Njoftime

Lajm i fundit/ Ja kur do të nis shkolla këtë vit

Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online. Por, ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave specifikave që do të ketë çdo shkollë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, u shpreh Kushi.

Ndër të tjera Kushi është shprehur se është bërë një punë e madhe për të afruar sistemin arsimor me atë të vendeve më të zhvilluara. Kushi theksoi se ndryshimet e mëdha që po pëson arsimio janë të mëdha, si në teknologjinë e mësimdhënies, ashtu edhe në tregun e punës dhe marrëdhëniet sociale. Për të përballuar këto ndryshime sipas Kushit duhen mësues të aftë. Pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe sipas ministres, te përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja.

“Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm. Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha Kushi.

Lajm i fundit/ Ja kur do të nis shkolla këtë vit Read More »

Jepet lajmi i mirë për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

Duke filluar nga nesër Dogana e Qafë Botës do të jetë e hapur 24 orë për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Lajmi bëhet me dije nga deputeti i Igumenicës, Vasili Giogiaka. Pas takimit me ministrin e Shtetit grek pak ditë më parë, më 30 qershor Giogiakas vuri në dukje se nuk do të ketë më kufizime në kapacitete për hyrjen përmes doganave (aktualisht kufiri është 250 persona në ditë),e cila pritet të lehtësojë trafikun turistik dhe tregtar.

Inspektimet shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen si nga një njësi EODY ashtu edhe nga njësi private, të tilla si ato që veprojnë tashmë në portin e Igumenicës.

Zyra doganore Mavromati, e cila qëndroi e mbyllur për më shumë se një vit gjatë një serie bllokimesh, u rihap në fillim të qershorit. Ai shërben më shumë se 600,000 kalime në vit.

Jepet lajmi i mirë për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë Read More »

Doni të udhëtoni nesër drejt Italisë? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga aeroporti për ju

Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri, njofton të gjithë udhëtarët se disa fluturime nga Rinasi drejt Italisë dhe anasjelltas janë anuluar. Kjo vjen për shkak të grevës së punonjësve të kontrollit ajror në Itali.

AAC bën me dije se nesër, në 6 korrik do të anulohen fluturimet e linjës Tiranë-Pisa, Tiranë-Romë dhe anasjelltas. Autoriteti njofton të gjithë udhëtarët që për detaje të tjera të kontaktojnë me kompanitë ku kanë prerë biletat.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Doni të udhëtoni nesër drejt Italisë? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga aeroporti për ju Read More »

Hapet për të gjithë shiptarët pika kufitare e doganës së Kapshticës

Pika kufitare e doganës së Kapshticës është hapur për të gjithë shiptarët.

Burime për media bëjnë me dije se në këtë pikë kufitare do të kalojnë të gjithë kategoritë e udhëtarëve dhe jo vetëm punonjësit sezonal që nga dita e sotme.

Gjithashtu pritet që të hiqet numëri i kufizuar i personave që udhëtojnë në doganën e Kakavijës dhe të zgjatet ora e punës.

Sakaq bëhet me dije se edhe porti i Sarandës ka marrë dritën jeshile prej autoriteteve greke dhe ka nisur lëvizja e trageteve mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit.

Pritet njoftimi zyrtar për të dhënë më shumë detaje rreth vendimit për lehtësimin e masave për shqiptarët.

Hapet për të gjithë shiptarët pika kufitare e doganës së Kapshticës Read More »

Lajme të mira për të sapodiplomuarit në Shqipëri

Të sapodiplomuarit në Shqipëri kanë më shumë mundësi se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e rajonit që të gjejnë një vend pune brenda vitit të parë pas përfundimit të studimeve.

Megjithatë, Shqipëria renditet e dyta në rajon për numrin më të lartë të personave të diplomuar që janë ende në kërkim të një vendi pune, me 18 për qind të tyre, pas Malit të Zi që këtë shifër e ka 20 për qind.

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal ka publikuar shifrat, sipas të cilave në Shqipëri 42 për qind e të rinjve që diplomohen në universitete gjejnë një vend pune brenda vitit të parë pas përfundimit të studimeve.
Vendi i dytë me shifra të larta të punësimit të të rinjve në të njëjtën periudhë është Kosova me 36 për qind, ndërsa në fund renditen Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

Në periudhën 1 deri në 2 vite pas marrjes së diplomës, të rinjtë në Kosovë kanë më shumë mundësi për t’u punësuar. 30 për qind e tyre gjejnë një vend pune brenda kësaj periudhe, ndërsa në Shqipëri 22 për qind e të rinjve punësohen në të njëjtin afat.

Numri i të rinjve që u duhen më shumë se dy vite pas marrjes së diplomës për t’u punësuar, ose që janë ende në kërkim të punës në Shqipëri është përkatësisht nga 19 për qind dhe në Kosovë 20 dhe 14 për qind.

Papunësinë më të ulët të të rinjve të arsimuar e ka Serbia me 11 për qind.

Lajme të mira për të sapodiplomuarit në Shqipëri Read More »

Dukat,Vlorë-Ndahet para kohe nga jeta F.Çeloaliaj. Ngushëllime familjes

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Fatbardha Celoaliaj ne moshen 53 vjeçare. Fatbardha ishte banore ne Lagjen Jonufer te qytetit te Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet sot diten e Shtune ne daten 26.06.2021 ne oren 10:00 ne varrezat e fshatit Dukat i Ri.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve

Dukat,Vlorë-Ndahet para kohe nga jeta F.Çeloaliaj. Ngushëllime familjes Read More »

Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët nga Aeroporti

Tirana International Airport bën me dije për të gjithë pasagjerët se tamponin PCR mund ta bëjnë edhe në aeroportin e Rinasit para udhëtimit.

Ndërkohë testi antigen nuk kryhet në aeroport.

Kujtojmë që BE hoqi kufizimet për Shqipërinë dhe tanimë qytetarët mund të udhëtojnë me avion nga Rinasi.

NJOFTIMI NGA TIA

Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët nga Aeroporti Read More »

Këto janë kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar drejt Gjermanisë

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale aeroporti “Nënë Tereza” informon për kushtet për të gjithë pasagjerët të cilët duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Duke filluar nga dita e sotme, 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Ata duhet të kenë me vete një test Covid i cili duhet të rezultojë negative, një dëshmi që personi e ka kaluar ose një vërtetim përmes të cilit të vërtetojë se është vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e njohura të aprovuara nga EMA.

Njoftimi i plotë:

Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani

📌Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:

1) një test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

📌Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

📌Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

📌Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

📌Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Këto janë kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar drejt Gjermanisë Read More »