se ju do të vazhdoni të punoni intensivisht që maturantët tanë të dalin faqebardhë. Ju lutem, t’i shfrytëzoni këto javë që kanë mbetur për të identifikuar dhe plotësuar të gjitha mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë mësimit online”, apelon ajo.
Një masë e tillë lehtësuese vjen në një kohë kur prej disa javësh në vend ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës së koronavirusit./noa.al/
Së shpejti maturantët do t’i rikthehen mësimit në klasa.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha në mbledhjen e sotme se do t’i propozojë ministrisë së Arsimit që mësimi për nxënësit e gjimnazit të zhvillohet në klasa.
“Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon që t’i propozoj ministrisë së Arsimit, që sa i përket procesit arsimor parauniversitar ta kalojë nga kombinimi në prezencë në klasë duke ndjekur protokollet”, tha Rakacolli, duke nënvizuar se nuk do ketë ndryshim të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Rakacolli bëri një panoramë edhe të procesit të vaksinimit në vend.
“Sic shihet nga këto shifra dhe nga këto analiza Komitetin e Ekspertëve ka arritur në konkluzionin se situata ka vijuar të mbetet qëndrueshme, por kemi parasysh këtë tendencë të rritjes të të shtruarve në spitale ashtu sikurse edhe në ata që kanë pasur nevojë të thërrasin 127. Të shpresojmë që kjo situatë mos rëndohet.
Vaksinimi ka ecur me ritme të mira. Ka mbaruar vaksinimi me dy doza i personelit mjekësor dhe një pjesë e mirë e arsimtarëve. Janë vaksinuar policët. Ka vazhduar vaksinimi i grupeve të riskut. Pra, vazhdojmë të jemi nga vendet e para sa i takon vaksinimit në Ballkan, duke lënë prapa edhe Kroacinë”, tha Rakacolli. /noa.al/
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar të gjitha KZAZ në të gjithë vendin që të fillojnë nesër në orën 09:00, procesin e numërimit për kandidatët për deputetë.
Nëpërmjet një njoftimi për media, Celibashi shprehet ndër të tjera se në KZAZ-të, që ka filluar tashmë numërimi për kandidatët, do të vijojë sot deri në orën 24:00.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00.
Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e KQZ.