Njoftime

Ministrja e Arsimit: Ja kur fillon mësimi

“Nëse do të vazhdojmë si sot padyshim nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, kur jemi përpara faktit kur arsimtarët janë të vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë edhe prindërit dhe gjyshërit të vaksinuar. Por do të shikojmë situatën dhe në varësi të saj do të jetë edhe vendimi për shkollat”.

Kështu deklaronte disa javë më parë, në 26 Korrik Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, por situata nga atëherë ka ndryshuar shumë dhe sot gjendemi përballë faktit që shifrat e të infektuarve që zbulohen cdo ditë nuk numërohen më me gishtat e dorës, por janë qindra.

Megjithatë dy javë nga fillimi i nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet se nxënësit në 1 shtator do të ulen në bankat e shkollës, ndryshe nga viti që u mbyll, që u zhvillua online dhe i alternuar.

“Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë.

Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra” shkruan Ministrja Kushi.

Noa.al sqaron se më 1 shtator do të nisë një periudhë 2 javore me përsëritje të temave të vitit të kaluar për nxënësit që duan të bëjnë përsëritje. Dhe të hënën më 13 shtator pritet të nisë mësimi i rregullt. Gjithsesi ende nuk dihet nëse do të ketë mësim me kohë të plotë apo vetëm 4 deri 6 orë 30 minutëshe pa ndërprerje dhe pa pushim në mes të orëve.

E ndërsa përgatitjet po bëhen që gjithçka të rikthehet në normalitet, në javët në vijim pritet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime nga Komiteti i Ekspertëve.

Ministrja e Arsimit: Ja kur fillon mësimi Read More »

Rregullat e reja për kalimin e shqiptarëve në shtetin grek

Janë njoftuar rregullat e reja për kalimin e qytetarëve në shtetin grek. Sipas njoftimit të fundit udhëtarëve u duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave si dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e dozës së dytë.

Në rast mungese të vaksinës, do te duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit. Po ashtu ky rregull vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Shpesh në palën greke bëhet dhe një testim tjetër.

Njoftimi i plotë

Info mbi rregullat e kalimit kufitar Shqiperi – Greqi

Personat te cilet mund te udhetojne drejt shtetit Grek duhet:

1 – Të kenë bërë të dy vaksinat si edhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Çdo pasagjer duhet të ketë me vete çertifikatën e vaksinimit te printuar nga e-albania ose cdo autoritet nga shtetet e ndryshem. Pavaresisht nga emri i vaksines, ajo njihet nga autoritetet Greke.

2 – Në rast se nuk jeni i pajisur me certifikate vaksinimi do te duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit.

3- Pas kalimit te kufirit, cdo pasagjer mund t’i nënshtrohet testimit të rastësishëm.

4 -Cdo femije mbi 12 vjec duhet te kryeje PCR test.

5 – Formularin PLF mund ta plotesoni online (https://travel.gov.gr).

Cdo pasagjer duhet të plotësojë dhe të paraqesin formularin e tyre PLF (Passenger Locator Form) para autoriteteve Greke. Per cfaredo paqartesi mos hezitoni te kontaktoni ne 069 40 60 001.

Rregullat e reja për kalimin e shqiptarëve në shtetin grek Read More »

Njoftimi i administratës së Zonave të Mbrojtura në Vlorë: Zja rri k ërcënon Parkun e Llogarasë!

Zj arri vazhdon të kë rcënojë Parkun e Llogorasë,shkruan Administrata e Zonave të Mbrojtura në Vlorë.
Ndërkohë që z jarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zj arrëfikse.

Njoftimi i administratës së Zonave të Mbrojtura:

Zj arri në pjesën perëndimore të gadishullit, vazhdon të kë rcënojë rrez ikshëm Parkun Kombëtar të “Llogorasë”.
Ndërhyrja është përqëndruar për kontrollin e këtij rr eziku dhe shm angien e zja rrit në zonën e pyllit halorë!
Fl akët në pyllin me pisha, në terrene të paaksesueshme nga mjetet zja rrëfikëse janë të pamundur për tu kontrolluar!

Ndërkohë që zj arr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zja rrëfikse. Lutemi të gjithë banorëve dhe përdoruesve të territorit të jenë bashkëpunues në këtë situatë em ergjence, ku cdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të parikuperueshme për natyrën por edhe për jetët njerëzore!
Zja rri është një forcë e pakontrollueshme, kujdesuni për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën!

Njoftimi i administratës së Zonave të Mbrojtura në Vlorë: Zja rri k ërcënon Parkun e Llogarasë! Read More »

Lajmërim-Shoqërohet për në banesën e fundit S.Ormeni! Ngushëllime familjes!

Ju njoftojme per ndarjen nga jeta ne moshen 88-vjecare te Sanije Ormeni. Sanija ishe banore ne lagjen “Fusha e druve” ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet sot ne date 1 Gusht 2021 ne oren 10:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.

Lajmërim-Shoqërohet për në banesën e fundit S.Ormeni! Ngushëllime familjes! Read More »

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të fluturojnë drejt Italisë

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Në njoftimin e dhënë zyrtarisht nga Aeroporti Kombëtar i Tiranës, thuhet se personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye të vërtetuara pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

Gjithashtu fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk kanë nevojë për test PCR.

NJOFTIMI I PLOTË

Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:

Pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson.

Nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes.

Fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

Pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form).

Çdo pasagjer që fluturon nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

Teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport.

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të fluturojnë drejt Italisë Read More »

Maturantët 6 ditë kohë për të zgjedhur 10 preferencat/ Kur nisin aplikimet për në Universitet?

Nga data 29 gusht deri në 3 shtator maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin një degë në universitet.
Procedura do të jenë të njëjta si vitet e tjera, ku përmes portalit UAlbania të rinjtë do të aplikojnë për 10 preferenca.Të rinjë veç preferencave janë fokusuar edhe te tregu i punës në mënyrë që të kenë një të ardhme të sigurt.

Maturantët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin për aplikim në universitet nga data 29 korrik deri në 3 gusht.

Në 6 ditë përmes portalit UAlbania të rinjtë mund të zgjedhin 10 preferenca për studimet e larta.

Ky është viti i dytë që maturantët hasin vështirësi për shkak të pandemisë, jo vetëm gjatë vitit mësimor, por edhe gjatë provimeve.

Xhuljano Pole thotë se provimi i gjuhës shqipe dhe matematikës kanë qenë të vështira dhe te ai ka patur një ndikim te notat.

“Na ka ulur mesataren, pikët për konkurrim”.

Maturantët 6 ditë kohë për të zgjedhur 10 preferencat/ Kur nisin aplikimet për në Universitet? Read More »

Njoftim i palës greke: Ja cfarë duhet të kenë me vete shqiptarët për të shkuar në Greqi

Pala greke ka njoftuar të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin se duhet të kenë formularin PLF, certifikatën e vaksinimit ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës, ose testin anti-covid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Njoftim i palës greke: Ja cfarë duhet të kenë me vete shqiptarët për të shkuar në Greqi Read More »

Aeroporti i Rinasit apel qytetarëve, ja për çfarë bëhet fjalë

Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim për qytetarët bën apel që këta të fundit të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë përpara udhëtimit, pasi është rritur fluksi i pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror.

Sipas TIA-s, kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,

Tirana International Airport

Aeroporti i Rinasit apel qytetarëve, ja për çfarë bëhet fjalë Read More »